fbpx

100% e pavërtetë

Politika

23.01.19

Прегледи
МК   ALB   SR

Arta Berisha

Arta Berisha 200x250Mundësia për të krijuar dhe shpërndarë dezinformata në periudha tensionesh në mes të Kosovës dhe Serbisë është e madhe. Gazetarët dhe qytetarët duhet të tregohen të vëmendshëm në mënyrë që vendimet politike të mos ndikojnë në punën profesionale dhe qasjen ndaj komunitetit.

Vendimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës për të vendosur taksë 100 për qind mbi produktet e Serbisë dhe të Bosnjë e Hercegovinës ka zgjuar interesim të madh për qytetarët.

Një masë e tillë nga Qeveria e Kosovës ka entuziazmuar shumë qytetarë dhe ka gjetur mbështetje të gjerë shoqërore pas politikave agresive të shtetit serb, në po të njëjtën javë kur Kosova dështoi të bëhej pjesë e INTERPOL-it. Kohëve të fundit, vecanërisht gjatë vitit 2018, Serbia ka   udhëhequr një fushatë diplomatike për tërheqjen e njohjeve të pavarësisë së Kosovës. Aktualisht askush në qeverinë e Kosovës nuk mund të thotë me siguri të plotë se sa shtete e kanë njohur pavarësinë e Kosovës për shkak të qëndrimit të Beogradit zyrtar se disa shtete tashmë janë tërhequr.

Po kështu autoritetet shtetërore të Serbisë kanë marrë një sërë masash për pengimin e integrimit të qytetarëve serbë në institucionet e Kosovës. Rasti më i fundit është ai me pjestarët serbe në Forcën e Sigurisë së Kosovës.  Pak ditë më parë, Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj njoftoi se dy pjesëtarë serbë të FSK-së janë ndaluar nga autoritetet serbe, në vendkalimin kufitar në Jarinjë. Në një qëndrim në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj tha se këto ndalime janë në “vazhdën e presioneve dhe perskutimeve cnjerëzore që autoritetet në Beograd po bëjnë ndaj komuniteteve jo shumicë. Sipas autoriteteve zyrtare në Prishtinë, presioni i Beogradit zyrtar ka bërë që – gjatë vitit 2018 – dhjetëra pjestarë serbë të kërkojnë të largohen nga FSK-ja.

Megjithatë, përtej entuziazmit platformat online të komunikimit nuk shpëtuan nga publikimi i lajmeve të paverifikuara,  citimi i gabuar i autoriteteve, si dhe nxitja e gjuhës së urrejtjes brenda spektrit politik në Kosovë.

Deklarata e rreme e Vucicit

“Vuçiq: zbritni taksën në 10 për qind dhe do të diskutojmë çdo temë që dëshironi”, është titulli dezorientues për një deklaratë të presidentit serb Aleksandar Vuçiq vetëm dy ditë pas vendimit të Qeverisë së Kosovës.  E vërteta e kësaj deklarate është se presidenti serb kërkon heqjen e tërësishme të taksës në mënyrë që të vazhdojë dialogu. “Tërhiqni tarifat barbare dhe menjëherë do të bisedojmë”, citohet të ketë thënë Vuçiq transmeton portali “Koha.net”. “Bllokimi i mallrave evropiane që kanë destinacion Kosovën nga Serbia”, është një tjetër lajm që ende qarkullon në faqet online të informimit, ndonëse nuk është verifikuar. Në këtë lajm është marrë si burim vetëm “biznesmenë”, të cilët në artikull paraqiten si anonimë. 

Më vonë lajmi është mohuar nga ministri serb i Tregtisë.

Siç shkruan gazeta “Insajderi”, ministri serb i Tregtisë, Rasim Lajiq, ka thënë se Serbia nuk ka marrë asnjë vendim që t’i ndalojë mallrat nga Evropa që kanë destinacion tregun kosovar.

Lajmin për bllokimin e mallrave evropiane e mohon edhe zëdhënësi i Doganave të Kosovës, Adriatik Stavileci. Ai tha se ky lajm nuk është i vërtetë sepse edhe pas vendosjes së taksës 100 për qind ka pasur mallra nga vende të treta (si Gjermania), të cilat e kanë përdorur Serbinë si vend transit për të hyrë në Kosovë. I publikuar fillimisht nga gazeta “Insajderi” lajmi për bllokimin e mallrave evropiane nga Serbia është shpërndarë shpejt në mediet e tjera dhe ende trajtohet si të ishte i vërtetë. Nuk është. 

100 procenti nevistinaBurim: europeanwesternbalkans.com

“Pjesëtarët e FSK-së me 20 automjete janë nisur kah veriu i Kosovës”, ky ishte një tjetër lajm i importuar nga mediet serbe. Mediat nuk arritën ta verifikojnë praninë e FSK-së në veri të vendit, ndërsa gjatë ditës lajmi u hodh poshtë edhe nga autoritetet e sigurisë në Kosovë. Politikanët iu referuan këtij lajmi si pjesë e propagandës që ka për qëllim t’i shërbejë qëllimeve politike të udhëheqjes në Serbi. 

Luftë propaganduese

Por në raste të tjera janë vetë politikanët e Kosovës që thirren në versione propagandistike të medieve serbe, të afërta me qeverinë serbe, siç është shembulli në vijim me tabloidin “Informer”.

Avni Arifi, këshilltar i kryeministrit Ramush Haradinaj, tashmë e ka hequr një postim në “Facebook” përmes të cilit e kritikonte deputetin e LDK-së Driton Selmanajn për një deklaratë të dhënë në gazetën “Informer” një ditë pas vendimit për taksën. “Ndale veten o trim” – kështu i referohet në mënyrë ironike Arifi deputetit Selmanaj, duke publikuar një foto të gazetës “Informer”, si dhe përkthimin në shqip të përmbajtjes se gazetës. “Me serbët do ta rrëzojmë Qeverinë”, citohet të ketë thënë Selmanaj për gazetën “Informer”.

“Deklaratën” e Selmanajt e solli për ndjekësit e tij dhe mediet këshilltari i kryeministrit. Por Driton Selmanaj reagoi pas shumë komenteve negative në adresën e tij. “Po ju njoftoj se përgjigjja për mocionin nuk ka qenë në kontekstin e tanishëm pas vendimit për taksën 100 për qind, por si temë që LDK-ja dhe LVV-ja e kanë në diskursin dhe në angazhimin e tyre tashmë një vit për ta gjetur mundësinë për ta rëzuar këtë qeveri abuzuese. Është në axhendën e mediave serbe që ta sulmojnë qeverinë për vendimin e saj, por deklarata ime ka qenë në kontekst krejtësisht tjetër”, shkroi mes tjerash deputeti Selmanaj.

Siguria në rrezik

Politikanë të ndryshëm u janë referuar këtij lajmi si pjesë e propagandës që ka për qëllim t’i shërbejë qëllimeve politike të lidershipit në Serbi. Por në raste të tjera janë vetë politikanët që thirren në versione propagandistike të mediave serbe, të afërta me qeverinë serbe; siç është shembulli në vijim me tabloidin “Informer”.

Nuk munguan edhe komentet me tone kërcënuese e urrejtëse ndaj deputetit Selmanaj. Kur mesazhet propagandistike shpërndahen nga zyrtarët shtetërorë ose partiakë efekti përherë ka mundësi të jetë më i madh dhe më i dëmshëm për palët e tjera. Selmanaj tha se kurrë nuk ka folur për medien serbe që e “citoi”.

Të tilla lajme jo vetëm se e dëmtojnë reputacionin e një individi, por ato rrezikojnë vlerat e përgjithshme të informimit të drejtë të qytetarëve për proceset politike e shoqërore. Për më tej, plasimi i tyre mund të ndikojë dhe të rrezikojë direkt edhe në sigurinë e qytetarëve.

Sipas njw raporti tw Asociacionit tw Gazetarwve tw Kosovws vwrshimi i portaleve nw skwnen mediale duke plasuar shpesh lajme pa verifikimin e burimeve ka cwnuar standardet profesionale dhe kodet e etikws. Nw raportin me titull: “Treguesit pwr lirinw e mediave dhe sigurinw e gazetarwve”, 2017, thuhet se kjo kryesisht ndodh pwr shkak tw fuqisw sw klikimeve. Nga ana tjetwr, kopjimi i lajmeve nga mediat serbe konsiderohet si njw praktike e keqe fillimisht sepse ato nuk kanw burime kredibile nw Kosovw dhe sepse shumw prej mediave nw Serbi kontrollohen nga pushteti.

Projekti “E vërteta online” është financuar në kuadër të skemës së nën-granteve të përkrahur nga Bashkimi Europian, Zyra në Kosovë, dhe zbatuar nga Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese – BIRN dhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës.

Ju lutemi lexoni rregullat para se të komentoni ose të shkarkoni
Vërejtje: Mendimet dhe qëndrimet e këtij shkrimi janë të autorit dhe nuk i pasqyron pozitat e Institutit për studime të komunikimit e as të donatorit.