fbpx

Sërbia pas zgjedhjeve tё qershorit-a kemi palë të kënaqura pas 21 qershorit tё vitit 2020?

Politika

26.08.20

Прегледи

Slagjana Komatina

Slagana Komatina

Pas zgjedhjeve në qershor, partia qeverisëse Sërbe PPS ka arsye të jetë e pakënaqur nga epilogu i ketij cikli zgjedhor. Fakti që opozitë e „vërtetë" nuk egziston nё parlament është gjë që me siguri do të lë shenjë në rezultatin superior që e arriti kjo parti. Partitë që vendosёn për bojkot, gjinden nё njё moment të rikalkulimit të lëvizjeve të tyre politike dhe pozicionim të forcave të tyre për sfidat e reja që to të vijojnë në vitin 2022. Suksesi i vërtetë i bojkotit do të shihet në dy vitet e ardhshme.

Në konstituimin e re të 12-tё të Parlamentit të Sërbisë nga viti 1990, në qoftë se nuk i numrojmë partitë e minoriteteve kombëtare, nga opcionet politike që deri tani kanë përfaqësuar opozitën, hyri vetëm një parti politike. Këto rezultate zgjedhore, që ndodhën nën hijen e pandemisë botërore të „Kovid 19“, paraqesin raritet në jetën politike të Sërbisë dhe duket se këto zgjedhje janë uvertirë e cikleve të ardhme zgjedhore, ku pritet që opozita të bën diçka më tepër se bojkot.

Fotografia e parlamentit të ri

Në këto zgjedhje morën pjesë gjithsej 21 lista zgjedhore, që është numër më i madh i pjesëmarrësve në një cikël zgjedhor që nga viti 2008. Cenzusi për hyrje në Parlamentin kombëtar pak para zgjedhjeve u ul në 3% (pa debat publik adekuat, dëgjim ose dijalog më të gjërë publik për ndryshimet e propozuara), gjё qё nuk mjaftoi në parlament tё hynё më tepër se tre lista zgjedhore (përveç partive të minoriteteve kombëtare). Kjo solli deri te formimi i parlamentit ku vetëm 14 nga 250 deputet (SPAS dhe SDA Sanxhak) deri tani nuk janë në koalicion me partinë qeverisëse në cilën do qoftë nivel të qeverisjes, dhe me kёtё dhanё një pasqyrim për gjendjen se ku gjendet demokracia në Sërbi, dhe ajo është se vetëm dy lista do të kishin hyrë në Parlament- listat e koalicionit qeverisës, Partia progresive sёrbe dhe PSS-partia socijaliste dhe se nuk ka ardhur deri te ulja e cenzusit.

Situata në të cilën gjendet demokracia në Sërbi, sigurisht që nuk është risi, sepse që nga zgjedhjet parlamentare në vitin 2014, PPS dominon në jetën politike të Sërbisë, por këtë cikël zgjedhor e bëri situatën tepër të dukshme. Sërbia fitoi Parlament kombëtar që nuk do të mund të zbaton funkcionin e tij themelor, kontrollin e egzekutivit. Duhet te pёrmendet se nuk është risi se një opcion politik në Sërbi arrin përkrahje dominante nga qytetarët. Përafërsisht me dy milion votues, PPS e arriti rezultatin të tretë sipas suksesit në historinë e sistemit multipartiak në Sërbi, menjëherë pas Partisë Socijaliste të Sërbisë(në vitin 1990) dhe opozitës Demokratike të Sërbisë (në vitin 2000), por në të dyja rastet partitë politike hynë në parlament me opcione të përfaqësuara nga rrymat opozitare në Sërbi,që nuk është rasti edhe këtë herë.

Fitues dhe humbës

Procesi zgjedhor kaloi më qetë sesa pritej nga të gjithë. Sidoqoftë duhet të përmendet se fituesi i zgjedhjeve ishte i njohur edhe para se ato te mbahen, si dhe fakti se publiku ishte i fokusuar në aspektet tjera të vetë procesit: bojkoti i partive opozitare dhe fakti se zgjedhjet mbahen në kohë të një pandemie botërore. Dita e zgedhjeve ishte ralitivisht efikase, në pajtim me masat e rekomanduara për mbrojtje nga Kovid-19 nga ana e shumicës të komisioneve zgjedhore (sipas rezultateve të mbikqyrësve të CeSid në shembull nga 500 vendvotime, në shumicën e rasteve është vërejtur se janë respektuar masat e parashikuara nga Shtabi i krizës dhe të njejtat janë të ndërlidhura me votimin e sigurtë në vendvotime.)

Si do qoftë, shihet se dalja në zgjedhje e cila në fund ishte 48.93 pёrqind,nuk e plotësoi pritshmërinë as e partive bojkotuese e as PPS-sё. Më pak se gjysma e votuesve treguan se nuk e përkrahin koalicionin qeverisës, derisa një numër prej më tepër se 3 milion votues nuk ishin të mjaftushëm që partia e cila e përkrahi bojkotin të jetë krejtsisht e kënaqur nga rezultatet e saj. Këto rezultate japin mundësinë të dyja palët ti shohin si suksese te tyre, duke e potencuar faktin se bojkoti ose është i sukseshsëm ose jo,dhe se zgjedhjet ose janë ose nuk janë legjitime.

Konstituimi i ri i Parlamentit kombëtar të Republikës të Sërbisë të konstituar në 3 gusht numron vetëm shtatë lista zgjedhore (prej të cilave katër paraqesin opcione politike të minoriteteve), që paraqet numër më të vogël të partive/koalicioneve politike që gjinden në parlament që nga formimi i sistemit multipartiak në vitin 1990. Siç përmendëm, vetëm një nga partitë politike(SPAS e Aleksandar Shapiq), nëse këtu nuk i numrojmë partitë e minoriteteve, asnjëherë nuk ka qenë në koalicion me PPS. Si do qoftë, ky opcion politik që nga koha e kampanjës parazgjedhore tregoi se potenciali koalicionues që e posedon është shumë i rëndësishëm dhe që nuk do të paraqet asgjë e re nëse ata do të jenë partner koalicionues të PPS. Përpos kësaj, kjo parti me paraqitjen e saj të parë në zgjedhjet parlamentare arriti të hyjë në parlament, gjë që paraqet sukses të madh.

Srbija po izborite vo juni Dali ima zadovolni po 21 juni 2020 godinaBurim: olovka.info

Partia progresive Sёrbe e konfirmoi pozitën e saj si rrymë më e fuqishme politike në Sërbi, duke fituar gjithsej 60.65 përqind të votave(1.953.997). Kjo parti që nga viti 2012 dhe deri sot, gjithē kohës shënon rritje të numrit të votuesve dhe përqindjes të përkrahjes zgjedhore. Me 188 deputet në parlamentin e ri, PPS ka arsye të jetë e kënaqur me rezultatet e saja zgjedhore, dhe shumica absolute që ato e fituan ju mundëson që vetë të formojnë qeveri të re të Sërbisë. Por, duket se ajo nuk do të ndodhë. Në paraqitjet e veta nëpër mediume, funkcionarët partiak qartёsojnë se, PPS do të kërkon partner në partitë e minoriteteve kombëtare të cilat e kanë kaluar cenzusin, si dhe mes dy opcioneve tjera politike që hynë në parlament, (SPS-ЈS и SPAS). Përveç kësaj, PPS ka disa arsye tjera për një pakënaqësi të caktuar.

Së pari, fakti se nё parlament nuk ka opozitë të „vërtetë", është gjë që do të lë një shenjë në rezultatin superior që e arriti kjo parti. Cila do nga dy opcionet politike që ngelin në „opozitë", SPS-JS ose SPAS, publiku nuk e percepton si një balanc real i opcionit qeverisës (ose për shkak të dallimit të dukshëm në numrin e votave, ose për arsye se ato ishin të gatshëm të bashkëpunojnë me partinë PPS). Element tjetër i pakënaqësisë mund të jetë dalja famoze nga 50% e cila nuk u arrit edhe përkrah faktit se kampanja për bojkot nuk ishte mjaftueshëm e dukshme. Gjithsesi, arsyet për një jehonë pak më të ulët, mund të gjenden jo vetëm në bojkotin e opozitës, por dhe në faktin se zgjedhjet u mbajtën në kohë të pandemisë globale. Këto zgjedhje parlamentare treguan se në vendet zgjedhore kishte 10.54 poenё procentual më pakë votues nga mesatarja tridhjetë vjeçare e cila në Sërbi është 59.47 përqind, ndërsa 7.77 poenё procentual më pak votues nga dalja mesatare e shënuar nga viti 2000 deri sot.

Partia Socijaliste e Sërbisë ka arsye njёkohësisht të jetë dhe mos të jetë e kënaqur me rezultatet e zgjedhjeve. Partia fitoi më pak vota nga ciklet e kalura zgjedhore, por megjithatë duke falenderuar faktin se më pak parti hynë në parlament, fituan tre vende më tepër. Gjithsesi, që ti vlersojmë drejtë rezultatet e PSS, duhet ta presim vendimin për partnerin e ri koalicionues të PPS.

Partitë kombëtare të minoriteteve maksimalisht i shfytëzuan ndryshimet në kornizën ligjdhënëse për ndryshime në kornizën ligjdhënëse me rezultate të arritura historike. Lidhja e Hungarezve në Vojvodinë do të ketë 9 deputet në këtë përmbajtje (për herë të parë nga viti 1990), koalicioni shqiptar do të ketē tre deputet, derisa opcionet politike bosnjake në parlament do të kenë shtatë deputet (SDA Sanxhak- tre deputet dhe koalicioni akademik Muamer Zukorliq-Vetëm drejtë- SPP- DPM do të kenë katër deputet)

Humbësit më të mëdhenj në zgjedhjet e qershorit duket se janë partitë opozitare të cilat vendosën të dalin në votime. Derisa partitë të cilat përkrahnin bojkotin, kanë në favor faktin se gjysma nga votuesit e regjistruar nuk kanë dalë në votime, partitë që dolën në zgjedhje nuk arritën ti mbrijnë rezultatet e dëshiruara dhe të kalojnë cenzusin e ulur nga 5%. Supriza më e madhe në zgjedhje është rezultati i Lëvizjes të qytetarëve të lirë të cilët u panë në parlament pikërisht para ditës së votimit. Por, ky opcion politik arriti të mbledh cetëm 1 58 përqind të votave zgjedhore.

Nga ana tjetër, partitë që ishin për bojkot gjenden në moment të reevaluimit të lëvizjeve të tyre politike dhe pozicionimit të forcave të tyre para sfidave që i presin në vitin 2022. Suksesi i vërtetë i bojkotit do të shihet në dy vitet e ardhshme. Para opozitës vendoset një detyrë e rëndë ku në rrethanat e shumicës absolute dhe kontrolit që e ka PPS duhet të arrijë të vendos një rrjetë adekuate, ti mobilizon qytetarët dhe tju ofron një vizion ndryshe,me qëllim që ti jepet një shans i vërtet në zgjedhjet e vitit 2022.

Sfida të shumta

Në fund, siç ishte i qartë fituesi i këtyre zgjedhjeve që nga shpallja e tyre, shihet qartë se për dy vjet do të kemi zgjedhje shumë më të rëndësishme kur bëhet fjalë pë ndryshime politike në Sërbi (në vitin 2022 do të mbahen zgjdhjet prezidenciale si dhe zgjedhjet për Beogradin). Në këto dy vjet, Sërbia do të ballafaqohet me sfida të shumta (kriza ekonomike e shkaktuar nga pandemia me Kovid-19, negocijatat me Prishtinën dhe zgjidhja e statutit të Kosovës dhe Metohisë, raportet me shtetet e regjionit, ardhmëria europjane..). Aftësia e partisë aktuale qeverisëse të ballafaqohet me këto, sigurisht do të jetë një uvertirë para zgjedhjeve prezidenciale dhe ato të Beogradit, të cilat na presin.

Duhet të pёrmendet se veprimet e opozitës në periudhën e ardhshme janë tejet të rëndësishme, por se gjithashtu opozita ballafaqohet me shumë sfida. Opozita e bashkuar e Sërbisë e sapoformuar, duhet të paraqes hap para kur bëhet fjalë për veprimin e opozitës, por edhe të tentojë ti anashkalon dallimet e shumta mes partive që e përbëjnë. Si do qoftë, aktivitetet e opozitës, në situatë kur ajo praktikisht nuk egziston në Parlament, do të jenë të kufizuara në shumë mënyra.

Por, nëse opozita synon rezultat më të mirë në ciklet e ardhshme zgjedhore, duhet te vepron në mënyrë shumë më koherente, duke i përafruar idetë e tyre me qytetarët nëpër gjithë Sërbinë. Në anën tjetër, PPS ballafaqohet me sfidë krejt ndryshe. Triumfi që arritën, me vehte bart shumë përgjegjësi, posaqërisht duke i pas parasysh sfidat e përmendura mè të cilat ballafaqohet Sërbia.

 

Ju lutemi lexoni rregullat para se të komentoni apo shkarkoni
Shënim: Pikëpamjet dhe qëndrimet e shprehura në këtë artikull janë ato të autorit dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Institutit për Studime të Komunikimit ose të dhuruesit.