fbpx

Tre dekada në kërkim të modelit më të mirë ekonomik

Abdulmenaf Bexheti

Ekonomia

29.07.19

Прегледи

МК

Abdylmenaf Bexheti

Abdulmenaf Bedzeti 200x250Procesi i privatizimit të kapitalit shoqëror si reformë themelore për kalim në ekonominë kapitaliste filloi saktë para tre dekadash me qëllim themelor për ndryshimin e strukturës bashkë-pronare dhe për definim të titullarit të bashkë-pronarit. Qëllime gjatë rrugës ishin edhe krijimi i kapitalit shtesë si dhe efikasiteti i shtuar dhe efektivitetit të kompanive të atëhershme socialiste.

Vlera kontabiliste e kapitalit të atëhershëm shoqëror ishte vlerësuar në rreth 4,6 miliard marka gjermano-perëndimore (rreth 2,3 miliard euro). Përmes modelit të a.q. të pagesës të aksioneve të shënuara me paga të “kalkuluara” dhe kurrë të pa paguara, drejtorët e atëhershëm përmes “gjimnastikës kontabiliste” pagat e tilla  (si masë për të gjithë të punësuarit) i vunë në “pagesë kontabiliste” të kapitalit të shënuar dhe pa kapital faktikisht shtesë u grabit privatizimi! Pothuajse gjysma e vlerës së kapitalit shoqëror ishte “ligjërisht” i përvetësuar përmes këtij Ligji përderisa në gjysmën e dytë të vitit 1994, përmes të a.q. Ligjit të Miljovskit dhe modelet menaxhuese vazhdoi përvetësimi i kapitalit shoqëror pa pagesë reale  të vlerës kontabiliste e as të asaj të tregut të kapitalit.

Gjatë vetë fundit të vitit 1998, tërësisht u ndryshua struktura qeverisëse. Në vend të LSDM – PPD, në pushtet u etabluan VMRO – PDSH, të cilët politikisht u ngritën pikërisht duke e kritikuar garniturën paraprake për tajkunët e krijuar politiko-ekonomik. Në vend që garnitura e re ti përndjek “tajkunët” paraprak dhe t’ua konfiskojë kapitalin e përfituar në mënyrë të paligjshme, kjo garniturë në mënyrë edhe më vulgare e grabiti jo vetëm kapitalin që kishte mbetur (për shembull Rafinerinë OKTA) por i shiti edhe ndërmarrjet publike si pula të arta (Telekom dhe ngjashëm). Për dallim nga garnitura paraprake e cila “luante solo” në lojën e privatizimit, kjo ishte në duet dhe e harmonizuar në këtë proces. Për tre vite jo të plota në pushtet, me përfitimin kundër-ligjor të pronës, kjo garniturë e krijoi “kapitalizmin politik”.

Kapitalistët politik, të pakënaqur me kapitalin e përfituar!

Në dekadën e dytë, menjëherë pas konfliktit ndër-etnik në vitin 2002, ndodhi rotacioni i ri i pushtetit, por tani në pushtet erdhën LSDM – BDI. Pa agjendë të dallueshme ekonomike, me prioritet tejet të madh mbi pajtimin ndër-etnik, i tërë mandati u shpenzua për garë ekonomike, për implementim të ngadalësuar të  Marrëveshjes së Ohrit. Për fat të keq., rezultati i kësaj gare e determinoi fituesin e ardhshëm te blloku maqedonas dhe 15 vite pas nënshkrimit të tij.

Deri në vitin 2006 nga ekonomia sërish asgjë . Në vetëm katër vite sundim të kësaj garniture u ndërruan tre kryeministra (Cërvenkovski, Kostov dhe Buçkovski). Arritja e vetme ekonomike ishte konsolidimi i financave publike – nga buxheti ekstrem buxhetor, prej -7,5% të BPV në vitin 2001, kasaforta shtetërore në vitin u dorëzua me suficit të konsiderueshëm buxhetor prej mbi +1,5%, por në të njëjtën kohë edhe me deficit tejet të madh politik për LSDM-në në pushtet.

“Elita” e porsakrijuar ekonomike, tanimë me kapital të zmadhuar, kishte ndikesë të drejtpërdrejtë mbi politikanët dhe në vendimet e tyre, por kishte edhe ndikim që ta shtojnë dhe ta multiplikojnë pasurinë. Mos ngopja vazhdoi edhe si ligjshmëri “normale” të cilën që Marksi e emërtoi si “Ligj për akumulim të pafund të kapitalit”.

Në verën e vitit 2006 filloi era e të a.q. “Gruevizëm” në ekonominë. Thënia e tij “kudo që të jetë- puna do të nis” u bë shpresë sociale se me të vërtetë puna do të nis! Dy vitet e para të sundimit të tij (jo vetëm në ekonomi) do të mbahen mend si arritje më të mëdha që nga fillimi i tranzicionit (për shembull me futjen e operatorit të tretë në sektorin e telekomunikimeve i përgjysmoi çmimet e atëhershme astronomike). Mirëpo, 7-8 te më vonë, koha e tij e qeverisjen, më mirë pasqyrohet me vetë thënien e ministrit të atëhershëm të financave, i cili ankohet në “kolegen” e tij nga policia se si ato qenkan “qeveri e marrë.... se nuk kanë bukë ndërsa blejnë çokollata”. Në atë kohë të rrallë ishin kritikët e jashtëm, por kur i dëgjuam “bombat” madje atëherë (së paku unë) kuptuam se kemi qenë shumë të moderuar në kritikat.

pari 29 07
Burim: iserbia.rs

Gruevski me “modelin ekonomik” të tij, krahas ekspansionit të asaj ekzistuese krijoi edhe “elitë ekonomike” të re të cilët në pamundësi që të marrin kapital përmes privatizimit, e robëruan shtetin edhe përmes raporteve ekstremist konjukturale  me elitën politike, krijuan model të ri të “privatizimit të shtetit” dhe një pjesë të madhe të resurseve publike u vunë në funksion të sektorit privat. Epilogu është i njohur. Kinse, modeli i tij ekonomik i bazuar në mbi tërheqjen e investimeve të drejtpërdrejta me subvencionim tejet të madh solli në shpenzime më të mëdha se sa përfitime.

Në kërkim të modelit!

Para do kohësh, në Universitetin e Evropës Juglindore u organizua konferencë dyditore ndërkombëtare shkencore me titull “nga tranzicion deri në zhvillim – sfida dhe perspektiva”. Midis të tjerave, u përcaktuan edhe tre folës tematik, me fusha sipas radhës – i pari për ekonomi evropiane (Prof. Iraj Hashi nga Starfordshajrë Universiteti), i dyti për ekonomitë e Ballkanit Perëndimor (prof. Vilijam Barlet nga Shkolla për ekonomi e Londrës) dhe i treti për ekonominë e Republikës së Maqedonisë së Veriut (Akad. Goce Petreski). Në fjalën përshëndetëse, midis të tjerave e iniciova edhe çështjen për nevojën e ridefinimit të modelit ekonomik të vendit.

Në prezantimin e tij, në stilin e tij kritik filozofik, kolegu Petreski me të drejtë konkludoi se në Maqedoni ende nuk ka të  definuar një model ekonomik autonom dhe të qëndrueshëm. Siç u theksua edhe më lart, deri më tani pothuajse çdo garniturë qeverisëse ka promovuar "modelin e vet" ndërsa rezultati i tij është më shumë se i njohur.

Vendi ynë është me një ekonomi të vogël, të hapur dhe të ekspozuar. Por përveç shumë disavantazheve, ne kemi avantazhe të mëdha krahasuese. Vlen të theksohet njëri prej tyre – gjeo-pozita.

Në mes të Ballkanit, një shtet i vogël multi-kulturor (etnik, gjuhësor, fetar ...) mund të lidhë tërë tregun në Ballkan dhe të nxjerr përfitime nga ky pozicion. Imagjinoni përparësitë në një marrëdhënie ekonomike vetëm me fqinjët - Shqipëria dhe Kosova (plus 6 milionë tregje), Serbia (plus 7 milionë), Bullgaria (plus 8/9 milion), Greqia (plus 8/9 milion). Deri tani, pothuajse të gjithë fqinjët tanë, në vend të avantazheve ne në plan të parë i sollëm pikërisht të metat, me të cilën krijuam një atmosferë bllokade dhe marrëdhënie armiqësore. Me gjuhët tona, kulturat dhe përkatësinë etnike, ne me të gjitha këto vende fqinje, më mirë se cila do qoftë nga çdo tjetër prej tyre (në një pozicion gjeostrategjik dhe ekonomik), mund të përfitojmë nga pikëpamja ekonomike. Prandaj, është e rëndësishme të përmirësohen marrëdhëniet me Greqinë dhe Bullgarinë. Këto marrëdhënie ishin një parakusht strategjik për përmirësimin dhe ruajtjen e marrëdhënieve ekonomike në shumë aspekte.

Tani është koha të kthehemi në terrenin vendor!

Arsimi është çelësi

Ne kemi paralajmëruar prej kohësh se sistemi ekzistues i arsimit një ditë do të jetë sfida më e madhe dhe frenues i zhvillimit ekonomik. Vetëm në arsimin e lartë, për një dekadë, universitetet publike u dyfishuan, dhjetëra programe studimi u fragmentuan, pikërisht në një kohë kur bota e zhvilluar po lëviz në drejtimin e kundërt! Vitin e kaluar (2018), për shembull, në Francë u bashkuan pothuajse të gjitha universitetet më të mëdha, ai i Sorbonës – Parisit dhe Maria e Pjer Kiri.

Në 3 – 4 muajt e fundit, në tre takime të rregullta me biznes bashkësinë,  i pari në Universitetin e EJL (në Tetovë), me mbi 50 afaristë në Panairin e karrierës, i dyti në Panairin e karrierës në UEJL (mbi 65 pjesëmarrës) dhe i treti para një muaji në Shkup (në lokacionet e Birrarisë) në bashkëpunim me Odën ekonomike, Ministrinë e punës dhe politikës sociale si dhe me nënkryetarin e qeverisë, përgjegjës për ekonomi, pothuajse mbizotëroi se deficiti tejet i madh i  kuadrove të nevojshme profesionale (me SHP të mesme, të lartë dhe sipërore) në tregun e punës tanimë është pengesë e madhe në biznes sektorin real. Të mos e përmendim këtu edhe asimetria tejet e lartë midis asaj se çfarë profile ofrohen e çfarë kërkohen në tregun e punës. Rreth 50% të profileve me arsim të lartë janë nga shkencat shoqërore, filologjike dhe filozofike ndërsa vetëm 30% janë nga shkencat teknike dhe shkencore-matematikore. Mbi të gjitha, profilet më të mira, pas diplomimit të tyre dhe për shkak të perspektivës më të mirë profesionale  dhe financiare e braktisin shtetin dhe shkojnë në Perëndim.

Në vend konkluzionit, një rekomandim i vogël

Nuk ka asgjë më me prioritet  nga reforma rrënjësore në arsimin – nga ai parashkollor e deri te arsimi i lartë. Procesi është kompleks dhe multi-dimensional. Mirëpo, në një gjendje të tillë, nuk kemi shumë kohë për Strategji, Analiza dhe dokumentacion tjetër shtesë. Arsimi dualist (të ndërlidhur me ekonominë/industrinë) duhet të subvencionohet për të filluar të funksionojë. Sistemi  i financimit të institucioneve arsimore në bazë të inputeve duhet të ndryshojë ekskluzivisht në sajë të rezultateve.

Procesi i reformave rrënjësore do të zgjasë. Janë të nevojshme masa intervenimi vetëm të subvencionohen vetëm për nevojat e tregut të punës, posaçërisht profilet e zejtarëve ndërsa profilet cilësore sipas shkallës së punësimit, sipas diturive aplikative dhe shkencës. Në të vërtetë, edhe Rregullorja më e re  për rangim të institucioneve të arsimit të lartë bazohet në këto tre përmbushje – arsimi dhe mësimi (50%), hulumtimi (40%) si dhe shërbime sociale (10%). Në sajë të rezultateve nga rangimi do të duhet edhe të përcaktohet një përqindje e caktuar e subvencionimit financiar të institucioneve.

Ju lutemi lexoni rregullat para se të komentoni ose ta merrni përmbajtjen.
Vërejtje: Mendimet dhe qëndrimet e këtij shkrimi janë të autorit dhe nuk i reflektojnë pozitat e Institutit për studime komunikologjike e as të donatorit

Abdulmenaf Bexheti

Abdulmenaf Bexheti është profesor në Fakultetin e Biznesit dhe Ekonomisë në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë dhe është anëtar i rregullt i ASHAM-it. Në vitin 2002, mbrojti doktoraturën në Fakultetin e Ekonomisë në UKIM dhe ka mbi 80 punime shkencore të botuara, katër libra dhe mbi 300 artikuj (analiza, kolumne, ese, etj.). Ai është aktiv në jetën shoqërore dhe merr pjesë në debate të profesionale, shkencore dhe tryeza të ndryshme të rrumbullakëta në vend dhe më gjerë. Bexheti ishte anëtar i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë nga viti 1996 deri në vitin 1998 dhe më parë ishte zëvendës u.d. i Drejtorisë së të Ardhurave Publike.