Arlinda Ilazi është drejtoreshë programacioni e Shoqatës Multikulturore - Tetovë. Ajo është e diplomuar në Fakultetin e Gjuhëve, Kulturave dhe Komunikimeve në Universitetin e Evropës Juglindore, ku aktualisht po studion për një master në marketing. E gjithë përvoja e saj është përqendruar në të drejtat civile përmes promovimit të aktivizmit rinor dhe pjesëmarrjes në procesin e vendimmarrjes dhe zhvillimin e tolerancës kulturore dhe ndëretnike dhe bashkëpunimit. Ajo ka përvojë me një numër projektesh, investigimesh dhe analizash dhe është redaktore e disa botimeve. Punon në mënyrë aktive në fushën e Ndihmës Juridike Falas.