fbpx

Putin me tanke dhe ushtarë, BE dhe SHBA me sanksione ekonomike – kush do të dorëzohet i pari?

Ivan Durgutov

Politika

21.03.22

Прегледи

Këtyre fansave, të cilëve u ka bërë shumë përshtypje çizma ruse, thjesht duhet t'u përkujtohen ngjashmëritë e pashmangshme që heroi i tyre ka me një personazh famëkeq të së kaluarës të quajtur Adolf.

Mendimi revolucionar i Charles Montesquieu - unë jam kryesisht dhe domosdoshmërisht një qenie njerëzore, kurse vetëm rastësisht jam francez - nuk ka qenë kurrë më i rëndësishëm sesa sot. Dështimi i diplomacisë dhe përpjekjet e pasuksesshme për të qetësuar situatën në Ukrainë janë një disfatë e madhe për njerëzimin dhe një shuplakë e paprecedentë në fytyrë për të gjithë ne që duam të jetojmë në paqe në kontinentin më të vjetër.

Filloi edhe viti i tretë që kur bota po mundohet të zhduk pandeminë e koronavirusit, kurse në ditët që i lamë pas kemi parë në mënyrën më brutale që virusi njerëzor, i cili mund të vijë nga thellësia e mendjeve të çoroditura, di dhe mund të jetë më i rrezikshëm sesa infeksioni viral mbi shëndetin dhe jetës së përditshme të njeriut. Njohja dhe shfrytëzimi skandaloz i njëfarë pavarësie nga Rusia të të ashtuquajturqve Republika Popullore e Donetskut dhe Luhanskut në Ukrainën e pavarur, tashmë kanë ndezur alarmin e demokracive perëndimore.

Pa marrë parasysh se dikush shpresonte se do të ishte vetëm një alarm i rremë, tre ditë më vonë bota u zgjua në mënyrën më të mëshirshme me pamje të frikshme dhe lajme kaotike. Këto ishin ato “lajmet e fundit” që luteshim të ishin “fake news”, por nuk ishin aspak të tilla.

Slogani kundër luftës “Kurrë më”, tani po ndodh para syve tanë

Angazhimet e idesë së paqes dhe slogani kundër luftës "kurrë më", tani po na ndodhin para syve tanë. Pushtimi nga ana e Kremlinit daton qysh në vitin 2014 jo aq të largët dhe duke pasur parasysh parashikimin e qartë të ngjarjeve, aneksimi i parë nuk do të ishte i fundit. Me ndërhyrjen dhe cenimin e drejtpërdrejtë të tërësisë territoriale të Ukrainës, alarmi ra me zë të lartë 8 vite më parë, sigurisht vetëm për ata nga blloku pro-demokracisë që donin ta dëgjonin.

Parë nga ky këndvështrim, pjesa progresive e botës dhe Liberal Demokratët duket se nuk duan të shohin llojin botëror të "elefantit në një pastiçeri". Perëndimi, siç e quajmë në mënyrë të folur një pjesë të botës në terma gjeopolitikë, duket se nuk dëshiron ose nuk është i vetëdijshëm se si të trajtojë kundërshtarin e hapur të demokracisë, respektivisht Vladimir Putinin.

Karakteri dhe vepra e këtij lideri të një perandorie të thyer konsiston kryesisht në faktin se ai ëndërron publikisht hegjemoninë e ish-sovjetikëve në pjesën lindore të kontinentit evropian. Me hapat e tij të fundit, ai na tregoi brutalisht të gjithëve se edhe pasi kanë kaluar më shumë se 30 vjet nga rënia e Murit të Berlinit, ai nuk ka mësuar as një paragraf nga leksioni i atjeshëm. Kur në të kaluarën bota nuk thoshte "kurrë më për luftërat", sot Putini thotë hapur pse jo.

Pikëpamjet maqedonase mbi pushtimin rus në Ukrainë

Shoqëria maqedonase, si një nga gjërat e pakta për të cilën arriti të arrijë një konsensus, padyshim që e përvijoi dhe përcaktoi trajektoren e saj politiko-shoqërore. Angazhimi i qytetarëve, por edhe i të gjithë aktorëve kryesorë, madje edhe më të vegjël, politikë në këtë vend janë Bashkimi Evropian dhe Aleanca Veriatlantike NATO. Modus operandi i faktorëve të majtë, të djathtë, qendrës, të papërcaktuarve, atyre në pozitë apo opozitë është vërtet i ndryshëm, por ky është përcaktimi.

Madje pa pasur nevojë as të thirremi në maksimën se nëse jeni neutral në situata padrejtësie, keni zgjedhur anën e shtypësit dhe jo anën e të shtypurit, mjafton të themi se nga viti 2020, vendi ynë është anëtar i aleancës së NATO-s dhe pozicionet tona të jashtme dhe madje edhe të sigurisë janë të kuptueshme dhe të qarta.

Ndaj, është e kuptueshme që shumica e reagimeve të qytetarëve të rëndomtë, por edhe të zyrtarëve shtetërorë ishin për të dënuar sulmin ndaj një vendi sovran, anëtar i Kombeve të Bashkuara, i cili u sulmua pa turp, ndërsa objektiva të sulmit konsiderohen ndërtesat civile të qytetarëve të pafajshëm.

Burimi: depositphotos.com

Veçanërisht shqetësuese është informacioni se ka një luftë në vendin me të cilin ne kufizohemi indirekt përtej dy shteteve të tjera dhe që është mezi një mijë kilometra larg nesh. Është e pritshme që njeriu të mos shqetësohet për çfarëdo lufte, por kini kujdes nga një luftë në të cilën agresori thotë se po bën luftë ndaj një vendi fqinj "të themeluar nga Lenini" dhe se po luftohet pikërisht "për të mirën e dy popujve vëllazërorë". Është hipokrizi të kemi ndonjë qëndrim që shprehim, të cilin më pas e vazhdojmë me “por”. Nuk ka “por”. Çdo koincidencë me ngjarjet politike ditore në lindjen tonë, përpjekjet për fqinjësi të mirë dhe bllokimi i rrugës së integrimit evropian, këtë herë nuk është janë të rastësishme.

Toka maqedonase gjatë historisë dhe si ka qenë një përkufizim i vërtetë i "fuçisë me barut". Rrjedhimisht, ndonëse jemi një demokraci ku idhullizimin politik e lëmë si vlerësim individual nëse dhe kujt do t'ia japim, megjithatë nuk guxojmë të mos përmendim njerëzit e mashtruar që admirojnë "udhëheqjen" e Vladimir Putinit të përjetshëm.

Këtyre fansave, të cilëve u ka bërë shumë përshtypje çizma ruse, thjesht duhet t'u përkujtohen ngjashmëritë e pashmangshme që heroi i tyre ka me një personazh famëkeq të së kaluarës të quajtur Adolf.

Nëse historia është mësuesi ynë i vërtetë, as që duhet të paramendojmë se duhet të mbështesim personazhe të tillë, madje në dekadën e tretë të këtij shekulli. Deklaratat e Putinit se pjesa më e madhe e territorit të Ukrainës ishte në fakt territor rus, siç ndoshta ka ëndërruar, nuk është e mundshme që njeriu të ndihet i pashqetësuar për një njeri që jeton në zonën e "tërmeteve" të quajtur Ballkan.

Luftërat me të njëjtin emër në këtë gadishull, të cilat i përvijuan kufijtë e sotëm përmes ndarjes, ndër të tjera, edhe të territorit të atëhershëm maqedonas para më shumë se 100 vjetësh, padyshim që nuk janë punë e kryer edhe për kokat shumë të nxehta në këtë zonë.

Nga perspektiva historike, ndërsa e aktualizuar në kontekstin e sotëm, qasja përmes luftës klasike, fqinjët më të fortë të pushtojnë territore të huaja në afërsi të tyre, duket krejtësisht (e pa) e mundur, dhe është kaq shumë e paligjshme, cinike dhe antipatike. Kjo është arsyeja pse mantra e një lloj çmilitarizimi dhe gjoja shkombëtarizimi i shtetit të pavarur të Ukrainës, i cili dëshiron fort të kryqëzojë me të kaluarën e tij, është kontradiktore në vetvete kur predikohet nga një udhëheqës me autoritet dhe jashtëzakonisht autoritar. Këto fjalë janë qesharake në vetvete kur shqiptohen nga një autokrat që refuzon të pranojë se koha e Rusisë cariste ka kohë që ka mbaruar.

Kurse disa nga qytetarët maqedonas duket se kanë ndjenjat e atyre kohërave të kaluara, kështu që ndarja e opinionit publik rreth Rusisë dhe Ukrainës është ende e pranishme.

Lidershipi i presidentit ukrainas dhe letargjia perëndimore?

Nga ana tjetër, Volodymyr Zelenski, këto ditë në fakt na tregon se si me të vërtetë duket një lidership përmes një shembulli të ndershëm, personal dhe të fuqishëm. Ndërsa teoria na tregon se bëhet fjalë për një model të "lidershipit sipas situatës", presidenti aktual ukrainas këto ditë shkon përtej të gjitha teksteve të mundshme dhe ua prezanton këtë term edhe atyre që janë injorantë për këto çështje. Ai jep një shembull të ri shkollor të një lideri për brezat që do të vijnë me përgjigjen e lavdishme ndaj ofertës për evakuimin e tij - "kam nevojë për municion, e jo për transport".

Lideri i këtij vendi, i cili po punon fort për t'u çliruar nga kthetrat e "vëllait të madh" dhe nga e kaluara me të cilën dëshiron të çlirohet plotësisht, mbeti i vetëm, sikur të mos ishte kuptuar seriozisht nga kolegët e tij liderë europianë. Por Zelenski nuk ishte i pashpresë kur tha në një takim me ta se kjo mund të jetë hera e fundit që ai mund të transmetojë drejtpërdrejt.

Këtu dhe me këtë rast, gjithçka që ne e quajmë në bisedë "Perëndim" duhet thjesht të kritikohet për politikën e saj të "odave" dhe për shpresat e tradhtuara të shumë njerëzve, veçanërisht të shumicës dërrmuese të ukrainasve të orientuar pro perëndimit. Ata janë të tradhtuar, sepse Bashkimi Evropian duhet dhe domosdo të jetë shumë më tepër se këndimi tradicional i Odës së Gëzimit më 9 maj për ta dhe për të gjithë ne që presim para portave të kësaj familje të madhe.

Pritshmëritë e larta mund të çojnë në mënyrë të pashmangshme në zhgënjime të mëdha, por në një botë ku kemi "xha" ose "bu", udhëheqësit perëndimorë kanë përgjegjësinë më të madhe për të mos lejuar botën demokratike që arritja më e lartë e njerëzimit, me të gjitha dobësitë dhe mangësitë e saj të lëkundet kolosalisht.

Nevoja për sanksione urgjente dhe të shënjestruara kundër agresorit ushtarak

Parandalimi i një lufte që ka ndodhur pa ndonjë arsye të dukshme tregon se kur parandalimi nuk funksionon më, atëherë e gjithë zgjuarsia mbetet te sanksionet dhe kalibri i tyre.

Thuhet se sulmi është mbrojtja më e mirë, por në një botë që është e globalizuar, e digjitalizuar dhe e ndërlidhur, sanksionet më të mëdha janë padyshim ato hibride. Nga arsenali ekzistues, goditja në mirëqenien ekonomike të agresorit, përjashtimi nga sistemi i pagesave me botën e jashtme dhe zhvlerësimi i valutës kombëtare, kombinuar me izolimin e pakushtëzuar ndërkombëtar të propaganduesve të luftës, mund të jenë mënyrat e duhura për të arritur qëllimin e tyre.

Pikërisht tani, kur po vlerësohet efekti cilësor dhe sasior i sanksioneve, duhet të mbizotërojë arsyeja, jo instinkti, duhet të mbizotërojë dëshira për paqe, e jo revanshizmi. Sepse Evropa është e sulmuar, sepse ideja e çmendur për të zhvilluar një luftë të re botërore është ende pezull në hapësirën ajrore të botës. Sepse, siç tha presidenti amerikan Joe Biden, alternativa ndaj këtyre sanksioneve është lufta fizike me Rusinë dhe shpërthimi i Luftës së Tretë Botërore.

Në këtë botë gjithnjë e më të vështirë, parashikohen skenarë apokaliptikë, nëse edhe tani si kolektivitet nuk nxjerrim mësimin se nuk duhet të nënvlerësojmë dhe harrojmë kundërshtarët e demokracisë dhe se paqja botërore nuk është plotësisht e siguruar dhe kjo duhet të na mbajë esëll.

Pamjet e padëshirueshme nga të gjitha pjesët e Ukrainës dhe kriza e ardhshme e refugjatëve duhet të na kujtojnë se ne duhet domosdoshmërisht ta kthejmë vëmendjen tonë në fushat e betejës jashtë Evropës dhe në disa territore më pak të njohura. Së fundi, si pjesëtarë të bllokut qytetërues, ne kemi për detyrë morale të jemi promotorë të paqes dhe të bëjmë thirrje për një zgjidhje paqësore të të gjitha mosmarrëveshjeve ndërkombëtare.

Për këtë, ne kemi në dispozicion të mirën e qytetërimit të quajtur diplomaci, të cilin duhet ta përdorim me sukses dhe që në të njëjtën kohë duhet të garantojmë që çdo individ të ketë lirinë shumë të nevojshme për të shprehur përkatësinë për çdo përcaktim të mundshëm që ajo ofron.

 

Ju lutemi lexoni rregullat para se të komentoni ose shkarkoni Vini re: Pikëpamjet dhe qëndrimet e shprehura në këtë artikull janë të autorit dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Institutit për Studime të Komunikimit ose donatorit.

Ivan Durgutov

Ivan Durgutov ka mbaruar masterin në shkencat juridike në Fakultetin e Drejtësisë "Justiniani i Parë " në Universitetin "Shën Cirili dhe Metodij" në Shkup. Specialiteti i tij është e drejta penale, dhe veçanërisht çështjet e të drejtave të njeriut, me fokus në gjuhën e urrejtjes dhe krimin në bazë të urrejtjes. Ai është një anëtar aktiv dhe pjesë e menaxhimit të Shoqatës Evropiane të Studentëve të Drejtësisë (ELSA) - Republika e Maqedonisë.