fbpx

(Keq)përdorimi i fjalës “pederast” përmes prizmit të deklaratës së Kryeministrit

Nenad Zhivanovski-Stoliq

Media

18.09.19

Прегледи

MK

D-r Nenad Zhivanovski

nenad ziavainovskiAventurë delikate gjuhësore është nëse dilet nga domethënia themelore dhe e përcaktuar dhe nëse kalohet në sferën e zhargonit  dhe kolokualitetit . Për këto shkaqe, për kryeministrin Zoran Zaev do të kishte qenë zgjedhje më pak e dëmshme nëse do të kishte mbetur në deklaratën fillestare se një pederast nuk do ta rrënojë qeverinë, se sa të ngatërrohet në sqarimin deri në fund nëse “pederast” për të do të thotë ajo që e sqaron linguistike e etabluar ose ajo se çfarë nënkuptohet nga gjuha popullore.

 

Ndodhi edhe ajo: shqiptimi publik i “fjalës së turpshme pederast nga goja e një politikani në Maqedoni. Për herë të parë atë e dëgjuam nga Zoran Zaevi gjatë prononcimit të tij në lidhje me aferën “Zhvatje”. Prapëseprapë, titulli në suaza rajonale i takon dikujt tjetër. Kronologjia tregon se kush i pari në komunikimin publik e përdorur fjalën “pederast” ka qenë presidenti serb Aleksandar Vuçiq.

Për dallim nga situata në të cilën Zaev fjalën e dedikon për person tjetër, Vuçiq ju referohet grupeve të ndryshme dhe individëve të cilët atë e quajnë ashtu. Disa vite para asaj, kur Vuçiqi ka qenë kryeministër në serbi, në spotin parazgjedhor ai përdor edhe insert të filmuar nga një ndeshje futbollistike, në të cilën një tribunë me tifozë brohorisnin zëshëm “Vuçiq, pederast!”.  Në një rast të tretë, Vuçiq i lut tifozët e Partizanit të mos e fyejnë Novak Gjokoviqin se është pederast, sepse është deklaruar se është tifoz i Cërvena Zvezdës, por atë ashtu e thërrasin. Në rastin e katërt, rastin më të ri, Vuçiqi ka deklaruar se ai ka deklaruar për politikanin Uglaninin është pederast dhe fashist.

Ajo që është e përbashkët për të gjitha shembujt e përmendur është se emri “pederast” është ekskluzivisht në konotacion negativ dhe përdoret që tjetrin ose vetveten të prezantohet në pasqyrë nënvlerësuese, të viktimës ose fyese. Mirëpo, vallë a arrihet efekti i tillë për shkak të vetë fjalës “pederast” ose për shkak të kontekstit të përdorimit të tij?

Fjala pederast nuk ka domethënie negative

Etimologjia e emrit pederast vjen nga fjala e lashtë greke "παιδεραστία" (pederasti) që do të thotë mashkull që dashuron djelmosha. Më vonë, kjo fjalë është huazuar në gjuhën latine si "pæderasta".

Në kohën kur dashuria e gjinive të njëjta është konsideruar si sëmundje kjo fjalë latine është përdorur në shkencat mjekësore (psikiatri) si terminologji zyrtare me të cilën është përcaktuar diagnoza. Në shkencat juridike ka qenë në përdorim ndërsa te meshkujt dashuria e gjinisë së njëjtë ka qenë e kriminalizuar, kështu që Kodi penal i RSFJ i vitit 1959, me atë është karakterizuar sjellja amorale dhe kurvëria e panatyrshme. Sot pederastia është dekriminalizuar ashtu që edhe në drejtësinë fjala tanimë nuk përdoret për sjellje të pa pranueshme në shoqëri. Në gjuhën frënge aktiv është përdorimi i fjalës "pédé" që nuk ka domethënie negative.

Nga pikëpamja linguistike, përdorimi publik i emrit pederast aspak nuk është i kontestueshëm, sepse është me domethënie neutrale, dhe për nga ana semantike edhe për nga ana asociative nuk ka domethënie pezhorative (fyese). Vetëm në gjuhët e sllavëve të jugut në gjuhën e përditshme i është vendosur konotacion negativ, sepse më shpesh është përdorur në kontekstualitet negativ: vetëm në rajonin tonë mund ta hasni në përdorim të barabartë me listën e gjatë të fjalëve fyese për homoseksualët,  siç janë dy-tytësh, i anasjelltas, prapanist, peshqir, peshko, pedalist, bythaxhi dhe, gjithsesi “pederast”. Ajo do të thotë se duhet të ndryshojë konteksti i përdorimit, e jo fjala të ndalohet.
lgbt
Burim: vesti.mk

Nga kjo, shikuar nga aspekti i shkencës (linguistikës, mjekësisë dhe drejtësisë) kryeministri Zaev nuk ka pasur arsye të kërkojë ndjesë sepse domethënia e tij nuk paraqet gjuhë të urrejtjes, e as sjellje amorale, e as sëmundje, por emër përshkrues me domethënie neutrale për dikë  që praktikon dashuri me gjininë e njëjtë: njëlloj si emri homoseksual.

Por, sqarimi i tillë është steril dhe i aplikueshëm vetëm në debat të izoluar teorik, ndërsa gjuha e gjallë, i vendosur në një situatë konkrete, me persona konkret, shpien drejt debatit të ndryshëm dhe me konkluzion të ndryshëm.

Transferim në domethënien e fjalës pederast

Problemi i parë krijohet me demantin e  Kryeministrit. Në dëshirën e fuqishme që të arsyetohet dhe në mënyrë shtesë për të lënë përshtypje para LGBT komunitetit si njeri tolerant, ai jep deklaratë e cila, për dallim nga ajo fillestare, paraqet krijim të paragjykimit për këtë komunitet. Gabimi i Zaevit është që në njërën anë, siç thamë, emër neutral, i cili buron nga domethënia e tij parësore, me konotacion negativ. Për Kryeministrin, i cili i është referuar gjuhës popullore, “pederast” ka domethënie të tiparit të karakterit, me ç’rast gjithsesi nuk ka menduar në tipare pozitive karakteri por në vlera të këqija etike. Këtu krijohet problemi për Zaevin, por edhe për shpjegimin popullor të fjalës, sepse bëhet transferim të domethënies dhe domethënies fillestare (parësore) i jepet domethënie e re (sekondare), kështu që emri pederast nuk do të thotë më një njeri i cili praktikon dashuri me gjininë e njëjtë, por ajo bëhet polisemantike (me shumë domethënie) me domethënie të dytë – njeri i cili është i prishur në karakter dhe i pamoralshëm.

Në një situatë të tillë të krijuar të re për fjalën pederast, nëse aplikohet parimi i unifikimit të të domethënieve, mund të sjell që në fund të fitohet një entitet të ri logjik me domethënie sintetike. Në konstruktin mendor te disa njerëz, shumë lehtë do të lihet anësh dallimi midis domethënies parësore dhe sekondare dhe në mënyrë të thjeshtësuar do të konkludojnë se “pederast” do të thotë se njeriu i cili praktikon dashuri me gjininë e njëjtë  është edhe me tipare të këqija të karakterit. Me atë do të krijohet edhe njohuri e re kognitive se “pederast” është diçka negative, gjë e cila është mënyrë e ndërtimit të stereotipave dhe të paragjykimeve, të cilat janë bazë e çdo gjuhe të urrejtjes.

Prandaj, aventurë shumë delikate gjuhësore është nëse dilet nga kuptimi themelor dhe i përcaktuar i domethënies së fjalëve dhe nëse kalohet në sferën e përvojave të përfituara nga zhargoni dhe kolokualiteti. Për këto shkaqe, për Zaevin zgjedhje më pak e dëmshme do të kishte qenë nëse do të kishte mbetur në deklarimin fillestar se nuk do të lejojë që një pederast t’ia rrënonte qeverinë, se sa të ngatërrohet në sqarimin nëse për pederast do të thotë atë që e thotë linguistika e etabluar ose ajo që nënkuptohet me gjuhën popullore.

Padi për Zaevin për fyerje dhe shpifje

Mirëpo, nëse e abstrahojmë demantin e Kryeministrit dhe ti kthehemi deklaratës së tij fillestare, dhe ajo, aspak nuk është e virgjër dhe e devotshme për të mos ja marrë si qëllimkeqe.

Të supozojmë se Zaevi në deklaratën e tij me fjalën pederast ka menduar pikërisht në një person i cili praktikon dashuri me gjininë e njëjtë, e të cilin dyshon se ka dashur t’ia rrëzojë qeverinë. Cili është motivi i Kryeministrit që ta emërtojë në atë mënyrë? Përkatësisht, a ka dashur pederasti t’ia rrëzojë qeverinë për shkak se është pederast ose motivet i ka të tjera (kriminogjene, mundet edhe politike)? Për një njeri racional është e qartë se afinitet seksuale janë irelevante për problemin i cili e mundon Kryeministrin dhe se fjala pederast është shqiptuar vetëm si rezultat i   momentit afektiv të tij. Njëlloj si që mos-durimin ndaj gazetarit dëshiron ta fuqizojë me përdorimin e përemrit i vetë-pëlqyer, edhe pse ka mund ta shprehet vetëm me fjalët “një gazetar”.

Në raste të tilla, ajo që do të mund të paraqiste rrethanë lehtësuese, por të cilën në deklaratën e  Zaevit mungon, është nëse personin të cilin e ka quajtur pederast, paraprakisht nuk  është deklaruar publikisht si i tillë. Duke pasur parasysh se Bojan Jovanovski, përveç dëshirës/nevojës së tij të provokojë dhe të luajë në seksualitetin e tij të feminizuar, publikisht nuk ka dalë haptazi me prononcim të tillë se është pederast,  atëherë, për shkak të deklaratës së tillë të Zaevit, Jovanovski me të drejtë mund të paraqesë padi për fyerje dhe shpifje. Thirrja në domethënien të transferuar të fjalës pederast, në pajtim me fjalorin popullor, nuk do ti ndihmojë Kryeministrit, sepse dihet saktë cila është domethënia themelore/parësore e fjalës dhe se ai me kualifikimin e tillë për Jovanovskin e ka diskredituar publikisht, i ka shkaktuar dhembje shpirtërore dhe i ka sjellë në huti njerëzit për seksualitetin e tij. Zaevi do të jetë i detyruar të dëshmojë se Boki 13 me të vërtetë është pederast.

Prandaj, çdonjëri nga ne mundet në mënyrë intime të mendojë për dikë se është homoseksual, por përderisa ai atë nuk e thotë për vetveten, askush nuk ka të drejtë që publikisht t’ia definojë preferencat seksuale. Më së paku një kryeministër  i cili për veten pohon se është mik dhe përkrahës i LGBT aktivizmit.

Përcaktimi seksual nuk është më vetëm çështje intime

Në fund, ta shqyrtojmë edhe variantin e tretë i cili buron nga deklarata e Zaevit, ndërsa e cila është hipotetike. Çfarë nëse personi i cili e ka emërtuar pederast është prononcuar edhe publikisht se është pederast? A mund në atë rast orientimi i tij seksual ti shtohet një konteksti të caktuar shoqëror i cila nuk ka pikë të përbashkëta me seksualitetin e tij? Për shembull, nëse ka bërë një akt të caktuar pozitiv shoqëror (një homoseksual ka shpëtuar një njeri që ka qenë duke u mbytur) ose akt negativ shoqëror (një homoseksual i kapur në krim)?

Trendet në shoqëritë perëndimore liberale janë se inkluziviteti në komunitetin arrihet me atë që përcaktimi seksual nuk konsiderohet më si çështje private dhe intime por ajo në mënyrë vullnetare ndahet me publikun. Dhe atë e bëjnë shumë këngëtarë, sportistë dhe politikanë, por në atë hasni edhe në situatat më triviale sikur plotësoni një formular për regjistrim në studime, aplikoni për punë, kërkoni mbrojtje shëndetësore. Gjithmonë në pyetësorin keni edhe pyetje për përcaktimin e juaj seksual, me ç’rast opsionet janë nga hetero, përmes bi dhe homo deri në transxhendër. Gjithsesi se ka opsion edhe të mos jepet përgjigje, por me vetë faktin se ekziston pyetje për orientimin e juaj seksual, do të thotë se ajo nuk llogaritet më si pjesë e intimitetit të njeriut  por është çështje identitare për të cilën publikisht njerëzit diferencohen mes vete edhe për nga ajo bazë.

Prandaj, inkluziviteti patjetër duhet të shkojë në të gjitha drejtimet dhe situatat, e jo seksualiteti të theksohet  vetëm në situata afirmative dhe të pranueshme shoqërore (edhe homoseksualët mund të jenë human), por edhe në situata negative shoqërore (edhe homoseksualët mund të jenë kriminelë).  Në të njëjtën mënyrë siç edhe i akuzuari për fshehja të tatimit  jep deklaratë para gjykatës se është i martuar, baba i dy fëmijëve, me të cilën implikon se është heteroseksual.

Prandaj, personi në të cilin ka menduar Zaevi kur e ka quajtur “pederast”, në rast se paraprakisht vetë të jetë deklaruar publikisht si i tillë, atëherë nuk do të duhej të ketë dënim publik ose pasojë juridike për Kryeministrin, sepse në kontekstin konkret shoqëror, për të cilin është irelevante përcaktimi seksual, atë do ta kishte përmendur.

Do të kishim konkluduar: fjala pederast nuk duhet të ketë domethënie negative dhe duhet të jetë në përdorim të lirshëm, sepse ai është më i saktë nga emri homoseksual, i cili në total i përfshin të gjithë ata që praktikojnë dashuri me gjininë e njëjtë. Nëngrup i homoseksualit janë pederast dhe lesbike. Fakti se te ne fjala është kompromentuar për shkak të përdorimit të tij në zhargon nga njerëzit e thjeshtë, ndërsa linguistika, në vend që ta kundërshtojë atë, ka rënë nën konformizmin dhe i është përshtatur kolektivitetit, është diçka që duhet të ndryshojë.

Pederastët nga rajoni, në vend që të neveriten nga përdorimi i tij, duhet të luftojnë që ti kthehet domethënia e tij bazike, e cila buron nga gjuha e vjetër greke dhe latine, ndërsa të ndalohet “shpjegimi popullor” si tipar karakteri. Në të njëjtën mënyrë siç zezakët në SHBA në vitet e gjashtëdhjeta të shekullit të kaluar kanë luftuar që fjala “nigger” (etimologjinë e ka nga Nigeria, dikush që e ka prejardhjen nga ky shtet) për komunitetin e tyre të mos ketë domethënie negative, ndërsa për shkak të kontekstit në të cilin njerëzit e bardhë e kanë përdorur ai ka qenë fjalë fyese dhe për këtë shkak është ndaluar.

Ju lutemi lexoni rregullat para se të komentoni ose ta merrni
Vërejtje: Mendimet dhe qëndrimet e këtij shkrimi janë të autorit dhe nuk i reflektojnë pozicionet e Institutit për studime komunikuese e as të donatorit.

Nenad Zhivanovski-Stoliq

Nenad Živanovski-Stoliq është një ish-analist, fokusi i interesimit të të cilit ishin dukuritë sociale nga sfera të ndryshme të jetës.