fbpx

Njohja e “Të tjerëve”: kontakti si bazë për ndërtim të raporteve më të mira ndëretnike te fëmijët

Arsimi

13.03.19

Прегледи

Ana Tomovska Misoska, Katerina Mojanchevska

Një nga mënyrat e promovimit e raporteve më të mira ndër-etnike midis fëmijëve është mundësimi i kontaktit më të gjatë midis tyre gjë e cila do të mundësojë krijim të lidhjeve të rëndësishme individuale midis fëmijëve.

Zakonisht kur flasim për identitete etnike, mendojmë për të rriturit dhe mënyrat se si ata i formojnë dituritë e veta për vetveten dhe botën. Por çfarë është me fëmijët? Në çfarë moshë fëmijët bëhen të vetëdijshëm për fotografitë dhe simbolet të cilat i identifikojnë si grup? Si shohin fëmijët shohin në kontaktin më fëmijët të cilët janë me prejardhje të ndryshme etnike prej tyre? A mundëson kontakti më i madh që fëmijët në mënyrë më pozitive ti vlerësojnë “të tjerët” dhe të zhvillojnë miqësitë me ata?

Përgjigjet në këto pyetje janë tejet të nevojshme për politikat arsimore dhe për politikat e kohezionit social në shoqërinë e cila është multi-kulturore, por edhe në të cilët grupet etnike jetojnë në botë “paralele” në sferën publike dhe në jetën e përditshme.

Përgjigjet i kërkuam përmes hulumtimi me 219 nxënës, Maqedonas dhe Shqiptarë në Shkup dhe Tetovë.

Përse ky hulumtim?

Teoria dhe hulumtimet në psikologjinë sociale vënë në pah se kontakti është parakushti themelor për marrëdhënie pozitive midis grupeve dhe individëve. Hyrja në kontakt do të thotë afërsi fizike, ndarje e detyrave dhe bashkëpunim dhe përmes përvojave të fituara përmes këtyre kontakteve mund të presim se kontakti do të kontribuojë ndaj shpërndarjes së resurseve dhe miqësive, si dhe ndaj pranimit të llojllojshmërisë dhe shikimit realist ndaj multi-kulturalizmit. Koha dhe posaçërisht koha e kaluar cilësore me të tjerët ndikon edhe mbi qëndrimet dhe sjelljen ndaj tyre, posaçërisht pas konfliktit.

Ndasia sociale është pjesë e realitetit në Maqedoni gjithashtu edhe si në vende të tjera që kanë qenë të goditura nga konflikte. Sot në Maqedoni fëmijët vijojnë mësim sipas gjuhës së tyre amtare gjë e cila në masë të madhe koinçidon me përkatësinë e tyre etnike. Përcaktimi i tillë i politikave, në raport me hapësirës fizike dhe aktivitetet e përbashkëta rezultoi me parapëlqim të paralelizmit dhe të ndasisë përballë integrimit. Këto struktura të ndara dhe paralele e formësojë mjedisin ku fëmijët mësojnë, si dhe qëndrimet dhe sjelljet e tyre ndaj “të tjerëve”. Prapëseprapë, krijimi i kontakt-situatave inkluzive, dhe si rezultat i kësaj, kategori ose identitete më inkluzive sociale është hap i rëndësishëm përpara drejt përtëritjes së raporteve midis grupeve në situata të zgjidhjes së problemeve që kanë buruar nga konfliktet.

Për atë qëllim, në vitet 2017 – 18, përmes projektit “Ndihmesa fëmijëve!” (Helping Kids!) u hulumtua si identifikim me simbolet dhe strukturat sociale të grupit vetanak te fëmijët në moshë prej gjashtë deri njëmbëdhjetë vjet ndaj qëndrimeve dhe sjelljes së tyre ndaj “tjetrit”. U luajtën një seri të lojërave të përshtatura për moshën me fëmijët nga shkollat ku mësimi zhvillohet në gjuhën maqedonase dhe shqipe. Për shembull, fëmijët u pyetën nëse seria prej 16 çifteve në fotografi, ose gjithsej 32, i ndërlidhin me Shqiptarë ose Maqedonas. U zgjodhën fotografi nga aspektet e ndryshme të jetës sociale, si religjion, kulturë, ushqim, sport dhe jetë në mjediset e tyre.

Preferenca, kontakt dhe ndarje

Kryesisht, fëmijët ishin të gatshëm ti kategorizojnë të 32 fotografitë me një nga dy grupet, dhe ajo më tepër si rastësi. Për shembull, fotografia nga flamuri shqiptar e përkujton në grupin etnik shqiptar. Por, janë detektuar edhe dallime në sajë të moshës.

Në moshën prej gjashtë vjet, fëmijët mund të kategorizojnë nëntë nga fotografitë (sheshin e Skënderbeut, flamurin maqedonas, flamurin shqiptar, alfabetin maqedonas, imamin/hoxhën, fanellën e Renovës, simbolin e përkrahësve të Ballistëve dhe rrugën e shkruar në gjuhën shqipe) si simbole maqedonase ose shqiptare. Në moshën prej shtatë vjet, fëmijët mund të kategorizojnë 16 nga fotografitë dhe simbolet me ndonjë grup etnik, ndërsa deri në moshën dhjetëvjeçare të 32 fotografitë. Përkatësisht, ashtu siç piqen, fëmijët më mirë i asoconin me grupin përkatës etnik. Rezultatet vënë në pah se këto njohuri rriten me moshën, ashtu siç kalojnë më tepër kohë në paralele dhe mjedise të ndara në sajë të gjuhës.

Këto njohuri që janë të bazuara në dallimet grupore janë të ndërlidhura edhe me kohën të cilën fëmijët e kalojnë bashkërisht, për cilësinë e kontaktit dhe për miqësitë e krijuara me “të tjerët”. Sa më tepër fëmijët janë të vetëdijshëm për simbolet dhe fotografitë e grupeve të cilat dikur kanë qenë në konflikt, aq më tepër i preferojnë simbolet e grupit të vet dhe ndajnë më pak resurse (për shembull, stikerë si shpërblim) me persona nga prejardhja tjetër etnike. Ajo, nga ana tjetër, ndikon mbi zvogëlimin e dëshirës për lojë me fëmijët me prejardhje tjetër etnike, si dhe kohë më pak cilësore e kaluar me ata dhe më pak miqësi me “të tjerët”. Kështu, duket se përforcohen tendencat ndarëse në shkollat, mëhallët, shoqërinë.

Prapëseprapë, ana e ndritshme është se përvojat paraprake mund ta kundërshtojnë këtë skemë të sjelljes. Fëmijët që kanë pasur më tepër kontakte me ata nga grupi tjetër etnik kanë edhe qëndrime më pozitive ndaj tyre. Për shembull, një baba (Shqiptar) vajza e të cilit shkon në shkollë ku mësimi zhvillohet në gjuhën maqedonase dhe shqipe na tha: “Unë jam shumë i lumtur që vajza ime më thotë se ka shumë miq të cilët janë Maqedonas. Kjo është vetëdije shumë pozitive për mua dhe këto miqësi i krijoi në shkollë.”

Projektet të cilat vitet e kaluara u realizuan me qëllime të orientuara ndaj integrimit ndëretnik në arsimin (si Projekti i USAID-it për integrim ndëretnik në arsimin (PINA),dhjetor 2011 – mars 2017; Projektet e Nansen modelit për arsim intern-kulturor, e të tj.) ishin të orientuara ndaj krijimit të mundësive afatshkurtra dhe afatgjata për kontakt midis fëmijëve dhe kuadrit arsimor dhe profesional në aktivitete paraprakisht të planifikuara. Sipas ekzemplarit të përshtatshëm të ekspertëve që janë praktikues në politikat arsimore dhe politikat për integrim social, rezultatet më të mëdha të tyre janë përfshirja e nxënësve, të shkollave dhe kuadrit arsimor dhe profesional dhe ndryshimet e vogla, por të rëndësishme në politikat (në nivel kombëtar dhe lokal) ndërsa mangësitë më të mëdha janë varësia nga donatorët e huaj dhe mungesa e role-modelit pozitiv të të rriturve në bashkëpunimin frytdhënës ndër-etnik (ad-hok dhe mungesa e transferimit nga bashkëpunim profesional në miqësi). 

Ndërtimi i paqes fillon nga mosha e hershme

Këto rezultate janë të rëndësishme për shkak se mënyra në të cilën fëmijët e perceptojnë cilësinë e marrëdhënieve të ndërsjella dhe ndajnë resurse me “të tjerët” është pikënisje e rëndësishme në ndërtimin e raporteve stabile miqësore midis grupeve të ndryshme etnike. Sa më tepër kohë fëmijët kalojnë bashkë me “të tjerët” aq më i pakët është perceptimi për distancë sociale midis tyre përkatësisht më tepër u pëlqejnë, u besojnë dhe dëshirojnë të luajnë me “të tjerët”. Prandaj edhe rekomandimet për politikat nga ky hulumtim vënë në pah se ndërtimi i paqes afatgjate duhet të fillojë nga mosha e hershme. Fëmijët patjetër duhet të kenë mundësi në kuadër të aktiviteteve shkollore (orë të përbashkëta, shkolla partnere, aktivitete jashtë-arsimore) të hyjnë në interaksion dhe të krijojnë miqësi me ata nga grupet e tjera etnike madje edhe kur shkollat janë mono-linguale. “Shkollat patjetër duhet ta reflektojnë realitetin tonë multi-kulturor. Ekziston një diskrepancë midis asaj që serviret në shkollat dhe asaj që pritet nga fëmijët kur janë të rritur dhe kur janë qytetarë aktiv” – na vuri në pah një praktikues në fushën e integrimit multi-etnik në arsimin (burrë, Shqiptar).

Janë tejet të nevojshme më tepër mundësi për kontakt pozitiv midis grupeve. Edhe këto mundësi për kontakt duhet të bazohen në supozimet për barazi midis grupeve dhe nxitje të aktiviteteve që janë interesante dhe inovative për fëmijët, dhe të cilat bazohen në të mirën e përbashkët. “Fëmijët duhet tu besojnë arsimtarëve, të shohin se në mënyrë të sinqertë zhvillohet bashkëpunim ndër-etnik, për tu facilituar klima pozitive për bashkëpunim me “të tjerët” – na vuri në pah hulumtuesja në fushën e politikave për integrim (grua, Maqedonase).

Burim: pexels.com

Aq më tepër që politikat për integrim ndër-etnik duhet të zgjerohen edhe jashtë nga shkollat, ndaj vendeve ku jetojnë, ndaj të rriturve. Fëmijët tregojnë gatishmëri për kontakt fizik dhe afërsi me “të tjerët” . Sipas asaj që vehet në pah nga ekspertët, të rriturit janë hallka më e dobët në trekëndëshin fëmijë – shkollë - prindër. “Efektet nga kontakt – situata varen nga të rriturit dhe nga komunikimi i tyre multi-etnik” – vë në pah një praktikuese nga fusha e integrimit multi-etnik në arsimin (grua, Maqedonase). Kjo është me rëndësi të posaçme sepse konflikti në Maqedoni ka përfunduar që moti, por mungesa e diskutimit strukturor midis nxënësve dhe arsimtarëve në kutikulën arsimore për percepcionet, dituritë dhe ndjenjat e ndërlidhura në të njëjtin, e bën “fantazmë” që ringjallet në komunikimin e të rriturve dhe në diskutimin shoqëror për politikat e shpërndarjes së resurseve midis grupeve.

Kontakti më afatgjatë midis fëmijëve dhe lidhjet individuale midis tyre – rekomandime për politika

Duke e marrë parasysh moshën e hershme në të cilën fëmijët zhvillojnë vetëdije dhe preferenca për simbolet e grupit të tyre etnik, aktivitetet të cilat promovojnë raporte ndëretnike duhet të fillojnë me fillimin e arsimit. Gjithashtu, ekziston nevojë për programe për kontakt të cilat krijojnë mundësi për intern-aksion të rëndësishëm dhe lë hapësirë dhe jep nxitje që fëmijët të krijojnë raporte personale, individuale (miqësi). Programet duhet të ndërtohen në bazë të të kuptuarit të fëmijëve për simboleve të grupeve të tjera dhe në drejtim të ndërtimit të pranimit të ndërsjellë të simboleve etnike dhe të identitetit më inkluziv qytetar me simbole të cilat janë të pranueshme për të gjitha grupet. Shembuj të tillë duhet të promovohen përmes librave mësimore, ikonografisë së shkollave dhe në situatat e kontaktit të ndërsjellë.

Arsimtarët dhe praktikuesit duhet të japin përkrahje në ndërtimin e hapësirave “të sigurta” për kontakt ku fëmijët do të ndjejnë se kanë status të barabartë dhe do të punojnë bashkë drejt realizimit të qëllimeve me rëndësi të ndërsjellë të cilat shpesh herë janë mbi-etnike dhe të rëndësishme për shoqërinë (e mirë publike), si ndotja e ajrit. Arsimtarëve dhe shërbimit profesional duhet tu jepet përkrahje që të shërbejnë si model pozitiv të interaksioneve të ndërsjella dhe promovim të shkollave si vende për kontakt miqësor se sa si vende për vetëm një grup.

Kuptimi i këtyre efekteve mund tu ndihmojë projekteve të pajtimit dhe ndërtimit të paqes dhe kuptimit të raporteve midis grupeve.

Zhvillimi dhe fuqizimi i qëndrimeve më pozitive dhe mundësitë për ndihmë midis grupeve mund të ketë implikime premtuese, afatgjate për ndërtim të raporteve më konstruktive midis grupeve në Maqedoni

Ju lutemi lexoni rregullat para se të komentoni ose të shkarkoni
Vërejtje: Mendimet dhe qëndrimet e këtij shkrimi janë të autorit dhe nuk i pasqyron pozitat e Institutit për studime të komunikimit e as të donatorit.