fbpx

Bashkohu me ne

Uncategorized @mk

21.09.15

Прегледи

Blogu akademik ResPublica fton të gjithë profesorët, analistët, studiuesit, gazetarët, aktivistët civilë, ekspertë nga profesione të ndryshme, nëpunësit publik dhe studentët të shkruajnë tekste mbi tema për të cilat kanë ekspertizë dhe përvojë. Qëllimi i ResPublica është përmes publikimeve të informojë dhe të edukojë qytetarët për problemet aktuale dhe çështjet komplekse në shoqëri dhe të ofrojë zgjidhje të qëndrueshme të cilat janë të përfshira në rregullore, investigime dhe artikuj akademikë.

Jeni të mirëpritur të bashkoheni me kontribuesit e ResPublica duke na sugjeruar një temë ose duke na dërguar një tekst në .

ResPublica është e angazhuar për standardet më të larta të integritetit dhe sjelljes profesionale. Autorët e blogut kanë për detyrë të sigurojnë që puna e tyre të ruajë emrin e mirë të ResPublica, si edhe të komunitetit akademik dhe profesional. Prandaj, Bordi Redaktues i ResPublica i kushton vëmendje të veçantë dhe merr vendime individuale në lidhje me situatat e mëposhtme:

  • Për artikujt që përmbajnë potencialisht shpifje ose dëmtim të reputacionit dhe janë të pahijshme, fyese ose të paligjshme;
  • Kur ekziston dyshimi për plagjiaturë ose abuzim me punën e tjetrit, përkatësisht materiali duhet të jetë vepër origjinale e autorit;
  • Nëse ka shqetësime për interesa të mundshme në kundërshtim me autorin, dhe autori përpiqet të ushtrojë shumë ndikim tek audienca duke imponuar një interes individual që është qartë i ndryshëm nga detyrimet e tij/e saj profesionale;
  • Për artikujt që nuk bazohen sa duhet në fakte dhe prova;
  • Për çdo artikull tjetër që mund të ndikojë në reputacionin e autorit ose Institutit për Studime të Komunikimit.
Procesi i redaktimit

Bordi redaktues do të rishikojë tekstin Tuaj sa më shpejt të jetë e mundur dhe nëse është e nevojshme, do t'ju japë sugjerime për përmirësimin e tij në drejtim të argumentimit, stilit, strukturës ose referencës. Sugjerimet editoriale mund të vlejnë për:

  • Shkurtimin e tekstit nëse është më i gjatë se 1.300 fjalë;
  • Korrigjime në stilin narrativ, strukturën dhe referencën e tekstit;
  • Përqendrimi në argumentin kryesor, duke theksuar pozicionin e autorit, provat dhe gjetjet mbi temën, si dhe informacionet përkatëse lidhur me temën.

Bazuar në sugjerimet editoriale, rekomandimi ynë është që Ju, si autor/autore, të bëni redaktimin përfundimtar të tekstit për lexueshmëri më të madhe nga një audiencë më e gjerë. Teksti nuk do të botohet nëse ka raste që nuk mund të zgjidhen në procesin e redaktimit në bashkëpunim me autorin dhe nëse autori/autorja e ka publikuar tekstin para se të botohej në ResPublica.

Nëse keni pyetje në lidhje me politikën tonë redaktuese, vëreni se teksti juaj apo një tekst tjetër është botuar gabimisht në një faqe tjetër në internet ose konsideroni se një tekst i caktuar përmban gabime të konsiderueshme, ju lutemi na njoftoni në