fbpx

Tre “K”-të në Turqi: KOVID-19, kapaciteti dhe konvertueshmëria

Kaan Bajrakosan

COVID-19

Politika

11.09.20

Прегледи

Kaan Bajrakoshan

Kaan Bayirakosan 200x250Si ndikoi kriza më e madhe e shekullit 21 në politikën dhe ekonominë e Turqisë.

Republika e Turqisë ishte ndër vendet e fundit evropiane që regjistroi rastin e parë të KOVID-19. Ndërsa Bashkimi Evropian dhe fqinjët e Turqisë luftonin me krizën më të madhe shëndetësore të këtij shekulli, Ministria Turke e Shëndetësisë njoftoi zbulimin e rastit të parë më 11 Mars. Vdekja e parë e shkaktuar nga epidemia u regjistrua në 15 Mars. Por, edhe pse virusi korona arriti më vonë në shtet, ai u përhap me shpejtësi, veçanërisht në qytetet e mëdha. Numri ditor i njerëzve që u testuan dhe u konfirmuan si pozitivë arriti kulmin (5,138) në mes të prillit, me një total prej 82,329 rastesh. I cili ishte numri më i lartë në Lindjen e Mesme, duke tejkaluar Iranin.

Turqia është në top 10 vendet (parë nga prapa)

Ngjitja në grupin e 10 vendeve me më shumë raste në botë, Turqia ka futur një numër kufizimesh, të tilla si ndalimi i trafikut ajror, orë policore vikendeve, kërkesë për njerëzit mbi moshën 65 vjeç dhe nën 20 vjeç që të mos dalin nga shtëpitë e tyre që vlente për çdo ditë, arsimi online, ndalimi i përkohshëm për të hyrë në 30 metropolet, mbyllja e restoranteve, kafeneve, bareve, si dhe ambientet e kinemasë dhe teatrit së bashku me shtyrjen dhe anulimin e ngjarjeve sportive. Presidenti Erdogan njofton se po ndërtohen dy spitale të reja (njëra ish Aeroporti Ataturk) në Stamboll e destinuar për epidemi, dhe i bëri thirrje të gjithë vendit që të veprojë si një trup i vetëm kundër KOVID-19.

Ndërsa Ministri i Shëndetësisë Fahretin Koxha merrte lëvdata nga mediat dhe publiku në fillim të epidemisë për shkak të shpalljeve të rregullta të informacioneve ditore dhe vënien në theks të përpjekjeve të profesionistëve shëndetësorë në këtë betejë, partitë e opozitës të drejtuara nga Republikanët (CHP) shprehu pakënaqësi për futjen e vonuar të kufizimeve dhe shpërndarjen kaotike të maskave falas, duke kërkuar orë policore të planifikuar mirë që do të përfshinte të gjithë, së bashku me shqetësimin ekonomik afatgjatë për qytetarët.

11 komunat e qyteteve më të mëdha të vendit të kontrolluara nga opozita, përfshirë Stambollin, Ankaranë dhe Izmirin, kanë ngritur platformat e tyre të solidaritetit për të mbështetur familjet me të ardhura të ulëta. Sidoqoftë, këto aktivitete mbështetëse u bllokuan me direktivë të papritur nga Ministria e Punëve të Brendshme, e cila thotë se komunat nuk lejohen të mbledhin donacione. Presidenti Erdogan kritikoi 11 kryetarët e komunave dhe nisi fushatë kombëtare në mbështetje të "Biz Bize Yeteriz Türkiyem" (Jemi të mjaftueshëm për veten, Turqi) për shpenzimet e qeverisë kundër epidemisë.

Më 4 maj, qeveria turke njoftoi se numri ditor i njerëzve të sapo infektuar kishte filluar të bjerë dhe njoftoi se fushata kishte mbledhur 1.9 miliardë lira turke. Më tutje, Presidenti Erdoganan theksoi se sa mirë Turqia po përballet me sfidën e një epidemie në një kohë kur edhe vendet më të zhvilluara kanë vështirësi të kontrollojnë përhapjen e Kovid-19. Kjo u përcoll me një lehtësim gradual të masave dhe fillimi i "normalizimit të ri", përkatësisht personat mbi moshën 65 vjeç dhe midis moshës 15 dhe 20 vjeç u lejuan të dilnin një herë në javë, qendrat tregtare dhe hapësirat e tjera për shoqërim përsëri u hapën, me orar të shkurtuar të punës.

Por asnjë nga masat e reja nuk provokoi reagim për lajmet për datën e re të provimeve pranuese në shkollat e mesme LGS (20 qershor) dhe datat për provimet për institucionet e arsimit të lartë YKS (27-28 qershor). Familjet ngritën zërin, duke thënë se ishin të shqetësuar për fëmijët që duhej t’i bënin ato provime në kushte të vështira dhe të pasigurta të epidemisë në datat e caktuara. Pakënaqësia e studentëve me qeverinë e shkaktuar nga njoftimi i datave të reja arriti kulmin gjatë video konferencës së Erdogan në YouTube, dy ditë para YKS-së. Shumë studentë protestuan ndaj vendimit, duke shkruar "Unë votoj kundër" në komentet poshtë videos, duke nxitur ndalim të menjëhershëm të opsionit për komentim. Për momentin, butoni "Nuk më pëlqen" nën videon nga konferenca është shtypur rreth 420,000 herë dhe konsiderohet të jetë provë e qartë e reagimit përgjithësisht negativ të "Gjeneratës Z" ndaj Erdoganit.

Në fillim të qershorit, duke marrë parasysh se numri ditor i njerëzve të infektuar rishtazi ra nën 1000, dhe vdekjet ditore ishin rreth 20, fluturimet e brendshme rifilluan dhe u vendos që të hapeshin shumica e vendeve publike, përfshirë restorantet, kafenetë, parqet, plazhet dhe muzetë. Gjithashtu vazhduan edhe ndeshjet e ligës turke të futbollit. Pavarësisht këtij procesi të normalizimit, Ministri i Shëndetësisë Koxha vazhdoi tu apelojë njerëzve të qëndrojnë në shtëpi sa më shumë që të jetë e mundur. Sidoqoftë, sektori i turizmit në Turqi ka hapur dyert për turistët vendas dhe të huaj në mënyrë që të sigurojë burime për ekonominë, duke bërë që numri i të sapo infektuarve të jenë i paqëndrueshëm gjatë verës. Nga data e krijimit të këtij artikulli (1 shtator), ka 18,837 pacientë aktivë në vend. 961 prej tyre janë në gjendje kritike. Numri i përgjithshëm i vdekjeve është 6,370. Në 24 orët e fundit në Ministrinë e Shëndetësisë janë regjistruar 1 587 raste të reja pozitive sipas tabelës ditore për situatën e virusit korona.

Festa e Kurban Bajramit ka shkaktuar rritje të rasteve të infeksionit

Mos vendosja e kufizimeve në festën e Kurban Bajramit muajin e kaluar është gjithashtu një nga arsyet për këtë rritje të shifrave të lidhura me KOVID-19. Ministri Koxha tha se nuk planifikojnë asnjë kufizim për festën, por pas Kurban Bajramit, ai theksoi se rritja e madhe e rasteve ditore është shqetësuese. Nga ana tjetër, Shoqata e punëtorëve shëndetësor të Turqisë akuzoi se shifrat në Turqi janë të pabesueshme. Sipas deklaratës së Shoqatës nga 8 prilli, kishte paqartësi në raportet e vdekjeve në spitale dhe në oraret e Ministrisë.

Për disa vdekje, KOVID-19 nuk u regjistrua si shkak, por shkaqe të tjera, të tilla si pneumonia virale, vdekja natyrore ose sëmundja infektive. "Ministria i njeh numrat e vërteta, por nuk i ndan ato," tha në një program televiziv prof. Filiz Onat nga Shkolla e Mjekësisë e Universitetit Marmara. Gjithashtu pretendohet se Ministria nuk ka përdorur kodet e rekomanduara nga OBSH për raportet e vdekjes, por Ministri Koxha i mohoi këto akuza. Kreu i zyrës së New York Times për Turqinë, Carlota Gall, në artikullin e saj të 20 Prillit shkroi: "Pallati Presidencial ka kryer një fushatë propagandistike të hartuar me kujdes, duke u kujdesur që raportet nga spitalet, varrezat dhe të afërmit e pikëlluar të mos shfaqen pothuajse askund," tha ai, duke përmendur numrin më të lartë të vdekjeve në Stamboll midis 9 marsit dhe 12 prillit, bazuar në të dhënat e mbledhura nga gazeta.

Dodeka virusot vo Turcija se siri turskata lira toneBurimi: freedomhouse.org

BBC News e vendosi Presidentin Erdogan në listën e liderëve evropianë që kanë përdorur epideminë për të rritur autoritetin e tyre, së bashku me Presidentin rus Vladimir Putin dhe Kryeministrin hungarez Viktor Orban. Në një artikull të Orla Guerin pretendon se Erdogan po kërkon kontroll më të madh mbi mediat sociale dhe se qindra njerëz janë arrestuar për postime provokuese për KOVID-19.

Rënia e shpejtë e lirës

Probleme të tjera me të cilat përballet Turqia si rezultat i virusit korona janë ekonomia dhe devalvimi. Sektori i turizmit ka qenë gjithmonë një pikë kyçe për ekonominë turke, vendi pret miliona turistë çdo vit. Sidoqoftë, kufizimet e udhëtimit nga shumë vende, përfshirë BE-në, i kanë privuar ekonomisë këto të ardhura për shkak të numrit të paqëndrueshëm të rasteve të lidhura me epideminë në vend. Megjithëse nuk kishte mbyllje të plotë të vendit, ndryshe nga Italia dhe Spanja, sektorë të tjerë të biznesit gjithashtu vuajtën nga kufizimet. Lira turke dihet se ka humbur vlerën ndaj valutave të huaja gjatë dekadës së fundit, por humbja është rritur së fundmi, kur dollari arriti në 7.35 lira dhe euro u hodh në 8.72 lira, duke vendosur një rekord të ri që provokoi reagime të forta në publik.

Ekonomia e vendit luan rol të rëndësishëm në sjelljen e publikut gjatë votimit. Kjo u bë e qartë gjatë krizës së vitit 2001, e cila preku zgjedhjet parlamentare të vitit 2002 në të cilat Partia për Drejtësi dhe Zhvillim erdhi në pushtet (AKR) e Erdoganit. Qeveria është plotësisht e vetëdijshme për këtë dhe krijon propagandë të fortë në kanalet mediatike për të treguar se ekonomia është në duar të mira dhe për të treguar efektet e jashtme nga devalvimi. Gjithashtu, 34% e popullsisë merr ndihmë sociale çdo muaj, e cila ka një ndikim të fortë në vota.

Sipas drejtorit për komunikim të kabinetit presidencial Fahrettin Altun, lojrat e ndyra te baronëve kolonial global janë arsyeja e humbjes së vlerës së monedhës turke. Gjithashtu Ministri i Financave dhe Thesarit Berat Albayrak, i cili është dhëndri i Erdoganit, në një shfaqje televizive dha përgjigje në pyetjet që shqetësojnë njerëzit, duke pyetur "A e fitoni pagën në dollarë? Keni para borxh në dollarë? "A keni ndonjë lidhje me dollarë?" gjë që provokoi një reagim të madh nga opozita. Ai gjithashtu vuri në dukje se monedhat mund të rriten dhe të bien, por që ekonomia turke është më konkurruese se kurrë dhe më pak e prekur nga efektet globale. Presidenti Erdogan e bëri deklaratën më 7 gusht, në të cilën ai tha se ekonomia turke po rritet, por gjithashtu se ka njerëz që nuk duan ta shohin këtë.

Sipas një sondazhi të fundit i MetroPoll (korrik 2020)) për zgjedhje të mundshme të parakohshme, partia e Erdoganit AKR ka 33.2% të votave. Përqindja e partisë së saj aleate MHP (Partia e Lëvizjes Kombëtare) është 6%. Duke pasur parasysh faktin se sindikata e tyre fitoi 53% të votave në zgjedhjet e fundit parlamentare në 2018, mund të thuhet se ka një ulje të votave totale aktuale të tyre. Prandaj, vendimi i papritur në korrik për ta kthyer Ajasofijën nga një muze në një xhami pas 80 vjetësh mund të jetë i dobishëm për Erdogan në fitimin e më shumë votave nga votuesit konservatorë.

Presidenti Erdogan gjithashtu deklaroi se burimi i gazit natyror i zbuluar së fundmi në Detin e Zi do të hapë derën për ekonominë turke për të hyrë në një epokë të re dhe vendi do të shohë përfitime prej saj duke filluar në 2023, i cili është 100 vjetori i themelimit të republikës, megjithëse Opozita pretendon se kjo është një tjetër propagandë për zgjedhje të mundshme të parakohshme, duke vënë në dukje se burime energjetike në Detin e Zi janë zbuluar edhe në të kaluarën, por nuk e kanë ndihmuar ekonominë siç pritej.

Zgjedhje të parakohshme?

Për ta përmbledhur, zgjedhjet e ardhshme të rregullta parlamentare dhe presidenciale në Turqi do të mbahen në vitin 2023. Sidoqoftë, ekonomia e brishtë dhe marrëdhëniet e tensionuara politike në Turqi pritet të përkeqësohen edhe më tej për shkak të pasojave të KOVID-19, kështu që zgjedhjet e parakohshme ka gjasa të mbahen vitin e ardhshëm.

 

Ju lutemi lexoni rregullat para se të komentoni apo shkarkoni
Shënim: Pikëpamjet dhe qëndrimet e shprehura në këtë artikull janë ato të autorit dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Institutit për Studime të Komunikimit ose të dhuruesit.

Kaan Bajrakosan

Kaan Bajrakosan, është student në studime të magjistraturës për shkenca politike në Universitetin e Varshavës, Poloni. Ka kryer studimet post diplomike për gazetari në Universitetin Ege në Turqi. Ai, gjithashtu ka studiuar në Universitetin Vilnus në Lituani në këtë fushë, si pjesë e programit për shkëmbim të studentëve. Ai ka përvojë në gazetari në mediat lokale gjatë kohës së studimeve të tij në Izmir, Turqi.