Kristijan Fidanovski

БЛОГЕРИ АЛБ

02.11.16

Прегледи

Kristijan Fidanovskiblog 120x160Kristijan Fidanovski aktualisht është duke kryer studimet e doktoraturës në Politikat Sociale në Universitetin e Oksfordit, ku studion politikat për stimulimin e natalitetit në Ballkan dhe Evropën Lindore. Kristijani ka kryer studimet master në shkencat politike dhe studimet e Evropës Lindore nga Universiteti Xhorxhtaun (Georgetown) në Uashington, kurse studimet deridiplomike i ka kryer në të njëjtën fushë në Kolexhin Universitar Londër (University College London UCL). Përveç politikës së natalitetit, fokusi i tij kryesor kërkimor janë sistemet partiake, proceset eurointegruese dhe teoritë e konspiracionit. Ai ka botuar punime akademike dhe tekste gazetareske në maqedonisht, anglisht dhe italisht për dhjetëra botime vendase dhe ndërkombëtare.