fbpx

Koha e post të vërtetës: a kanë devalvuar faktet

Dr. Vuk Vuçetiq

Media

30.11.18

Прегледи
МК   BS   ALB

Vuk Vuçetiq, doktor i shkencave të komunikologjisë 

Vuk Vucetic 200x250Skena politike e Ballkanit gjendet në erën e post-fact politikës – gjendje në të cilën shkaktimi i emocioneve te zgjedhësit është më me rëndësi për kredibilitetit e ndonjë politikani se sa idetë, faktet, strategjitë konstruktive e ngjashëm. Në atë kuptim fokusi është në retorikën nxitëse e cila e ngrit adrenalinën  te publiku, ndërsa debatet e argumentuara janë të bazuara në faktet sipas palës. Lënia anësh dhe injorimi i fakteve në atë kuptim jo vetëm që nuk has në çfarë do qoftë sanksioni, por shpërblehet si virtyt politik i llojit të vet.

Post e vërteta në vitin 2016 është shpallur si fjalë e vitit sipas zgjedhjes së Fjalorit të Oksfordit. Thelbi i konceptit të post të vërtetës është se emocionet, qëndrimet dhe bindjet private janë më të rëndësishme për sjellje të vendimeve politike se sa faktet të cilat mediet kinse i publikojnë. Në atë kuptim, fitorja e papritur e Donald Trampit (Donald Trump) për kryetar të SHBA-ve, si dhe rezultati i referendumit për Brexit-in të opinioni profesional, por te ai më i gjerë dallohen si momente kyç të cilat e paralajmëruan erën e re të pos të vërtetës. Prej atëherë një numër i madh i teksteve, hulumtimeve, komenteve, analizave u janë dedikuar këtij fenomeni. I tërë diskutimi për post të vërtetën në esencë reduktohet në disa segmente qenësore.

Interneti dhe rrjetet sociale si arena të post të vërtetës

Para së gjithash përhapja e post të vërtetës lidhet me ndikimin gjithnjë e më të madh të internetit dhe të rrjeteve sociale si burime të informacioneve politike. Në të vërtetë, interneti dhe rrjetet sociale e kanë rrezikuar pozicionin e fuqishëm e mjeteve masive tradicionale dhe kanë siguruar zhvillim të një numrit të madh të kanaleve dhe të platformave për përhapje të përmbajtjeve të ndryshme (mediatike). Problemi është që në kohën e të a.q. gazetari civile nuk ekziston kurrfarë politike redaktuese të bazuar në standardet profesionale dhe etike e cila do të mund ta pengojë depërtimin e çfarë do qoftë përmbajtjeve në hapësirën mediatike dhe ta pengojë përhapjen e tyre. Në atë kuptim problemet që paraqiten me zgjerimin e internetit dhe të rrjeteve sociale tanimë nuk janë të ndërlidhura me qasshmërinë dhe sasinë e përmbajtjeve, por kanë të bëjnë në respektimin e dobët apo në kurrfarë respektimi ndaj rregullave të gazetarisë ose në publikimin e tyre. Sipas kësaj, mundet madje të diskutohet për karakterin e profesionit gazetaresk dhe rolit të gazetarit.  Në fakt, gazetarët dhe redaktorët nuk janë më gatekeeper-ë, por shndërrohen në gatewatcher i atyre përmbajtjeve të cilat tanimë gjenden me hapësirën mediatike. Me fjalë të tjera, roli i gazetarëve ngadalë ndërpritet të jetë seleksionimi i përmbajtjeve të cilat do të publikohen, por verifikim i atyre të cilat tanimë përmes platformave të ndryshme kanë përfunduar në online hapësirën.

Debati global për lajmet e rreme filloi pasi që djelmoshat nga Velesi (Maqedoni) gjatë fushatës para-elektorale për zgjedhjet presidenciale në SHBA-të (në vitin 2016) kanë krijuar dhe publikuar numër të madh të përmbajtjeve të rreme, për të fituar para xhepi. Përmbajtjet e rreme siç është ai se Papa Françesku e  ka përkrahur Donalld Trampin në zgjedhjet presidenciale, ose se agjenti i FBI-së i cili ka qenë i përzier në aferën e publikimit të e-meill mesazheve të Hillari Klintonit është gjetur  i vdekur në banesë, kanë zgjuar vëmendje të madhe të opinionit në SHBA por edhe më gjerë, ndërsa konsiderohet se deri diku kanë ndikuar në rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve.

Në atë kuptim, iniciues për ruajtjen e konceptit të post të vërtetës janë fake përmbajtjet të cilat kanë cak nxitjen e emocioneve (sipas rregullës negative) tek konsumuesit mediatik dhe tek prodhuesit (prosumers). Sa më provokues është përmbajtja, dhe sa emocione më të fuqishme do të shkaktojë, më me siguri është se konsumuesit do të reagojnë në atë, ashtu që (pa marrë parasysh a pajtohen apo jo me atë) do ta shpërndajnë (share) përmbajtjen e tillë ose do të publikojnë ndonjë përmbajtje të vetën. Kyç është se përmbajtjet e tilla provokuese nuk është patjetër ti përgjigjen realitetit, por mund të jenë tërësisht të shpikura ose, të themi, të nxjerra nga konteksti. Konsiderohet se fushata për referendumin për Brexit (2016) me sloganin “Ne Evropës çdo javë i paguajmë 350 milion paund, përse nuk do ta kishim financuar sistemin Nacional shëndetësor”, ka luajtur rol të rëndësishëm në rezultatin përfundimtar. Në rastin konkret fakti se Britania e Madhe ka ndarë më tepër se dyfish më pak para nga buxheti i vet (160 milion paund) thjeshtë nuk ka pasur kurrfarë  rëndësie, sepse nuk “përfshihet” në narrativin e formuar më herët se Britania ka më tepër dëme se sa përfitime nga UE.

Vreme na post vistina Dali se devalviraa faktiteBurim: Wired

Narrative: gjyzlykë për ta shikuar e realitetit

Duke e pasur parasysh shembullin e tillë, duket se euforia dhe pluhuri që u ngrit rreth rreziqeve eventuale të post të vërtetës janë tejet të mëdha. Në fakt, njerëzit kryesisht janë të prirur të sillen në përputhje me vlerat dominuese të cilat ju imponohen gjatë tërë jetës dhe në formimin dhe ruajtjen e të cilave janë përfshirë institucionet e ndryshme shoqërore (familja, shkolla, religjioni, shoqëria, shteti, mediet). Në atë kuptim “fotografitë në kokat tona” të formësuara më herët (Lippmann, 1995.) në esencë paraqesin filtra për seleksionim, por edhe interpretim të përmbajtjeve të reja, me ç’rast përmbajtjet që përfshihen në narrativin (pa marrë parasysh a janë të sakta apo jo) përkrahen, ndërsa tonet disonance (pa marrë parasysh saktësinë e tyre) kryesisht kanë qenë të lëna anësh.

Domethënë, vërshimi i fake lajmeve të ndryshme në të vërtetë në mënyrë shtesë do ti përforcojnë narrativet që tanimë ekzistojnë. Një nga arsyet është ai që njerëzit në fakt janë qenie irracionale, kështu që miratimi i vendimeve (politike) nuk është ekskluzivisht racionale, por përkundrazi. Në të vërtetë i tërë civilizimi njerëzor faktikisht mbështetet në krijimin e fikcioneve dhe miteve të rreme dhe në besimin në të njëjtat, kështu që parashtrohet pyetja se në çfarë masë është diçka e re fenomeni i post të vërtetës. Qysh nga koha e gurit, mitet dhe legjendat të cilat i kanë shpikur njerëzit kanë shërbyer për unifikimin e bashkësisë. Edhe sot është ashtu, bindjet religjioze, por edhe ato politike mbështeten në vlerat ideologjike të cilat në mënyrë të shprehur selektive sillen ndaj realitetit. Në atë kuptim njerëzit janë të prirur ti përcjellin vetëm ato përmbajtje të cilat i konfirmojnë vlerat dhe bindjet e tyre, përkatësisht të cilat përfshihen në një narrativ të caktuar.

“Eho silose” në luftë kundër demokracisë

Gjendja e rrëmbimit të individëve brenda narrativeve të vlerave është përforcuar në mënyrë shtesë me dukurinë e të ashtuquajturave eho silose (filter bubble) të cilët lidhen me zhvillimin e rritur teknologjik. Esenca e eho siloseve pasqyrohet në atë së interneti me ndihmë të algoritmeve të ndryshme i seleksionon dhe ua servirën shfrytëzuesve ato përmbajtje që janë në përputhje me historinë e kërkimeve dhe preferencave  të tyre, përkatësisht me bindjet dhe qëndrimet e tyre. Pasoja shihet në atë që në kokat e konsumuesve për çdo ditë jehon vetëm “ehoja” e të njëjtave atyre bindjeve dhe vlerave të cilat edhe vetë i shpërndajnë, gjë e cila ka edhe veprim “narkotizues për pasivizim”  (Merton, Lazarsfeld, 1950) dhe i bëjnë individët të mos jenë të gatshëm që ta pranojnë mundësinë e diskutimit alternativ dhe të shëndetshëm, me ata që nuk kanë mendim të njëjtë. Mund të thuhet se individi praktikisht për çdo ditë në “online silosin” e vet ballafaqohet me konfirmimin e vërtetësisë së bindjeve të veta, gjë e cila gjithsesi pozitivisht ndikon në egon e tij, por edhe në mënyrë shtesë e pa aftëson për debat të argumentuar.

Më në fund, problemi i eho silosit qëndron në atë se çfarë në të vërtetë e polarizon publikun në online sferën me çfarë në tërësi rrënohet potenciali (që)moti i paralajmëruar i potencialit të internetit si agora globale për debat të argumentuar dhe të përgjegjshëm për temat e ndryshme shoqërore.  Nga ana tjetër duket se ky “realitet rozë” i cili krijohet  edhe si pasojë i eho siloseve në fakt është në kontradiktë me vlerat themelore demokratike. Jeta në “kafaz të artë” u pamundëson njerëzve që të komunikojnë dhe të diskutojnë dhe përfundimisht në bazë të asaj të sjellin vendime. Liria e të menduarit dhe të marrjes vendime paraqesin të drejta themelore në sistemet demokratike. Ajo që ofrohet në erën e post të vërtetës dhe të flluskave të informimit janë përmbajtje të filtruara paraprakisht  të cilat e kufizojnë mundësinë e të menduarit kritik dhe ofrojnë vetëm dukje se ka liri, ndërsa thelbësisht rritet kontrolli i qarkullimit të informacioneve, dhe me vetë atë edhe të shoqërisë.

Post e vërteta dhe fake news në mënyrë ballkanike

Nëse do ta kishim analizuara rajonin tonë, duket se të gjitha vendet e Ex-Yu tanimë vite me radhë jetojnë në shekullin e post të vërtetës. Mediet bashkëpunojnë ngushtë me elitat politike dhe vite me radhë plasojnë dezinformata, i vënë lajmet në kornizë dhe e caktojnë kontekstin, e përshtatin realitetin nevojave të politikanëve dhe të financuesve, e jo nevojave të opinionit. Nga ana   tjetër, politikanët (më shpesh ata ë janë në pushtet) me vetëdije i seleksionojnë dhe i promovojnë pjesët e fakteve të cilat janë në favorin e tyre, përpiqen që realitetin ta definojnë dhe ta përputhin në narrativin mbizotërues. Përveç asaj, të gjithë, të cilët në çfarë do qoftë mënyre mendojnë ndryshe nga “religjioni shtetëror” (nocioni: Noam Chomsky) shpallen armiq dhe/ose tradhtarë. Kështu në thelb krijohen syze për ta shikuar realitetin, me ç’rast njerëzit më tepër u besojnë liderëve të vet politik, ndërsa e lënë anësh realitetin e vrazhdët në të cilën gjenden. Me fjalë të tjera, do të kishte qenë më e saktë të thuhet se skena politike e Ballkanit gjendet në erën e post - fact politikës. Fenomeni i post fact politikës ka të bëjë me gjendjen në të cilën shkaktimi i emocioneve tek zgjedhësit është më me rëndësi për kredibilitetit e ndonjë politikani sesa idetë, faktet, strategjitë konstruktive dhe ngjashëm. Në atë kuptim fokusi është në retorikën nxitëse e cila e ngrenë adrenalinën tek publiku, ndërsa diskutimet e argumentuara janë të bazuara në faktet sipas palës. Lënia anësh dhe injorimi i fakteve në atë kuptim jo vetëm që nuk hasën në çfarë do lloj sanksioni, por shpërblehet si virtyt politik.

Problemi është më i madh në mënyrë shtesë kur kihet parasysh vërshimi i “portaleve të egra” (portaloideve) të ndryshme. Këto “portaloide” publikojnë një numër të madh të përmbajtjeve të ndryshme, midis të cilave dominojnë clickbait, fake news, gjysmë-informacione, dezinformata, argëtim të lirë dhe ngjashëm. Online platformat e këtilla nuk përmbajnë të dhëna themelore për strukturën redaktuese ose të pronarëve, që gjithsesi është tejet e papërgjegjshme  dhe paraqet rrethanë vështirësuese për rregullatorët shtetëror që të ballafaqohen me problemet e plasmanit të përmbajtjeve të rreme. Në lidhje me atë, lufta kundër valës gjithnjë e më të madhe të portaleve dhe lajmeve të rreme kryesisht u është lënë organizatave joqeveritare dhe internet platformave të ndryshme të cilat paraqesin alternativë të llojit të vet me fenomenin e lajmeve të rreme.

Në fakt, portalet siç janë “raskrinkavanje.ba” (B e H), “faktograf.hr”(Kroaci), “fakenews tragač” dhe “raskrikavanje.rs” (Serbi), “raskrinkavanje.me” (Mali i Zi)  “factcheking.mk” (Maqedoni) janë disa nga shembujt pozitiv kundër lajmeve të rreme. Këto portale janë disa nga shembujt pozitiv të luftës kundër lajmeve të rreme. Këto portale gjurmojnë për lajme të rreme dhe përmbajtje të tjera të cilat kanë elemente të dezinformacioneve, manipulove dhe ngjashëm. Në atë kuptim këto platforma kanë rol të theksuar shoqëror pozitiv, sepse i dënon të gjithë ato të cilët në çfarë do mënyrë i rrezikojnë standardet profesionale gazetareske dhe e mashtrojnë opinionin. Prapëseprapë nga ana tjetër për shkak të paraqitjes se numrit relativisht të madh të portaleve të cilët synojnë zbulimin e “lajmeve të rreme” imponohet pyetja “se kush i kontrollon kontrolluesit?”,  përkatësisht në çfarë masë konsumuesit e rëndomtë të përmbajtjeve mediatike mund të jetë i sigurt se puna e këtyre portaleve është në tërësi objektiv dhe profesional.

Përgjigja në këtë pyetje qëndron në konceptin e njohurive mediatike. Në fakt, njohuria e mediatike bazohet në zhvillimin afatgjatë të kontrollit kritik të përmbajtjeve mediatike me qëllim të të kuptuarit më të mirë të realitetit të ndërmjetësuar nga mediet. Publiku që e njeh gjuhën e medieve është e aftë që vetë ti ç’konstruktoj përmbajtjet mediatike, ti dallojë intencat e tyre, qëllimet dhe funksionin. Gjithashtu, tejet me rëndësi është që publiku ti njeh funksionet themelore të funksionimit të medieve, por edhe të teknologjive bashkëkohore, të ketë shkathtësi të gjurmimit dhe të gjetjes së informacioneve cilësore, si dhe të ketë dituri themelore që kanë të bëjnë me kontrollimin e përmbajtjeve të cilat i konsumojnë. Pa marrë parasysh se ekziston një numër i madh i veglave online të cilat shërbejnë për kontrollimin e saktësisë së lajmeve, prapëseprapë duket se mendja e shëndoshë kritike si dhe përvoja e caktuar konsumuese janë në fakt kyç në luftën kundër fake lajmeve. Së fundmi audienca me njohuri mediatike patjetër duhet të jetë e vetëdijshme se me lirinë vjen edhe përgjegjësia, e në lidhje me atë, është në gjendje të krijojë dhe të publikojë përmbajtje cilësore mediatike. Domethënë, koncepti i njohurive mediatike dallohet si rezistencë e llojit të vet ndaj valës në ardhje e sipër të fake realitetit, të fakteve alternative, clickbait-it, dezinformacioneve dhe sfidave të ndryshme të tjera në shoqërinë e medijatizuar bashkëkohore.

Ju lutemi lexoni rregullat para se të komentoni ose të shkarkoni
Vërejtje: Mendimet dhe qëndrimet e këtij shkrimi janë të autorit dhe nuk i pasqyron pozitat e Institutit për studime të komunikimit e as të donatorit.

Dr. Vuk Vuçetiq

Dr. Vuk Vuçetiq ka diplomuar në vitin 2010 në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Sarajevës Lindore, në drejtimin gazetari. Studimet master për komunikim i ka përfunduar në vitin 2013 në Fakultetin e Shkencave Politike në Sarajevë me temën “Spektakli politik si fenomen mediatik – shembulli i Bosnjës dhe Hercegovinës”. Në vitin 2018 ka mbrojtur disertacionin e doktoraturës në Fakultetin e Shkencave Politike në Sarajevë me temën “Polemikat e mediatizimit të politikës në Bosnjë dhe Hercegovinën bashkëkohore.” Që nga viti 2011 është në marrëdhënie të rregullt pune në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Sarajevës Lindore në Katedrën e Gazetarisë.