fbpx

Dane Taleski

БЛОГЕРИ АЛБ

29.03.16

Прегледи

daneDane Taleski ka mbaruar doktoratën për Shkenca Politike në Universitetin e Evropës Qendrore (UEQ) në Budapest. Ai ështe bashkautor i dy librave mbi procesin e integrimit në BE dhe bashkëpunimin rajonal. Punimet e tij janë botuar në Democratization, Ethnopolitics, Suedosteuropa dhe New Balkan Politics si dhe kapituj në disa libra. Në vitin 2014, ai mori çmimin Civile Society Scholar nga Instituti i Shoqërisë së Hapur në Nju-Jork. Që nga tetori 2015 ai ka qenë visiting-studiues në Qendrën për Studime të Evropës Juglindore në Universitetin e Gracit dhe që nga marsi i vitit 2016 ka qenë studiues në Qendrën për Studime të Avancuara në Evropën Juglindore në Universitetin në Rijekë.