Bojan Perkov është studiues në fondacionin SHARE në Beograd. Interesat e tij kërkimore dhe fushat e punës përfshijnë lirinë e shprehjes dhe median online, si dhe të gjitha çështjet e tjera që lidhen me shprehjen përmes Internetit, të tilla si gjuha e urrejtjes, net-neutraliteti, censura, etj. Përmes punës së tij në SHARE, ai ka fituar njohuri në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale dhe sigurisë së informacionit, kryesisht në fushën e mbrojtjes së gazetarëve dhe burimeve të tyre.