Milorad Stojmanovski është gazetar me përvojë tridhjetvjeçare, kryesisht në median e shkruar. Ai filloi si bashkëpunëtor me angazhim të pjesshëm-honorar në Televizionin e Maqedonisë, ndërsa angazhimi i tij i parë si i punësuar ishte gazetar sportiv në “Veçer”. Pas një eksperience disa vjeçare si redaktor në revistën “Skok”, ai dhe kolegët e tij janë një nga themeluesit e “Dnevnik”, ku i ka kaluar të gjitha funksionet, përfshirë pozicionin e zv/kryeredaktorit. Ai gjithashtu ka një përvojë të shkurtër pune me portalin "Sportmedia", dhe aktualisht punon për gazetën "Sloboden peçat”. Është korrespondent shumëvjeçar i revistave, agjencive dhe portaleve të huaja sportive, si dhe anëtar i Asamblesë së Komitetit Olimpik të Maqedonisë. Ai ka raportuar për disa ngjarje të mëdha sportive, të tilla si Olimpiadën e Athinës dhe Kampionatin Botëror dhe Evropian të Futbollit dhe Basketbollit.