Prof.i asoc. d-r Dejan Donev
Në rrugën drejt përparimit, njeriu, duke i shfrytëzuar arritjet shkencore dhe teknologjinë e aplikuar, në mënyrë të konsiderueshme jetën, dhe me atë edhe bazën e saj, natyrën. Dimensionet e këtij rrënimi janë aq të mëdha që mbi njerëzimin parashtrohet pyetja për mbijetesën e tij dhe jetën e Tokës, në përgjithësi.
Çështjet morale etike të ndërlidhura me vetë jetën, në të gjitha nivelet dhe shkallët zhvillimore të tij, sot, janë shumë më të pranishme se sa dje. Etika mjekësore tanimë nuk arrin ti mbulojë të gjitha fushat e ndërlidhura me sferën e shëndetit, sëmundjen, vdekjen përkatësisht jetë(tën). U paraqit një shkencë e re interdisiplinare - bioetika!
Sipas përpjekjeve të para për definimin e saj, para së gjithash ato amerikane, ajo e përfshin fushën e etikës klasike mjekësore dhe shkencat e tjera që janë të ndërlidhura me çështjen e jetës dhe të vdekjes, shëndetin dhe sëmundjet, përkatësisht me biologjinë, ekonominë, politikën...., në mënyrë sistematike e studion dhe vlerëson sjelljen njerëzore në fushën e shkencave për jetën, shëndetin, sëmundjen dhe vdekjen, në dritën e vlerave dhe të parimeve morale-etike. Me atë bëhet përpjekje për përfshirje të të gjitha problemeve që paraqiten në relacion me jetë(tën). Por, në të njëjtën kohë, përveç çështjeve të ndërlidhura me jetën njerëzore, biotika e hulumton edhe raportin ndaj jetës në përgjithësi, të gjitha nivelet e saj, e përfshin edhe raportin për kushtet e volitshme dhe të pavolitshme për jetë dhe shëndet, si dhe çështjen e ambientit jetësor, përkatësisht tërë fushën e biosferës.
Bioetika si shkencë
Duhet të theksohet se si disiplinë shkencore, e sot edhe si fushë shkencore, bioetika kishte një rrugë të mundimshme në raport me interpretimin e saj. Duke u lindur nga etika mjekësore në vitet e 60-ta të shekullit të kaluar, para së gjithash si “prodhim amerikan” (për të cilën gjë më i merituar është onkologu amerikan Rendelar van Poter dhe libri i tij “Bioetika – urrë drejtë ardhmërisë”, prapëseprapë ajo më tepër u kuptua dhe u orientua si reagim i qarqeve humaniste intelektuale në raport me problemet gjithnjë e më të mëdha të imponuara me ekspansionin e shkencave brenda mjekësisë, dhe të ndërlidhura me të drejtat e njeriut. Shkas më i drejtpërdrejtë për atë ishin zbulimet për eksperimentet monstruozë mjekësore të realizuara në persona më të moshuar dhe persona me pengesa, në të retarduarit mendor..., mbi vetë njerëzit. Ndërkaq kujtimet nga eksperimente të tilla të ngjashme në kampet naziste të përqendrimit, ende, edhe atëherë edhe tani janë plagë e hapur, posaçërisht në vendet e lirisë dhe të demokracisë – SHBA. Në këtë, edhe më tepër ndërlidhen edhe çështjet e ndërlidhura me abortin, transplantimin e organeve dhe eutanazinë, dhe të cilat, së paku kur bëhet fjalë për SHBA, mund të sublimohet në pyetjen me tre shtresa “Kush” – “Kush duhet të vdesë?”, “Kush duhet të jetojë?”, dhe më e rëndësishmja “Kush duhet të vendos për atë?”, përmes shembullit me zbulimin e gazetares Shana Aleksander dhe i a.q “Komiteti i Zotit” në Sietëll.
Koha në të cilën jetojmë dhe nevoja për të menduar dhe aksion në mënyrë bioetike
Çështjet bioetike paraqesin konsensus në të menduarin e filozofëve, gazetarëve, teologëve, politologëve, sociologëve dhe veprimtarët e tjerë publik. Ketë faktit jo për shkak të faktit se në rrugën drejt avancimit, njeriu duke i shfrytëzuar arritjet shkencore dhe teknologjisë së aplikuar, në mënyrë të konsiderueshme e devastoi jetë(tën), dhe me atë edhe bazën e saj, natyrën. Dimensionet e këtij rrënimi janë aq të mëdha që mbi njerëzimin parashtrohet pyetja e qëndresës së tij dhe jetën në Tokën, në përgjithësi. Tjetërsimi i tillë i prodhuar i njeriut nga natyra dhe nga vetvetja, është hapësirë solide për zhvillimin dhe avancimin e vetëdijes për raportin e pa shkëputshim të njeriut ndaj natyrës, përkatësisht për lidhjen e ndërsjellë të të gjitha formave të gjalla përbrenda biosferës. Të menduarit e këto probleme nga këndvështrimi i shkencave moderne, qoftë shoqërore-humaniste apo pozitiviste-natyrore, e jep disiplinën e re shkencore - bioetikën, themeli i të cilës është përgjegjësia për ekzistencën biologjike dhe sociale të njeriut, dhe argumentet e të cilës i përforcon dhe legjitimon rritjen para së gjithash të krizës mjedisore, zbulimet në fushën e gjenetikës dhe aplikimin e tyre në biosferë.
Në këtë kontekst, më se të nevojshme e kemi të menduarin dhe veprimin biotik. Në sferën e ekzistencës sociale, në biotikën shihet si një nga disa pikat për gjetje të konsensusit të vlerave midis kulturave dhe religjioneve të ndryshme. Ky është orientim i ri të përgjegjësisë njerëzore dhe shoqërore ndaj të gjitha formave të jetës, e cila dëshiron vetëdijësoje mos-natyrshmërinë dhe të hap dimension të ri të lidhshmërisë me natyrën. Pikërisht për këtë shkak kjo formë e veprimit, biotikja, konsiderohet si fushë për afirmimi të jetës si vlerë e përbashkët e të gjitha kulturave dhe dijalogjeve si rrugë për ndërtimin e qëndrueshëm dhe kultivimin e bashkëjetesës së tyre. Me atë, çështjet që kanë të bëjnë me të drejtat e njeriut, abortin, eutanazinë, të drejtat e kafshëve, mbrojtjen e mjedisit jetësor, si dhe bashkëjetesa harmonike e të gjithë njerëzve në planetin, dalin në plan të parë në këtë mendim shkencor interdisiplinar.
Burim: case.edu.au
Iniciativa për aplikimin e bioetikës te ne
Pa marrë parasysh se në suaza botërore kjo ide u shndërrua në disiplinë shkencore qysh në vitet e 60-ta ekziston dhe disperzon qëndrim të raportit të brengosur dhe të kujdesshëm ndaj jetës, në suaza evropiane gjatë 30-të viteve të fundit ajo gjen mbështetje solide nëpërmjet imperativit bioetik të babait evropian të bioetikës – Fric Jar dhe hulumtimet që i janë kushtuar atij. Në rajonin, ideja, njohuritë dhe përpjekja për aplikimin e bioetikës, ose në përmbajtjen arsimore të etikës ose ndaras, prapëseprapë në 20-vitet e fundit kanë jehonë të madhe.
Në Maqedoni, për shembull, para rreth 15 vitesh, përmes përpjekjes së prof. d-r. Kirill Temkov për aplikimin e Etikës në kurikulat arsimore, dhe në dekadën e fundit edhe përmes përpjekjes së një grupi të entuziastëve për popullarizimin idesë së bioetikës, kemi embrion, në suaza më të gjëra, për institucionalizimin e bioetikës në procesin arsimor, por edhe për popullarizimin, posaçërisht me hapjen e Qendrës për bioetikë integrative pranë Fakultetit Filozofik në Shkup në dhjetor të vitit të kaluar. Ideja si rezultat i përpjekjeve që të hapet hapësirë publike për forumizimin e çështjeve “të nxehta” të cilat e tangojnë bashkëjetesën, duke u nisur nga çështjet ekologjike (për shembull ndotja e gjatë periudhës së dimrit), dilemat mjekësore (çështjet e surrogat nënave, transplantimi, për raportin mjek-pacient), e deri te çështjet e ndërlidhura me të drejtat e përmirësimit njerëzor (human enhancement)... Por duket se rezultati i kësaj ideje më së shumti pasqyrohet në përpjekjen për njohuri bioetike dhe nxitjen për të menduarin bioetik dhe veprimi të bëhet pjesë nga jeta dhe aktiviteti jonë i përditshëm për jetë më cilësore.
Në të vërtetë, sa për ilustrim, duke filluar nga vitin i kaluar, tetori te ne është muaji për kremtim të Ditës Botërore të bioetikës, i cili, tradicionalisht mbahet më 19 tetor në mbarë botën. Nga ky vit në mënyrë më sistematike edhe Qendra për bioetikë integrative, pranë Fakultetit Filozofik në Shkup, si anëtare e UNESKO-s rrjeti ndërkombëtar për bioetikë, ju bashkëngjit nderimit, duke e organizuar të a.q. “Javë të bioetikës” me një varg të ligjëratave dhe konferencave publike në të cilën morën pjesë rreth 30 emra të dëshmuar të vendit dhe para së gjithash ndërkombëtar nga fusha e bioetikës, filozofisë, të drejtës dhe mjekësisë duke u përpjekur që ti hapin dhe debatojnë problemet kruciale bioetike, dilemat dhe çështjet e kohës bashkëkohore.
Thirrje për vetëdijesim bioetik në veprimin tonë të kanalizuar përmes edukimit bioetik
Nge kjo, tërësisht është e qartë se pas promovimit të kësaj ideje të madhe, vijon periudhë e punës së mundimshme për implementimin e bioetikës në sistemin tonë arsimor, përkatësisht në zhvillimin e kutikulave dhe formave të edukimit bioetik. Nga shembujt e shumtë të cilat para së gjithash i jep UNESKO, komisione të ndryshme të UE, modeli i edukimit nga SHBA..., është i mundur përpilimi i modelit të mirë edhe te ne. E vetmja gjë që për momentin e kemi pengesë kryesore në përpjekjen për tu ndryshuar vetëdija jonë është shkalla e pamjaftueshme në bashkëpunimin dhe vullneti për avancimin e jetës te ne, në mënyrë institucionale, por edhe në vetë skemat dhe moduset e sjelljes së përditshme.
Këtë e kemi me një rëndësi të posaçme, sepse madhësia e bioetikës dhe njohuritë dhe zgjidhjet bioetike, të vendosura dhe të realizuara kështu, gjithnjë e më shpesh vehet në pah si realitet i mundshëm i ardhshëm – Etika universale. Por, në të njëjtën kohë, bioetika është edhe një nga pikënisjet në krijimin e parakushteve për ndërtimin e llojit të tillë të vetëdijes/botës/pikëpamjet te çdo qytetar në këtë planet të cilët më vonë bëhen jo vetëm korrektues të shtete e dhe të qeverive, por shpesh janë edhe “studim bioetik” për atë që e bëjmë. Dhe ne jemi për bioetikën, apo jo!? Jeta para së gjithave!
Ju lutemi lexoni rregullat para se të komentoni ose të shkarkoni
Vërejtje: Mendimet dhe qëndrimet e këtij shkrimi janë të autorit dhe nuk i pasqyron pozitat e Institutit për studime të komunikimit e as të donatorit.