Maja Anastasova
Mos-stabiliteti politik, pasiguria juridike, korruptiviteti.... i dërgojnë faturat, ndërsa llogaria paguhet me rritje të pa konsiderueshme ekonomike, me papunësi kronike dhe mungesë të parave, pakënaqësi dhe shpërngulje masive nga njëri nga vendet më të varfra në kontinentin e vjetër. Ashtu ishte deri tani – me shumë politikë dhe pak ekonomi. E, si do të jetë....
Në dosjen e Maqedonisë viti i kaluar 2018 do mbetet i shënuar si vit modest në pikëpamje të arritjeve ekonomike. Nuk u realizua kurrfarë zhvendosje te shkalla e BPV, gjendja me papunësinë është e tillë siç e dimë, investimet e huaja (316 milion euro në fund të shtatorit të vitit 2018) edhe më tej janë të pamjaftueshme.
Në përgjithësi, shumë premtime, pritje të mëdha, pothuajse kurrfarë realizime, befasi të pakëndshme. E tërë ajo e përcjellë me doza të mëdha të politikës, e në kushte të ajrit të ndotur në përmasa enorme. Atmosferë e përshtatshme për fshehje të gjendjeve të caktuara. Të cilat, ndërkaq, janë si halë në sy. Dhe, jo prej tani.
Thonë, kollitja dhe varfëria nuk mund të fshehen. Te ne varfëria edhe më tej është një hije besnike të një pjese të mirë të Maqedonisë. Para vetë fundit të u publikua e dhëna statistikore se shkalla e personave të varfër është 22,2 përqind (gjendje nga vitit 2017). Me këtë rast, duhet të sqarohet se Enti shtetëror i statistikës (ESHS) gjetjet i mbështet në bazë të të dhënave që janë marrë nga anketa për të hyrat dhe kushtet e jetës, në pajtim me rregullat e Eurostat. Ose, bëhet fjalë për shkallë relative të varfërisë, ndërsa bazë e përllogaritjeve janë të hyrat. Pragu i varfërisë është i vendosur në 60 përqind nga të ardhurat ekuivalente të mesme. Çdo gjë që është nën atë prag, udhëzon për një jetë të ballafaquar me varfëri. Domethënë, sa janë më të lartë të ardhurat e mesme, përkatësisht të ardhurat mesatare, aq është më e lartë shkalla e varfërisë. Dhe anasjelltas. Nga aty janë edhe rreth njëzet përqind tonat modeste.
Nuk mund të futen nën qilim as treguesit evropian, të cilët e vendosin Maqedoninë në shoqërinë e shteteve më të varfra. Sipas BPV për kokë banori i cili është 5.150 dollarë (sipas të dhënave nga FMN), gjendemi në vendin e gjashtë nga lista e 10 vendeve më të varfra në kontinentin e vjetër.
Edhe analiza e fundit e Eurostat tregoi se vendin e kemi në fund. Ose, thënë më saktë në pozicionin e katërt nga prapa sipas fuqisë blerëse dhe treguesit e ndërlidhur ekonomik – BPV për banor, nivelit të konsumit të individualizuar, indekset e nivelit të çmimeve në më tepër se tridhjetë vende. Janë përfshirë të 28-të anëtaret e UE, tre anëtare të EFTA-së: Islanda, Norvegjia dhe Zvicra, pesë vendet – kandidate për aderim në Unionin: Mali i Zi, republika e Maqedonisë, Shqipëria, Serbia dhe Turqia, si dhe Bosnja e Hercegovina si kandidate potenciale.
Të pa kualifikuar dhe jo produktiv
Nuk dallojnë as gjetjet e Bankës botërore, të cilat e konfirmojnë atë që banorët e Maqedonisë e kanë përditshmëri: rritje minimale ekonomike, pothuajse 25 përqind të qytetarëve edhe më tej jetojnë në varfëri, 50 përqind jo të plota nga banorët e aftë për punë janë të punësuar, edhe përkundër asaj që shpërngulja bashkë me natalitetin e ulët e zvogëlojnë fuqinë punuese. Përveç asaj, raportet e Bankës botërore e vë në pah edhe kapitalin jo-përkatës njerëzor si faktor kufizues të produktivitetit, me ç’rast theksohet se punëtori mesatar në prodhimin dhe në shërbimet në Evropë dhe në Azinë Qendrore është për katër herë më produktiv se sa punëtori nga Maqedonia. Shifrat e ndërlidhura me papunësinë si faktor kryesor që e nxit dhe e thellon varfërinë, janë tmerruese: më tepër se 80 përqind nga të papunët kërkojnë punë më tepër se një vit, ndërsa mbi 70 përqind nuk kanë kurrfarë përvoje paraprake punuese.
Burim: pexels.com
Në esencë, të gjitha treguesit janë alarmues, pa dallim nëse bëhet fjalë për borxhin publik (rritja e të cilit mund të pengohet vetëm me reforma serioze dhe të qëndrueshme), për deficitin pensional, për borxhet në sektorin publik, për shpenzimet të cilat (do të) rezultojnë nga ndotja e ajrit.
Nga këtu janë edhe parashikimet pesimiste, se me këtë temp, me rritje mesatare prej të pa konsiderueshmet 2,8 përqind, Maqedonisë do ti nevojiten 70 vjet që tu afrohet vendeve anëtare të UE. Ndikon në mënyrë pesimiste, por nuk është e mundur që rritja të nxitet, të përshpejtohet dhe të mbahet i qëndrueshëm zhvillimi, gjë e cila më tej do të ketë ndikesë në betejën me varfërinë. Prapëseprapë, për atë, krahas menaxhimit të shkathtë me rrjedhat ekonomike – financiare, nevojitet, para së gjithash, vullnet politik. Në këtë detaj “të imët” jemi duke rënë tanimë tre decenie me radhë. U dëshmua se garniturat në pushtet më mirë gjinden në rolin e zjarrfikësve.
Por, të mirë janë edhe si nxitës të zjarrit.
Tregtarët në tregjet e gjelbra në radhë, deputetët përtej radhës
Me fillimin e këtij viti hyri në fuqi zgjidhja e re ligjore për tregjet e gjelbra. Kjo do të thotë se të gjithë ë realizojnë të ardhura të tjera nuk do të munden më të jenë ѕhitës në tregjet e gjelbra (sipas nenit kontestues nga neni i shtatë i Ligjit). Nga tregjet janë dëbuar pensionistët, honoraristët, ata që janë raste sociale. Në lidhje me këtë, reagimet nuk pushojnë. Por, aty janë edhe vërejtjet – nga njëra anë, se kjo veprimtari, bashkë me mbijetesën në tregjet e gjelbra, është vënë nën pikëpyetje, ndërsa nga ana tjetër – ajo do të paraqesë stimulim për ekonominë e përhimët, por edhe të ardhura të zvogëluara në kasafortën shtetërore. Nga Oda ekonomike e Maqedonisë konsiderojnë se aplikimi i licencës, me çmim prej 60 euro për tezgë, nuk përkon me fuqinë financiare të ѕhitësve në tregjet e gjelbra. Kanë përllogaritur se 20.000 ѕhitës në tregjet e gjelbra do të paguajnë 1,2 milion euro për marrje të licencës, e përveç kësaj ka edhe shpenzime të tjera, si marrje e tezgës me qira, sigurim shëndetësor, pensional. Prandaj, Grupacioni i tregjeve në kuadër të Shoqatës për veprimtari komunale pranë OEM kërkon shlyerje urgjente të Ligjit ose shtyrje të zbatimit të tij. Revoltën e rriti edhe informacioni i cili u dëgjua muajin e kaluar, se pjesëtarët e parlamentit përgatisin për vete ligj për sigurimin e ekzistencës së vet. Pas kalimit të mandatit tu sigurohet punë në administratën publike. Në pozicion përkatës.
Në tregjet vehet rend. Deputetët ju sigurohet ardhmëria duke mos pritur radhë.
Nga kjo, aspak nuk habit fakti se mijëra qytetarë fatin e kërkojnë jashtë vendit. Për blerje të biletës në një drejtim mendojnë 76,7 përqind nga banorët e rinj nga Maqedonia. Me arsye janë të pakënaqur nga çdo gjë – nga gjasat e vogla për punësim, për punën e paguar në mënyrë jo , përjashtimi.... Anketa, ndërkaq, në fakulteti.mk e cila nuk e përfshin vetëm popullatën e re tregon se 83,7 përqind të popullatës do të ishte shpërngulur. Do të iknin në kërkimin e jetës dinjitoze, të shtetit juridik, të ajrit të pastër....
Rezultate në paralajmërim
Prapëseprapë, për pushtetet jo vetëm që gjendja nuk është aq e zezë, por thonë se ka edhe avancim, se shteti lëviz në drejtim pozitiv.
Perceptimet e financuesit të parë janë se borxhi kryesor është frenuar dhe se është në nivel prej 48,2 përqind (për dallim nga viti 2016 kur ka qenë 48,8 përqind); është rritur besimi i investitorëve; është lëshuar bondi 30 – vjeçar, si dhe euro-bondi më i suksesshëm deri tani me shkallë historikisht më të ulët të kamatës prej 2,75 përqind; konsolidimi fiskal zbatohet në mënyrë të përshkallëzuar në drejtim të qëndrueshmërisë së borxhit publik.
Ministri i financave është optimist – për shkak të asaj se në vitin 2018 në mënyrë intensive është punuar në zbatimin e një sëre prej dhjetë reforma kyç në financat publike, qysh sivjet mund të priten rezultate të dukshme. Pagat do të rriten, papunësia do të zvogëlohet, investimet do të rriten, borxhi publik do të mbetet në nivelin e kontrolluar.
Sidoqoftë, problemet janë të detektuara që moti. Gjithashtu, edhe nevoja për ndryshime rrënjësore, reforma. Dhe, çdo gjë me aq. Çdo gjë fillon dhe mbetet në parashtresën për kohë të ardhshme “do të”. (Sëpaku ashtu ishte deri tani.)
Do të ketë stabilitet politik, llogaridhënie, sundim të të drejtës, kontroll të korrupsionit... Do të realizohen parakushtet për prosperitet ekonomik. Do të bëhet....
... Ose (do të) duhet me patjetër
Si do që të jetë, viti nisi.
Me ndihmë sociale trefish më të lartë: familje katër-anëtarëshe në të cilën ka një person të paaftë për punë do të marrë 11.700 denarë, ndërsa familja me dy të rritur dhe dy fëmijë - 10.600 denarë. Pensionistët me pensionet më të ulta se 14.000 denarë do të paguajnë participim spitalor. Prindërit fëmijët e të cilëve janë pacientë dhe pranojnë terapi nga Klinika e onkologjisë për fëmijë, fituan “Shtëpi prindërore”.
Me përcaktuesin gjeografik Veriore e cila u bë pjesë e shtetit, si kusht politik për integrimet euroatlantike, gjërat duhet të ndryshojnë. Ashtu paralajmëroi kryeministri: investime të huaja që në tre muajt e para të vitit 2019, rritje e re e pagës minimale, kthimi deri 15 përqind nga TVSH për prodhimet e blera ose për shërbimet e paguara, zvogëlim i tatimit në fitim për IT sektorin prej 10 në tre përqind, ndërtimi i infrastrukturës.
Reformat ekonomike janë tejet të nevojshme. Fillimisht për ne, e mandej edhe si kusht për hyrje në familjen evropiane. Mbetet vetëm ti përveshim mëngët.
Ju lutemi lexoni rregullat para se të komentoni ose të shkarkoni
Vërejtje: Mendimet dhe qëndrimet e këtij shkrimi janë të autorit dhe nuk i pasqyron pozitat e Institutit për studime të komunikimit e as të donatorit.