fbpx

Privatizimi i kanabisit për qëllime biznesi

Janaki Mitrovski

Politika

29.11.19

Прегледи

Janaki Mitrovski

Janaki Mitrovski 200x250Është për të ardhur keq duhet konstatuar se edhe pas tre vjet e gjysmë nga legalizimi i kanabisit për qëllime mjekësore, narracioni që mund të dëgjohet nga entitetet juridike, ministritë kompetente dhe Qeverisë është ekskluzivisht me tonalitet biznesi, ndërkaq të sëmurët dhe pacientë janë lënë jashtë ligjit (extra legem).

Në muajt e kaluar në publikun maqedonas janë aktuale ndryshimet e propozuara në Ligjin për kontrollin e lëndëve narkotike dhe substancave psikotrope që ishin dorëzuar në Kuvendin e Maqedonisë në tetor, në mënyrë të heshtur dhe në një derë të vogël, pa pompë, gjë që nuk është rastësore.

Megjithëse angazhimet deklaruese ishin më ndryshe, ndryshimet e propozuara janë më kufizuese sesa ato fillestaret të miratuara në mars të vitit 2016, me të cilat për herë të parë u lejua kultivimi i kanabisit për qëllime mjekësore.

Zgjidhje e keqe ligjore

Ndryshimet fillestare legjislative në Ligjin për kontrollin e lëndëve narkotike dhe substancave psikotrope ishin dizajnuar qëllimisht që biznesi të zhvatë grosistët farmaceutik të vendit duke vendosur kërkesa të panevojshme dhe jashtëzakonisht të larta për marrjen e licencës për kultivimin e kanabisit për qëllime mjekësore. Dispozitat e këtij ligji ASPAK nuk i synojnë nevojat e pacientëve pasi të gjitha entitetet juridike janë të përqendruara në eksport. Kjo ka qenë e pritshme, duke pasur parasysh që jemi një vend me treg jashtëzakonisht të vogël, por kjo nuk është e panjohur dhe ligjvënësit duhej ta kishin parashikuar këtë.

Nëse qëllimi me të vërtetë do të ishte shtypja e tregut të zi dhe sigurimi i qasjes legale deri te kanabisi dhe ekstrakti i kanabisit për ata që trajtimi me kanabis është i aplikueshëm edhe gjatë vet miratimit të ndryshimeve fillestare do të zbatoheshin shënimet tona, atëherë si individë dhe tani si Shoqata për kanabis dhe politika të gjelbra BILKA.

Propozimet e shoqatës, të cilat ende nuk është vonë të zbatohen, ishin mjaftë të thjeshta në këtë pjesë: të detyrojnë ligjërisht personat juridikë që janë të licencuar të kultivojnë kanabis për qëllime mjekësore të ndajnë pesë deri në dhjetë përqind të prodhimit të tyre, por për kanabis ose ekstrakt, dhe ato produkte më tej të transferohen te të sëmurët dhe pacientët të cilët nuk kanë mjete financiare për t'i blerë vetë. Sigurisht, ne gjithashtu propozuam që shteti të sigurojë lehtësime tatimore për kompanitë në lartësinë e ndarjeve për pacientët, pasi kështu dikton logjika e biznesit, e cila është e pakontestueshme.

Zgjidhje më e keqe ligjore

Edhe pse në mënyrë deklarative, pushteti ekzekutiv aktual kur ishte në opozitë argumentonte se do të ndryshohet ligji i papërshtatshëm, siç ndodh shpesh me politikanët këtu, një flasin kur janë në opozitë, krejt tjetër kur janë në pushtet. Sigurisht që nuk është për tu anashkaluar fakti që disa politikanë ose të afërmit e tyre e pushtuan kanabisin mjekësor dhe e degraduan vetëm në biznes, pa ndjesinë më të vogël të asaj që thotë vetë emri - Përdorimi MJEKËSOR i kanabisit, i cili dhe në fund të vitit 2019 është jo-ekzistent këtu .

Privatizacija na kanabisot za biznis celiBurim: pravdiko.mk

Në korrik, 2019 në Regjistrin e vetëm nacional të rregulloreve të Republikës së Maqedonisë u botua projektligji me ndryshime në Ligjin për kontrollin e lëndëve dehëse dhe substancave psikotrope me dispozita skandaloze.

Si kusht për marrjen e licencës, personi juridik duhet të deklarojë se do të paguajë 10% të fitimeve në buxhetin e shtetit të cilat do të përdoren me program të miratuar shtesë. Normativa e vendosur kështu ka më shumë për qëllim largimin e investitorëve potencial sesa ti tërheqë ata. Asnjë investitor serioz nuk do të pajtohej të investonte 10% shtesë PAS tatimit, nga fitimet personale dhe si kthim të mos marrë asnjë përfitim. Për më tepër, është jashtëzakonisht e paarsyeshme të kërkohen gjysmë milion euro garanci bankare për lloj të tillë biznesi, por gjithashtu është ngarkesë shtesë për një entitet juridik që eventualisht dëshiron të merret me këtë biznes. Për licencë kërkohet garanci bankare prej gjysmë milion euro. Kjo gjendje do të shkaktojë që askush të mos vijë më për të hapur kompani kanabisi në Maqedoni. Ky lloj garancie zakonisht kërkohet për bankat, kompanitë e sigurimeve, bastoret dhe personat juridikë që eventualisht do të duhet të paguajnë disa pagesa të mëdha për sigurim, kamata ose fitime. Edhe më tej shëndeti publik detyrohet, d.m.th, vetëm mjekët e shëndetit publik mund të përshkruajnë ilaçe për kanabis në kushte kur kujdesi shëndetësor publik dhe privat është në një gjendje të barabartë.

Vërejtjet tona zyrtare si një shoqatë qytetare që angazhohet për legalizimin e kanabisit më mirë mund të mësohen në faqen tonë në Facebook BILKA. Pra, atë që duhet të dijë publiku laik është se në amendamentet e propozuara ekziston dispozita e cila kërkon pëlqim nga Qeveria nëse do të donit të tjetërsoni pjesë personale nga kompani që ka licencë për kanabis. Si në kohërat më të errëta komuniste, pushteti ekzekutiv përmes dispozitave ligjore po përpiqet të depërtojë në kategorinë e mbrojtur me kushtetutë - pronësinë. Bindja ime e thellë është se një dispozitë e tillë, ndër të tjera synon përmbysjen dhe ndjekjen e firmave konkurruese në mënyrë që të sigurojë hapësirë për fëmijët e qeverisë.

Vetë kryetari i Qeverisë pranoi se familja e tij më e afërt ka biznes me kanabis. Hulumtimet në Fokus ata gjithashtu na informojnë se zëvendësministri i ekonomisë ka kompaninë e tij për kanabis mjekësor. Kjo është në përplasje të drejtpërdrejtë me Ligjin për parandalimin e konfliktit të interesit dhe Ligji për Parandalimin e korrupsionit sepse pikërisht Qeveria ka fjalën e fundit në dhënien e licencave. Në terma popullore, Kryeministri dhe Zëvendës Ministri do të japin licenca për veten e tyre.

Zgjidhja ligjore ideale

Modeli për të cilin angazhohet BILKA nuk e lë pas dore interesin e padiskutueshëm dhe të domosdoshëm të biznesit, por vë theksin në sigurimin e qasjes ligjore në produkt kanabisi me cilësi të duhur me çmime realiste, për të cilat besoj se ka ngecur.

Ne propozojmë model që kryesisht do të zhvendosë fokusin e kontrollit nga Ministria e Shëndetësisë te Ministria e Bujqësisë. Kanabisi është mjaft i satanizuar nga propaganda e zezë e rreme, dhe aspak nuk paraqet një bimë të rrezikshme. Unë i konsideroj tendencioze detyrimet ligjore për njëzet e katër orë siguri, kamera, gardhe me katër metra, të paktën pesëmbëdhjetë punonjës, etj., synohet të krijojë kosto shtesë për t'i penguar investitorët e mundshëm që nuk janë të përshtatshëm politikisht.

Edhe unë dhe shoqata Bilka angazhohemi që shteti me rregullativë të mbulojë një rreth më të gjerë qytetarësh, biznese në nivelin mikro dhe familjar, me regjistrim dhe kontroll të detyrueshëm nga Ministria e Bujqësisë. Në mënyrë plotësuese, ne përpiqemi dhe për ndryshim në Ligjin për arsimin e lartë me qëllim të krijimit të Institutit për kanabis që do të merrej me punë shkencore në lidhje me bimët, pasi asnjë degë e re nuk mund të përparojë pa mbështetjen e një organi ekspert.

Nga pikëpamja mjekësore, është e nevojshme të zgjerohet lista e Rregullores së Ministrisë së Shëndetësisë e cila përcakton në cilat zona mund të përdoret legalisht kanabisi të cilat në vendin tonë që nga fillimi kanë ngecur në vetëm katër: HIV, kanceri, skleroza e shumëfishtë dhe epilepsia te fëmijët edhe pse kanabisi ka përdorim shumë më të gjerë. Vetë fakti që Rregullorja nuk është zgjeruar edhe tre vjet e gjysmë pas miratimit të saj, as nuk është rishikuar, tregon qartë se sa i interesuar është shteti për pacientët dhe sa për biznes.

Ju lutemi lexoni rregullat para se të komentoni ose para se ta merrni përmbajtjen.
Vërejte: Mendimet dhe qëndrimet e këtij shkrimi janë të autorit dhe nuk i reflektojnë pozicionet e Institutit për studime komunikuese e as të donatorit.

Janaki Mitrovski

Janaki Mitrovski ka përfunduar studimet e masterit në Fakultetin e Drejtësisë "Justiniani i Parë” në Universitetin “Shën Cirili dhe Metodij” në Shkup, në vitin 2014, me temën "Legalizimi si mënyrë e luftimit të trafikut të drogës". Ai është themeluesi i Shoqatës për Kanabisin dhe Politikat e Gjelbra BILKA Shkup.