Jugosllava Dukovska
Qeveria bën përpjekje që me masa paushalle në dy vitet e ardhshme ta zgjidh gjendjen katastrofave në të cilën gjenden qytetet e Maqedonisë, para së gjithash Shkupi, në të cilin jeton një e treta e popullatës së shtetit, por edhe në Tetovë, rekorderi i shumëfishtë evropian dhe botëror me koncentrike enorme të përbërësve helmues në ajrin, si dhe të qytetet e tjera, jo më pak të helmuara të Maqedonisë!
Konferenca e tretë ministrore për ambientin jetësor për Ballkanin Perëndimor që para do kohësh u mbajt në hotelin e Shkupit “Meriot” ishte një gjasë e shkëlqyer që më në fund ta njohë njeriun i cili gjendet në funksionin me përgjegjës shtetin për çështjet e ambientit jetësor dhe mbrojtjes së tij. Kamerat televizive e kapën në shkallët, i shqetësuar dhe në përpjekje trishtuese që të ikë, por saktë në kohë që përfundimisht të zgjidhet dilema nëse bëhet fjalë për personalitet imagjinar ose në Qeverinë e Zoran Zaevit me të vërtetë qëndron ministër i gjallë, përgjegjës për ekologjinë.
Një vit e gjysmë pasi që erdhi në krye të Ministrisë së ambientit jetësor dhe të planifikimit hapësinor të republikës së Maqedonisë, ministri Sadulla Duraku më në fund u vë në situatë ti përgjigjet opinionit i cili e kërkonte rreth një vit të përgjigjet rreth një teme, shumë të nxehtë me të cilën opinioni preokupohej për çdo ditëm e ajo është ndotja e ajrit. Prapëseprapë ia vlente të pritej, sepse Duraki, masat e Qeverisë aktuale për ballafaqim me ajrin e ndotur, të emërtuar në mënyrë pretencioze Plan për ajër të pastër, më mirë i sublimi me fjalët: “E dini ju se ne , Maqedonia, nuk jemi Zvicër. Tani filluam, një hap është bërë – dhe kaq!”.
“Ministri shpreh keqardhje”
“Ministri shpreh keqardhje që nuk është shprehur qartë në mënyrë të mjaftueshme dhe që kjo ka shkaktuar reagime në opinionin”, thotë kumtesa qeveritare e cila bëri përpjekje gafën e pakëndshme të Durakut. Në deklaratën e vet, në të cilën bëri përpjekje të arsyetohet për çdo gjë, dhe për atë se ai nuk është askund dhe që gjendja me ndotjen është alarmuese, Duraku në esencë tha: “Të dashur bashkëqytetarë, përpiqemi që t’ua lyejmë sytë se jemi duke ndërmarrë diçka, e dini mirë se jemi Maqedoni, e jo Zvicër. Ç’është këtu e paqartë?”.
Ministri dhe opinioni, sipas të gjitha gjasave, u kuptuan mirë, edhe përkundër gjuhës së tkurrur të Durakit. Ai, duke mos e dashur dhe menduar mirë, e definoi strategjinë e shtetit kur është në pyetje problemi me ndotjen e ajrit, e cila, sëpaku sipas Agjencisë Evropiane për ambientin jetësor (ETA) vret më tepër se 3.000 persona në vjet në Maqedoni, siç qëndron në raportin e fundit evropian për cilësinë e ajrit, ndërsa ekonomia e Maqedonisë, ndërkaq, sipas Bankës Botërore, pëson humbje të drejtpërdrejta nga pasojat e ajrit të ndotur prej madje 253 milion euro në vit. “Tani filluam, një hap është bërë dhe – kaq” në esencë definon se si pushteti aktual, i ardhur në krahët e pakënaqësisë së përgjithshme të qytetarëve të këtij shteti me politikat e para ardhësve të tyre, i realizon programet e veta parazgjedhore, përplot me fjali si: “Qytetarët kanë të drejtë për ambient të shëndetshëm jetësor, për ajër të pastër, për ujë të pastër të pijshëm dhe ujitje, tokë të shëndoshë në të cilën do të kultivohet ushqim i shëndetshëm”, dhe “Meritojmë natyrë në të cilën pa pengesa do të zhvillohen të gjitha funksionet dhe e cila do të jetë përkrahje e zhvillimit të ardhshëm të vendit tonë, me mirëqenie të të gjithë qytetarëve të saj”.
Autostrada ose shëndeti i qytetarëve – tani është pyetja!
Me vetëm një milion e gjysmë euro, të ndara nga buxheti për realizimin e Planit për ajër të pastër, të promovuar nga zëvendës ministri për ambientin jetësor Jani Makraduli si program strategjik i Qeverisë së RM, ky dokument që në fillim edhe te qytetarët edhe te aktivistët ekologjik u regjistrua si joserioz. Ekziston një përshtypje e përgjithshme se Qeveria bën përpjekje që me masa paushalle në dy vitet ardhshme ta zgjidh gjendjen katastrofave në të cilat gjenden qytetet e Maqedonisë, para së gjithash Shkupi, në të cilin jeton një e tret e popullatës në të shtetit, por edhe në Tetovë, rekorderi i shumëfishtë evropian dhe botëror me koncentrike shumëditore enorme të përbërësve helmues në ajrin, dhe qytetet e tjera, jo më pak të helmuara! Në buxhetin për vitin 2019 vetëm 0,6 përqind nga mjetet e parapara do të ndahen për ambientin jetësor (krahasuar me shifrat nga viti fiskal 2016). Ekologjistët rikujtojnë se vetëm për anekse për autostradën Kërçovë – Ohër, të gjatë 57 km, Qeveria miratoi 187 milion euro, që është për 117 herë më tepër nga lufta e Qeverisë kundër aero-ndotjes.
Nevojitej të kalojë një vit e gjysmë nga mandati i qeverisë së kryeministrit Zoran Zaev dhe të ministrit super të heshtur të ambientit jetësor (dhe të vdesin nga ndotja 4.500 qytetarë të Republikës së Maqedonisë, nëse ju besojmë institucioneve ndërkombëtare), që ky program të ideohet, që aero-ndotja të numërohet të numërohet në prioritetet e Qeverisë, të krijohet konstruksioni financiar dhe të shpallet programi. Përderisa qeveria e bind opinionin se ka magji me të cilën me 1,5 milion euro do të ketë sukses të shlyejë edhe deri 50 përqind nga shkaqet për 253 milion eurot humbje të cilat çdo vit shënohen si pasojë e drejtpërdrejtë e ndotjes së ambientit jetësor (dhe, po, mesatarisht 3000 rastet e vdekjes në vit, nëse guxojmë të jemi këmbëngulës në rikujtimin), qytetarët e Maqedonisë në realitet janë të angazhuar me tema shumë më të thjeshta. Si për shembull – sa herë sot është rritur aero-ndotja në qytetin në të cilin jetojnë, ku mund të blejnë pastrues më të lirë por prapëseprapë efikas të ajrit dhe çfarë markë të maskave për frymëmarrje më mirë i filtrojnë PM 10 dhe PM 2,5 grimcat.
Burim: Prizma.mk
“Përsëritni me mua: Industria nuk ndot!”
Premtimi ambicioz i Qeverisë se në vitet e ardhshme do ta zvogëlojë ndotjen madje për 50 përqind në Shkup, ndërsa për mbresëlënëse 30 deri 50 përqind edhe në qytetet e tjera si Tetova, por edhe Kumanova, Kërçova, Strumica, kryesisht mbështet mbi masat të cilat e targetojnë ndotjen nga ngrohja e amvisërive dhe intervenimeve në pjesën e përdorimit të automjeteve në qytetin. Nuk mund të thuhet se masat e propozuara si mbikëqyrja e përforcuar inspektuese, rivitalizimi i sipërfaqeve të gjelbra të lëna pas dore, subvencionet për sisteme më të pastra për ngrohje të amvisërive individuale janë të këqija. Prapëseprapë, ajo që në mënyrë të dalluar mungon nga Plani qeveritar për ajër më të pastër janë zgjidhje për urbanizimin tejet të madh të qyteteve, posaçërisht të Shkupit, ndërsa nuk ka as garanci se nuk do të lëshohet pe ndotësve industrial. Gjithashtu, mungon një plan i mirë se si të braktiset varshmëria e tanishme nga qymyri si energjens në prodhimin e energjisë elektrike në nivel të shtetit dhe, poashtu e rëndësishme – mungon strategji se si për një afat sa më të shkurtër të rritet shfrytëzimi i burimeve të përtëritshme të energjisë si për prodhim të rrymës elektrike, ashtu edhe në mikro-nivel, për përdorimin e tyre në amvisëritë individuale.
Ndërrimi i pushtetit, është më se e qartë, definitivisht nuk solli ndryshim të strategjisë, e cila duhet ti mundësojë ardhmëri energjetike më stabile dhe ambient më të pastër jetësor Maqedonisë.
Që punët të jenë më të këqija, ka përshtypje se dy frontmenët e këtij programi të Qeverisë – zëvendës ministri Makraduli (ministri Duraki për shkak të agjendës së ngjeshur nuk është në ballë të betejës për ajër të pastër!) dhe kryetari i qytetit të Shkupit Shilegov, me vetëdije e kanë pranuar rolin e avokatëve të djallit. Ata aq shpesh dhe në mënyrë tautologjike e përsërisin fjalinë: Mos e drejto gishtin kah biznesi i madh, industria nuk ndot, ndotin qytetarët!” gjë e cila tani bëhet diçka e pashijshme. “vetë jeni fajtorë që merrni ajër të ndotur!” është mesazhi të cilin këta të dy nuk e lënë e të mos ua drejtojnë qytetarëve të cilët gjithnjë e më tepër kërkojnë masa urgjente, por edhe efikase kundër ndotjes. Përkundër të gjitha prononcimeve të tyre se, ja, qytetarët nuk dëshirojnë të ndotin por se nuk kanë zgjedhje dhe se momenti social është i mishëruar në Planin e Qeverisë për ajër të pastër, dhe do të shumohen subvencionet dhe përshtatshmëritë për kyçje në rrjetin e nxehjes qendrore, do të subvencionohet blerja e konvertorëve, do të bëhen fasada efikase për nga ana energjetike, mesazhi është gjithmonë i njëjtë – Ajrin e ndotin qytetarët dhe - pikë! Çimentorja, Makstili, Alkaloidi ose KXE Manastir në strategjinë për ajër të pastër të Qeverisë, askund nuk përmenden, kinse ato janë freskues ose përtëritës të ajrit, e jo oxhaqe fabrikash. Problemi qëndron në atë që pohimet e tilla, thënë butësisht, jo të sakta, sepse nuk mbështeten në studime cilësore dhe të qëndrueshme shkencore. Edhe vetë Qeveria, në hyrjen ndaj Planit për ajër të pastër, në fakt, pranon se “për fat të keq përveç matjeve nga stacionet matëse, nuk ka studime gjithëpërfshirëse dhe të detajuara, pa marrë parasysh se ekzistojnë hulumtime indikative të cilat vënë në pah se ndotësit më të mëdhenj në ato lugina janë ngrohja, mbetjet dhe industria”.
Kozmetikë në vend të strategjisë
Gafa e ministrit Duraki do të bjerë në haresë, e mbuluar me zbulime të tjera shokuese të përditshmërisë sonë, por vetë ai e bëri lakuriq deri në palcë improvizimin e turpshëm me temën me rëndësi jetësore të ajrit të ndotur dhe ndikimin e tij vrastar ndaj qytetarëve, gjë e cila në emër të kinse interesave më të larta nacionale dhe njëfarë zhvillimi ekonomik lihet anësh në mënyrë të planifikuar. Duke filluar me intensitetin e pa zvogëluar me të cilin pritet dhe asgjësohet gjelbërimi në Shkup pikërisht si në kohën të “atyre paraprakëve”, me atakun njëzet e katër orësh mbi pyjet në malet e Maqedonisë, me betonimin e çdo pjese të mbetur të lirë në kryeqytetin, me dhënien në heshtje të dritës jeshile të pastrimit cianido-sulfurik të xehes dhe përderisa nëpunësit më të lartë qeveritar në mënyrë të hapur lobojnë për hapjen e minierave, përmes mos-pasjes së strategjisë për çlirimin nga varësia nga lëndët djegëse fosile si energense deri në ndërtimin dhe nxitjen e burimeve të përtëritshme të energjisë.
“Qeveritë në këtë rajon me vetëdije e shmangin zgjidhjen e problemeve ekologjike në emër të zhvillimit ekonomik dhe qetësisë sociale”, do të thotë eksperti i Këshillit për bashkëpunim rajonal të Ballkanit Perëndimor, Radovan Nikçeviq. Gjithnjë e më e qartë bëhet se edhe Qeveria aktuale e kryeministrit Zaev e vijon të njëjtën strategji. Në realitetin e tillë, edukimi i qytetarëve, subvencionet për automjete elektrike, trotinete dhe stufa me peleta janë kozmetikë e pastër e cila në shtigje të gjata jo vetëm që nuk do ta sjell zvogëlimin e projektuar të ndotjes në qytetet më të mëdha prej 30 deri 50 përqind më poshtë, por aspak nuk do të ndikohet në numrin e njerëzve të cilët edhe më tej do të vdesin në Maqedoni nga ajri i ndotur.
Pyetja e vërtetë të cilët vetë duhet t’ia parashtrojmë vetes është se si ta detyrojmë pushtetin ti ndryshojë prioritetet dhe të mos e vë, të themi, ndërtimin e disa kilometrave autostradë para jetëve tona? Përderisa nuk kemi përgjigje për këtë, do të jetojmë në vend në të cilin vetë do të jemi fajtorë që na helmojnë. Në një vend të tillë, edhe ministrat do të në na tregojnë rrëfenja se askush nuk na e ka fajin që nuk jemi Zvicër
Ju lutemi lexoni rregullat para se të komentoni ose të shkarkoni
Vërejtje: Mendimet dhe qëndrimet e këtij shkrimi janë të autorit dhe nuk i pasqyron pozitat e Institutit për studime të komunikimit e as të donatorit.