fbpx

Pozita paradoksale e presidentit

Svetomir Shkariq

Politika

19.06.19

Прегледи

prof. d-r Svetomir Shkariq

Presidenti i Republikës gjendet në gjendje paradoksale. Nga njëra anë, Kushtetuta i ndan funksione të shumta, ndërsa nga ana tjetër, në mënyrë koprrace i përcakton mjetet për realizimin e tyre në planin praktik. Kundër kësaj padrejtësie nuk e ka ngritur zërin asnjë nga presidentët paraprak. Për dallim nga ata, presidenti i ri tanimë kërkon zgjidhje për përmirësim të gjendjes. Ndërsa zgjidhja mund të gjendet nëse përcaktohet për përdorim më të gjerë të dekreteve dhe nëse në mënyrë të qartë dhe të parashikueshme i dimensionon fjalimet dhe mesazhet për Kuvendin dhe për qytetarët. Kjo do të thoshte inovacion i qenësishëm i funksionit të presidentit dhe ngritja e tij në rang në të lartë.

Akte juridike të presidentit

Nga pikëpamja e Kushtetutës, presidenti disponon me dy lloje të akteve juridike she një akt jo-juridik për zbatimin e funksioneve të veta. Nga aktet juridike në dispozicion i ka dekretin dhe vendimin, ndërsa nga ato jo-juridike – raportimi i Kuvendit për çështje nga kompetenca e tij. Ky është një fond modest i akteve, i pamjaftueshëm për zbatimin e suksesshëm të funksioneve të tij. Fond të tillë kanë vetëm kushtetutat e ish republikave të mëparshme jugosllave të cilat shfrytëzoheshin si model për Kushtetutën e RM të vitit 1991.

Sipas Kushtetutës, presidenti mund ta përdor dekretin vetëm në dy raste. Kur i shpall ligjet dhe kur i vendos dhe i revokon ambasadorët dhe deputetët e vendit në botën e jashtme (nenet 75 dhe 84). Në të dy rastet bëhet fjalë për dekrete si akte të veçanta, me karakter deklarativ. Në vendet me traditë më të gjatë dekretet përdoren më gjerë si akte individuale dhe të përgjithshme normative, me rang të lartë në sistemin juridik, menjëherë afër ligjit. Ata janë akte të njëfishta dhe nuk mund të tërhiqen e as të asgjësohen, ashtu siç e bënte presidenti paraprak.

Vendimi është akt juridik me veprim normativ. Të tillë janë për shembull vendimet me të cilat presidenti shpall gjendje luftarake ose të jashtë zakonshme (neni 124 dhe 125). Bëhet fjalë për akt të përgjithshëm normativ, sepse vendimi është i adresuar në numër të pa përcaktuar të subjekteve. Në kushtetutat e një numri më të madh të vendeve çështjet e theksuara rregullohen me dekret e jo me vendim. Dekreti është akt themelor i presidentit, e jo vendimi.

Për një numër më të madh të pyetjeve nuk është përcaktuar akti me të cilin presidenti duhet ti realizojë kompetencat e veta - a me dekret, vendim ose pa akt juridik. Për disa prej tyre, lloji dhe përmbajtja e aktit i janë lënë ligjvënësit. E ajo nuk është mirë. Aktet e presidentit janë materie kushtetuese, e jo ligjvënëse. Nëse ato i përcakton ligjvënësi, nga rasti në rast, atëherë paraqitet llojllojshmëri dhe konfuzion i madh. Për shembull, falja e 56 personave që e dha presidenti paraprak më 12 prill të vitit 2016 janë realizuar me dy lloje aktesh: vendim dhe vendimmarrje. Vendimmarrja është akt administrativ, ndërsa presidenti nuk është organ administrativ.

Ndërkaq, për disa çështje Kushtetuta nuk parasheh kurrfarë akti. Për shembull, dhënia e mandatit për përbërje të Qeverisë. Mandati ndahet pa akt juridik. Pamë se çfarë dramë zhvillohej nga janari deri në prill të vitit 2017, kur presidenti paraprak nuk deshi ta ndajë mandatin për formim të qeverisë, përkundër 67 nënshkrimeve të grumbulluara nga deputetët. Në një numër të madh të vendeve mandati ndahet me dekret i cili në mënyrë të obligueshme publikohet në gazetën zyrtare dhe i nënshtrohet kontrollit kushtetues.

Dekreti është akt i përshtatshëm edhe për rregullimin e statusit, organizimin dhe përbërjen e Kabinetit të presidentit. Ato çështje janë në kompetencat e tij ekskluzive. Bëhet fjalë për shërbim publik i cili në disa vende ka status kushtetues. Kushtetuta e Irlandës përcakton se presidenti i Irlandës ka rezidencë në qytetin e Dublinit ose në rrethinën e tij, se ka të drejtë për pagë dhe se paga nuk mund ti zvogëlohet përderisa i zgjat mandati (neni 12). Kushtetuta e Greqisë, ndërkaq, e autorizon presidentin që sipas vullnetit të tij ta përcaktojë përbërjen e shërbimeve në pallatin Presidencial (neni 35).

Burim: ohridpress.com

Presidenti i ri i Maqedonisë autorizimet e veta duhet ti realizojë përmes përdorimit më të gjerë të dekretit. Për atë nuk duhet të kërkohet miratim nga kush do qoftë. Ajo është zgjidhje më e mirë se sa të kërkohet zgjidhje ligjore për plotësimin e zbrazëtirave kushtetuese. Para mundësisë të ngjashme u gjet edhe presidenti paraprak kur e mori mandatin e parë në vitin 2009. Atëherë, në ekzaltim, dëshironte ta përmirësojë pozitën e funksionit të presidentit, por shpejtë hoqi dorë nga ajo ide. Që nga muaji i parë i mandatit të tij e obligoi këshilltarin e tij për çështje administrative që ti bëjë sistematizim të vendeve punuese dhe të këshilltarëve në Kabinetin. Këshilltari në kohë e përfundoi e kreu detyrën, por propozimi ju hodh poshtë, me arsyetim se askush nuk guxon ti përzihet në punën. Në mënyrë të ngjashme veproi edhe ndaj këshilltarit për çështje kushtetuese.

Akte jo-juridike të presidentit

Aktet jo-juridike nuk përmbajnë norma të sjelljes. Bëhet fjalë për akte me rëndësi politike. Përmes tyre shefi i shtetit komunikon me qytetarë dhe institucione publike, posaçërisht me trupin përfaqësues. Në grupin e akteve të tilla hyjnë fjalimet dhe mesazhet e shefit të shtetit. Në të drejtën krahasuese kushtetuese aktet e tilla zënë vend të lartë, sepse shefi i shtetit është figurë politike e rangut më të lartë.

Kushtetuta jonë njeh vetëm një lloj të aktit jo-juridik. Ai është raportimi. Presidenti ka të drejtë që një herë në vit ta informojë Kuvendin për çështje nga kompetenca e tij (neni 85). Bëhet fjalë për “raportim”, e jo adresim. Raportimi është nocion më i ngushtë se sa të adresohesh. Duke e ndjerë shtrëngimin, presidentët paraprak, në mënyrë të detyruar, raportimin e shndërruan në adresim. Adresimi u tregua si instrument më i përshtatshëm nga raportimi. Ata u adresoheshin deputetëve, por edhe qytetarëve.

Disa nga presidentët paraprak, adresimin e shfrytëzonin nga disa herë, kur ndjenin nevojë urgjente për atë. Për shembull, presidenti Gligorov në shkurt të vitit 1999 ju drejtua deputetëve në lidhje me “Skandalin e Tajvanit”, duke e kundërshtuar publikisht njohjen e Tajvanit, të zbatuar në mënyrë sekrete nga tre anëtarë të Alternativës Demokratike, nga të cilët njëri tani është këshilltar i presidentit të ri: ”Tre njerëz nga një parti shkojnë në Tajvan, të përfundojnë një punë të tillë, pa autorizim, e për atë nuk dinë as kryetari i Qeverisë, as presidenti i Kuvendit, ndërsa unë mund nga ana ime t’ju bind se nuk kam kurrfarë lajmi dhe madje edhe nuk kam menduar se një gjë e tillë mund të ndodh”.

Adresimin e përdorte edhe presidenti Ivanov dhe atë e bënte më shpesh. Ashtu për shembull, në prill të vitit 2016, për vetëm disa ditë dy herë ju adresua qytetarëve, në lidhje me Vendimin për falje të 56 personave. Në adresimin e parë të 12 prillit i sqaroi motivet dhe qëllimet e faljes, ndërsa në të dytën të 15 prillit u pajtua ta shlyejë vendimin e miratuar: “Edhe një herë përsëris, secili që konsideron se ja kam marrë të drejtën, i kam bërë shërbim të keq dhe pafajësinë e vet dëshiron ta dëshmojë para gjykatës, e ftoj që personalisht në formë të shkruar të parashtrojë kërkesë për shlyerje të vendimit që ka të bëjë me të”.

Ekziston dallim thelbësor midis raportimit dhe adresimit. Raportimi është informim i Kuvendit për çështje nga kompetenca e presidentit, Adresimi, ndërkaq, është orientuar ndaj qytetarëve dhe Kuvendit me qëllim që presidenti të merr përkrahje për një politikë të caktuar. Dallimi i dhënë është i dukshëm në Kushtetutën e Bullgarisë nga viti 1991 (neni 98).

Mesazhi është diçka e tretë. Ai është akti më i fortë nga adresimi, paraqet “e shtënë nga revolja në ajër” i drejtuar trupit përfaqësues, me kërkesë ë të ndërmarrë masa për çështje të caktuar. Prototip i mesazhit të tillë që presidenti i SHBA ja dërgon Kongresit. Përmbajtja e saj është e përcaktuar në Kushtetutën e SHBA: “Presidenti herë pas here e informon Kongresin për gjendjen e Aleancës dhe paraqet para tij masa për shqyrtim për të cilat konsideron se janë të përshtatshme dhe të nevojshme” (neni. II, seksioni 3).

Karakter të fortë kanë edhe mesazhet e presidentit francez që ja dërgon parlamentit dhe Francezëve. Mesazhet i dërgon kur janë të rrezikuara pavarësia e kombit dhe integriteti territorial i Francës, kur është luhatur funksionimi i institucioneve shtetërore dhe kur janë sjellë në pyetje obligimet e tij në planin ndërkombëtar. Parlamenti është i obliguar, pa diskutim ta merr në konsideratë mesazhin. Për masat e ndërmarra, presidenti e informon popullin francez, me konsultim paraprak me këshillin Kushtetues dhe me kryetarët e dy dhomave të parlamentit francez (neni 16).

Mesazhi është i pranishëm edhe në kushtetutat e Italisë, Irlandës, Greqisë dhe Bullgarisë. Edhe presidenti i ri i Maqedonisë duhet ta përdor mesazhin, bashkë me dekretet dhe adresimet, varësisht nga kompetencat e tij. Aktet e theksuara duhet ti publikojë edhe në Gazetën Zyrtare. Pas publikimit ato bëhen objekt i kontrollit kushtetues-gjyqësor. Zgjidhja e tillë ekziston në Kushtetutën e Bullgarisë dhe Ligjin për Gjykatën Kushtetuese të Bullgarisë nga viti 1991.

Në vigjilje të negociatave me UE duhet të dëgjohet “e shtëna” e parë nga pallati në Vodno. Ndërkaq, të shtënat e tilla duhet të vijojnë edhe për gjyqësinë dhe ndasitë e thella në shoqërinë. Por edhe për çështje të tjera për të cilat 2të shtëna” dërgon edhe presidenti francez.

Ju lutemi lexoni rregullat para se të komentoni ose të shkarkoni
Shënim: Mendimet dhe qëndrimet në këtë shkrim janë të autorit dhe nuk i reflektojnë pozicionet e Institutit për studime komunikuese e as të donatorit.

Svetomir Shkariq

Prof. Dr. Svetomir Shkariq lindi në Dojran në vitin 1941, në një familje fshatare. Shkollimin fillor e ka mbaruar në Dojran dhe në Gjevgjeli, dhe shkollën e mesme në Strumicë. Ai u diplomua në Fakultetin e Drejtësisë në Shkup, dhe mori gradën master dhe atë të doktoraturës në Fakultetin e Drejtësisë në Beograd, nën mentorimin e prof. Jovan Gjorgjeviq. Ai u zgjodh asistent i prof. Evgeni Dimitrov, dhe më pas si asistent profesor dhe profesor i së Drejtës Kushtetuese në Fakultetin e Drejtësisë në Shkup. Ai ka qenë për vizitë studimore në Grenobël, Saporo dhe Tokio dhe ka zhvilluar një vizitë si profesor në Bordo. Ai ka dhënë leskione 15 vjet në Shkollën Politike “Josip Broz Tito” në Kumrovec, së bashku me Kiro Gligorov, Predrag Vranicki, Muhamed Filipoviq, Miat Shukoviq, Milojko Druloviq dhe Slavoj Zhizhek. Ai ka marrë pjesë në disa kongrese të Shoqatës Ndërkombëtare për të Drejtën Kushtetues (L'AIDC), të Shoqatës Ndërkombëtare të Shkencave Politike (IPSA) dhe Shoqatës Ndërkombëtare të Studimeve për Paqen (IPRA). Punimet e paraqitura janë botuar në librin "Maqedonia në të gjitha kontinentet" (2000). Është autor i librave: Law, Force and Peace - Macedonia and Kosovo (2002), Democratic Elections in Macedonia 1990-2002 (2005), Interpretimi Shkencor - Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë (2014) dhe E Drejta Kushtetuese, Botimi i tetë (2015). Ai për një kohë të gjatë ka punuar për librat shkollorë: "Teoritë politike - një epokë e re" dhe "E drejta kushtetuese e Bashkimit Evropian". Ai është duke përgatitur njëzet ese me rastin e 70 vjetorit të ekzistencës së Fakultetit të Drejtësisë "Justiniani i Parë " në Shkup (1951-2021). Përmes blogjeve, të drejtën kushtetuese e sjell më afër qytetarëve, pozitës dhe opozitës.