fbpx

Marketingu social – zgjidhje për sjelljen jo ekologjike të qytetarëve

Besart Laçi

Mjedisi

18.11.19

Прегледи

Besart Laçi

Besart Laci 200x250Marketingu social menjëherë do të kishte mundur në mënyrë efikase të kontribuojë në përpjekjet kundër sjelljes jo ekologjike në vendin tonë.

Ndotja nuk meriton hyrje dhe sqarim të veçantë, por disa pasoja të këtij problemi janë tmerruese. Sipas Organizatës Botërore Shëndetësore (OBSH), në vendin tone rreth 2.574 raste të vdekjes lidhen me ndotjen e ajrit, ndërsa në mënyrë plotësuese ky problem na kushton edhe 3,2% të BPV vjetor.

Socijalniot marketing resenie za neekoloskoto odnesuvanje na graganite vnatre

Në hulumtimin e përbashkët të realizuar nga Ministra e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor (MMJPH) dhe Institutit Meteorologjik të Finlandës, si burim kryesor i ndotjes ( sipas PM 10 grimcave të matura) janë identifikuar industria dhe ngrohja e ekonomive familjare dhe objekteve komerciale, ndërsa në mesin e shkaktarëve më të rëndësishëm janë edhe mjetet e transportit. Të gjithë këta faktorë janë rezultat i sjelljes njerëzore jo ekologjike. Nga njëra anë, për shkak të kontributit të drejtpërdrejtë në ndotjen, por edhe për shkak të apatisë dhe mungesës së aktivizmit ekologjik të bëhet presion për zgjidhjen e problemit. Prandaj, qasje logjike në drejtim të zgjidhjes së kësaj krize është koncepti "ndryshimi i sjelljes ekologjike" (pro-environmental behaviour change), i cili po hulumtohet në mënyrë aktive gjatë 60 viteve të fundit, në kuadër të psikologjisë ekologjike (environmental psychology).

Përderisa tek ne insistohet për “fushata për rritjen e vetëdijes" të cilët apelojnë për sjellje më ekologjike të qytetarëve, kjo nuk është rasti me vendet të cilat me sukses ballafaqohen me këtë problem. Atje nuk pritet ndryshim pozitiv i sjelljes, thjesht për shkak se kjo është kërkuar nga qytetarët. Por, sjellja hulumtohet me vëmendje duke përdorur modele psiko – sociale dhe bihejvioristike që të fitojnë konstatime të bazuara në hulumtime shkencore të cilat tregojnë se çfarë saktë ndikon mbi sjelljen ekologjike të qytetarëve. Pasi do të arrihet deri te këto konstatime, atëherë krijohen iniciativa të cilat nuk ju tregojnë njerëzve se si të sillen, por ju mundësojnë më lehtë të veprojnë në mënyrë më ekologjike.

Marketingu social si qasje efektive për ndryshimin e sjelljes ekologjike

Marketingu social në vazhdimësi po dëshmohet si qasje efektive për ndryshimin e sjelljes në një sërë fusha të ndryshme. Edhe përpos kësaj, për shkak të popullaritetit të madh të „digital and social marketing - ut“, në vendin tonë ekzistojnë keqkuptime të mëdha rreth këtij koncepti. Shumë shpesh “marketing social” përdoret si sinonim për marketing në rrjete sociale (social media marketing). Prandaj, duhet të sqarohet se marketing social do të thotë “përdorimi i parimeve të marketingut komercial në mënyrë që të zhvillohen programe të cilat ndikojnë mbi sjelljen e publikut të synuar, me qëllim të përmirësohet mirëqenia e tyre personale, por edhe e shoqërisë ku ata takojnë".

Duke përdorur qasje të këtillë, iniciativa „Travel Smart“ në Australinë Perëndimore, a doli të reduktojë përdorimin e automjeteve për 14 përqind dhe të rrisë përdorimin e transportit publik për 61 përqind. Këto rezultate janë arritur për periudhë kohore prej 18 muaj dhe përfshijnë publik të synar prej 100.000 ekonomive familjare. Edhe përskaj shpenzimeve të konsiderueshme për implementimin e iniciativës, studimi i bërë mbi përfitimet nga projekti tregon kost – benfit raport 1:13.

Duke ndjekur metodologji të ngjashme si “Travel Smart”, organizata joqeveritare “Sustrans” pati sukses të realizojë rezultate të ngjashme në tre qytete angleze. Pikërisht, pas implementimit të projektit, përdorimi i automjeteve është reduktuar për 9 përqind, ndërsa përdorimi i transportit publik dhe biçikletave është rritur për 22 përqind, respektivisht 30 përqind. Edhe pse shpenzimet për realizmin e projektit kanë qenë 10 funta britanike për banor, është matur raporti proporcional prej 4,5 të fituara për çdo funtë të investuar në iniciativën.

Pasi të analizohen këto dy studime të rastit, por edhe qindra studime të publikuara nga Qendra Nacionale Britanike për marketing social, evidente është një komponentë kryesore e të gjitha iniciativave të suksesshme për ndryshimin e sjelljes. Të gjitha këto projekte fillojnë me hulumtimin e sjelljes, ndërsa më pas në bazë të njohurie të fituara i krijojnë aktivitetet e tyre. Pikërisht ky është shkaku kryesor për suksesin e marketingut social, sepse kuptimi i nevojave, dëshirave, perceptimeve dhe modeleve aktuale bihejvioristike të sjelljes, është kriteri i parë për realizmin e iniciativës së suksesshme bazuar në marketing social.

Edhe përkundër rezultateve të konsiderueshme, të cilat arrihen në nivel global, sektori joqeveritar maqedonas, di shumë pak në lidhje me marketingun social. Hulumtimi i para disa kohe i publikuar në „Zhvillim ekonomik“, tregon se madje 67 përqind e organizatave joqeveritare në vendin tone, as që kanë dëgjuar për këtë koncept, ndërsa, megjithatë shpesh implementojnë projekte për rritjen e vetëdijes dhe ndryshimin e sjelljes. Zbulimet nga ky hulumtim, janë edhe më shqetësuese nëse kihet parasysh se i njëjti përdor ekzemplar prej nëntë organizata relativisht të mëdha maqedonase, që mund të nënkuptojë se numri real i organizatave të cilat nuk dinë rreth këtij koncepti, është shumë më e lartë se 67 përqind të përmendurat.

Hulumtim i sjelljes ekologjike në Maqedoninë e Veriut

Studimi im tregoi se në vendin tonë, ende nuk ka hulumtime në lidhje me faktorët të cilët ndikojnë mbi sjelljen ekologjike të qytetarëve. Njëkohësisht, kjo do të thotë edhe atë se nuk janë ndërtuar iniciativa mbi njohuritë për sjelljen e të gjithë publikut, që paraqet kriterin e parë për marketing social të suksesshëm.

Socijalniot marketing resenie za neekoloskoto odnesuvanje na graganiteBurim: novatv.mk

I inkurajuar nga mos shfrytëzimi i plotë i potencialit të marketingut social për kontribut drejt zgjidhjes së problemit me ndotjen, kohë më parë realizova hulumtim në lidhje me faktorët të cilët ndikojnë mbi sjelljen ekologjike të mijëvjeçarëve (të lindurit ndërmjet vitit 1980 dhe 2000) në Maqedoninë e Veriut, sepse mijëvjeçarët janë grupëmosha më e madhe e gjeneratës globalisht. Ky hulumtim ia doli të identifikojë faktorët të cilët nxisin ose parandalojnë sjellje pro ekologjike, të gjejë shkaqe pse ata faktorë ndikojnë mbi sjelljen e mijëvjeçarëve, por edhe të gjejë lidhje kauzale ndërmjet faktorëve të ndryshëm.

Si faktorë më të rëndësishëm motivues paraqiten ndërgjegjësimi në lidhje me problemet në mjedisin jetësor, vlerat personale dhe emocionet. Nga ana tjetër, si pengesa më të mëdha për sjelljen ekologjike janë theksuar normat sociale dhe infrastruktura e pa zhvilluar.

Përcaktues kryesor të sjelljes ekologjike

Informimi:

Edhe pse i rëndësishëm, ndërgjegjësimi në lidhje me problemet në mjedisin jetësor është vetëm një faktor indirekt për sjelljen ekologjike. Ky studim tregoi se ndërgjegjësimi paraqet vetëm hapin e parë, ndërsa deri në vetë aktin e sjelljes pro ekologjike ndërmjetësohet nga faktorë të tjerë siç janë vlerat personale, normat sociale dhe infrastruktura ekologjike. Ky konstatim, mbështetet tërësisht nga literatura ekzistuese nga fusha e psikologjisë ekologjike, e cila konfirmon se vetëdija nuk ndikon drejtpërdrejtë mbi sjelljen, por ajo është vetëm një pjesë e procesit të komplikuar i cili është nën ndikimin e një sërë përcaktuesve të ndryshëm të sjelljes njerëzore.

Në bazë të këtij konstatimi, nuk mund të pritet fushatat për rritjen e vetëdijes të kontribuojnë dukshëm mbi ndryshimin e sjelljes, kur mbi sjelljen e qytetarëve ndikojnë shumë faktorë të tjerë më kompleks, ndër të cilët më të rëndësishëm janë normat sociale dhe infrastruktura ekologjike e pa zhvilluar ( transporti publik jo mjaftueshëm i zhvilluar dhe jo mjaftueshëm efikas, rrugicat për çiklistë, sistem për riciklimin e mbeturinave etj.).

Norma sociale:

Të gjithë pjesëmarrësit në hulumtimin të cilët nuk praktikojnë sjellje pro - ekologjike, njëzëri e përmendin sjelljen e miqve të tyre dhe familjes si shkak për sjelljen e tyre.

“Unë e përshtat sjelljen time me atë të komunitetit tim. Nëse ata fillojnë të sillen në mënyrë më ekologjike, edhe unë do ta kisha bërë këtë".

Sipas sqarimit të pjesëmarrësve në hulumtim (mijëvjeçarët të moshës prej 20 deri në 40 vjet, nga të cilët gjysma praktikojnë sjellje ekologjike), tek ata ndikojnë norma deskriptive, përkundër normave injunktive sociale. Thënë kjo më thjeshtë, do të thotë se mijëvjeçarët e ndjekin atë që të afërmit e tyre e bëjnë ( norma dekriptive), në vend se të praktikojnë atë që ata mendojnë se duhet të bëhet ( norma injunktive). Ky ndikim i konsiderueshëm i normave sociale, mund të sqarohet me dimensionin kolektiv kulturor në vendin tonë por edhe në rajon, për dallim nga kulturat perëndimore më individualiste.

Nevojitet qasje më gjithëpërfshirëse gjatë ndryshimit të sjelljes ekologjike

Është evidente se sjellja ekologjike është proces i komplikuar mbi të cilin ndikojnë shumë përcaktues të ndryshëm. Prandaj, nevojitet qasje gjithëpërfshirëse gjatë krijimit të iniciativave për ndryshimin e sjelljes ekologjike, i cili do të adresonte numër të madh të faktorëve me ndikim, ndërsa jo vetëm informim në lidhje me problemin.

Në bazë të studimeve shkencore të përmendura më lartë, marketingu social menjëherë do të kishte mundur në mënyrë efikase të kontribuojë në përpjekjet kundër sjelljes jo ekologjike në vendin tonë. E para, vendosja e kësaj qasje do të nënkuptonte edhe ndryshimin e qëllimeve të fushatave, nga matja e thjeshtë e përfshirjes së fushatës, në matjen e ndryshimit të sjelljes. Ky ndryshim mundet në mënyrë të konsiderueshme të rrisë efikasitetin e iniciativave, për çka në këtë mënyrë matet ajo që është e rëndësishme ( ndryshimi i sjelljes), dhe ajo që është më e thjeshtë të matet dhe nuk paraqet indikator kryesor për suksesin.

Gjithashtu, kjo qasje mund të kontribuojë drejt rritjes së llogaridhënies dhe transparencës së projekteve në kuadër të së cilave realizohen fushata për sjellje pro ekologjike, për shkak se suksesi i iniciativave është i matshëm dhe duhet të jetë publikisht i qasshëm.

Përfundimisht, duke pasur parasysh argumentet e përmendura, ky koncept duhet të kuptohet shumë më seriozisht nga institucionet dhe organizatat maqedonase, si qasje efektive për inkurajimin e sjelljes pro ekologjike te qytetarët.

Ju lutemi lexoni rregullat para se të komentoni ose para se ta merrni përmbajtjen
Vërejtje: Mendimet dhe qëndrimet e këtij shkrimi janë të autorit dhe nuk i reflektojnë pozicionet e Institutit për studime komunikuese e as të donatorit.

Besart Laçi

Besart Laçi është student me bursën Chevening i Qeverisë Britanike. Ai mbaroi studimet master në marketing në Universitetin e Edinburgut, Mbretëria e Bashkuar. Besarti është koordinator i nismës "Lëvize gishtin" dhe ka një përvojë shumëvjeçare në sektorin joqeveritar.