fbpx

Çka mund të fitojë Maqedonia mëse anëtarësohet në Organizatën për Bashkëpunimin Ekonomik të Detit të Zi

Ekonomia

10.04.19

Прегледи

Deniz Memedi

Organizata për Bashkëpunimin Ekonomik të Detit të Zi (OBEDZ) nuk e posedon potencialin e Unionit Evropian, mirëpo do të krijohej hapësirë për bashkëpunim të Maqedonisë së Veriut me shtete të cilat nuk janë pjesë e UE e me të cilat deri tani vendi nuk ka pasur kurrfarë komunikimi. Kjo në masë më të madhe do të vlente për vendet e rajonit të Kaukazit dhe të Detit të Zi të cilat janë të pasura me resurse natyrore si janë nafta dhe gazi natyror.

Përmes normalizimit të marrëdhënieve bilaterale me fqinjët dhe tejkalimin e pengesave gjatë procesit të integrimit në organizatat ndërkombëtare, midis prioriteteve strategjike për vitin 2019 pushtetit të tanishëm do të jetë zhvillimi ekonomik i vendit. Në këtë drejtim anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në Organizatën e Bashkëpunimi Ekonomik të Detit të Zi do të hapte horizonte të reja për bashkëpunime ekonomike, sidomos në kontekst rajonal. Bullgaria, Greqia, Shqipëria dhe Serbia, fqinje të Maqedonisë së Veriut janë anëtare të kësaj organizate.

Pas përfundimit të Luftës së Ftohtë, ndërroi konteksti i sistemit ndërkombëtarë. Linja e prerë mes Lindjes dhe Perëndimit filloi të shkrihet dhe u krijua hapësirë për një qasje të re të bashkëpunimit të shteteve, sidomos në nivel rajonal. Në këtë moment filloi ta parandiejë lidershipin turk në fillim të viteve 1990-ta dhe e plasoi idenë për krijimin e një organizate për bashkëpunim ekonomik të vendeve të rajonit të Detit të Zi. Pas një sërë takimesh me vendet e këtij rajoni në periudhën e viteve 1990-1992 më në fund më 25 qershor të vitit Bashkëpunimi Ekonomik i Detit të Zi (BEDZ) u krijua si model unik dhe premtues të iniciativë multilaterale dhe ekonomike me nënshkrimin e Deklaratës së Samitit të Stambollit dhe Deklaratën e Bosforit nga krerët e shteteve dhe qeverive të vendeve në rajon nga liderët shtetëror dhe liderët e qeverive të vendeve nga rajoni. Krahas vendeve të rajonit nga rajoni i Detit të Zi, Azerbajxhani, Armenia, Bullgaria, Gjeorgjia, Greqia, Moldavia, Rumania, Rusia, Turqia dhe Ukraina. Domethënë përpos vendeve të rajonit të Detit të Zi, si vende themeluese të kësaj iniciative u paraqitën edhe 3 vendet e Ballkanit, Bullgaria, Greqia dhe Shqipëria. Qëllimi i mbështetësve të kësaj ideje ishte që të ketë një koneksion të rajoneve të ndryshme sidomos në kontekstin ekonomik.

Me hyrjen në fuqi të Kartës së saj më 1 maj 1999, BSEC fitoi identitetin ligjor ndërkombëtar dhe u shndërrua në një organizatë ekonomike rajonale të plotë - Organizata e Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi. Në vitin 2004 kësaj organizate i bashkëngjitet edhe Serbia.

Organi kryesorë vendosës në kuadër të BEDZ është Këshilli i Ministrave të Punëve të Jashtme. Sipas rregullave dhe procedurave të organizatës shumicën e vendimeve ky organ i merr me konsensus (neni 11), ndërsa për vendimet tjera kërkohet shumicë preh 2/3 nga vendet anëtare (neni 12). Anëtari i ri në organizatë pranohet me konsensus nga Këshilli. Organet tjera të rëndësishme në kuadër të BEDZ janë edhe Sekretariati i Përhershëm Ndërkombëtar si dhe Komiteti i zyrtarëve të lartë (nëpunës).

BEDZ i përmban edhe trupat e saj përkatës të cilat i kryejnë funksionet e tyre në përputhje me parimet e organizatës të përcaktuara në Deklaratën e Samitit të 25 qershorit 1992. Ndër më të rëndësishmet janë: Asambleja Parlamentare e Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi; Këshilli i Biznesit i Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi; Banka e Tregtisë dhe Zhvillimit të Detit të Zi; Qendra Ndërkombëtare studimore e Detit të Zi dhe Qendra Koordinuese e BEDZ për shkëmbimin e të dhënave statistikore dhe informacionit ekonomik.

BEDZ ndërlidh 2 kontinente dhe 350 milion banorë

Një ndër objektivat kryesore të BDEZ është zhvillimi i bashkëpunimin ekonomik në mes vendeve anëtare dhe shteteve tjera si dhe duke e përshfirë edhe procesin e bashkëpunimit ekonomik si dhe ndërmarrjet dhe kompanitë, gjithmonë në frymën e miqësisë, dialogut dhe respektit të ndërsjellë. Themelimi i BEDZ ka krijuar mundësinë që të krijohet lidhje ekonomike midis dy kontinenteve (Evropë dhe Azi) si dhe tre rajonet e ndryshme - Ballkani, Kaukazi dhe Deti i Zi, me një sipërfaqe prej 20 milion kilometra katrorë që përfshijnë vete rreth 20 milion kilometra katror me 350 milion banorë. Konsiderohet se vëllimi tregtar brenda BEDZ llogaritet se është afërsisht afër 167,3 miliardë dollarë në vit. Me rëndësi është të theksohet se hapësira gjeografike të cilën e mbulon BEDZ e paraqet burimin e dytë më të madh të naftës dhe gazit natyror pas rajonit të Gjirit Persik, e që e bën edhe furnizues kryesore të energjisë për Evropën Perëndimore. Ekziston një vëllimi gjerë e fushave të bashkëpunimit në mes vendeve anëtare duke filluar nga tregtia dhe zhvillimi ekonomik; bankat dhe financat; komunikimi; energjia; transporti; bujqësia dhe agro-industria; kujdes shëndetësor dhe farmaceutikë; mbrojtja e mjedisit jetësor; turizmi; shkencë dhe teknologji; këmbimi i të dhënave statistikore dhe informacioni ekonomik; bashkëpunimi midis doganave dhe autoriteteve të tjera kufitare; lufta kundër krimit të organizuar si dhe lufta me trafikimin e paligjshëm të drogës, armëve dhe materialeve radioaktive.

Извор: mfa.gov.tr

Përshtypjet e vandeve ballkanike për BDEZ

Vendet ballkanike si anëtare të BEDZ kanë qasje multidimensionale ndaj benefiteve. Kjo nënkupton se përfitimet nga BEDZ nuk kanë të bëjnë vetëm me anëtarësinë në strukturat e organizatës dhe hapjen e kanalit të komunikimit ekonomik midis vendeve midis vendeve anëtare, por edhe realizim të projekteve të përbashkëta. Kjo erdhi në shprehje përmes krijimit të Fondit për zhvillim të projekteve më 25 tetor të vitit 2002 përmes miratimit të rezolutës së Këshillit të ministrave të punëve të jashtme. Që nga viti 2003 janë miratuar njëzet e katër projekte në kuadër të Fondit për Zhvillimin e Projekteve në fushën e bujqësisë dhe agro-industrisë, arsimit, energjisë, mbrojtjes së mjedisit, shëndetit dhe farmaceutikës, shkencës dhe teknologjisë. Nga këto projekte njëzet e një janë kryer ndërsa tre janë në vazhdë e sipër. Fondi për Zhvillimin e Projekteve mund të japë buxhet deri në 30,000 euro për projekte partnere (për agjencitë publike dhe private) nga të paktën tre shtete anëtare të BEDZ, në në atë mënyrë ata të kryejnë studime paraprake të fizibilitetit për projektet e zhvillimore. Në kuadër të realizimit të një pjese të projekteve të deritanishme vendet anëtare nga Ballkani kanë qenë ose bartës ose partnerë të projekteve.

Vlen të përmendet edhe autostrada e Detit të Zi ndërtimi i së cilës filloi në 2011 dhe pritet të përfundojë në vitin 2020, është një nga projektet më të rëndësishme që ka buruar nga takimet BEDZ. Gjatësia e autostradës llogaritet të jetë diku 7140 km, duke përfshirë vendet e Turqisë, Gjeorgjisë, Rusisë, Ukrainës, Moldavisë, Rumanisë, Greqisë dhe Bullgarisë. Në të njëjtën kohë, Armenia, Azerbajxhani, Shqipëria dhe Serbia gjithashtu do të lidhen me këtë autostradë përmes rutave tjera shtesë.

Sipas Agim Pashollit, drejtor i Departamentit për iniciativa multilaterale nga Ministria e Punëve të Jashtme nga Shqipëria "Sot, të gjithë pajtohen se përparimi i rëndësishëm i bashkëpunimit rajonal në kuadrin e BEDZ është arritur. Jemi të bindur se bashkëpunimi ynë që po përpiqemi të forcojmë në formën e bashkëpunimit rajonal është një hap i rëndësishëm drejt integrimit në përgjithësi dhe një kusht i sinqertë për integrimin në BE në veçanti. Siç e dimë të gjithë, BEDZ është një organizatë rajonale ekonomike e plotfuqishme, duke qenë njëkohësisht i vetmi që vepron në rajonin tonë. Bëhet fjalë për një organizatë të strukturuar mirë dhe të institucionalizuar “Duhet theksuar që pas daljes nga sistemi komunist, BEDZ është ndër organizatat e para ndërkombëtare në të cilën Shqipëria është anëtarësuar.

Nga ana tjetër, ministri i jashtëm i Serbisë Ivica Dacic theksoi “Gjatë 25 viteve të fundit BEDZ dhe anëtaret e saj kanë kontribuar në stabilitetin dhe zhvillimin e këtij rajoni. Përmes iniciativave të përbashkëta, projekteve dhe konferencave, BEDZ synon ta përmirësojë cilësinë e jetës të mbi 350 milionë qytetarë për një çerek shekulli. Duke u bazuar në idenë për ta lehtësuar bashkëpunimin ekonomik nëpërmjet tejkalimit të mosmarrëveshjeve politike dhe përmirësimit të marrëdhënieve midis vendeve, BEDZ është një kuadër specifik për bashkëpunimin, shkëmbim të pikëpamjeve dhe formave të tjera të bashkëpunimit ndërshtetëror".

BEDZ do të kishte hapur horizonte të reja për bashkëpunim ekonomik për Maqedoninë e veriut

Në një situate të klimës pozitive për sa u përket marrëdhënieve fqinjësore të Maqedonisë së Veriut, kjo atmosferë duhet të shfrytëzohen maksimalisht. Në fakt 4 nga 5 fqinjët e Maqedonisë së Veriut janë anëtare të BEDZ. Këtë duhet ta shfrytëzojë pushteti aktual që të kërkojë nga fqinjët e vet përkrahje dhe lobim për anëtarësi në këtë organizatë. Një avantazh shumë pozitiv në këtë drejtim është edhe Turqia si bartëse e themelimit të organizatës. Të dy vendet që nga fillimi i viteve 90’ta kanë marrëdhënie të shkëlqyeshme të ndërsjella dhe padyshim Turqia do të lobonte për Maqedoninë e Veriut drejtë anëtarësimit në BEDZ. Nënkuptohet, BEDZ nuk e posedon potencialin e Unionit Evropian, mirëpo do të krijonte hapësirë për bashkëpunim të Maqedonisë së Veriut në kuadër të fushëveprimit të BEDZ me shtete të cilat nuk janë pjese e UE-së dhe që deri më tani vendi nuk ka pasë ndonjë komunikim dhe bashkëpunim me interes të posaçëm. Çdo planifikim i ardhshëm i mega projekteve energjetike që burojnë nga gjeografia e BEDZ, Maqedonia e Veriut do ti ndiqte rrjedhojat për nga afër dhe do të kishte mundur të përfitonte si shtet transitor të tubacioneve të gazit të orientuara drejtë Evropës Perëndimore. Pos kësaj BEDZ do të krijojë hapësirë për tërheqje të të investimeve të huaja në vendin nga kompani të mëdha të cilët operojnë në kuadër të vendeve anëtare të organizatës. Duke e pasur parasysh nevojën për përmirësim të gjendjes ekonomike në vend, anëtarësimi në një organizatë rajonale ekonomike si BEDZ do të hapte edhe një dritare të mundësive të realizimit të projekteve ekonomike.

Ju lutemi lexoni rregullat para se të komentoni ose të shkarkoni
Vërejtje: Mendimet dhe qëndrimet e këtij shkrimi janë të autorit dhe nuk i pasqyron pozitat e Institutit për studime të komunikimit e as të donatorit.