fbpx

HR Sfidat inovative gjatë pandemisë

Saška Todorovska

COVID-19

Ekonomia

19.08.20

Прегледи

Sashka Todoroska

Saska Todorovska profile

Dixhitalizimi, i cili ishte tendenca numër një në çdo industri, tani është mënyra e vetme dhe e domosdoshme për të ruajtur vazhdimësinë e aktiviteteve afariste. Në lidhje me KOVID 19 duhet të shihet si një fushë e madhe për HR inovacione dhe ndryshime.

Përvoja e muajve të fundit të kaluar në të ashtuquajturën krizë të shëndetit mendor ka kërkuar që t’ju adaptohemi praktikave sociale për distancim që rezultojnë me implikime në praktikat e punës dhe menaxhimin e burimeve njerëzore. Për një periudhë shumë të shkurtër kohore, organizatat u detyruan në një pjesë të madhe të bëjnë transferime drejt proceseve virtuale dhe të punojnë nga shtëpia për vende të caktuara të punës.

Ndikimi i KOVID-19 mbi mbrojtjen shëndetësore

Karakteristike është që në fillimin e situatës besohej se do të zgjaste për një kohë të shkurtër, por nuk ka gjasa që mbrojtja shëndetësore, si çdo industri tjetër, të stabilizohet në një periudhë të afërt kohore. Në llogari të rënies më të madhe të numrit të pacientëve që pritej në mbrojtjen primare shëndetësore, kërkesa për shërbime mjekësore në çdo nivel tjetër është konstante, dhe mund të thuhet edhe më e madhe për shkak të rasteve aktive dhe përhapjes së virusit.

Fakti është se shtyrja e këtij lloji të kujdesit do të ketë pasoja dhe vonesa në kujdesin parandalues që ndoshta do të çojë në një shkallë më të rëndë të sëmundjes dhe do të komplikojë mundësitë e trajtimit dhe shërimit të pacientëve. Në përgjithësi, mbizotërojnë kufizime të caktuara të sistemit shëndetësor në drejtim të gatishmërisë së punëtorëve shëndetësorë për t’u përballuar me situatën, si dhe komunikimi me rreziqet që kërkojnë përgatitje serioze për mbrojtjen e punëtorëve shëndetësorë.

Investimi në të punësuarit nënkupton investimin në një popullatë të shëndetshme, që do të thotë se mbajtja e kujdesit me cilësi të lartë nga çdo organizatë shëndetësore kërkon shumë përpjekje nga udhëheqësit e Departamentit për burime njerëzore nga aspekte të ndryshme.

Dy kërcënime mbizotëruese (dominuese)

Sfida e mbajtjes së punëtorëve shëndetësorë bëhet më e madhe në kushte të pandemisë kur migracioni dhe mungesa e krahut të punës i bëjnë sistemet shëndetësore edhe më të prekshëm.

Sipas Raportit Botëror për Migracion të vitit 2020 të publikuar nga Organizata Ndërkombëtare për Migracion, numri i migrantëve ndërkombëtarë është më i madh se numri i parashikuar për vitin 2050. Kjo rritje është vërtet e dukshme në sektorin e shëndetësisë që është një problem serioz dhe një arsye shtesë për të investuar në fuqinë punëtore shëndetësore dhe për të luftuar për rezistencën e ardhshme të sistemit shëndetësor.

Gjatë kushteve të vështira të punës, është në rrezik edhe shëndeti mendor i punëtorëve shëndetësorë si linjë e parë në trajtimin e krizës.Kjo është sfida e dytë që varet nga mënyra e menaxhimit me ndikimin e ardhshëm të KOVID 19 ose parandalimi për paraqitjen e përhapjeve të ardhshme të infektimit. Nevojiten strategji institucionale me qëllim për të ruajtur shëndetin, mirëqenien dhe rezistencën e fuqisë punëtore shëndetësore në kohën e krizës globale.

Man in protective suit carying medical samplesBurimi: fakulteti.mk

Argumentet për përmirësimin e stabilitetit organizativ

Jemi dëshmitarë të një situate të re që ndjeshëm u reflektua në mënyrën në të cilin të punësuarit mbajnë ekuilibrin (balancin) ndërmjet punës dhe jetës dhe çon deri në theksimin (potencimin) e nevojës për të mbrojtur të punësuarit dhe mirëqenien e tyre. Rrethanat e rrezikshme janë një arsye për çdo organizatë të pyes veten se si të rikthehet në rrugën e duhur të funksionimit.

Si përparësi kryesore për të kufizuar rrezikun e përhapjes së virusit dhe në të njëjtën kohë të mbahen të punësuarit, angazhimi i tyre dhe stabiliteti emocional, ka fusha të gjera për veprim nga ana e Departamentit për burime njerëzore:

Mekanizmat për komunikimin dhe informimin e të punësuarve

Ajo që ndikon në moralin dhe motivimin e të punësuarve janë pikërisht kushtet e punës, të cilave u kushtohet më shumë vëmendje kur organizata përballohet me një krizë. Mungesa e sigurimit të një ambienti të përshtatshëm për punë, dhe njëkohësisht nevoja për të përmirësuar aftësitë profesionale dhe mundësitë për zhvillimin e karrierës janë arsyeja kryesore që të punësuarit të mendojnë për migrimin në kushte më të mira.

Me rëndësi të madhe për momentin është vendosja e një plani për komunikime, qëllimi i cilit do të ishte shpërndarja e informacioneve të azhurnuara në lidhje me pandeminë deri tek të punësuarit, si dhe përgjigjja në lidhje me të gjitha pyetjet e tyre. Theksi është vendosur në ruajtjen e distancës sociale përmes një tendence për të punuar nga shtëpia dhe për të shmangur udhëtimet jo thelbësore. Shkëmbimi i informacionieve përmes video-lidhjeve, rrjeteve sociale, komunikimit elektronik, si dhe zbatimi i takimeve virtuale janë praktikë e mirë që të paktën do të ngritë nivelin e transparencës në organizatën.

Përgatitja e të punësuarve gjatë përballjes me personat e infektuar

Mbajtja e kujdesit të sigurt, para se gjithash, nënkupton që të pajisen organizatat me pajisje vitale për mbrojtje dhe materiale për punë me qëllim që të minimizohen rreziqet dhe të fuqizohet sistemi shëndetësor.

Me vendosjen e një procedure për menaxhimin e krizës, është e rëndësishme që secila organizatë të përqendrohet në masat për vetë-parandalimin dhe shpejtësinë e reagimit në rast të kontaktit të mundshëm me personat e infektuar. Izolimi social ka çuar në vështirësi në përballjen me stresin dhe është një sfidë e vërtetë si për të punësuarit ashtu edhe për drejtuesit në institucionet shëndetësore.

Të udhëhequr nga masat e miratuara nga Qeveria për mbrojtjen e personave që janë nën rrezik, ka një qasje proaktive në aspektin e menaxhimit me mungesë nga ana e organizatave, por është me rëndësi të madhe nëse në mënyrë të qartë dhe koncize shpjegohen pasojat nga mosrespektimi i masave për vetëmbrojtje, mbrojtjen e pacientëve dhe të shëndetit publik.

Praktikat organizative që u nënshtrohen inovacioneve

⮚ Rekrutimi i fuqisë punëtore shëndetësore

Si një nga sektorët më inovativë, sektori i shëndetësisë sjell me vete sfida të mëdha në drejtim të tërheqjes së kandidatëve, rekrutimit me sukses dhe ruajtjes së stafit të kualifikuar. Fillimisht, duket se në kushte të krizës globale, rrethi i kandidatëve të mundshëm është ngushtuar, por edhe në kushte të tilla, çelësi është në iniciativën për praktika të ndryshme organizative. Puna praktike është një ide e shkëlqyeshme për njohjen dhe zbuliimin e talentëve të rinj, mundësi e kuptuar nga shumë organizata për trajnimin e stafit konform nevojave të tyre. Efekti është i përbashkët dhe personat që janë duke kërkuarë punë, sigurojnë përvojë të mirë pune dhe mundësi më të gjera përpunësimi.

Ajo që është shumë e rëndësishme është që të mundësohet një qasje më moderne, por edhe qasje e barabartë në mundësitë e punësimit dhe zhvillimit në secilën kompani. Përmes përmbajtjeve të dizajnuara posaçërisht në mediat sociale mund të dërgohet një mesazh shumë i fuqishëm për shumicën e brezave, me çka rriten mundësitë për tërheqjen dhe angazhimin e stafit të duhur.

Për të ulur kostot, shumë organizata kanë ndërmarrë hapa që kanë rezultuar me zvogëlimin e shërbimeve që ato i kanë ofruar dhe me uljen e fuqisë së punës. Vendi bashkëkohorë i punës sugjeron ndikimin nga një këshilltar i karrierës i cili mund të ndikojë drejtpërdrejt në vendimmarrje dhe në përshtatjen ndaj situatës së re sikurse tek të punësuarit e rinj, poashtu edhe tek e gjithë organizata.

⮚ Zhvillimi i karrierës në krizë

Jemi të vetëdijshëm se mjedisi i punës jo vetëm që paraqet një faktor i rëndësishëm për punësimin dhe mbajtjen e punëtorëve shëndetësorë, por, gjithashtu, edhe se karakteristikat e çdo vendi të punës janë me rëndësi thelbësore për sigurimin e një kujdesi cilësor për pacientët. Ekzistojnë shembuj të ndryshëm për përmirësimin e cilësisë të mjedisit të punës, por theksi është tek përmbushja personale dhe profesionale për çka çdo i punësuar synon që ta arrijë në jetën e tij dhe ndikon drejtpërdrejti në produktivitetin e tij. 

⮚ Pandemia është një kohë kur udhëzimi në karrierë është me të vërtetë i nevojshëm pikërisht për shkak të ndryshimeve me të cilat përballemi në jetën tonë të punës. 

⮚ Me promovimin e një programi të suksesshëm të mentorimit, organizata ka një vegël të dobishme për punësimin dhe mbajtjen e fuqisë punëtore, dhe njëherit ndikon në minimizimin e ndikimeve të pavolitshme mbi pacientët dhe humbjet eventuale financiare.Por, ajo që duhet të jetë baza për përgatitjen e shoqërisë për krizat e mundshme në të ardhmen është zhvillimi i aftësive të të punësuarve në lidhje me shëndetin e tyre mendor.

⮚ Organizimi i on-line trajnimeve të shpejta rekomandohet me qëllim që të zvogëlohet ankthi dhe që të ndikohet në produktivitetin e të puësuarve.

Sipas gjetjeve të publikuara në Human Resource Executive stresi nga pandemia KOVID 19 jo vetëm që ka një ndikim të madh ndaj të punësuarve dhe produktivitetin e tyre, por, gjithashtu, ka implikime të mëdha edhe ndaj punëdhënësve. Por, organizatat duhet patjetër të përgjigjen pozitivisht ndaj sfidave për inovacione (risive) nëse dëshirojnë të mbeten konkurrues pas përfundimit të krizës.

Promovimi i të menduarit pozitiv, inkurajimi i lidhjeve virtuale dhe zhvillimi, dhe veçanërisht njohja e angazhimit të të punësuarve edhe përkundër ekspozimit të madh ndaj rrezikut, janë shtytësit kryesorë për interesin e tyre më të madh për kompaninë dhe besnikërinë e tyre.

Me një qasje të tillë, politikat dhe procedurat organizative, si dhe mbështetja përkatëse në përballjen me stresin gjatë kësaj krize mund të ndikohet në rekrutimin (tërheqjen) dhe mbajtjen e punëtorëve shëndetësorë edhe pas përfundimit të pandemisë.

 

Ju lutemi lexoni rregullat para se të komentoni apo shkarkoni
Shënim: Pikëpamjet dhe qëndrimet e shprehura në këtë artikull janë ato të autorit dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Institutit për Studime të Komunikimit ose të dhuruesit.

Saška Todorovska

Saška Todorovska je magistar iz oblasti upravljanja ljudskim resursima od 2014 godine. Njeno radno iskustvo je iz područja ljudskih resursa u privatnoj zdravstvenoj kompaniji. Orijentisana je na naglašavanje potrebe za ličnim i profesionalnim razvojem. Aktivno sudeluje na konferencijama i autor je nekoliko članaka iz područja ljudskih resursa. Član je Makedonskog udruženja za ljudske resurse i u procesu je sertificiranja za karijernog savetnika u skladu sa Međunarodnim programom za karijerne savetnike (GCDF-Global Career Development Facilitator).