m-r Ivo Bosillkov
Në kushte të depolarizimit partiak të qytetarëve, elitat politike në Maqedoni duhet ti qasen pajtimit dhe zgjidhjes pa dhunë të të gjitha konflikteve të ndërsjella, me qëllim që vendi të kthehet në rrugën e ndarjes.
Si të tejkalohet polarizimi në bazë partiake e cila vite me radhë e frenon progresin e shoqërisë së Maqedonisë? Par do kohësh, kryeministri Zoran Zaev me ofertën për amnisti të përgjithshme u përpoq që ta qetësojë atmosferën toksike e cila digjet ngadalë midis ithtarëve partiak të LSDM dhe VMRO-DPMNE. Por, pajtimi nuk do të ndodh me dekret. Para më tepër se një vit e gjysmë, në kuadër të studimeve të mia të doktoranturës, punova në hulumtimin e opinionit publik në Maqedoni, në të cilin hipoteza kryesore ishte se lajmet të cilat e paraqesin valën migruese si krizë humanitare (refugjatë të cilët ju nevojitet ndihmë) shkaktojnë mos-besim më të madh te votuesit me orientim të djathtë, të cilët kanë para-dispozitë që ti shohin migruesit si kërcënim për shoqërinë. Të dhënat e konfirmuan hipotezën, por hulumtimi hapi mundësi për hipotezë të re të ndërlidhur pikërisht me polarizimin.
Anketën në terren e zbatonte agjencia M-Prospekt nga Shkupi, nga 20 prilli deri më 5 maj. Për lexuesin me njohje politike asociacioni është i dukshëm: pikërisht në mesin e këtij intervali është data e cila e definonte periudhën më të re në historinë e politikës së vendit – e enjtja e përgjakshme e 27 prillit në Kuvendin e RM. Me këtë rast, për qëllimet e studimit u hulumtua orientimi ideologjik, por edhe përkatësia partiake e qytetarëve. Pyetësori nga qytetarët kërkonte përgjigje për simpatitë e tyre për liderët e rivalëve politik LSD; dhe VMRO-DPMNE, or edhe mendimi për simpatizuesit e tyre. Këto janë indikatorë për atë që emërtohet polarizim efektiv: krijimi i identiteteve të kundërshtuara të qytetarëve në bazë të lidhshmërisë emotive për tabori “tonë” politik dhe refuzimi ndaj të “tyreve”. Shembull më mbresëlënës për këtë fenomen vjen nga politologu Shanto Ijengar: kur prindi i orientuar partiakisht nuk pranon për nuse ose dhëndër personalitet i cili identifikohet me partinë kundërshtare.
E enjtja e përgjakshme nuk e rriti polarizimin - përkundrazi
Hipoteza për punimin e ri ishte kështu: ata të anketuar të cilët janë përgjigjur në anketën për ngjarjet e 27-ët prillit do të duhet të kenë polarizim të madh afektiv nga ata që janë përgjigjur para ditës së incidentit, pa dallim të përkatësisë partiake. Thënë në mënyrë të precizuar, votuesit e VMRO-DPMNE-së do të kishin tendencë për përkrahje më të madhe ndaj liderit dhe simpatizuesit e partisë, ndërsa animozitet më të madh ndaj liderit dhe simpatizuesit e LSDM-së, ndërsa te socialdemokratët do të duhej të jetë anasjelltas. Ekzistojnë dy arsye për pritjet e tilla. E para, sipas hulumtimeve të deritanishme, ata që janë dëshmitarë të dhunës politike që përmes medieve bëhen ideologjikisht më ekstrem. E dyta, teoria e rezonimit partiakisht të motivuar e shpjegon procesin psikologjik kur personaliteti politikisht i përcaktuar ballafaqohet me informacione të reja: pa dallim nëse ato shkojnë në favor ose jo në qëndrimet e saj të ndërtuara, në fund personaliteti i përforcon qëndrimet tanimë të ndërtuara.
Indikacionet për zhvillimin e tillë të ngjarjeve i shohim në rrjetet sociale; natyrisht, përfaqësuesit e LSDM kanë eupati për përfaqësuesit e tyre të linçuar, si viktima të dhunuesve të kundërshtarit, përderisa pjesa më e madhe e ithtarëve të VMRO-së incidentin e shpjegojnë si mbrojtje të rendit kushtetues dhe ndëshkim për tradhtinë e Zoran Zaevit. Mirëpo, si një befasi e madhe, rezultatet nga eksperimenti natyror nuk e konfirmuan hipotezën. Fillimisht, sipas analizave, 27 prilli nuk bën kurrfarë dallimi te simpatizantët e LSDM në raport me polarizimin – dhe përkrahja për të vetit, ndërsa animoziteti ndaj të tjerëve mbetet i njëjtë si në periudhën e cila i paraprinte incidentit. Interpretimi i mundur i mungesës së tillë të ndryshimit të tillë të ndryshimit të qëndrimit pas incidentit është fakti që simpatizuesve të LSDM, vmro-istët dhe lideri i tyre (tanimë ish lider) Nikolla Gruevski nuk e kanë aq të pa dashur nga periudha kur ishin në pushtet, që madje edhe brutaliteti i tyre në Kuvendin nuk mund në mënyrë shtesë t’ua keqësojë mendimin për ata.
Por, madje edhe më interesante është situata te ata që janë partiakisht të përcaktuar për VMRO-DPMNE-në. Në vend të polarizimit shtesë, këta simpatizues tregojnë shenja pikërisht për të kundërtën – depolitizimin. Me fjalë të tjera, perceptimi për Gruevskin dhe ithtarët partiak te këta qytetarë është bërë më negativ si rezultat i dhunës, përderisa për Zaevin dhe ithtarët e LSDM-së bëhen më pozitiv.
Depolarizimi i shumicës së qetë të të djathtëve është një hap i madh përpara
Përkundër mundësisë për anomalie eventuale metodologjike (nga lloji i të a. q. “dëshirë shoqërore”, përkatësisht fshehjes së vërtetë të mendimit të vërtetë për shkak të presionit që të mos duket si përkrahës i dhunës), rezultati i zgjedhjeve të fundit lokale i konfirmon rezultatet e hulumtimit. Pa marrë parasysh të përfitimeve teorike, këto rezultate nuk e zbulojnë “ujin e ngrohtë2, në kontekstin vendor politik kanë implikime të mëdha, sepse do të thonë shpresë se shoqëria e hiper-polarizuar maqedonase prapëseprapë ka gjasa të “shërohet”.
Burim: pexels.com
Hiper-polarizimi politik është çështje ekzistenciale për Maqedoninë. Aho është e ndërlidhur ngushtë me mungesën e kulturës politike dhe kapacitetin demokratik. E inkurajon mos-kooperativitetin dhe mos-konstruktivitetin e elitave politike, përmes legjitimimit të bllokadave institucionale. Nga ajo buron informimi selektiv i qytetarëve, për shkak të përcjelljes së medieve partiake “me disponim miqësor”. Nga ajo përfitojnë nacionalizmi, populizmi dhe cinizmi, të ushqyer nga mosbesimi ndaj aktorëve shoqëror për shkak se simbolin partiak e kanë me prapavijë me ngjyrë të kaltër ose të kuqe. Kjo është edhe pasoja më tragjike nga polarizimi – fragmentimi i indit nacional, tjetërsimi dhe urrejtja midis njerëzve të cilët në realitetin e ndajnë fatin e njëjtë kolektiv.
Padyshim, ekziston një ironi në faktin që shpërthimi “më i tmerrshëm” të qërim hesapit ndër-partiak mund të jetë katalizator e depolarizimit të cilin aq e kemi të nevojshëm. Mirëpo, nëse i kuptojmë ngjarjet e 27 prillit si katarzis të akumulimit të energjisë negative në politikën e vendit, atëherë është normale që pas kulminimit vijon qetësim i gjendjes. Me këtë rast, shkak për optimizëm është refleksioni dhe vetëkritika tek shumica e simpatizuesve të VMRO-DPMNE-së. Pa marrë parasysh se rrjetet sociale e amplifikojnë zërin e ekstremistëve, me atë që nuk flasin ata pjesëtarë të të djathtës të cilët janë të vetëdijshëm se në demokraci nuk ka vend për dhunë. Për fat të keq, atyre u nevojitej e enjtja e përgjakshme që të rikujtohen se esenca themelore për nocionin “politikë demokratike”: zgjidhje pa dhunë e konflikteve shoqërore.
Makiavelizmi në elitat politike – kërcënimi më i madh për pajtimin
Ballafaqimi me fajin e vet nga vitet e 40-ta të shekullit të kaluar është themeli i shtetit bashkëkohor gjerman. Ideja për hapje të kapitullit të ri edhe tek ne është kurajoz dhe fisnike, por do të kishte qenë e pamundur pa pjesën finale nga mozaiku – falja. Për këtë është e nevojshme që pala tjetër të grumbullojë fuqi që ti kuptojë ndjenjat e palës së parë, duke mos e gjeneralizuar me këtë rast krimin mbi ata të cilët nuk e kanë bërë. Është mirë që tek votuesit socialdemokrat nuk ka rritje të polarizimit, por në interesin e tyre dhe në interes të shtetit është të kontribuojnë në procesin e pajtimit. Duke pasur parasysh se i takojnë të njëjtit popull, për të mos besuar është se qytetarët e rëndomtë do ta kishin refuzuar në mënyrë të ndërsjellë dorën e shtrirë për pajtim.
Por, mbetet problemi i fundit: elitat politike, të cilat, në fakt e krijuan hiperpolarizimin. Nëse estabilishmenti i LSDM dhe VMRO_DPMNE me kalkulim dhe në mënyrë të pasinqertë e menaxhon procesin, dhe nëse bë pjesë të lojërave të oborrit, i tërë vullneti i mirë i popullit do të shpenzohet. Ndërsa me modusin makiavelist në të cilin është paketuar “amnistia” nga LSDM, si edhe me refuzimin e kreut të VMRO-DPMNE-së që në mënyrë eksplicite ta pranojë përgjegjësinë për ngjarjet e 27-të prillit, duket se e bën pikërisht atë, duke e rrezikuar ta kthejë vendin në rrugën e ndarjes, e cila kësaj radhe do të mund të jetë përfundimtare dhe fatale.
Ju lutemi lexoni rregullat para se të komentoni ose të shkarkoni
Vërejtje: Mendimet dhe qëndrimet e këtij shkrimi janë të autorit dhe nuk i pasqyron pozitat e Institutit për studime të komunikimit e as të donatorit