Xhelal Neziri ka përfunduar studimet e masterit në sferën e komunikimit dhe marrëdhëniet me publikun në Institutin për Kërkime Sociologjike dhe Politiko-Juridike në Universitetin "Shën Kirili dhe Metodi" në Shkup. Ai ka përvojë të pasur gazetarie. Menjëherë pas përfundimit të Fakultetit të Filologjisë në 1999, i u inkuadrua në gazetën e përditshme në gjuhën shqipe “Fakti” si gazetar. Në vitin 2002, ai u bë redaktori i gazetës së përditshme “Global”, dhe punoi si bashkëpuntor në javoren “Lobi”. Në vitin 2003, ai u punësua si korrespodent i gazetës “Koha Ditore Maqedoni”, ndërsa punonte për javoren “Java”. Në vitin 2005 ai ishte redaktori i gazetës “Lajmi Ekskluziv”, dhe në vitin 2007 ai themeloi javoren e tij “Nacional”. Që nga viti 2011 ai është themelues dhe kryetar i Qendrës për Gazetari Hulumtuese (SKUP) Maqedoni në Shkup.