Dy shkaqe për të cilat Gordana Siljanovska – Davkova do të kishte qenë presidente e cila ndjek, në vend të presidentes që udhëheq

Kristijan Fidanovski

Politika

18.03.19

Прегледи

Kristijan Fidanovski

Dy shtyllat kryesore të të gjitha paraqitjeve të deritanishme publike të Gordana Siljanovska-Davkovës – ndjekja e verbër e opinionit publik dhe refuzimi që ti perceptojë pasojat reale politike nga qëndrimet e veta tregojnë vazhdimësi të fuqishme ideologjike midis VMRO – DPMNE-së dhe kandidates së tyre presidenciale.

TV-paraqitjen e vet më të madhe deri tani, kandidatja presidenciale e VMRO – DPMNE-së, Gordana Siljanovska, theksoi se në kohën e sotme ndasia tradicionale ideologjike në “të majtë” dhe “të djathtë” është gjithnjë e më pak e dukshme. Ky pohim është tërësisht në linjë me konceptin e epokës post-ideologjike të cilin e përfaqëson shumica e politologëve në botë. Mirëpo, Mirëpo, pyetja për të cilën nuk ekziston pajtimi aq i madh – dhe të cilën Siljanovska – Davkova nuk e preku në paraqitjen e vet – është si atëherë duket kjo epokë?

Një nga përgjigjet e mundshme është se jetojmë në kohë të politikanëve të cilët prijnë përballë politikanëve që i ndjekin. Të parët kërkojnë besim nga votuesit për ta realizuar vizionin e tyre, i cili ndërkaq është në mënyrë të pashmangshme heterogjene, shpesh herë i paqartë, ndërsa ngandonjëherë edhe tërësisht i pa zbatueshëm. Politikanët e llojit të parë janë krenarë për vizionin e vet, ndërsa ata të llojit të dytë janë krenar për demokracinë e tyre, dhe atë në kuptimin më të ngushtë të fjalës: ndjekja e pakushtëzuar e vullnetit të qytetarëve pa dallim nëse ai vullnet në përgjithësi a është në harmoni me interesat e të njëjtave atyre qytetarë, apo jo.

Në paraqitjet e veta publike në këtë periudhë, Siljanovska-Davkova fuqimisht u definua si politikane e llojit të dytë. Nëse ajo është një gjë e mirë ose jo do të vlerësojnë votuesit, por ajo që është e pakontestueshme është se ajo me vetë-definimin e tillë tregon një vazhdimësi të fuqishme me filozofinë politike të partisë që e dominoi: VMRO-DPMNE.

Kjo nuk do të thotë patjetër se Siljanovska-Davkova ka qenë dorë e zgjatur e udhëheqjes së partisë. Spekulimet e shumta për kontrollin e fuqishëm të cilin lideri i opozitës, Hristijan Mickovski, e ka mbi kandidaten e vet presidenciale mund të jenë të sakta ose jo, por mungesë të dëshmive ata duhet të injorohen. Mirëpo, ajo që tanimë është e dukshme, e gjithsesi edhe shumë më e rëndësishme nga ajo nëse Siljanovska-Davkova dhe Mickovski janë “në linjë”, është fakti se kandidatja e VMRO-DPMNE-së për nga ana ideologjike përshtatet në modelin vmroist të politikanit nga dy aspekte kyç.

Popullariteti si doracak ideologjik

Vinston Çerçili në kohën e vet ka vërejtur me një dozë të fuqishme cinizmi se çdo popull ka pikërisht qeveri të tillë çfarë meriton. Platforma para-elektorale e Siljanovska-Davkovës në esencë është thjeshtë një shumë matematikore nga të gjitha kauzat e popullarizuara te shumica e Maqedonasve (sh. sundimi i të drejtës dhe ç’rrënjosja e korrupsionit), por edhe nga kauzat e popullarizuara te një pjesë e Maqedonasve etnik: kundërshtimi ndaj Marrëveshjes së Prespës (ose, sëpaku shija e hidhur në gojën në raport me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje) dhe ndaj Ligjit për gjuhët. Kjo do të thotë se Siljanovska-Davkova e kupton funksionin presidencial si një detyrë të pastër administrative për zbatimin në praktikë të të gjitha kauzave të popullarizuara të cilat mbijnë në shoqërinë.

Nënkuptohet, ajo vetvetiu nuk e vendos Siljanovska-Davkovën në llojin e dytë të theksuar të politikanëve: fakti që këto kauza janë popullore nuk do të thotë se nuk mund në të njëjtën kohë të jenë pjesë edhe të kauzës së saj personale. Mirëpo, ky miks tanimë i dyshimtë i të gjitha kauzave të mundshme të popullarizuara te etnikumi maqedonas dhe më gjerë në shtetin shndërrohet në populizëm klasik kur Siljanovska-Davkova shfaq mos-gatishmëri që të radhitet prapa sëpaku në kauze vetanake e cila, për dallim nga kauzat e tjera të saja, me siguri nuk do të kishte qenë e popullarizuar te shumica e qytetarëve.

pyetjen gazetareske për abortin, Siljanovska-Davkova theksoi fuqishëm se i jep prioritet të drejtës për zgjedhje që e ka gruaja, që menjëherë mandej të shtojë se do të ishte angazhuar që ligji i ardhshëm për abortin të shkojë në referendum. Duke e pasur parasysh atë që konsideron se ne jemi “shoqëri tradicionale dhe patriarkale”, Siljanovska-Davkova dukshëm është e vetëdijshme se rezultati i një referendumi të tillë do të kishte qenë tërësisht i ndryshëm se sa qëndrimi i saj personal për këtë çështje. Pa marrë parasysh se aborti për shumicën e qytetarëve me siguri nuk është faktor i vendosjes për atë nëse ata do ta japin votën e vet për Siljanovska-Davkovën apo jo, ajo sipas të gjitha gjasave nuk është e gatshme madje edhe për çështje e cila nuk luan rol të rëndësishëm në opinionin të shmanget nga qasja e saj populiste .

Ky është një tregues i artë se edhe në situatat (tani për tani jashtëzakonisht të rralla) atëherë kur mendimi i saj do të ballafaqohet me mendimin publik, Silljanovska – Davkova nuk do të jetë e gatshme që të luftojë për ato. Siç vëren politologu Ivan Krastev në librin e tij më të ri “Pas fundit të Evropës” (After Europe), populistët nuk kanë ideologji sepse në thelb ata nuk kanë kurrfarë pritje nga votuesit e tyre – i duan pikërisht të atillë siç tanimë janë.

Burim: mkd.mk

Mungesa e këtillë e interesit te Siljanovska-Davkova që ta formësojë mendimin publik vjen në shprehje edhe në pyetjen e cila më së shumti e afirmoi në opinionin më të gjerë: kundërshtimin e saj ndaj Marrëveshjes së Prespës. Pa marrë parasysh që ajo parapëlqen që në opinion të paraqitet nga pozicioni i profesorit (pa marrë parasysh faktin se profesioni i cilit do qoftë kandidat presidencial nuk guxon të përzihet me kandidaturën e tij/saj politike), Siljanovska-Davkova me qëndrimin e saj rreth emrit fjalë për fjalë e hedh “profesurën” e vet përmes dritares, duke i ushqyer me këmbëngulësi druajtjet nga humbja e identitetit te pjesa e painformuar e opinionit.

Në shkencat shoqërore, njëri nga leksionet e para thotë se kombet janë konstruksione shoqërore, me ç’rast një nga detyrat parësore të çdo qytetari akademik është të ndihmojë ne de-konstruktimin e tyre. Duke e pasur këtë në mend, është e pakuptueshme se si Siljanovska-Davkova mund “ta mësojë” tërë kombin që ta bëjë pikërisht të kundërtën: të vazhdojë të jetojë në domenin e abstraksioneve, në vend që më në fund të kthehet ndaj problemeve të veta të vërteta.

Sovraniteti, kuptimi fjalë për fjalë dhe përgjegjësia

Pikërisht kontesti për emrin e zbulon edhe shkakun e dytë për të cilin Siljanovska-Davkova do të kishte qenë presidente që ndjek, në vend të presidentes që udhëheq. Në thelb shkencat shoqërore njohin dy lloje morali: utilitar dhe deontologjik. Morali utilitar vë theks në moralitetin e rezultati nga veprimet tona, përderisa morali deontologjik i jep përparësi moralitetit të parimeve prapa atyre veprimeve. Shoqëria jonë tanimë u nda përgjatë këtij boshti moral rreth Marrëveshjes së Prespës: utilitaristët e përkrahën marrëveshjen për shkak të rezultatit moral (zhbllokimi i integrimeve euroatlantike), ndërsa deontologët e dënuan për shkak të parimit jo-moral (marrëveshje ndërfqinjësore për ri-emërimin e shtetit pa precedencë në të drejtën ndërkombëtare).

Shkenca është e ndarë rreth asaj nëse dikush nga ne në jetën e përditshme duhet të jetë utilitarist apo deontolog. Nënkuptohet, shpesh herë është vështirë që të vendoset cili nga dy rezultatet e mundshme në situatën e dhënë është më shumë e moralshme, dhe mu për këtë është shumë më e lehtë që rezultatet të hiqen anësh në tërësi dhe të ndiqet ndonjë farë parimi moral. Në mënyrë shtesë, ndjekja e parimeve më shpesh do të thotë të vazhdohet të veprohet në të njëjtën mënyrë siç është vepruar edhe deri atëherë, gjë e cila është gjithmonë më e lehtë se sa të bëhet ndonjë farë ndryshimi në bazë të analizës të rezultateve të mundshme.

Mirëpo, qëllimi i funksionit të presidentit nuk është që ai të jetë i lehtë. Nga pozita e juristit, Siljanovska-Davkova mund deri në pafundësi të thirret në vendimin e dikurshëm gjyqësor të Gjykatës ndërkombëtare për drejtësi në favor të Maqedonisë në kontestin për emrin. Prapëseprapë, nga pozita e kandidates për president, ajo është e obliguar ti shohë edhe pasojat e veprimeve të saja. Atëherë kur rezultati i mundshëm i zgjidhjes së kontestit është avancim në integrimet euroatlantike, ndërsa rezultatin nga mos zgjidhja e kemi jetuar pothuajse tre decenie, atëherë është mjaft e dukshme se kjo është situatë në të cilën mund të sillet vendim utilitar për ardhmëri më të, në vend që të flitet për vendime të papërdorshme gjyqësore përderisa edhe njeriu i fundit i ri nuk largohet nga shteti.

. Çështje e dytë të cilën në këtë periudhë e ndau Siljanovska-Davkova në opinionin më të gjerë ishte kundërshtimi i saj ndaj Ligjit për gjuhët. Pavarësisht nga ajo a ka të drejtë për mangësitë juridike në këtë ligj apo jo, Siljanovska – Davkova në asnjë paraqitje të saj publike nuk ndjeu nevojë ti shohë pasojat shoqërore nga fokusimi i saj i verbër për dimensionin abstrakt juridik, të cilin ajo parapëlqen ta emërtojë “sovranizëm” juridik. Nëse Siljanovska-Davkova me të vërtetë ka ndjesi aq të madhe për zërin e qytetarëve siç vazhdimisht pohon, atëherë patjetër është e vetëdijshme se lamentimi i saj këmbëngulës për “rrënimin e rendit kushtetues” nuk nxit ndonjë farë dëshire te qytetarët për njohje më të thellë me legjislativin e Maqedonisë, por vetëm në mënyrë të drejtpërdrejtë i ushqen tensionet ndër-etnike.

Nëse paraprakisht ekzistonte njëfarë dyshimi se nëse Siljanovska-Davkovës i pengon i ushqyeri i tensioneve ndëretnike, dyshimin e këtillë padyshim e mënjanoni deklarata e saj e paradokohshme me rastin e gjuhës së urrejtjes të një koleges së saj dhe përkrahëses së fuqishme të kandidaturës së saj. Në vend që ta dënojë retorikën tejet pa ndjesi ndaj viktimave nga aksidenti i paradokohshëm i komunikacionit në rrethinën e Tetovës, dhe me atë edhe ndaj etnikumit të dytë në shtetin tonë, Siljanovska – Davkova konfirmoi se nuk mund të dalë nga kuptimi i saj fjalë-për-fjalë madje edhe në një situatë të tillë së duket se është e qartë në mënyrë të kristaltë.

Në vend që ta konkludojmë implikimin e qartë malicioz e asaj që është shkruar, Siljanovska - Davkova tha se fama e cila është ngritur rreth kësaj situate “më tepër flet për interpretuesit se sa për autorin” e asaj që është shkruar. Njëlloj siç mos-zgjidhja e tre decenieve e kontestit për emrin fliste vetëm për inatin grek, e jo për kokëfortësinë tonë nga i cili vetëm ne kishim dëm, e jo edhe për Grekët. Ose siç injorimi i vendimit gjyqësor të Gjykatës Ndërkombëtare për drejtësi fliste për mos pasjen e parimeve nga pjesa tjetër e botës, ndaj vendit tonë të gjorët dhe parimorët. Ose, në fund, ashtu siç tensionet ndëretnike të ushqyera nga alarmet e saja të juristes për rrezikimin e shtetësisë maqedonase nuk flisnin për mungesën e përgjegjësisë shoqërore te Siljanovska – Davkovës. Ose sikur e drejta ekziston në ndonjë farë vakuumi abstrakt, në vend që ti avancojë marrëdhëniet shoqërore.

Shpata me dy tehe

Nga perspektiva pragmatike, kandidimi i Gordana Siljanovska – Davkovës ishte goditje e plotë jo vetëm për VMRO – DPMNE-në, por edhe për sistemin e tërësishëm demokratik në shtetin. Gjithmonë është shëndetshëm për një demokraci që partia opozitare të dalë në zgjedhje me kandidate pa ngjyrosje partiake, e cila patjetër mund më tepër ta “djerrsojë” kandidatin qeveritar nga cili do qoftë kuadër të VMRO – DPMNE-së për momentin. Mirëpo, dy shtyllat kryesore të të gjitha paraqitjeve të deritanishme publike të Siljanovska – Davkovës tregojnë vazhdimësi të fuqishme ideologjike midis saj dhe partisë që e kandidoi. Nga qytetarët varet nëse ajo do ti ndihmojë ose do ti ja shmang ndihmën kandidaturës së saj.

Ju lutemi lexoni rregullat para se të komentoni ose të shkarkoni
Vërejtje: Mendimet dhe qëndrimet e këtij shkrimi janë të autorit dhe nuk i pasqyron pozitat e Institutit për studime të komunikimit e as të donatorit.

Kristijan Fidanovski

Kristijan Fidanovski është studiues në Institutin e Vjenës për Analiza Ekonomike dhe doktorant në politikën sociale në Universitetin e Oksfordit, ku studion politikat për nxitjen e natalitetit në Ballkan dhe në Evropën Lindore. Kristijan ka përfunduar studimet master në shkencat politike dhe studimet për Evropën Lindore në Universitetin Georgetown në Uashington dhe ka diplomuar në të njëjtën fushë në University College London (UCL). Përveç politikave pro-natalitet, fokusi i tij kërkimor përfshin edhe sistemet partiake, proceset e integrimit evropian dhe shëndetin publik. Kristijan është autor i punimeve akademike dhe kolumnave autoriale në gjuhën maqedonase, angleze dhe italiane për dhjetëra publikime vendase dhe ndërkombëtare.