Salli Brauton Micova është asistent- profesore për komunikim politik në Universitetin e Anglisë Lindore (UEA) në Noruiç, Mbretëria e Bashkuar. Ajo jep leksione në lëndët nga fusha e medias dhe komunikimit në Institutin për Studime në Komunikim. Për më shumë se tre vjet, ajo ka qenë drejtoreshë në blogun akademik për politika të mediumeve të Shkollës Ekonomike dhe Shkencave Politike në Londër (LSE), ku ka dhënë leksione edhe në programin për studime pasuniversitare në media dhe komunikim, ndërsa punon si konsulente për median dhe politikën e komunikimit. Është autore e botimeve të shumta në revista akademike dhe kapituj librash, si dhe disa dokumenteve të politikave publike dhe përmbledhjeve të ekspertëve. Ajo është ftuar rregullisht të flasë në konferenca të ekspertëve ndërkombëtarë.