fbpx

Rrethrrotullimet janë zgjidhja për bllokimet e trafikut dhe ndotjen

Branko Përlja

Mjedisi

19.02.20

Прегледи

Branko Përlja

Branko Prlja 200x250Rrethrrotullimet janë një zgjidhje e zgjuar urbane për të zvogëluar bllokimet e trafikut, më pak bllokime në udhëkryqe, më pak aksidente automobilistike, kursime në buxhetin e shtetit, ulje e konsumit të karburantit për shoferët, më pak ndotje nga automjetet. Pyetja është - pse nuk ka më shumë?

Çdo ditë hasim trafik të tmerrshëm në kryeqytetin tonë. Ka disa arsye për këtë. Meqenëse paraardhësit tanë nuk kishin vizion që qyteti do të bëhej shumë më i madh se sa është (përndryshe nuk do të ndërtonim fabrika kaq afër, apo jo?), përmes neglizhencës së qytetarëve që preferojnë më mirë të qëndrojnë të bllokuar në një makinë sesa të ngasin një biçikletë pa pengesa, deri tek endosja e panevojshme e semaforëve në çdo hap dhe mos rregullimi i tyre për sa i përket intensitetit të qarkullimit.

RRUGË TË BLLOKUARA – JO E SHËNDETSHME DHE E SHTRENJTË!

Të marrim një shembull. Bulevardi Serbia është rruga më e ngarkuar dhe më e ndotur në Shkup, jo vetëm nga vëllimi i automjeteve, por edhe nga lloji i tyre. Mijëra furgonë, kamionë, çisterna dhe automjete të tjera të rënda kalojnë çdo ditë, me heqjen e filtrave të tyre nga motorret me naftë, duke shkuar drejt autostradës ose duke u kthyer prej saj. Arsyeja kryesore është se përveç urës "Bliznak", nuk ka asnjë urë tjetër pranë kësaj pjese të qytetit dhe kjo është diçka që meriton tekst të veçantë dhe duhet të zgjidhet sa më shpejt që të jetë e mundur.

Kruznite tekovi se resenie za soobrakajniot metez i za zagaduvanjeto 1Bul. Srbia para urës “Bliznak”

Në këtë bulevard, trafiku dhe rradhët e gjata të automjeteve janë gjithmonë të pranishme në semaforët në Usje, kryqi në ndërtesat e larta në Xhevair, te monumenti Jane Sandanski dhe njëqind metra më poshtë, (sidomos) përpara urës “Bliznak” dhe tek “Bricolazh”. Në pjesën pas urës në autostradë ka një shkarkim të papritur dhe përshpejtim të trafikut për një arsye të thjeshtë - semafori në kryqëzimin tjetër për shkak të punimeve në rrugë është i fikur!

Të njëjtat punime në rrugë kanë vazhduar për mbi gjysmë një viti në semaforin para urës, por atje semafori nuk është as i fikur dhe as i rregulluar. Një pjesë e bulevardit është plotësisht e mbyllur dhe nuk kalon asnjë veturë, por semaforët vazhdojnë të funksionojnë sikur trafiku të ishte normal. Por në këtë pjesë të qytetit, jo vetëm gjatë "pikut të trafikut", qarkullimi është gjithçka - thjesht jo "normal"!

Pse është e rëndësishme që kjo të zgjidhet? Ne nuk po flasim vetëm për shëndetin mendor të personave të bllokuar në automjete dhe bllokime të trafikut, por edhe për ndotjen që po shkakton ky trafik, si dhe për pasojat negative ekonomike. Mbajtja e panevojshme e semaforëve dhe pritja para tyre për 4-5 cikle "të kuqe-të verdhë-jeshile" kontribuon në rritjen e ndotjes në këtë dhe aq shumë të ndotur pjesën e qytetit, i bllokuar midis Ohis, Usjes, Vardarishtes, lartësisë së pafavorshme të nivelit të detit dhe kush e di se çfarë jo akoma!

Zgjidhja - Rrethrrotullimi!

Këto janë problemet, por cila është zgjidhja? Për sa i përket trafikut, përgjigjja është e thjeshtë - rrethrrotullim! Dhe jo vetëm një, por në të gjitha pikat kryesore ku ndodh bllokimi më i madh i trafikut. Por pse saktësisht një rrethrrotullim? Ekzistojnë disa argumente se pse rrethrotullimet janë më të mira se semaforët.

Argumenti i parë, dhe më i dukshmi, është se rrethrrotullimi është konstant dhe pa ndërprerje dhe pushime më të gjata. Në këtë mënyrë kryqëzimi mund të trajtojë një vëllim më të lartë të qarkullimit për njësi kohë. Trafiku përsëri do të jetë me të njëjtën sasi të automjeteve, por me më pak bllokime. Sigurisht, e gjithë kjo është e vërtetë nëse rrethrrotullimi është hartuar siç duhet me analizën e lokacionit .

Arsyeja e dytë është ulja e aksidenteve rrugore në krahasim me udhëkryqet me semaforë, 37 për qind më pak përplasje, 40 për qind më pak këmbësorë të lënduar, 75 për qind më pak shoferë të dëmtuar dhe 90 për qind më raste vdekjeje, ndërsa sipas disa burimeve të tjera rastet e vdekjes në rrethrrotullime ulen në zero.

E treta, çfarë ndhodh me rregullat? Ekziston vetëm një rregull - ai që hyn në rrethrotullim ka përparësi! Rrethrrotullimi i parë në Shtetet e Bashkuara është ndërtuar në vitin 1905, por ato nuk ishin praktike deri në vitin 1966, kur në Angli u shfaqën rrethrrotullimet moderne me rregullin e përmendur - dhe që atëherë e deri më sot popullariteti i tyre rritet.

E katërta, shpejtësia e lëvizjes së automjetit ulet. Sado që të nxitoni, në një rrethrrotullim nuk mund të futeni me një shpejtësi të palejueshme! Vetë kthesa ju detyron të ngadalësoni. Shpejtësia mesatare në rrethrrotullim është 25-35 km/në orë, që është një nga arsyet e zvogëlimit të numrit të aksidenteve, si dhe zvogëlimin e seriozitetit të lëndimeve, sipas të gjitha burimeve të deritanishme.

Së pesti, sepse drejtuesit nuk janë të detyruar të ndalen në semafor, por qarkullimi vazhdon pa ndërprerje, fenomene të tilla si "kapja e semforit në të gjelbër" ose kalimi duke shkelur rregullat në të kuqe nuk ekzistojnë! Kjo nënkupton qëndrimet më të vogla në trafik duke përdorur rrethrrotullimin. Sipas studimit, në Nju-Jork automjetet qëndrojnë 89 për qind më pak në trafik në rrethrrotullim sesa në semaforë.

Kruznite tekovi se resenie za soobrakajniot metez i za zagaduvanjeto 2Burim: press24.mk

Aryeja e gjashtë është se të gjithë shoferët ngasin në të njëjtin drejtim sapo të hyjnë në rrethrrotullim, gjë që neutralizon mundësinë e përplasjeve direkte.

Së shtati, rrethrrotullimet bëhen më shpejt, janë më të lirë dhe nuk kanë nevojë për mirëmbajtje! (Nuk ka blerje dhe riparim të semaforëve, etj.) Llogaritja përfshin gjithashtu uljen e konsumit të energjisë elektrike, ndërsa sipas disa vlerësime, në SHBA në vit harxhohen 5-10,000 dollarë më pak në çdo rrethrrotullim se në një semafor. Ndërsa „jetëgjatësia“ (pasi fillojnë riparimet më të shpeshta) në një kryqëzim standard është 10 vjet, ndërsa për një rrethrrotullimi është 25 vjet.

Së teti, edhe nëse nuk ka energji elektrike, rrethrrotullimi vazhdon të funksionojë pa ndërprerje. Ky është një tjetër plus për sigurinë e këtij lloji të trafikut. Çdo shofer që është ndodhur në një udhëkryq të madh kur semaforët janë fikur dhe nuk ka polic trafiku, është dëshmitar i keqkuptimeve, trafikut të dendur dhe situatave të rrezikshme të shkaktuara nga kjo.

Së nënti, megjithëse ata zënë më shumë hapësirë, rrethrrotullimet lejojnë mbjelljen e vegjetacionit në mes për të zbukuruar hapësirën, zvogëluar sasinë e gazrave të shkarkimit (bimët i filtrojnë ato) dhe duke shtuar teksturën në shtigjet e këmbësorëve dhe të biçikletave, ato përdoren për të zbukuruar peizazhin e qytetit dhe për të tërhequr investitorë dhe për të stimuluar rritjen ekonomike në zonën e afërt.

E dhjeta, ulja e konsumit të karburantit është një temë me interes për të gjithë. Sipas studimit, konsumi i karburantit është ulur me 8 për qind. Për të bërë një krahasim, dihet që në mjedisin tonë, shoferët largojnë filtrat nga automjetet me naftë për të zvogëluar konsumin e karburantit. Efekti i kësaj është një konsum i zvogëluar i karburantit për 4 për qind. Pra, kur drejtoni automjetin në një rrethrrotullim, efekti është dy herë më i madh dhe ndoshta shumë më i madh kur bëhet fjalë për rrugë me një trafik jashtëzakonisht të ngjeshur.

Pse nuk bëjmë më shumë rrethrrotullime?

Cili është problemi atëherë? Sipas investigimeve në SHBA, vetëm 30 për qind e njerëzve miratojnë rrethrrotullimet para se të ndërtohen. Statistikat me siguri do të ishin të ngjashme edhe në vendin tonë. Por pas një viti të përdorimit të rrethrrotullimeve, kjo përqindje është dyfishuar dhe trefishuar. Nevojitet edukim: sajte, fletushkat dhe gjithçka që bëhet në botë para dhe pas ndërtimit.

Për ta përmbledhur, zëvendësimi i një udhëkryqi me një rrethrrotullim do të zvogëlojë bllokimet në trafik dhe kështu edhe ndotjen, lokacioni do të duket më i bukur dhe më tërheqës, do të zvogëlohen aksidentet rrugore, shteti do të shpenzojë më pak resurse, ndërsa njerëzit do të kalojnë më pak kohë në qarkullim, do të arrijnë më shpejt në destinacion dhe do të kursejnë karburant.

Sigurisht, jo të gjitha kryqëzimet janë të përshtatshme për një rretthrrotullim dhe kjo është diçka që duhet shqyrtuar nga profesionistët dhe institucionet përgjegjëse për këto çështje. Ata kanë njohuri të mjaftueshme dhe si një analizë e shkëlqyeshme e të gjitha çështjeve, rregulloreve dhe standardeve të nevojshme për ndërtimin e një rrethrrotullimi është një punë e vështirë dhe shteruese.

Nga e gjithë kjo që u tha, pyetja e fundit pa përgjigje mbetet: pse nuk bëjmë më shumë rrethrrotullime?

Ju lutemi lexoni rregullat para se të komentoni ose para se të merrni përmbajtjen
Vërejtje: Mendimet dhe qëndrimet e këtij shkrimi janë të autorit dhe nuk i reflektojnë pozicionet e Institutit për studime komunikuese e as të donatorit.

Branko Përlja

Branko Përlja është anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Maqedonisë (SHKM) dhe Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM). Ai u diplomua në Fakultetin e Artit dhe Dizajnit në Universitetin Evropian. Ai ka botuar më shumë se 15 vepra si shkrimtar, dhe shkruan me pseudonimin Bert Stein. Ai është themeluesi i portalit arno.mk, si dhe grupet "Jepi, mos hidh" dhe "Mos hidh, mos ndot", përmes të cilit ai punon për të rritur ndërgjegjësimin për riciklimin, ripërdorimin dhe zvogëlimin e përdorimit në mënyrë që të ruhet mjedisi.