fbpx

Pasaportat bullgare: farë e përçarjes midis popullit maqedonas

Sonja Stojadinoviq

Politika

24.03.21

Прегледи

Sonja Stojadinoviq

goran janev 400 500Gishti i fajit dhe gjykimit nuk duhet të drejtohet te maqedonasit me pasaporta bullgare, sepse këto pasaporta ata i marrin për shkak të kushteve ekzistenciale që shteti i tyre nuk ua plotëson. Është më mirë që gishtin ta drejtoni drejt politikanëve që i votoni, sepse problemi qëndron tek ata dhe korruptimi i tyre.

Me zhvillimet e fundit në marrëdhëniet Maqedoni-Bullgari, nga kundërshtimi i Sofjes për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit në BE dhe deklaratat provokuese të zyrtarëve bullgarë Krasimir Karakaçanov dhe Ekaterina Zaharieva, në opinionin maqedonas tensionet kanë arritur në nivel të lartë.

Përveç mesazheve fyese në rrjetet sociale drejtuar fqinjëve tanë të cilët gjithashtu nuk kursyen fjalët e fyerjes dhe poshtërimit, radha për t'u shenjëstruar publikisht u erdhi qytetarëve maqedonas me nënshtetësi të dyfishtë, respektivisht atyre me pasaporta bullgare.

Është një fakt interesant që këta qytetarë, që nga hyrja e Bullgarisë në BE, nuk kanë qenë në qendër të vëmendjes sesa tani. Të fyer, të nënçmuar në rrjetet sociale, të përdorur nga opinioni bullgar për të krijuar probleme shtesë në lidhje me regjistrimin e shumëpritur të popullsisë, këta qytetarë u bënë farë e përçarjes në shoqërinë maqedonase. Jo se ato nuk ekzistonin më parë, por bllokada e Sofjes nxiti edhe më shumë zhgënjimin e qytetarëve maqedonas nga rrugëtimi i përjetshëm drejt integrimit evropian, kështu që këta qytetarë u bënë një thes boksi, sikur të ishin fajtorët më të mëdhenj për situatën në vend.

Bullgarë të pavetëdijshëmapotradhtarë“?

Një nga momentet që u përmend më së shumti në thirrjet dhe sulmet ndaj qytetarëve me shtetësi të dyfishtë është deklarata që nënshkruhet gjatë aplikimit për nënshtetësi bullgare, në të cilën aplikanti deklaron se është me origjinë bullgare (ka rrënjë bullgare) dhe ndihet si bullgar. Ky dokument po përdoret nga Bullgaria si provë se maqedonasit nuk ekzistojnë dhe se sipas deklaratave të tyre nacionaliste, ata janë "bullgarë të pavetëdijshëm", ndërsa nga ana tjetër, opinioni maqedonas këtë e përdor për t'i etiketuar "tradhtarët".

Për t'i bërë gjërat më të qarta, secili vend përdor pak a shumë të njëjtat kushte dhe standarde për dhënien e nënshtetësisë. Nënshtetësia mund të arrihet në shumë mënyra dhe kjo përcaktohet nga e ligjet e brendshme të vendit dhe e drejta ndërkombëtare. Sidoqoftë, vetë procedura ndryshon nga vendi në vend dhe mund të krijojë përshtypjen për ata që vendosin etiketën e tradhtarit, se vetëm Bullgaria kërkon një dokument-deklaratë me qëllim që të mohohet ekzistenca e popullit maqedonas.

Nga ana tjetër, vështirë se dikush i ka pyetur ata qytetarë maqedonas që kanë marrë nënshtetësinë bullgare, përse e kanë bërë këtë, vallë me të vërtetë ndihen si bullgarë dhe nëse ata tashmë jetojnë në Bullgari dhe kontribuojnë në atë shoqëri apo interesi i tyre i vetëm ka qenë që sa më lehtë të gjejnë një punë në Bashkimin Evropian. Sado që nuk na pëlqen, është fakt i pamohueshëm se me një pasaportë bullgare, hyrja në tregun e punës në të gjitha vendet evropiane është shumë më e lehtë, madje është i lehtësuar edhe studimi sepse jeni në të njëjtin nivel me qytetarët e tjerë të BE-së.

Makedonskiot jazik i makedonskata knizevnost zivotno nasledstvo na KoneskiИзвор: emagazin.mk
E drejta ndërkombëtare dhe standardet individuale të shteteve

Në fund të shekullit 19 dhe në fillim të shekullit 20, sipas së drejtës ndërkombëtare private, shtetësia e dyfishtë ishte parë si një e keqe që duhej zhdukur. E drejta për shtetësi është shikuar përmes prizmit të kombësisë së prindërve të fëmijës, të rralla ishin martesat me kombësi të përziera, kurse gratë që martoheshin e humbnin shtetësinë që kishin që nga lindja dhe e merrnin atë të burrave të tyre. Me zhvillimin e shoqërive, rritjen e frekuencës së udhëtimeve dhe migrimit, e drejta ndërkombëtare ka qenë subjekt i ndryshimit sa u përket bipatridëve dhe qytetarëve me shtetësi të shumëfishta. Konventa Evropiane për Shtetësinë e vitit 1997, njerëzit me shtetësi të dyfishta ose të shumëfishta nuk i sheh si një kërcënim, por e rregullon këtë të drejtë brenda interesit personal të individit.

Në procesin e aplikimit për nënshtetësinë kroate, përveç dokumenteve të rregullta të kërkuara nga shteti si një çertifikatë lindje, dokumentet e vlefshme (letërnjoftimi ose pasaporta që posedoni në kohën e aplikimit), për aplikantët që aplikojnë në bazë të origjinës etnike, u kërkohet një dokument në të cilin njëri ose të dy prindërit janë deklaruar më parë si kroatë, një dokument në të cilin aplikanti ka deklaruar më parë veten e tij si një kroat ose dëshmi se ai/ajo ka punuar për të promovuar kulturën dhe interesat kroate.

Në vitin 2011, gati 80.000 serbë nga Vojvodina kishin aplikuar për nënshtetësi hungareze. Nëse më herët procedura ishte vetëm dorëzimi i dokumenteve për origjinën, respektivisht të keni një paraardhës që është deklaruar më parë si hungarez, tani kërkohet edhe njohja e gjuhës hungareze. Kjo nuk ndryshon asgjë nga aplikimi për një pasaportë kroate dhe bullgare, ku poashtu kërkohet edhe njohja e gjuhës. Ky numër i aplikimeve për nënshtetësi hungareze sigurisht shkon në favor të politikës që po udhëheq Hungaria për të numëruar pakicën e saj jashtë vendit, por nuk ka asnjë informacion nëse ata qytetarë me shtetësi të dyfishtë (serbe dhe hungareze) janë shpërngulur në Hungari ose kanë ikur në vendet e Evropës Perëndimore në kërkim të punës.

Nëse i vështrojmë vendet e tjera anëtare për sa i përket kushteve dhe dokumenteve për marrjen e shtetësisë, rasti i Greqisë devijon nga standardet e rregullta. Sipas ligjit të tyre, shtetësia mund t'u jepet fëmijëve të lindur në Greqi, përmes birësimit, natyralizimit dhe origjinës, dhe kjo vlen kryesisht për anëtarët e diasporës greke. Megjithatë, ligji shprehet qartë se grekët etnikë me shtetësi shqiptare nuk mund të marrin shtetësinë greke. Një diskriminim par excellance.

Megjithëse secili vend ka standardet e veta, ato nuk ndryshojnë shumë nga njëri-tjetri. Deklarata e origjinës ose ndjenja që personi që aplikon ndihet në një mënyrë apo në një tjetër është pjesë e procedurës, të cilën çdo vend e zhvillon në mënyrën e vet.

Unë ndihem, por jam bërë pishman

Ndjenja e përkatësisë etnike është e ndryshueshme dhe kjo nuk mund të shpjegohet në një mënyrë konkrete. Ne nuk kemi një përkufizim se çfarë do të thotë të ndihesh si një bullgar, maqedonas ose grek. Të duash bouzouki (instrument muzikor), të dëgjosh muzikë bullgare ose të duash teatrin bullgar, apo të praktikosh ortodoksinë? Nëse vendosim fenë si postulatin themelor për përcaktimin e ndjenjës etnike të dikujt, do të gjejmë shumë grekë që nuk janë besimtarë, si dhe bullgarë ose maqedonas që nuk duan të hyjnë në një kishë.

Nga ana tjetër, edhe pse ky vend është larg nga Maqedonia në shumë nivele, në Zelandën e Re, në dhjetë vitet e fundit ka pasur një tendencë të shprehjes së ndjenjës së përkatësisë ndaj etnive të shumta. Njerëzit u deklaronin se ndiheshin si maori, por edhe si të Zelandës së Re. Nëse marrim parasysh se fëmijët lindin pa një kombësi dhe fe të caktuar dhe atyre më vonë u imponohen nga prindërit dhe shoqëria, kategoria e një maqedonasi vendas ose e një bullgari të pastër nuk ekziston. Shkrimtarja turke e lindur në Strazbur (Strasburg), Elif Shafak, e cila shkruan në anglisht dhe turqisht dhe jeton në Londër, thotë se ajo ka një ndjenjë të identiteteve të shumëfishta. Ajo ndihet edhe si një turke, ashtu si një grua britanike, një londineze, një grua nga Stambolli, një grua, një shkrimtare, një profesoreshë.

Fajtorë dhe viktima kurbani

 

Të dhënat e fundit mbi regjistrimin e qytetarëve maqedonas me pasaporta bullgare për të votuar në zgjedhjet e ardhshme tregojnë se vetëm 329 qytetarë kanë shfaqur interes për të votuar. Nëse mbi 55 mijë maqedonas kanë pasaporta bullgare, ky numër tregon se maqedonasit nuk kanë ndërmend të votojnë në zgjedhjet bullgare. Për më tepër, duhet të parashtrohet një pyetje tjetër dhe kjo t'u adresohet të gjithë politikanëve, nga pavarësia e Maqedonisë e deri më sot: pse është kaq i madh numri i maqedonasve me pasaporta bullgare? Çfarë ofrojnë ato pasaporta, e që shteti ynë nuk ofron? Ta themi thjesht dhe qartë: punë dhe udhëtime falas nëpër Evropë. Diçka që politikanët tanë nuk kanë arritur ta realizojnë për 30 vjet, megjithëse gojët e tyre ishin plot me premtime të arta.

Gishti i fajit dhe gjykimit nuk duhet të drejtohet te maqedonasit me pasaporta bullgare, sepse ata pasaportat i kanë marrë për arsye ekzistenciale, për shkak të atyre kushteve ekzistenciale që u mohohen në vendin e tyre. Është më mirë që gishtin, pakënaqësinë dhe zemërimin ta drejtoni drejt politikanëve që i votoni, sepse problemi qëndron tek ata.

Korrupsioni dhe interesat e tyre personale kanë bërë që pasaporta bullgare të shihet si mënyra më e sigurt për të dalë nga varfëria. Për më tepër të pranishëm janë edhe hipokrizia dhe patriotizmi i rremë i politikanëve maqedonas që kanë pasaporta bullgare dhe qytetarëve, fëmijët e të cilëve janë jashtë vendit me të njëjtat pasaporta, ndërsa përhapin urrejtje në rrjetet sociale. Është koha e duhur që të drejtohemi në adresat e fajtorëve kryesorë, dhe këta janë gjitha partitë politike.

 

Ju lutemi lexoni rregullat para se të komentoni ose shkarkoni
Vini re: Pikëpamjet dhe qëndrimet e shprehura në këtë artikull janë të autorit dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Institutit për Studime të Komunikimit ose donatorit.

Sonja Stojadinoviq

Sonja Stojadinoviq ka lindur në vitin 1979 në Veles. Ajo është politikologe e diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë "Justiniani i Parë" në Shkup, ku përfundoi edhe studimet master në Politikë Ndërkombëtare me temë "Lufta jo e dhunshme në politikë: Faktorët për sukses dhe dështim". Ajo punon si autore e pavarur për portalet rajonale kroate Lupiga dhe Bilten dhe është aktiviste në lëvizjen e majtë Solidariteti.