fbpx

Fëmijët nuk duhet të jenë minj eksperimentalë të sistemit arsimor

Branko Përlja

Arsimi

27.01.21

Прегледи

Branko Prlja

Branko Prlja 200x250Ministria e Arsimit dhe Shkencës po paralajmëron reforma në sistemin arsimor. Sigurisht, reformat i presim me padurim, por në drejtim të ndryshimeve themelore, e jo vendimeve të nxituara, kopjimit të ideve të huaja dhe nxjerrjes së tyre nga konteksti të pazbatueshme në mjedisin tonë, si dhe eksperimentimin e sërishëm me fëmijët.

Propozimet e fundit nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës janë "reformat për arsimin fillor duke krijuar të ashtuquajturat programe modulare për Shkencat natyrore (biologji, gjeografi fizike, kimi dhe fizikë), Shkencat shoqërore (histori, gjeografi shoqërore, qytetari, fe, etikë), Arti (muzikë dhe arsim fihurativ) dhe Teknikë, teknologji, informatikë. Sipas Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, në këtë mënyrë "do të shkurtohet materiali i panevojshëm dhe voluminoz që është mësuar deri më tani", kurse realizimi kërkon "bashkëpunim midis mësuesve të disiplinave të ndryshme".

Fillimisht reforma të librave shkollorë dhe furnizimin e shkollave me pajisje dhe mjete shkollore

Kuptohet, disa lëndë të caktuara janë shumë voluminoze, por problemi nuk qëndron te vëllimi, por te cilësia e njohurive. Për shembull, librat shkollorë të Shoqërisë për klasat e ulëta janë të vjetëruar në aspektin faktografik dhe përfaqësojnë një sërë faktesh të pakuptueshme që sikur duket se janë marrë nga ligjet dhe Kushtetuta e vendit tonë dhe plotësisht të papërshtatura me moshën e nxënësve. A duhet që një 9-vjeçar të mësojë përkufizimin e saktë të pushtetit ligjvënës apo cilat janë degët terciare ekonomike?

Nga ana tjetër, ç’u bë me librat "bashkëkohorë" të Kembrixhit? Nëse librat e vjetër si në shembullin e dhënë më sipër janë të mbingarkuar me informacion, atëherë librat shkollorë të Kembrixhit janë e kundërta e tyre. Pothuajse nuk ka një informacion të rëndësishëm në çdo dy faqe të librave shkollorë dhe njohuritë e transferuara janë mjaft të pakta. Kjo mund të shihet qartë nëse shfletojmë sipërfaqësisht, për shembull, librin shkollor të Shkencave natyrore.

Natyrisht, mësuesit nuk duhet t'i përmbahen teksteve shkollore dhe mund ta plotësojnë programin me materialet e tyre, por fatkeqësisht në shumë raste mësuesit nuk e bëjnë këtë. Kjo është arsyeja pse, paralelisht me librat shkollorë cilësorë, ne kemi nevojë edhe për kuadro të trajnuar, cilësor të mësimdhënies, si dhe furnizimin e klasave me pajisje. E gjithë kjo do të krijojë kushtet për një mësimdhënie cilësore, produktive dhe krijuese. Për t'iu mundësuar fëmijëve të mendojnë në mënyrë kritike, ne duhet të mbushim kokat e tyre me fakte të mirë-organizuara, të zgjuara dhe të hartuara me kujdes që të mund t'i formësojnë ata në një tërësi të re. Pastaj mund të vazhdojmë tutje.

Pyetjet e papërgjigjura

Arsimi, respektivisht mësuesit dhe fëmijët në vendin tonë kanë qenë objekt eksperimentimi për dekada me rradhë. Nëse merret parasysh mbulimi mediatik i reformave të fundit, lind pyetja se si dhe në bazë të cilit kriter mësuesit do të "pajtohen" për vlerësimin e nxënësit për lëndët e integruara? Si do të "shkurtohet" materiali, dhe kjo gjithashtu do të çojë në njohjen e tij më thelbësore dhe më të mirë? Si planifikohet të zbatohet nga viti i ardhshëm një ndryshim kaq i rëndësishëm, i cili kërkon të paktën disa vjet planifikim dhe prezantim gradual për të funksionuar mirë?

Decata ne treba da bidat eksperimentalni gluvcinja na obrazovniot sistemBurimi: makfax.com.mk

Në vend të angazhimit për të bërë libra shkollorë që do të kenë informacion më thelbësor, puna për zhvillimin e një "mendimi kritik" të fëmijëve të shkollës fillore i lihet "krijimtarisë" së mësuesve me paga në nivelin e punëtorëve të përgjithshëm. Mos të harrojmë se këta mësues janë përgjegjës jo vetëm për bartjen e njohurive, por edhe për edukimin dhe ndërtimin e të rriturve të ardhshëm. Përsëri, arsimi shihet si një eksperiment që në të vërtetë duhet ta kryejë dikush tjetër në terren, dhe rezultatet si deri më tani do të jenë të pasuksesshme.

Arti u deklarua si e parëndësishmeasgjë e re

Ekziston gjithashtu një paralajmërim për një "zvogëlim të orëve nga lëndët e artit". Ka pasur dhe vazhdon të ketë një trend të tillë në Shtetet e Bashkuara, dhe një dokument i mirë artistik për këto ndryshime është filmi i shkëlqyeshëm “Opusi i z. Holland” (Mr. Holland’s Opus, 1995) dhe citati i tij: "Ju mund t'i hiqni lëndët e artit nga sistemi arsimor sa më shpejt, por fëmijët nuk do të kenë asgjë për të lexuar ose shkruar më vonë.” Sidoqoftë, në Shtetet e Bashkuara ky hap është ndërmarrë në institucionet e arsimit të lartë të financuara nga bizneset private që kërkojnë kthimin e investimit të tyre. Si kthehen këto investime? Përmes sportit, kuptohet. Arti nuk është fitimprurës dhe për këtë arsye programe të tilla si muzika dhe artet figurative janë lënë pas dore krahasuar me sportet. Një vijë e tillë mendimi, e cila mund të lexohet midis rreshtave të konceptit të propozuar të arsimit fillor, është plotësisht e pajustifikuar dhe e pazbatueshme në mjedisin tonë. Vendi i artit në shoqërinë tonë është tashmë në një shkallë të ulët dhe është e qartë nga hulumtime të caktuara private të opinionit publik, dhe nëse zbatohet një hap i tillë, situata do të përkeqësohet edhe më shumë.

Në episodin e ri të MASH-it...

Sindikata (SONK) u deklarua përsëri me një reagim të butë dhe "lut" Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës të mos ngutet. Sidoqoftë, SONK ngre disa pyetje të vlefshme se si reformat do të ndikonin në fondin e orëve të mësuesve. Ministria e Arsimit dhe Shkencës përgjigjet (diplomatikisht) se projekti bazohet në shembullin e sistemeve të zhvilluara arsimore. Siç kishte thënë dikur muzicienti dhe kritiku i famshëm malazez i politikave ballkanike Rambo Amadeus, "Në Evropë nuk hyhet, Evropa bëhet." Në këtë drejtim, vlejnë të përmenden disa pika.

Së pari, nuk mund të presim që nëse kopjojmë një praktikë të izoluar nga vendet më të zhvilluara ku sistemi arsimor është pjesë e një tërësie të integruar që mbulon të gjithë sektorët në një shoqëri, do të funksionojë. Kjo duhet të jetë në përputhje me reformat në sektorë të tjerë. Së dyti, cilat janë ato praktika konkretisht? Mos të harrojmë se Kembrixh-i na u "ѕhit" (në fakt askush nuk u pyet madje, por për hir të argumentit le të jetë kështu) sikur të kishte dalë nga pena dhe trashëgimia e Isak Njutnit (Isaac Newton) dhe Stiven Houkingut (Stephen Hawking), profesorët e Universitetit Lucas në Kembrixh, por në fakt nuk ka as "K" nga Kembrixh-i i vërtetë. Dhe së treti, me të vërtetë, pse po nxitojmë!? Aq shumë na trembi testi PISA? Patrik Derham (Patrick Derham), drejtori i Shkollës Westminster në Londër, thotë se një kuptim i mirëfilltë i rezultateve të testeve PISA mund të çojë në "besimin se rregullimet afatshkurtra mund të përmirësojnë sistemin arsimor të një vendi, por hulumtimet tregojnë krejt të kundërtën - se ndryshimi i vërtetë kërkon vite, nëse jo edhe dekada".

Por kush është Patrik Derham të na “kripë” me mend? Ai është "vetëm" një drejtor i një shkolle që daton nga shekulli i XII-të dhe ka rezultatet më të larta në Angli (dhe ndoshta në botë) siç dëshmohet nga fakti se gjysma e nxënësve të tyre regjistrohen në Kembrixh ose Oksford, dhe disa prej tyre janë fitues të Çmimit Nobël. Fjalët e tij duket se janë "profeci" për situatën tonë dhe reformat që duhet të futen. Qëndrimi se "ne nuk po ngutemi, por jemi vonë me reformat", si dhe këmbëngulja që ato të futen që në vitin e ardhshëm shkollor mund të çojnë vetëm në përkeqësimin e situatës, kurse fëmijët do të jenë përsëri viktima.

tekstin e shkëlqyeshëm nga Venka Simovska, nga Universiteti Aarhus, Kopenhagë, mbi sistemet arsimore në vendet skandinave thuhet: "(Ata) ndajnë një përqindje të lartë të PBB-së në arsim, të gjithë përpiqen të zhvillojnë politika arsimore që janë në vijë të drejtë me kërkimet më të fundit shkencore në fushë dhe të gjithë investojnë energji dhe burime të mëdha në ngulitjen e vlerave të demokracisë, drejtësisë sociale dhe barazisë në arsim, së bashku me standardet e larta akademike". Në Suedi dhe Danimarkë, gati 7% e PBB-së ndahet për arsimin, ndërsa në Maqedoni është dy herë më pak (3.7%). A është vendi ynë i gatshëm të investojë më shumë? Dhe më tej: "Na duhen para, po, por edhe profesionistë të aftë, në të gjitha nivelet - nga ministria, komunat, drejtorët e shkollave, mësuesit, fakultetet për trajnimin e mësuesve, etj." A kemi një kuadro të tillë dhe a jemi të gatshëm ta ndërtojmë dhe ta paguajmë? Ne po nisemi nga përfitimi arbitrar i një sistemi arsimor pa marrë parasysh hapat që janë ndërmarrë për të arritur këto gjëra.

Në pritje të përgjigjeve

Prandaj, para se t'i lejojmë që të eksperimentojnë përsëri me fëmijët tanë, le të përpiqemi t’i marrim përgjigjet e pyetjeve në lidhje me tekstet shkollore, metodologjinë, kornizën kohore, buxhetin dhe hapat specifikë të këtij eksperimenti. Atëherë ne mund t'i shqyrtojmë në mënyrë kritike një nga një dhe të konstatojmë së bashku - MASH, SONK, ekspertët, qytetarët dhe të mos harrojmë më të rëndësishmit, ata që do t'i mbajnë këto ndryshime në shpinë - mësuesit, nëse kjo është një ide e mirë. Kushdo që është i interesuar për këtë temë mund ta lexojë konceptin e propozuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Më në fund, do të doja të përgjigjem edhe personalisht - a jam unë për një sistem arsimor më të mirë, qoftë edhe ky i propozuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës? Patjetër që po! Megjithatë, unë do të doja që ajo reformë të jetë thelbësore, jo vetëm në lishje me lëndët, por edhe të merren të gjitha hapat e tjerë në të gjitha fushat që lidhen me arsimin (programe të reja, libra të rinj shkollorë, pajisje shkollore, ribalancim i buxhetit, barazi në arsim, standardet e larta në arsim së bashku me pagat më të larta të arsimtarëve, etj.), të planifikuara dhe sistematike, kështu që le të zgjasë me vite, madje edhe dekada, por me rëndësi të ndërtojmë diçka të qëndrueshme dhe që do të zgjasë, në vend të nxitimit dhe arbitraritetit.

 

Ju lutemi lexoni rregullat para se të komentoni ose shkarkoni tekstin
Shënim: Pikëpamjet dhe qëndrimet e shprehura në këtë artikull janë të autorit dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërish pikëpamjet e Institutit për Studime të Komunikimit ose donatorit.

Branko Përlja

Branko Përlja është anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Maqedonisë (SHKM) dhe Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM). Ai u diplomua në Fakultetin e Artit dhe Dizajnit në Universitetin Evropian. Ai ka botuar më shumë se 15 vepra si shkrimtar, dhe shkruan me pseudonimin Bert Stein. Ai është themeluesi i portalit arno.mk, si dhe grupet "Jepi, mos hidh" dhe "Mos hidh, mos ndot", përmes të cilit ai punon për të rritur ndërgjegjësimin për riciklimin, ripërdorimin dhe zvogëlimin e përdorimit në mënyrë që të ruhet mjedisi.