fbpx

Ballkani Perëndimor në “luftën” kundër ndotjes së ajrit

Mjedisi

08.03.21

Прегледи

Ljupka Janevska

Ljupka Janevska 400x500Zbatimi i përbashkët i masave prioritare dhe praktikave më të mira nga vendet e Ballkanit Perëndimor do të rezultonte me uljen graduale të ndotjes së ajrit në nivel ndërkombëtar, me atë që thithja e ajrit të pastër do të kalojë në fenomen normal, natyror, dhe jo në luks apo privilegj që vetëm njerëzit që jetojnë në pjesë të caktuara të botës mund ta lejojnë këtë vetes së tyre.

"Vatra" e re e ajrit të ndotur në Evropë është Ballkani Perëndimor. "Raporti mbi gjendjen e mjedisit jetësor në Evropë" përgatitur nga Agjencia Evropiane e Mjedisit Jetësor, thekson faktin se përmirësimi i mjedisit jetësor në këtë rajon ka stagnuar, veçanërisht në drejtim të ballafaqimit me ndotjen e ajrit dhe zvogëlimin e gazrave të dëmshme.

Por, të përkujtohemi. Si ndodh ndotja e ajrit? Cilët janë ndotësit kryesorë të ajrit?

Mungesa e filtrave gjatë funksionimit të fabrikave, tranziti i shtuar i makinave dhe automjeteve në trafik, mbetjet e mëdha në deponitë konsiderohen të jenë burimet kryesore të ndotjes së ajrit në rajonin e Ballkanit. Megjithatë, sipas Institutit Meteorologjik Finlandez, në Republikën e Maqedonisë shkaktar kryesor i ndotjes së ajrit është ngrohja tradicionale me soba me dru ku deri në 90 për qind të emisioneve të përgjithshme të PM grimcave vijnë nga ngrohja (me dru zjarri).

Megjithëse tashmë jemi njohur me pasojat globale të ndotjes së madhe të ajrit, përfshirë problemet kardiovaskulare, alergjitë, sulmet e astmës, në disa raste ndotja e ajrit mund të shkaktojë edhe pengesa në zhvillimin metal tek fëmijët, ndërsa vetë ekspozimi ndaj grimcave të ajrit shkakton 40,0000 vdekje të parakohshme në nivel vjetor në Evropë.

Në këtë rast, cila do të ishte zgjidhja më praktike, më efikase për zvogëlimin e ndotjes së ajrit në Republikën e Maqedonisë?

Edhe pse në programin strategjik të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për zvogëlimin e ndotjes së ajrit janë miratuar masa praktike për zvogëlimin e ndotjes së ajrit, veçanërisht në drejtim të ndryshimit të mënyrave të ngrohjes së familjeve dhe rritjes së mbikëqyrjeve inspektuese në industri, megjithatë, lind një dilemë. Dhe kjo është: Sakëto masa do të kishin efekt afatgjatë në uljen e ndotjes së ajrit? Sa do të ndikonin këto masa mbi vetëdijen mendore të popullatës?

Është e rëndësishme të theksohet fakti se Republika e Maqedonisë nuk është i vetmi vend në Ballkan që merret me problemin e ndotjes së ajrit, këtu gjithashtu bëjnë pjesë edhe Serbia, Bosnja dhe Hercegovina dhe Kosova. Pikërisht për shkak të kësaj, dhe në përputhje me „Raportin për ballafaqim me ndotjen e ajrit në Republikën e Maqedonisë së Veriut“, nga Banka Botërore identifikohet rëndësia e bashkëpunimit kombëtar midis vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe "luftës" së tyre të përbashkët kundër ndotjes së ajrit. Ideja të formohet platformë për bashkëpunim ndërkufitar për ballafaqim me ndotjen e ajrit ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe vendeve fqinje është një nga zgjidhjet që ka potencialin që vërtet të kontribuojë në uljen e ndotjes së ajrit në vendin tonë, në plan afatgjatë.

Pse do të kishte funksionuar kjo ide?

Megjithëse bëhet fjalë për proces të arritjes së marrëveshjes ndërkombëtare për çështjet mjedisore ndërkufitare, ky bashkëpunim mund të ketë ende ndikim të rëndësishëm në uljen e ndotjes së ajrit. Një shembull praktik dhe provë e kësaj është Konventa për menaxhimin ndërkufitar të ndotjes së ajrit nënshkruar në vitin 1979 nga 32 vende evropiane, përfshirë SHBA-ja dhe Kanada.

Pas nënshkrimit të Konventës u miratua "Protokolli i Geteborg-ut për Zvogëlimin e Ndotjes së Ajrit“. Miratimi i këtij protokolli kufizon burimet e gazrave të dëmshëm siç është prodhimi i energjisë elektrike, zvogëlohet tranziti i makinave dhe me këtë protokoll fermerët duhet të marrin masa specifike për të kontrolluar nivelin e emetimeve të amoniakut. Së bashku me Protokollin janë miratuar edhe dokumente me udhëzime, të cilat përfshijnë lloje të ndryshme të teknikave për zvogëlimin e ndotjes së ajrit në sektorët përkatës, përfshirë edhe transportin.

Sipas Protokollit, shtetet nënshkruese duhet të raportojnë nivelet e tyre të ndotjes së ajrit një herë në vit. Për më tepër, Protokolli kërkon që ata të paraqesin vlerësim të uljes së niveleve të ndotjes së ajrit në vitet e ardhshme në mënyrë që vendet të kenë ndikim më të madh në uljen e ndotjes së ajrit.

Balkanot vo borba protiv aerozagaduvanjetoBurimi: fokus.mk

Protokolli u ndryshua në vitin 2012 me vendimet e Organit Ekzekutiv 2012/1 dhe 2012/2 dhe u miratuan obligimet kombëtare për zvogëlimin e ndotjes së ajrit deri në vitin 2020, por edhe në vitet në vijim. Protokolli i ndryshuar u bë marrëveshja e parë detyruese për zvogëlimin e ndotjes së ajrit.

Si rezultat, Konventa rezultoi me ajër më të pastër dhe rënie prej 30-80 përqind të emetimeve në Evropë dhe 30-40 përqind në Amerikën e Veriut, ndërkaq kontribuoi në parandalimin e 600.000 vdekje të parakohshme në nivel vjetor në Evropë. Sot kjo konventë është model për bashkëpunim efektiv ndërkombëtar në fushën e mjedisit jetësor, duke bashkuar shkencëtarët dhe politikëbërësit për të adresuar mjedisore ndërkufitare problemet komplekse përmes miratimit të praktikave më të mira për ngrohjen në shtëpi me dru zjarri, me qëllim zvogëlimin e ndotjes së ajrit, udhëzime për matjen e nivelit të gazrave të dëmshëm, zhvillimin e planeve për menaxhimin e nivelit të ndotjes së ajrit, masat e kontrollit për zvogëlimin e gazrave të dëmshme nga bujqësia, etj.

Për më tepër, fakti që kjo konventë ofron mjete, metoda për monitorimin dhe trajtimin e ndotjes së ajrit në nivel lokal, konfirmon se është zgjidhje mjaft efektive për qytetet që përballen me ndotjen e ajrit. Konsideroj se kjo mund të zbatohet individualisht për secilin nga qytetet e Ballkanit Perëndimor, kryesisht përmes kërkimit statistikor dhe analizës së burimeve individuale të ndotjes në secilin prej qyteteve të prekura dhe pastaj duke planifikuar masa specifike për zvogëlimin e ndotjes së ajrit që do të bëhet pjesë e Konventës për menaxhimin ndërkufitar të ndotjes së ajrit.

Metodat e miratuara për shtetet nënshkruese të Konventës janë: raportimi i rregullt mbi nivelin e ndotjes së ajrit dhe gazrave të dëmshëm në ajër si dhe efektin e tyre negativ, miratimi i strategjisë kombëtare për zvogëlimin e ndotjes së ajrit, e përbërë nga masa për kontrollin dhe zvogëlimin e emisioneve të squfurit, oksideve të azotit, amoniak dhe përbërje organike avulluese, masa për rritjen dhe përdorimin e burimeve të ripërtëritshme të energjisë, sisteme për zvogëlimin e karburanteve të dëmshme nga trafiku rrugor dhe të tjera.

Edhe pse në Republikën e Maqedonisë në pajtim me "Planin për Ajër të Pastër" si aktivitete me prioritet janë kontrolli i cilësisë së ajrit, ngritja e vetëdijes publike, menaxhimi i mbeturinave, ristrukturimi i transportit publik dhe të tjera, megjithatë në "Raportin mbi menaxhimin e ndotjes së ajrit në Republikën e Maqedonisë së Veriut", nga Banka Botërore theksohet nevoja për forcimin e monitorimit të cilësisë së ajrit duke përfshirë mundësinë e monitorimit të llojeve të ndryshme të gazrave të dëmshëm (squfuri, oksidet e azotit, amoniakut dhe përbërjet organike avulluese) siç është miratuar edhe me Konventën në mënyrë që të sigurojë të dhëna të besueshme dhe për të adresuar të gjitha llojet e ndotësve të ajrit.

Në seksionin për rritjen e përdorimit të energjisë së rinovueshme të miratuar në Konventë, si shembull në Raport thuhet se Banka Zhvillimore në Gjermani mbështeti projekt për ngrohje qendrore në Manastir, i cili synon të zvogëlojë ndotjen e ajrit ndërsa mjetet e tjera u destinuan për ndërtimin e parkut euoik të energjisë elektrike në Bogdanci.

Lidhur me krijimin e sistemit për zvogëlimin e lëndëve djegëse të dëmshme nga trafiku rrugor, Ambasada Zvicerane përmes projektit "Velo Schools" - shtator 2018 - qershor 2020, promovoi çiklizmin si mënyrë alternative e lëvizjes dhe transportit për nxënësit në Republikën e Maqedonisë.

Me kombinim të masave të aplikuara për momentin sipas "Raportit mbi menaxhimin me ndotjen e ajrit në Republikën e Maqedonisë së Veriut" dhe metodat e miratuara nga Konventa mund të zvogëlohet ndjeshëm ndotja e ajrit në nivel të shtetit ose të qytetit dhe në këtë mënyrë të kursehen mjete, por gjithashtu të fitohet mbështetje nga sektori politik dhe privat për zvogëlimin e ndotjes së ajrit. Pra, përveç efikasitetit, kemi edhe ekonomizim.

Si mund të kontribuojë secili prej nesh në uljen e ndotjes së ajrit?

Hulumtimi i "Shoqatës Respiratore Evropiane" ndan disa rekomandime në lidhje me atë sa ne si individë mund të përmirësojmë cilësinë e ajrit. Ato jo vetëm që ndihmojnë në ruajtjen e cilësisë së ajrit, por gjithashtu mund të na kursejnë para. Një nga këto rekomandime është mënyra e përdorimit të energjisë elektrike dhe sasia e energjisë që ne shpenzojmë nga dita në ditë, ndryshimi i mjeteve për transport nga makina në biçikletë, ndryshimi i mënyrës së ngrohjes së shtëpive që përdorin karburantin nga biomasa (dru, plehun e kafshëve) dhe zëvendësimi me lëndë djegëse më të pastra siç janë biogazi, gaz i lëngshëm i naftës, energjia elektrike ose panelet diellore.

Këto masa do t’i quaja se janë prioritare për çdo person, sepse ato janë hapi i parë për arritjen e praktikave më të mira për zvogëlimin e ndotjes së ajrit të cilat i imponon Konventa për Menaxhimin Ndërkufitar me Ndotjen e Ajrit. Zbatimi i përbashkët i masave prioritare dhe praktikave më të mira nga vendet e Ballkanit Perëndimor do të rezultonte me uljen graduale të ndotjes së ajrit në nivel ndërkombëtar, me atë që thithja e ajrit të pastër do të kalojë në fenomen normal, natyror, dhe jo në luks apo privilegj që vetëm njerëzit që jetojnë në pjesë të caktuara të botës mund ta lejojnë këtë vetes së tyre.

 

Ju lutemi lexoni rregullat para se të komentoni ose shkarkoni tekstin
Shënim: Pikëpamjet dhe qëndrimet e shprehura në këtë artikull janë të autorit dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Institutit për Studime të Komunikimit ose donatorit.