fbpx

Plani qeveritar kundër dezinformatave: i vonuar apo i panevojshëm?

Nenad Zhivanovski

Media

13.08.19

Прегледи

d-r Nenad Zhivanovski

Ashtu siç kalon koha dhe në opinion fillojnë të zbulohen skandale dhe afera korruptuese, ashgtu çdo qeveri e ka  filluar ta reduktojë orientimin e saj të deklaruar demokratik dhe në praktikë ta zëvendësojë me raport restriktiv ndaj medieve. Ajo ndodh tani me kryeministrrin Zaev – kur qeveria e tij është e prekur thellë në ndershmërinë morale të sundimit të saj, e dyshuar nga opinioni për afera korruçtuese dhe nepotizëm, nevoja për një plan të tillë Aksionar është e deplasuar.

Teoricienë të shumtë të analizës Kritike të diskursit (të afërt me të ashtuquajturën traditë të Fukosë për analizë të diskursit) pajtohen se grupi që është dominues në shoqërinë, fuqinë e vet e mbështet edhe përmes kontrollit të përdorimit publik të gjuhës. Sipas tyre, me kontroll të gjuhës atyre që janë dominues në shoqërinë u mundësohet ti përcaktojnë temat për të cilat do të flitet publikisht, si dhe me qasje selektive për atë për të cilën do të heshtet, jo vetëm për ta siguruar sundimin e vet mbi grupin e dominuar, por edhe në mënyrë të tërthortë të kenë edhe kontroll të mendjes të të dominuarve, me atë që përmes imponimit të temave për të cilat do të flitet ose do të heshtet, do të kontrollohet ehe ai që mendon e mbi të cilin sundohet.

Për  linguistin politik Pal Kolsto  gjuha nuk ka fuqi të pavarur, por ajo fitohet me atë fuqi përmes përdorimit të saj nga njerëz të pushtetshëm. Në të njëjtën kohë, sipas tij, gjuha mund të përdoret edhe për kundërshtim dhe për rrënim të pushtetit. “Pushteti nuk mund të bie në të njëjtin nivel me gjuhën e as mund të djerret nga gjuha, por gjuha me kalimin e kohës mund ta ndryshojë shpërndarjen e pushtetit”. Për sociolinguistin Van Dijk, me të mësuarin e aplikimit të gjuhës nga grupi dominues, mund të mësohet edhe mënyra në të cilën në shoqërinë zbatohet dhe riprodhohet keqpërdorimi i pushtetit shoqëror, dominimi dhe pabarazia, por edhe rezistenca e cila ju mundësohet atyre të cilët janë të dominuar që ta realizojnë përmes tekstit dhe të folurit.

Keqpërdorimi i gjuhës përkatësisht problemi me dezinformatat është i vjetër aq sa edhe raporti komunikues midis njerëzve. Dhe do të jetë vital përderisa njerëzit bisedojnë mes vete. Lajmet e rreme, sa i përket terminologjisë janë me datë më të re, edhe pse paraqesin vetëm variacion sinonimesh e dezinformacionit. Edhe të parat edhe të dytat janë me potencial momental, por edhe kumulativ që të bëjnë dëme në shoqërinë. Efekti momental është sjellje e mundur afektive, panike ose apatike të individëve ose të grupeve, ndërsa efekti kumulativ është me veprim të mëvonshëm dhe më së shpeshti dallohet gjatë cikleve zgjedhore ose referendumeve.

Mirëpo, për tu arritur në një konkluzë të tillë, paraprakisht duhet të kalohet i tërë procesi i cili do të përfundojë me zbulimin dhe demaskimin e plotë të  një lajmi të caktuar, ndërsa, në esencë, ka qenë dezinformatë ose lajm i rremë. Veprimi parandalues, me zbatimin e rregullativave të caktuara, është një përpjekje delikate, senzitive për çdo demokraci, aq më tepër nëse ai nuk bëhet nga faktorë mediatik, por  nga qeveria, sepse gjithmonë  e bart rrezikun që atë që paraqet e vërtetë alternative ose pikëpamje e ndryshme të shpallet për lajm të rremë ose dezinformatë.

Përse tani, e jo para dy vitesh?

A ka të drejtë Qeveria e Zoran Zaevit të propozojë Plan Aksionar për luftë kundër dezinformatave dhe kundër sulmeve ndaj demokracisë? Thënë kushtimisht, po – por nëse ajo do të ishte bërë para dy vitesh, përkatësisht menjëherë pas inaugurimit të vet. Në rast të tillë do të kishte bëtë me dije se që në fillim të punë së vet dëshiron ta rregullojë raportin me mediet dhe të vendos rregulla të lojës. Mirëpo, si të gjitha qeveritë e tjera, ashtu edhe kjo qeveri, në muajt e para dhe vitin e parë të qeverisjes, gjithmonë kanë parapëlqyer të paraqiten se janë demokratike, transparente dhe se nuk dëshirojnë të involvohen në punën e lirë të gazetarëve dhe të medieve.

Ashtu siç kalon koha dhe në opinion fillojnë të zbulohen skandale dhe afera korruptuese, ashtu edhe çdo qeveri e ka filluar orientimin e vet të deklaruar demokratik që ta reduktojë dhe në praktikë ta zëvendësojë me raport restriktiv ndaj medieve. Kjo ndodh tani edhe me kryeministrin Zaev – kur qeveria e tij është  e luhatur thellë për ndershmërinë morale të punës së saj, dyshimet nga opinioni për afera korruptuese dhe nepotizëm, nevoja për këtë plan Aksionar është e deplasuar, ndërsa fokusi me arsye drejtohet drejtë intencave të mundshme të fshehta të Qeverisë për të larë hesapet me ata që nuk kanë mendim të njëjtë me pretekst se bën  rregullim për mbrojtje të saj nga dezinformatat dhe për mbrojtje të demokracisë (çfarë do qoftë të thotë kjo). Pyetje logjike është përse tani, e jo para dy vitesh?

Në rast të përgjigje eventuale për këtë pyetje ajo që duhet ta kenë parasysh autorët e planit Aksionar  është se çdo qeveri, e cila është e ndershme dhe e rregullt në pushtetin e saj, gjithmonë preferon që të mos përzihet në këtë çështje të ndjeshme ose të lë që këto procese ti udhëheqin shoqatat joqeveritare dhe profesionale dhe vetë subjektet mediatike. Por, edhe vice versa: sa një qeveri e humb tokën nën këmbë në punën e saj të drejtë dhe të rregullt, aq është edhe më e shprehur tendenca që të kontrollohet e vërteta dhe të krijohet realitet konjuktural.

Nga ana tjetër edhe një pjesë e medieve dhe e sektorit civil në Maqedoni çështja është se sa kanë kredibilitet për të qenë partnerë të Qeverisë në realizimin e planit Aksionar, por edhe të prezantohen si mbrojtës të vërtetë të të vërtetës dhe të shprehin konsternacion nga ky propozim qeveritar? Dhe kjo ka të bëjë me skenën dominuese mediatike, në mediet/portalet ose nën kontroll  edhe të të djathtës edhe të të majtës.

Kur faktorët shoqëror janë të kompromentuar

Nuk ka nevojë për rikujtim më të detajuar se çfarë ishte roli i medieve proqeveritare në kohën e Nikolla Gruevskit dhe atë se çfarë gënjeshtra të tmerrshme dhe propaganda të zeza atëherë përhapnin kundër tërë atë që ishte observim kritik të asaj qeverie. Mundësia që tu vihet shenja e përhershme se janë ndërhyrës në profesionin u lëshua  nga dora qysh në rastin e ndërrimit të pushtetit, kur sektori civil lëshoi nga dora shansin të përpilojë një Libër të zi, me reprinte të shkrimeve më markante të publikuara në atë kohë të cilat kanë përhapur gënjeshtra, urrejtje dhe dhunë kundër atyre që e kanë kundërshtuar Gruevskin dhe mënyrën e tij të ushtrimit të pushtetit. Pa kurrfarë pastrimi të tyre të brendshëm ose lustrim, të njëjtat ato subjekte tani flasin për gazetari  të lirë, objektive dhe të pavarur, gjë e cila sjell depresion shtesë sepse tregon se në shtetin ende është e faktorizuar nëntoka mediatike obskure, e cila edhe më tej shpërndan “tekste gazetare” të cilat shpesh herë paraqesin lajme të rreme dhe dezinformata.

Burim: it.mk

Mirëpo edhe gjendja në pjesën e, kushtimisht thënë, “mediet/portalet majtiste” të cilat janë proqeveritare, por dëshirojnë që ti perceptojnë si kritikë të pushtetit, është, gjithashtu, me qëndrueshmëri diskutabile në zbatimin e standardeve profesionale. Ajo më tepër është raport i cili sa i përket periudhës kohore lëviz nga submisiviteti i plotë ndaj pushtetit, deri te kritiku i (pa)sinqertë të disa politikave qeveritare dhe të zgjidhjeve kadrovike; por, gjithmonë me bekap shpëtimtar se ende ekziston besimi te kryeministri Zaev dhe se vetëm ai mund ti përmirësojë gjërat. Kritika e tillë ll’art pur ll’artiste të pushtetit, me, në të njëjtën kohë, edhe raport apologjeti ndaj Kryeministrit, ka një konstantë kapriçoze: mos-dashje (ose pa aftësi) të pranohet se gjenerator i problemeve në shtet është i vendosur në mënyrë piramidale, nga lartë – poshtë, dhe qëndron qoftë për mos-pasje të dëshirës ose për shkak të mos-pasje të kapacitetit të atij i cili është në majën për të bërë ndryshime. Po, këtu hynë portale dhe medie të udhëhequra nga redaktor i cili publikisht shkruante se në mediet të cilat i udhëheq ai në 100 ditët e para të qeverisjes së Zaevit është e ndaluar (?!) çfarë do qoftë kritike ndaj Qeverisë, e që tani të “zbulojë afera”, por edhe më tutje të “besojë se është koha e fundit që kryeministri Zaev ti përmirësonte punët”.

Nga ana e vet edhe një pjesë e sektorit joqeveritar, në vend që të drejtojë kritikë të qartë, publike dhe të fuqishme për politikat e gabuara qeveritare, gjatë tërë kohës bën defokusim nga problemet reale dhe prioritare për qytetarët dhe premtimet e pa plotësuara të qeverisë së re. Për ata problemi kryesor shtetëror është VMRO-DPMNE-ja opozitare dhe lideri i saj Hristijan Mickovski, kundër të cilit, posaçërisht para referendumit për ndërrimin e emrit, bëhej një ndjekje brutale se ka bërë Pazar për amnistinë të anëtarëve të partisë. Që, pas kësaj, pikërisht Zoran Zaevi të dalë me propozimin për pajtim, i cili u shndërrua edhe në ligj me të cilin u amnistuan më tepër eksponentë të regjimit gruevist.

Do të kishte qenë interesant, gjatë ndërrimit të ardhshëm të pushtetit, opinioni të kuptojë nëse kollumnat dhe kritikat e shumta për Mickovskin dhe VMRO-DPMNE-në të shkruara nga aktivistë proqeveritar-joqeveritar dhe gazetarë-redaktorë, shpesh herë të mbështetura edhe në dezinformata dhe lajme të rreme, kanë qenë të paguara nga kjo Qeveri me para nga buxheti!?

Beteja qeveritare e cila ende pa filluar është e humbur

Në realitetin e tillë shoqëror, politik, civil dhe mediatik, faktorët e shumtë të cilët do të duhet ta zbatojnë planin Aksionar kundër dezinformatave, del se janë të kompromentuar në atë që paraqet punë profesionale dhe mbajtje e distancës objektive ndaj pushtetit, por një pjesë prej tyre edhe vetë kanë prodhuar lajme të rreme dhe e kanë dezinformuar opinionin. Për shkak të kësaj që është thënë deri tani, duket se kjo iniciativë e Qeverisë do të jetë vetëm një përpjekje e pasuksesshme për rregullimin e luftës kundër dezinformatave, e cila, mundet, do ta ketë evoluimin e vet formal nga debati publik, por pa çfarë do qoftë efektiviteti faktik. Ose, mundet në fund, çdo gjë do të përfundojë me kërkimin e “lidhjes ruse” në nyjën mediatike të Maqedonisë!?

Si rrjedhojë, rasti i parë kur grupi qeveritar Aksionar do të futet në dyluftim për të akuzuar ndonjë gazetar ose medie se ka publikuar lajm të rremë ose dezinformatë dhe për atë do ti përdor mekanizmat e veta për ndëshkim, do të hy në betejë, të cilën, në fund, me siguri do ta humbasë. Madje edhe për ndonjë lajm që është i rremë për të cilin grup Aksionar do të vlerësojë se lajmi është i tillë, opinioni demokratik do të jetë kundër këtij organi, pa marrë parasysh se ai ka të drejtë, vetëm për shkak të asaj se ai përzihet në sferën shoqërore e cila nuk është në kompetencën e qeverisë.

Gjithashtu, konflikti që me siguri do të ndodh me publikun demokratik do ta ketë edhe dimensionin e vet psikologjik: për të pasur legjitimitet që si trup politik  të akuzoni gazetar se ka publikuar gënjeshtër, shefi për të cilin punoni do të duhet të jetë i pa gabueshëm dhe i ndershëm, pothuajse është vetë Perëndia.  Pas të gjitha lapsuseve që i ka thënë publikisht, thënë me fjalorin e tij “të plasë” por kjo nuk mund të ndodh. Ndërkaq, nuk ka mëdyshje se perceptimi i punës së grupit Aksionar do të vlerësohet vetëm përmes prizmit  të punës (të deritanishme) të (pa) ndershme të Zoran Zaevit dhe të ekipit të tij.

Si rrjedhojë, se si kjo Qeveri planifikon ti realizojë idetë e saja mbetet të shihet, mirëpo assesi nuk do të guxonte të dalë jashtë nga dispozitat në Kodin penal (neni. 137, 144, par.4, 178, 179, 181, 319, 394-g, 417, par. 3), Ligjin për pengim dhe mbrojtje nga diskriminimi  (neni. 5, par. 4, dhe par. 7 dhe 9), Ligjin për shërbime audio dhe audioviziale (neni. 48) dhe Ligjin për përgjegjësi qytetare për fyerje dhe shpifje të cilat tanimë e kanë rregulluar sferën e cila tani  është lëndë e interesimit të planit Aksionar.

Pa dyshim, lufta më e suksesshme kundër dezinformatave dhe lajmeve të rreme realizohet konfrontimit të të vërtetës së përvetshme me të vërtetat e tjera në një hapësirë publike dhe plotësisht të lirë, të pa ngarkuar me kurrfarë masa ndërhyrëse qeveritare, me ç’rast publikut to ti lihet që vetë të vlerësojë se çfarë është e vërtetë, kush e flet atë e kush gënjen. Në esencë, ajo është pikërisht ajo   të cilën e rekomandon edhe pëshpëritësi Edvard Snouden, i cili e tërheq vërejtjen se strategjia kundër lajmeve të rreme nuk mund të  rrotullohet rreth ndalesës. “Problemi me lajmet e rreme nuk mund të zgjidhet me gjykatës. Përgjigja në fjalën e keqe nuk është censura. Përgjigja në fjalët e këqija janë më shumë fjalë sqarime”.

Më në fund, edhe nëse opozita ose ai që qëndron më dobët në shoqëri ose subjekti i margjinalizuar politik në disa situata të caktuara edhe të shërbehen me gënjeshtër, ata mund edhe të tolerohen, sepse resurset për luftë politike i kamë të kufizuara. Mirëpo, nëse qeveria ose partia në pushtet përpiqen që luftën kundër të ashtuquajturat lajme të rreme në mënyrë perfide e udhëheqin përmes censurës së legalizuar, ajo jo vetëm se do të reflektohet në rejtingun e tyre, por edhe organet e gjyqësisë do të detyrohen të reagojnë. Gjykata Kushtetuese e para. Kjo është për shkak se dëmi që do ta bënin gazetarët me lajmet e rreme do të jetë më i vogël nga puna antikushtetuese të këtij grupi Aksionar, e cila do të përjetohet si Ministri fiktive e të vërtetës, të cilën askund nuk e shihni, por do ta ndjeni se e keni përmbi kokë përderisa shkruani tekst ose përderisa flisni publikisht. Censura nuk kaloi te Gruevski, përse tani do të kishte qenë ndryshe!?

Ju lutemi lexoni rregullat para se të komentoni ose ta merrni
Vërejtje: Mendimet dhe qëndrimet e këtij shkrimi janë të autorit dhe nuk i reflektojnë pozicionet e Institutit për studime komunikuese e as të donatorit.

Nenad Zhivanovski

Nenad Zhivanovski është një gazetar i pavarur nga Shkupi, që jeton në Londër. Ai ka shumë vite përvojë në gazetari, duke bashkëpunuar me media nga Maqedonia, Bullgaria, Kroacia, Serbia, Norvegjia dhe Gjermania. Ai ka kryer studimet në gazetari dhe menaxhim biznesi, ka magjistruar në studimet evropiane dhe ka doktoruar në gjuhësi të përgjithshme dhe krahasuese me temën e disertacionit Gjuha e urrejtjes në diskursin politik në media. Ai është autor i librit "Disa aspekte të krizës kosovare - Kosova midis miteve historike dhe problemi real evropian", botuar në Gjermani në gjuhën angleze, pastaj librit "Gjuha e urrejtjes", botuar në anglisht dhe bullgarisht, dhe "Gjuha e urrejtjes - rishikimi dhe hulumtimi teorik i Bullgarisë në mediat maqedonase”, botuar në gjuhën maqedonase. Fokusi i tij me interes akademik janë normat në diskursin e ri politik, gjeopolitikën e Ballkanit, fuqitë e mëdha dhe marrëdhëniet bashkëkohore midis popujve të Ballkanit.