Radosveta Vasileva
Obsesioni i Borisov për të parandaluar zgjedhjet e parakohshme me çdo kusht, një seri skandalesh që mund të kompromentojnë drejtësinë e zgjedhjeve dhe manipulimet e medias me ndihmën e sociologëve servilë, ne jemi vetëm dëshmitarë të frikës. Sidoqoftë, frika është një këshilltar i keq. Sa më shumë që GERB e don pushtetin si një qen i uritur që mbron kockën, aq më shumë qytetarët po bëhen vigjilentë dhe të motivuar për t'ua marrë kockën atyre.
Zgjedhjet e rregullta parlamentare në Bullgari të planifikuara për 4 prill 2021 janë të një rëndësie thelbësore për sundimin e ligjit dhe demokracinë e Bullgarisë. Shteti autokratik i Bullgarisë është në prag të një gremine - qytetarët bullgarë për gati tetë muaj kanë protestuar kundër korrupsionit të shfrenuar të qeverisë së tretë të Bojko Borisov dhe Prokurorit të Përgjithshëm Ivan Geshev, duke kërkuar dorëheqjen e tyre dhe zgjedhjet e parakohshme që nga korriku i vitit të kaluar.
Në gusht të vitit 2020, sondazhet e opinionit treguan se pakënaqësia e publikut ndaj vetë Borisov ishte 68%, 62% e qytetarëve bullgarë kanë mbështetur protestat dhe 58.9% e bullgarëve kërkojnë dorëheqjen e qeverisë - duke zbuluar numra që ilustrojnë sesa të zemëruar janë bullgarët me korrupsionin në nivelet më të larta të qeverisë. Në tetor të vitit 2020, qeveria e Borisov mori një shuplakë nga askush tjetër, por nga Parlamentit Evropian i cili miratoi një rezolutë shumë kritike në lidhje me përkeqësimin e sundimit të ligjit dhe abuzimet me të drejtat e njeriut në Bullgari. Kjo na tregon se sulmet kundër sundimit të ligjit në Bullgari, të cilat paraprakisht ishin bërë publike nga indekse dhe raporte me reputacion, BE-ja nuk mund t'i shpërfillte, sepse tashmë kishin dalë në shesh.
Megjithatë, qeveria e Borisov me kokëfortësi ka refuzuar të japë dorëheqjen, duke u pajtuar për mbajtjen e zgjedhjeve të rregullta në vend. Sa është i lartë basti këtë herë dhe çfarë të presim në të ardhmen?
Si të parandalohet mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme me çdo kusht: Skenari i Borisov
Borisov dhe partia e tij GERB përdorën çdo truk nga çanta për të parandaluar zgjedhjet e parakohshme që qytetarët kishin filluar të kërkonin që nga korriku i vitit të kaluar, të cilët vetëm treguan se sa i frikësohej humbjes së pushtetit njëherë e përgjithmonë. Paniku i tij i pamasë është edhe më i dallueshëm duke marrë parasysh që dy qeveritë e tij të mëparshme kishin dhënë dorëheqjen herët mes protestave dhe skandaleve relativisht të vogla në krahasim me situatën aktuale në vend.
Së pari, Borisov përdori armën e tij standarde - populizmin. “GERB ka bërë aq shumë ndërtime sa të gjithë kryeministrat e mëparshëm, nëse i marrim së bashku. A është kjo arsyeja pse duhet të japim dorëheqje?," çuditej Borisov në një mesazh video, të transmetuar drejtpërdrejt para një ikone të Virgjëreshës Marie në korrik të vitit 2020. "Unë kam ndërtuar më shumë autostrada se Todor Zhivkov" dhe "nëse japim dorëheqje, vendi do të shpërbëhet” - ishin disa nga argumentet e tjera që i paraqiti në përpjekjen e tij për të kthyer besimin e qytetarëve.
Por zemërimi u rrit, kështu që Borisov u desh të mbështetej në një metodë tjetër të njohur - ai u kërkoi katër prej ministrave të tij të jepnin dorëheqjen. Jo kushdo prej këtyre katër, por ata që perceptoheshin shpesh nga opozita si të mbrojturit e partnerit në hije të Borisov, Delyan Peevski. Këtë herë motivi i fshehtë i Borisov si duket ishte përpjekja që të bindte protestuesit se ai nuk kishte asgjë të përbashkët me Peevski, të cilin mediat e pavarura e kanë përshkruar si një nga figurat e shtetit autokratik të Bullgarisë.
Kohët e vështira, kërkojnë masa të vështira
Ndërsa lëvizja me dorëheqjet e detyruara nuk pati efektin e dëshiruar, e cila vetëm nxiti pakënaqësitë dhe vazhdimin e protestave, Borisov nxori armën e tij më të fuqishme të çdo autokrati - një Kushtetutë "të re" gjoja “për të siguruar mirëqenien e njerëzve”… përveçse ajo nuk ishte diçka e re dhe e përafërt me kërkesat e protestuesve. Në thelb, propozimi i minutës së fundit i Borisov ishte një gjellë e gatuar me 90% të Kushtetutës aktuale të përmbysur dhe 10% ide ekzotike që shkelin parimin e ndarjes së pushteteve, të tilla si dhënia e drejtës zyrës së Prokurorit për të inicuar/propozuar ligje.
Borisov këtë projekt-kushtetutë e përdori për të blerë kohë - ai e dorëzoi atë për një rishikim nga Komisioni i Venecias, organi i cili këshillon Këshillin e Evropës për çështjet kushtetuese, edhe pse ekspertët kryesorë të së drejtës kushtetuese nuk kishin parë diçka të dobishme në këtë propozim. Kur mendimi tejet negativ i Komisionit të Venecias u bë publik në nëntor të vitit 2020, Borisov me një lehtësi dhe pa asnjë zhurmë tërhoqi në heshtje propozimin e tij të pretenduar revolucionar.
Burimi: neweurope.eu
Makthi i partisë GERB për zgjedhje (më) të ndershme
Në mënyrë të arsyeshme mund të dyshohet se arsyeja kryesore pse Borisov nuk dëshironte të jepte dorëheqjen dhe të hapte rrugën për zgjedhje të parakohshme ishte thjesht teknike, por, siç dihet, djalli qëndron në detaje. Sikur qeveria e Borisov të jepte dorëheqjen, atëherë Presidenti i Bullgarisë nga radhët e opozitës do të kishte mandatuar një qeveri të përkohshme. Detyra e saj kryesore do të kishte qenë organizimi i zgjedhjeve parlamentare. Megjithatë, duke marrë parasysh protestat kundër tij, Borisov preferoi alternativën - të mbijetojë me çdo çmim deri në zgjedhjet e rregullta, në mënyrë që qeveria e tij të mund t'i organizojë ato.
Ky teknikalitet i perceptuar na çon në pyetjen tjetër të rëndësishme - sa të ndershme do të ishin këto zgjedhje, kur kemi parasysh sa i lartë është basti? Në Bullgari, shumica e qytetarëve janë të bindur se zgjedhjet tona tradicionalisht janë të falsifikuara. Një sondazh i Eurobaremeter nga viti 2018, për shembull, shpalosi se 72% e bullgarëve ishin të shqetësuar se rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve ishin manipuluar dhe 81% e bullgarëve kishin frikë se votat po bliheshin ose shiteshin - shifra dukshëm mbi mesataren e BE-së.
Cilët faktorë i ngrisin këto shqetësime?
Mihail Konstantinov, një ekspert i zgjedhjeve që shihet si i afërt me qeverinë, ka pretenduar se 18% e regjistrit elektoral përbëhet nga votues fantazmë - këta potencialisht votojnë nga bota e nëntokës. Bullgaria tradicionalisht është kapluar nga thashethemet, madje edhe dëshmitë për blerjen e votave gjithashtu. Pas zgjedhjeve të fundit për Parlamentin Evropian, për shembull, qytetarët pranuan haptazi para gazetarëve hulumtues se kishin marrë nga 15 deri në 25 EUR për të votuar në një mënyrë të caktuar - nuk vijuan veprime apo pasoja përkatëse.
Këtë vit, ish dora e djathtë e Borisov, Cvetan Cvetanov (Tsvetan Tsvetanov) i cili dikur ishte përgjegjës për fushatat elektorale të GERB por që u largua pas akuzave në lidhje me manipulimet zgjedhore të GERB, përfshirë abuzimet e pakicës së cenueshme rome. Asnjë autoritet kompetent nuk u interesua për këto pretendime serioze. Edhe më keq, historikisht, ishin falsifikuar protokollet e zgjedhjeve, por gjykatat bënë njërin sy qorr - qytetarët ende e mbajnë mend se si në vitin 2015, Gjykata Administrative e qytetit Varna vendosi të pranojë sit ë vlefshme rezultatet e zgjedhjeve, përkundër analizës mjeko-ligjore e cila se vërtetoi se të gjitha nënshkrimet në një protokoll të zgjedhjeve lokale kishin qenë të falsifikuara.
E ashtuquajtura "vota e kontrolluar" është gjithashtu një shqetësim. Kur Borisov erdhi në pushtet, administrata shtetërore përbëhej nga 440.000 të punësuar. Të dhënat duket se janë me qëllim një mister, por sipas disa raporteve, qeveritë e Borisov rritën ndjeshëm ose madje dyfishuan administratën shtetërore të Bullgarisë, që do të thotë se këta njerëz janë të prirur të votojnë për GERB sepse shpesh ata punësohen me bekimin e GERB.
Bullgarët shqetësohen gjithashtu se mos u ndalohet të votojnë me qëllim. Ka më shumë bullgarë që punojnë jashtë vendit sesa në Bullgari (1.5 milion ndaj 1 milion), por votimi nga jashtë kufijve është jashtëzakonisht i vështirë. Deri më sot, votimi nga largësia nuk është i mundur për shkak të mungesës së vullnetit politik. Nuk ka vendvotime të mjaftueshme, gjë që i bën bullgarët që jetojnë jashtë të pësojnë kosto të padrejta - të shpenzojnë para për udhëtime dhe akomodime, të humbin kohën në radhët e gjata, etj.
Manipulimet në media dhe sondazhet e kurdisura
Sigurisht, në Bullgari, partitë e status quo-së gjithashtu luftojnë për zemrat dhe mendjet e atyre që nuk mund të kontrollohen lehtë përmes mjeteve më të fshehta siç është mashtrimi. Për herë të parë, mediat pro-qeveritare botojnë materiale njollosëse për kredibilitetin e diskutueshëm në lidhje me opozitën - qytetarët aktualisht janë të ngufatur me "lajme të zeza" kundër partive të opozitës të cilat nuk janë në parlament për momentin, por shpresojnë ta bëjnë atë në tjetrin, siç është Koalicioni "Bullgaria Demokratike” dhe Koalicioni “Zgjohu! Hajnat duhet të ikin!”.
Një mjet i lidhur me mashtrimet, jo aq beninje janë sondazhet zgjedhore. Për ta ilustruar, në vitin 2016, vetëm disa javë para zgjedhjeve presidenciale, një sondazh i Mediana, një agjenci e specializuar për kërkime shoqërore, e perceptuar si e afërt me qeverinë, arriti në përfundimin se dallimi midis Rumen Radev (Presidenti aktual) dhe Tsetska Tsacheva (emri i nominuar nga Borisov) në raundin e dytë do të ishte më pak se 1%. Sidoqoftë, diferenca midis tyre pas votimit ishte 23.31% - një mospërputhje e madhe që vë në pikëpyetje metodologjinë dhe integritetin e atyre që kanë kryer sondazhin.
Këtë herë votuesit në Bullgari janë bombarduar edhe një herë me sondazhe të ndryshme kontradiktore me një besueshmëri të diskutueshme, gjë që e shtyu Aleksej Pamporov (Alexey Pamporov) nga Akademia Bullgare e Shkencave të botonte një artikull mjaft kritik duke pretenduar se të dhënat ishin ngatërruar qëllimisht me manipulime, duke nxjerrë në pah kështu mangësi të rënda metodologjike.
Një e ardhme e paqartë
Obsesioni i Borisov për të parandaluar zgjedhjet e parakohshme me çdo kusht, një seri skandalesh që mund të kompromentojnë drejtësinë e zgjedhjeve dhe manipulimet e medias me ndihmën e sociologëve servilë, ne jemi vetëm dëshmitarë të frikës. Sidoqoftë, frika është një këshilltar i keq. Sa më shumë që GERB e don pushtetin si një qen i uritur që mbron kockën, aq më shumë qytetarët po bëhen vigjilentë dhe të motivuar për t'ua marrë kockën atyre.
Për shkak të protestave, shumë bullgarë tashmë janë zgjuar, që do të thotë se në parlamentin e ardhshëm do të shohim figura të reja. Edhe sondazhet më të anshme për GERB të Borisov tregojnë jo vetëm që kjo parti nuk do të jetë në gjendje të formojë një qeveri vetëm, por ndoshta nuk do të jetë as pjesë e një koalicioni, pasi aleatët e saj po humbin terren dhe lojtarë relativisht të rinj po fitojnë mbështetje. Parlamenti i ardhshëm me siguri do të jetë i fragmentuar, por edhe roli i GERB do të zvogëlohet gjithashtu.
Në qarqet e opozitës, tashmë është folur se Parlamenti i ri do të jetë jetëshkurtër: qëllimi i tij kryesor mund të jetë gjithashtu të kryejë një reformë të ligjit zgjedhor të Bullgarisë, në mënyrë që herën tjetër të organizohen zgjedhje më të drejta dhe më të ndershme. Pavarësisht se çfarë do të na sjellë e ardhmja, në këtë fazë duket qartë se autokracia e Borissov është lëvizur nga zona e saj e rehatisë, që nuk është një lajm i keq, në fund të fundit.
Ju lutemi lexoni rregullat para se të komentoni ose shkarkoni
Vini re: Pikëpamjet dhe qëndrimet e shprehura në këtë artikull janë të autorit dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Institutit për Studime të Komunikimit ose donatorit.