fbpx

Marija Topuzovska Latkoviq

БЛОГЕРИ АЛБ

06.10.17

Прегледи

Marija Topuzovska 120x160Marija Topuzovska Latkoviq ka punuar në Institutin për Kërkime Sociologjike dhe Politiko-Ligjore – në Universitetin “Shën Cirili dhe Metodij” që nga viti 2006. Ajo është profesoreshë në studimet pasuniversitare për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore dhe studimet e doktoratës për Shkencat Organizative (Menaxhimin) dhe Sociologjinë e Organizimit. Ajo boton rregullisht punime shkencore në revista shkencore vendase dhe ndërkombëtare, dhe si shefe dhe studiuese kryesore ose anëtare e ekipit studimor, ajo ka marrë pjesë në disa projekte kombëtare dhe ndërkombëtare. Si anëtare e grupit të punës, ajo drejtpërdrejt mori pjesë në krijimin e Strategjisë kombëtare të rrjetëzimit, bashkëpunimit dhe zvogëlimit të ikjes së stafit të arsimuar dhe profesional (2013-2020), si dhe në procesin konsultativ për përgatitjen e Strategjisë Kombëtare të Rinisë (2015-2026). Temat e interesit kërkimor: rinia dhe punësimi, sjellja organizative, mësimi gjatë gjithë jetës, cilësia e jetës së punës.