Prof. Dr. Eleonora Serafimovska është profesoreshë e rregullt në fushën e komunikimit dhe masmedias në Institutin e Kërkimeve Sociologjike, Politike dhe Juridike (ISPPI). Ajo ka një diplomë bachelor në psikologji, një diplomë master në psikologji sociale dhe një doktoraturë në komunikim. Fokusi i saj kërkimor përfshin komunikimet masive, si dhe kryqëzimin midis psikologjisë politike, sociale dhe mediatike. Rezultat i interesit hulumtues janë studimet e shumta për sfidat e personalitetit në realitetin e ndërmjetësuar nga media në Republikën e Maqedonisë.
Ajo është një nga themelueset e Laboratorit Psikologjik në studimet pasuniversitare të ISPPI, ku gjenerohen shumë projekte dhe hulumtime që shqyrtojnë dimensionet e traumës politike të qytetarëve të Maqedonisë dhe rolin e mediave në atë kontekst.