fbpx

Terrorizmi nuk ka fe, por vetëm kur nuk është “Islamik”

Samet Shabani

Politika

15.04.19

Прегледи

Samet Shabani

Demonizimi i Islamit dhe ndërlidhja e tij e vazhdueshme me terrorizmin është dukuri brengosëse në botë, dhe edhe në Ballkanin. Ky në vitet e fundit është trend politik edhe në vendet më të zhvilluara demokratike.

Më 15 mars të këtij viti, dita që konsiderohet për ditë të shenjtë të myslimanëve – gjatë kohës së mbajtjes së lutjes më të rëndësishme të ditës, 28 vjeçari Brenton Tarant bëri sulm terrorist në dy xhami në Krajstçërç (Christchurch) në Zelandën e Re. Nga manifesti i terroristit nënkuptohet qartë se ai ka qenë i motivuar nga ideologjia e ashtuquajtur superioriteti i Bardhë. Shkurtimisht, superioriteti i Bardhë është bindje raciste se raca e bardhë është superiore në krahasim me të tjerët dhe prandaj ajo duhet të dominojë. Përveç asaj, Tarant thotë se për ta bërë atë sulm ka kërkuar bekim, dhe se e ka marrë, nga Kalorës Templar (Knights Templar) – zyrë kryqëzate me reputacion të tmerrshëm në betejat luftarake kundër myslimanët në shekullin e mesëm.

Distanca mes dy xhamive është shtatë kilometra, ndërsa midis stacionit qendror policor në Krajstçërç dhe xhamisë së parë vetëm tre (por, policia intervenoi dhe e mposhti terroristin Tarant pas madje 46 minuta pas sulmit në xhaminë e dytë!). Tarant, në kohëzgjatje prej 43 minuta, nga të cilat 17 minuta në transmetim drejtpërdrejtë përmes Fejsbukut, vrau 50 persona (43 në xhaminë e parë, 7 në xhaminë e dytë). Nga viktimat, ajo më e re kishte 3, ndërsa viktima më e moshuar ishte 72 vjeçare.

“Shkëmbim-zjarre vdekjeprurëse” në vend të “terrorozmit”

Pa marrë parasysh se gjatë këtij muaji në Afganistan ndodhën 18 sulme terroriste, gjithashtu mbi myslimanë, tragjedia në Zelandën e Re tërhoqi vëmendje më të madhe mediatik. A mund ti përshkruhet shkaku për këtë injorim të ngjarjeve në Lindjen e afërt asaj se nën-vetëdija jonë tanimë është mësuar që të dëgjojë për bomba, krime dhe viktima në vendet e “Lindjes së afërt”? Prapëseprapë, ajo që ishte karakteristike për këtë rast ishte fshehja e aktit terrorist dhe ngjitja e etiketave të ndryshme për terroristin, si për shembull “eko-fashist”. Pa marrë parasysh se vetë Tarant në manifestin e tij thoshte se ajo që do ta bëjë në sajë të definicionit është akt terrorist, dhe edhe kryeministrja e Zelandës së Re e cilësoi aktin si akt terrorist, rrallë ndonjë nga mediet botërore dhe rajonale raportuan për aktin si të tillë. Jo vetëm që nuk u identifikua lloji i këtyre veprave terroriste, por në mediet kryesore botërore ato u përshkruan si “shkëmbim zjarre masive vdekjeprurëse” (deadly mass shootings) ose vetëm si ‘sulm’ (attack). Gjuha e medieve ballkanike nuk dallonte nga ajo e medieve botërore ku terroristi u shpall sulmues, i marrë ose vrasës.

Flirtimi me Ballkanin

Kur jemi te Ballkani, me rëndësi është të shënohet ‘flirtimi’ i terroristit me rajonin. Ky flirtim ka tre elemente të rëndësishme: udhëtimi nëpër rajonin, inspirimi nga etno-nacionalistët lokal dhe motivimi ideologjik nga Ballkani gjë e cila është theksuar në manifestin e tij. Taranto, ka udhëtuar në Bosnjë e Hercegovinë, Kroaci, Rumani dhe Serbi. Autoritetet bullgare raportuan se gjatë qëndrimit gjashtë-ditor në atë vend i ka vizituar vendet historike të ndërlidhura me luftërat midis të Krishterëve dhe Armatës Otomane. Vendet e tjera ende hulumtojnë se çka saktë ka bërë Tarant 51 ditë në këtë rajon.

Në rrugën drejt krimit në xhaminë e parë, Brenton Tarant inspirohet me muzikë serbe që e madhëron Radovan Karaxhiqin, të dënuar për gjendocin në vitin 1995 mbi myslimanët boshnjak. Më tej, në armën e zjarrit me të cilën Tarant e ka kryer krimin vërehet shkrimi “mënjano qebapin” (remove kebab), eufemizëm që është përdorur nga nacionalistët serb gjatë gjenocidit në Bosnjë në vitin 1995. Në pushkën gjithashtu kanë qenë të shënuara disa emra historik të luftëtarëve ballkanik dhe rebelëve kundër Perandorisë Otomane. Në vetë manifestin, ndërkaq, Tarant thotë se është i brengosur nga intervenimi i NATO-s mbi Serbinë gjatë luftës së Kosovës në vitin 1999, duke theksuar se ‘forcat e SHBA/NATO luftuan në anën e myslimanëve dhe therën të Krishterë Evropian të cilët, nga ana tjetër, përpiqen që ti shmangin okupatorët Islamik nga Evropa.“. Të njëjtin referim për sulm terrorist e kishte përdorur edhe Anders Brejvik në vitin 2011 në Norvegji.

Gjuha e urrejtjes ndaj myslimanëve

Në manifestin e publikuar, Tarant myslimanët i emërton sulmues (invaders), okupatorë (occupiers), tradhtarë gjakatarë (blood traitors). Natyrë të ngjashme të gjuhës së urrejtjes ndaj myslimanëve dhe besimit të tyre fetar përdor edhe senatori australian Frejzer Aning, dhe kjo ndodh menjëherë pas sulmit terrorist:
- “E vërteta është se Islami nuk është si ndonjë besim tjetër fetar. Ai është ekuivalenti fetar i fashizmit...“
- “Si e para, shkaku i vërtetë i kësaj gjakderdhjeje është programi për imigrim që ju lejoi fanatikëve mysliman të migrojnë...“
- “Siç lexojmë te Mateu 26:52, ‘të gjithë ata që marrin shpatë, duhet të vdesin nga shpata’, dhe ata që ndjekin një besim fetar të dhunshëm, nuk duhet të befasohen shumë kur do ti kuptojnë të mirëqena dhe do t’ua kthejnë në mënyrë përkatëse...“

Burim: huffingtonpost.com

Demonizimi i Islamit dhe ndërlidhja e tij e vazhdueshme me terrorizmin është dukuri brengosëse në botën, por edhe në Ballkanin. K është trend politik gjatë viteve të undit edhe në ‘vendet më të zhvilluara demokratike’. Një senatore tjetër australiane, Paulin Hanson, para do kohësh tha se Islami është sëmundje nga e cila Australia duhet të ‘vaksinohet’. Presidenti i SHBA, Donalld Tramp udhëhoqi një fushatë të tërë politike me narrativin ‘terrorizmi radikal islamik’ (radical islamic terrorism). Lideri opozitar holandez Geert Vilders, në debat parlamentar publik thotë: “Depërtimi islamik duhet të pengohet. Islami është Kali i Trojës në Evropë. Nëse nuk e pengojmë islamizimin tani, Eurabia dhe Holanabia jenë vetëm çështje e kohës“. Në mënyrë shtesë, Raporti për gjendjen dhe trendët e terrorizmit 2018 i UE e ndan vetëm ‘terrorizmin xhihadist’ si lloj të terrorizmit të ndërlidhur me besimin fetar. Me fjalë të tjera, klisheja “terrorizmi nuk ka fe, komb, racë...“ nuk vlen kur bëhet fjalë për sulm terrorist ku motivimi ideologjik në një farë mënyrë vetë-lidhet me Islamin.

Duke i pasur parasysh deklarimet dhe veprimet e tilla populiste të politikanëve në vendet perëndimore, sulmi në Zelandën e Re, thënë kushtimisht, nuk do të duhej të jetë aq befasues, më së paku për ata vetë. Ata nxisin urrejtje, sepse edhe Australiani Tarant në manifestin e tij thekson se një nga motivimet për krimin ndaj myslimanëve është të ndërmarrë ‘një hap të vogël për pengimin e dominimit numëror të sulmuesve (myslimanëve) ndaj racës së bardhë’. Ai gjithashtu, e “arsyeton” sulmin terrorist duke theksuar se ajo është “partizane kundër fuqisë okupatore“. Matrica logjike e cila në migrantët mysliman sheh fuqi okupatore është alarm brengosës për të gjitha vendet perëndimore. Ushqimi i matricës së këtillë përmes ndërlidhjes së vazhdueshme të terrorizmit me Islamin, me qëllim të përfitimit të pikëve politike, imponon krizë të re të rrezikimit të të drejtave themelore universale të njeriut siç janë e drejta për jetë dinjitoze ose e drejta e praktikimit të besimit fetar.

Urrejtja fetare – vepër e posaçme penale?

Nxitja në rritje e sipër ndaj bashkësive të caktuara religjioze përmes deklaratave dhe veprave populiste shpien drejtë një epoke të re dhe drejtë paraqitjes së ekstremizmit të dhunshëm. Sulmi terrorist në Zelandën e re mund të kuptohet si vazhdim i krimeve ndaj kishave, sinagogave dhe xhamive. Për pengim të dukurive të tilla, duhet të sigurohet kornizë ligjore në nivel botëror në të cilën anti-semitizmi, krishtero-fobia dhe islamofobia do të definohen si vepra specifike penale. Kjo masë, përveç se do ti mbronte jetët e njerëzve nga kërcënimi terrorist, gjithashtu do të siguronte vlera të vërteta të pluralizmit dhe të lirisë në të cilat janë të bazuara shoqëritë perëndimore.

Ju lutemi lexoni rregullat para se të komentoni ose ta merrni përmbajtjen.
Vërejtje: Mendimet dhe qëndrimet e këtij shkrimi janë të autorit dhe nuk i reflektojnë pozitat e Institutit për studime komunikologjike e as të donatorit.

Samet Shabani

Samet Shabani është drejtues kryesor i Horizon Civitas - Shoqatë për aktivizëm qytetar dhe nxitje të përgjegjësisë shoqërore. Më herët ai ka punuae si hulumtues për politika të jashtme dhe të sigurisë pranë Analytica Think Tank. Fokusi i tij është i drejtuar mbi temën e ekstremizmit të dhunshëm, dhe ka disa hulumtime të publikuara dhe punon në sërë projektesh mbi këtë fushë. Sameti ka përfunduar studimet deridiplomike mbi shkencë politike dhe marrëdhënie ndërkombëtare në Universitetin e Stambollit, si dhe Shkollë për Politikë Publike nga Këshilli i Europës. Ai aktualisht është kandidat për Mastër mbi menaxhment në Universitetin Ndërkombëtarë Burç (Sarajevë), dhe pjesmarrës në dy programe: Shkolla për Politikë pranë Presidencës së Maqedonisë së Veriut, dhe Menaxhment publik të qëndrueshëm pranë Universitetit Malmö..