fbpx

Pritjet që Sofja do ta zhbllokojë integrimin evropian të Maqedonisë janë joreale

Lyudmil Iliev

Politika

13.01.21

Прегледи

Ludmill Iliev

Lyudmil Iliev 200x250Derisa në Shkup shpresojnë se zgjedhjet e ardhshme në Bullgari janë një nga arsyet e frikës së fortë të qeverisë së Bojko Borisov, prapëseprapë, nëse shohim më thellë, brenda Bullgarisë, rezultati i këtyre zgjedhjeve në çdo variant nuk do ta zbusë pozicionin e Sofjes për zhbllokimin e integrimeve evropiane të Maqedonisë. Pse? Arsyeja është qëndrimi i unifikuar dhe unanim i partive politike bullgare bazuar në kuptimet e ngulitura në shoqërinë bullgare ndaj çështjes maqedonase.

Në Shkup shpresojnë që pas zgjedhjeve parlamentare në Bullgari, në pushtet do të vijë një qeveri e re që do të jetë më e favorshme për aspiratat e Maqedonisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Sidoqoftë, pritjet e tilla janë joreale. Qëndrimet e opinionit bullgar për këtë çështje janë të prera dhe të qarta dhe nuk ka asnjë forcë të madhe politike në vendin tonë që do të guxojë t'i ndryshojë ato, përfshi edhe partinë BSP (Partia socialiste bullgare e opozitës).

Nuk ka rëndësi që LSDM-ja e Zoran Zaev dhe BSP-ja e Kornelija Ninova janë parti të lidhura (simotra) socialdemokrate, dhe gjithashtu pasuese të ish partive komuniste në të dy vendet. Në realitet, ky fakt më shpejt do t'i detyrojë socialistët bullgarë të jenë më kokëfortë në rast të bisedimeve eventuale me Shkupin zyrtar. Në Bullgari, ish Partia komuniste akuzohet për deklarimin me forcë të banorëve të Maqedonisë së Pirinit si maqedonas etnikë në vitet 1940 për të kënaqur Jugosllavinë e Titos. Kjo është arsyeja pse BSP-ja nuk mund të lejojë që ta zbusë qëndrimin e saj - përndryshe ajo do të ekspozohet ndaj sulmeve nga partitë anti-komuniste dhe nacionaliste në Bullgari për tradhëti të interesave kombëtare, ashtu si paraardhësja e saj.

Historia para pandemisë dhe problemet e brendshme

Në Bullgari, publiku rrallë i kushton vëmendje politikës së jashtme kombëtare. Vëmendjen e opinionit më shumë e tërheqin skandalet e shpeshta të pushtetit dhe grindjet midis partive politike. Pak njerëz e njohin atë dhe janë të interesuar për nuancat e diplomacisë shtetërore. Kjo është arsyeja pse agjitacioni publik i shkaktuar nga kriza midis Bullgarisë dhe Maqedonisë në muajt e fundit të vitit 2020 ishte një befasi e vërtetë. Mediat i kushtojnë vëmendje të vazhdueshme dhe të konsiderueshme kësaj teme. Interneti është përmbytur fjalë për fjalë me analiza dhe komente lidhur me këtë çështje. Në një moment të caktuar mosmarrëveshja midis të dy palëve tërhoqi më shumë interes, madje më shumë sesa pandemia me KOVID-19.

Kjo ngre pyetjen: pse opinioni bullgar pikërisht tani është kaq i ngazëllyer për marrëdhëniet midis Sofjes dhe Shkupit? Pse mungonte i njëjti interesim para vitit 2017 kur u nënshkrua Marrëveshja për fqinjësi të mirë - një moment shumë i rëndësishëm për të dy vendet? Pse tre vjet më parë kryeministrat Bojko Borisov dhe Zoran Zaev thanë para qytetarëve të tyre se diçka e mirë po ndodh midis vendeve të tyre që do të mundësojë mosmarrëveshjet e vjetra të mbeten në të kaluarën. Dhe tani papritmas ka ndodhur që problemet nuk janë zgjidhur, se shqetësimet nuk janë qetësuar, kurse e ardhmja e marrëdhënieve dypalëshe mbetet aq e paqartë dhe e paparashikueshme siç ishte para nënshkrimit të Marrëveshjes.

Papritmas, lindën shumë pyetje në lidhje me Maqedoninë, për të cilat shoqëria bullgare duhej të gjente përgjigje. Çfarë lloj njerëzish janë maqedonasit - një komb i pavarur apo bullgarë etnikë që kanë humbur identitetin e tyre? Çfarë gjuhe është maqedonishtja - kombëtare apo dialekt i bullgarishtes? Cila është e kaluara dhe cila është e ardhmja e Maqedonisë dhe si përshtaten ato në të kaluarën dhe të ardhmen e Bullgarisë? Cili është roli i Jugosllavisë, Serbisë, Bashkimit Sovjetik dhe komunizmit në marrëdhëniet midis dy vendeve tona? Më liberalët thanë: t'ia lëmë të kaluarën historianëve, është e rëndësishme të ndërtojmë një të ardhme së bashku në një Evropë të bashkuar. Reaguan konservatorët: e kaluara nuk mund të ndahet nga e tashmja dhe, nëse nuk mund të gjejmë një gjuhë të përbashkët për të, çfarë të ardhme të përbashkët mund të kemi?

Hulumtimet sociologjike të opinionit tregojnë qartë se grupi i dytë mbizotëron. Shumica dërrmuese e bullgarëve dëshirojnë që një marrëveshje në parim të arrihet së pari midis Sofjes dhe Shkupit mbi negociatat e anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Ky pozicion përforcohet edhe nga kuptimi i ngulitur thellë i njohurisë bullgare se elita politike, kulturore dhe shkencore maqedonase është armiqësore me Bullgarinë dhe prandaj vendi ynë duhet të marrë garanci paraprake se Shkupi do të pajtohet me kuptimin bullgar të historisë (shembuj të hulumtimeve sociologjike në këtë temë mund të gjenden këtu, këtu dhe këtu).

Rreziku i jashtëm kundrejt interesit të brendshëm

Një konsensus i tillë është diçka që rrallë mund të shihet në shoqërinë bullgare, kurse politikanët nuk mund ta shpërfillin atë. Kjo shpjegon kryesisht pozicionin e fortë të qeverisë në Sofje lidhur me këtë çështje. Kryeministri Bojko Borisov është gati të rrezikojë të keqkuptohet nga udhëheqësit e tjerë evropianë, si dhe të marrë përsipër akuzat se ai po pengon integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor - një kauzë që ai e ka mbrojtur në mënyrë aktive gjatë presidencës së Bullgarisë me BE-në në vitin 2018. Dhe arsyeja për këmbënguljen e tij është se nëse ai mbështet pa kushte kornizën negociuese të BE-së me Maqedoninë e Veriut, ai rrezikon të provokojë zemërim në opinionin publik bullgar para zgjedhjeve parlamentare në muajin mars të vitit 2021, të cilat partia e tij GERB në një mënyrë apo në një tjetër rrezikon t’i humbasë për shkak të paaftësisë për ta luftuar pandeminë.

Nerealni se ocekuvanjata deka Sofija ke popusti za clenstvoto na Makedonija vo EUBurimi: ft.com

Së dyti, këtu ekziston edhe ndikimi që ka ndaj kryeministrit Borisov zëvendësi i tij në qeveri Krasimir Karakaçanov - zëvendës kryeministër, ministër i mbrojtjes dhe udhëheqës i partisë bullgare VMRO. Gjatë tërë karrierës së tij politike, Karakaçanov ka argumentuar se kauza e tij kryesore është ruajtja dhe ringjallja e ndërgjegjes kombëtare bullgare në Maqedoni. Pa atë, formacioni i tij politik, i cili ka marrë emrin e organizatës historike revolucionare VMRO, do të jetë plotësisht i pakuptimtë. Prandaj, nuk ishte e papritur që Karakaçanov nxitoi të merrte leje nga Kryeministri për të ndërhyrë në negociatat me Shkupin. Bojko Borisov nuk ka mundësi ta refuzojë atë, sepse ai ka nevojë për mbështetjen e VMRO-së si partneri i tij i koalicionit për ta përfunduar mandatin e tij. Prandaj, për të treguar respektin e tij për aleatët e tij, Borisov ndau përgjegjësinë për negociatat midis Karakaçanov dhe ministres bullgare të punëve të jashtme Ekaterina Zaharieva. Kjo mundësoi përforcimin e pozicionit të qeverisë në Sofje, me Karakaçanov që synon ta përdorë krizën me Shkupit për t’i plotësuar apetitet e votuesve nacionalistë në Bullgari.

Opozita bullgaree afërtme pushtetin

Qëndrimet publike në vend po detyrojnë edhe forcat politike të opozitës të marrin pozicione të afërta me atë të partive në pushtet. Kjo vlen edhe për Partinë socialiste bullgare (BSP) - forca më me ndikim e opozitës, e cila ka një shans të konsiderueshëm për të fituar vendin e parë në zgjedhjet parlamentare. Socialistët mbështetën vendimin e qeverisë për të ngrirë fillimin e negociatave midis Bashkimit Evropian dhe Maqedonisë së Veriut. Ata kritikuan partitë në pushtet vetëm për zbulimin e vonë të problemeve në bisedimet me Shkupin. "Ne kemi nënshkruar një marrëveshje për fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim. Kjo marrëveshje duhet të respektohet. A është formuar një komision i përbashkët për të zgjidhur çështjet e diskutueshme midis dy vendeve? Është formuar. A janë zgjidhur ato? Jo. Derisa të zgjidhen ato, nuk do të ketë zgjidhje për këtë çështje," deklaroi për mediat bullgare kryetarja e BSP-së Kornelija Ninova. Një mendim të ngjashëm si Ninova shprehu edhe i dërguari special i Maqedonisë së Veriut në Bullgari, z.Vllado Buçkovski.

Edhe më agresiv është pozicioni i partisë "Ka një popull të tillë" të “showman”-it Sllavi Trifonov, e cila nga një numër hulumtimesh sociologjike parashikohet të jetë forca e tretë politike në parlamentin e ardhshëm bullgar. "Propozimi për maqedonasit, op ... më falni - maqedonoveriorët, që nëse ata njohin rrënjët e tyre historike bullgare, dhe ne njohim gjendjen aktuale të punëve, dhe gjendja aktuale e punëve është të njohim gjuhën maqedonase dhe kombin maqedonas - kjo është më i miri propozim që ata mund të marrin... Kështu që Maqedonia e Veriut nuk do të merr një kompromis më të madh dhe, nëse nuk pajtohet me rrënjët e saj historike bullgare, ajo do të vazhdojë të ekzistojë jashtë Bashkimit Evropian. Kaq, pikë!”, shkroi me gjuhë të ashpër Trifonov në profilin e tij në Facebook. Kështu, “showman”-i, i cili mbështetet në një program të fortë politik dhe populist, ka treguar pa mëdyshje se nuk ka ndërmend të bëjë asnjë lëshim lidhur me këtë temë kur të hyjë në parlament.

Koalicioni i djathtë “Bullgaria Demokratike”, i cili do të jetë gjithashtu në përbërjen e ardhshme të parlamentit, u sulmua me shumë pyetje sepse u përpoq të "tregtonte" të ardhmen e përbashkët të dy vendeve si njohja e një të kaluare të përbashkët në një kohë kur Sofja është në një pozicion më të favorshëm. Ne rrezikojmë ta fusim integrimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Maqedonisë në një ngërç afatgjatë, nga i cili do të përfitojnë vetëm jugosllavët profesionistë në Shkup dhe mentorët e tyre në Beograd dhe Moskë, kurse ne do të dukemi si disa shpellarë nga bodrumi i barutit të Evropës.

Jo vetëm që nuk po e zgjidhim problemin, por po e bëjmë edhe më keq," tha bashkëpresidenti i koalicionit “Bullgaria Demokratike” - Hristo Ivanov. Përtej kritikave ndaj taktikave të qeverisë, megjithatë, qëndrimi i demokratëve nuk është thelbësisht i ndryshëm nga ai i partive të tjera politike. Kjo mund të shihet nga masat e propozuara nga Ivanov për të zgjidhur krizën: takime të rregullta të përbashkëta të kabineteve dhe parlamenteve ku do të diskutohej për zbatimin e Marrëveshjes për fqinjësi të mirë; "kanun" për figurat dhe festat e përbashkëta, rishikim të teksteve shkollore të historisë në Maqedoninë e Veriut, etj.

Midis forcave kryesore politike, vetëm Lëvizja liberale për të drejtat dhe liritë (DPS) tregon një pozicion më të butë. Partia në mënyrë të arsyeshme shmang komentimin e çështjes brenda Bullgarisë - lëvizja është përcaktuar në masë të madhe si "partia e turqve të Bullgarisë" dhe për këtë arsye shmang çështje të tilla që ngjallin pasione nacionaliste. Mbi këtë temë u deklarua Ilhan Kuçuk, deputet i DPS-së në Parlamentin Evropian. Pak më parë në një bisedë me ministrin e punëve të jashtme të Maqedonisë Bujar Osmani ai tha: "Unë besoj se të dy palët do të rinisin bisedimet konstruktive, sepse përndryshe ne po shohim një zhvillim alarmant të situatës, përkatësisht një rritje të nacionalizmit dhe gjuhës së urrejtjes. Mirëkuptimi dhe respekti i ndërsjellë midis qytetarëve tanë do të jetë çelësi për zgjidhjen e mosmarrëveshjes". Fjalët e tij tregojnë edhe pozicionin e partisë DPS - të kujdesshëm dhe diplomatik.

A ka shpresë për zgjidhjen e mosmarrëveshjes?

Nga pikëpamja bullgare, kriza në marrëdhëniet me Maqedoninë e Veriut është më shumë një çështje e brendshme politike sesa një çështje ndërshtetërore. Partitë bullgare në pushtet janë unanim se Shkupi nuk është duke përmbushur detyrimet e tij në pajtim me Marrëveshjen për fqinjësi të mirë dhe për këtë arsye pala maqedonase nuk duhet të lejohet të fillojë negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Evropian. Prandaj, ka shumë të ngjarë që qeveria e ardhshme në Sofje, pavarësisht se kush do ta formojë atë, të vazhdojë linjat e përgjithshme të politikës së kabinetit të Bojko Borisov.

Për më tepër, me përfundimin e presidencës gjermane të BE-së në fund të vitit 2020, autoritetet aktuale dhe të ardhshme bullgare nuk kanë ndonjë nxitje të veçantë për t'i kushtuar vëmendje procesit të bisedimeve. Kështu do të jetë deri në mes të vitit 2021, kur Sllovenia, ish republika jugosllave, do të marrë presidencën, e cila mund të tregojë më shumë simpati për kauzën maqedonase dhe ta vendosë çështjen përsëri në axhendën e Bashkimit Evropian.

Madje edhe atëherë, zgjidhja e krizës do të mbetet kryesisht në duart e politikanëve në Sofje dhe Shkup. Mbi to do të bie detyra e ndërlikuar për të gjetur një kompromis që do të kënaqë qytetarët e Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe do t'i përgjigjen interesave strategjikë të të dy vendeve dhe BE-së. Për fat të keq, nga të dyja anët e kufirit nuk ka gatishmëri për të bërë lëshime, gjë që tregon se kriza do të zgjasë gjatë kohë.

 

Ju lutemi lexoni rregullat para se të komentoni ose shkarkoni tekstin
Shënim: Pikëpamjet dhe qëndrimet e shprehura në këtë artikull janë të autorit dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Institutit për Studime të Komunikimit ose donatorit.

Lyudmil Iliev

Lyudmil Iliev është një shkencëtar politik nga arsimi dhe punon si gazetar në gazetën Bullgare "Sega" dhe faqen Segabg. Si reporter, ai mbuloi jetën politike bullgare, si dhe veprimtaritë e Asamblesë Kombëtare Bullgare dhe Ministrisë Bullgare të Punëve të Jashtme. Një ish-punonjës i Drejtorisë së Çështjeve Politike të ministrisë.