fbpx

Komunitetet vulnerabël dhe COVID-19

Jona Koprencka

COVID-19

Politika

24.07.20

Прегледи

Jona Koprencka

Jona Koprencka 200x250Grupet vulnerabël të shoqërisë janë ata mbi të cilët katastrofat dhe masat shtrënguese rëndojnë më tepër. Pandemia Covid-19 nxorri në pah për të disatën herë se komuniteti Rom në Shqipëri mbetet më i prekuri.

Në javën e parë të muajt mars 2020 u morën masa shtrënguese nga shteti Shqiptar për shkak të pandemisë Covid 19. Frika nga ky virus bëri që të ndalohej çdo aktivitet i jetës normale. Si në cdo rast të katastrofës natyrore u morën në mënyrë të menjëhershme masa shtrënguese. Këto masa, fatkeqësisht rëndojnë më së shumti mbi grupet vunerable vulnerabël, si komuniteti romë Rom dhe ai egjiptian, si dhe familjet që humbën shtëpitë e tyre nga tërmeti (28 janar 2020).

Komuniteti Rom është i vendosur më së shumti në Shqipërinë e mesmehe atë të jugut. Segregacioni rezidencial, në arsim dhe në punë përbëjnë disa nga pengesat serioze për integrimin e komunitetit. Nga ana tjetër, një pjesë e vogël e anëtarëve të komunitetit rom, ja kanë dalë të arsimohen, të fitojnë profesione apo të kontribuojnë në shoqëri.

Romët vijojnë të mbeten një nga komunitetet më të prekura të prekur nga krizat epidemike për shkak të aksesit jo të mjaftueshëm për ujë të pastër, kanalizime të ujërave të zeza dhe infrastrukturë të mirë, si dhe për shkak të aksesit të kufizuar në sistemet e kujdesit shëndetësor; kequshqyerjes; ndërgjegjësimit të ulët për masat parandaluese, dhe dendësisë së lartë të popullsisë në vendbanime.

Zbatimi i masave parandaluese për këtë komunitet është i vështirë ose, e thënë ndryshe, e pamundur të zbatohen, jo për shkak të neglizhencës, por të kushteve që kanë. Në një apartament tipik të komunitetit Rom rom jetojnë nga 4 deri në 7 persona ndërsa në një shtëpi private numri mund të shkojw shkon deri në 8 ose 9 banorë. Këtu Kemi të bjëmë me rastin e bashkëjetesës së dy ose tre kurorave nën të njëjtën çati. Kjo bashkëjetesë e gjërë jo domosdoshmërisht është mbartëse e Covid-19, por ndihmon në përhapjen e tij. Siç mund ta kuptojmë higjena e lartë dhe distancimi është i pamundur për shkak se: në rastin kur një anëtar i familjes duhet të dalë për të bërë pazare ose për të shkuar në farmaci, në rast infekimi ai kthehet në burim transmetimi të virusit për familjartë e tij (të shumtë në numër). Higjena e ulët, në rastin konkret, është aleati më i mirë i virusit. Vlen të përmendet se në vendbanimet e tyre në zonat periferike të qyteteve, distancimi nuk është respektuar. Ata janë mbedhur në grupe dhe janë takuar rregullisht më njëri-tjetrin.

Mbyllja e aktivitetit të punës pati pasoja të mënjëhershme për komunitetin Rom. Ky komunitet jeton nga me atë çka fiton dita ditës. Gjerësisht romët punojnë me shitjen dhe blerjen e mallrave të dorës së dytë (të përdorura), si dhe me tregtinë ambulante, duke ushtruar aktivitetin e tyre në rrugët e qytetit aktivitet shpeshherë i paliçensuar nga shteti). Shuma e parave të fitura gjatë ditës vihet në përdorim për nevojat bazike të jetës të përditshme, duke mos pasur një kapital financiar te hequr veç në rast fatkeqësie ose katastrofe.

Që në ditët e para të vendojses së masave shtrënguese, në këtë komunitet filluan ankesat dhe shqetësimet për mospasjen e një kapitali për të përballuar ditët në vijim. Mbyllja e tregut rom në Elbasan, Durrës, Tiranë dhe qytete të tjera, sëbashku me punët si mbledhje dhe shitje e objekteve të përdorura bëri që në dyqanet e lagjeve të merreshin ushqime me lista borxhesh. Nga dita nga ditë borxhet në dyqane filluan të rriten duke e kthyer situatën më mjaft emergjente për ata. Kur paratë nuk janë të mjaftueshme për të blerë ushqim, në këtë situatë, blerja e maskave dhe dorezave as nuk mund të mendohet.

Me rastin e pandemisë, Bashkia Elbasan ka shpërndarë disa ndihma për këtë komunitet; ndihma të cilat janë cilësuar si jo të mjaftueshme dhe që kanë bërë që ata të ngrihen në protestë. Në zonën Rrapishtë të Elbasanit gjendet pjesa më e varfër e komunitetit rom të këtij qyteti. Ata janë ngritur të protestojnë duke kërkuar më shumë ndihmë sociale nga shteti, kryesisht ushqime, të cilat i konsiderojnë jetike për vetë kushtet në të cilat ndodhen. Në protestën e tyre në qytetet si Tiranë, Durrës, Shkodër dhe Elbasan ata kërkuar urgjentisht artikuj ushqimorë për të ushqyer fëmijët e tyre, duke ironizuar mbi sapunët dhe disifektuesit të cilët as nuk kanë vend ku ti mbajnë, as nuk kanë ujë për larjen e duarve dhe as nuk mud t’ua japin si ushqim të vegjëlve të tyre.

Ranlivite zaednici se najpogodeni od KOVID 19Burimi: bmsworldmission.org

(E-Learning) dhe komuniteti Rom

Një tjetër masë e marrë për parandalimin e përhapjes së Covid-19 është mbyllja e institucioneve arsimore të të gjtha niveleve (çerdhe, kopshte, shkolla 9-vjeçare, të mesme dhe të larta). Urdhëresa nga Ministria e Arsimit për arsimin 9-vjeçar dhe të mesëm është e tillë që: mësuesi regjistron shpjegimin e mësimit, më pas u jep detyrat përkatëse. Detyra e prindërve është që të regjistrojnë fëmijët e tyre në zbatimin e këtyre detyrave. Fatkeqësisht, është e pamundur që një familje e komunitetit Rom rome me dy ose tre fëmijë, të këtë akses në internet dhe kohë fizike në dëgjimin e mësimit nga mësuesit respektiv, si dhe regjistrimin e fëmijëve për çdo lëndë. Pesë deri në gjashtë lëndë mësimore në ditë nënkupton pesë deri në gjashtë regjistrime dhe dëgjime detyrash për çdo fëmijë.

Mësuesit shpjegojnë me anë të google form meeting (platformë komunikimi në grup) dhe nxënësit ose studentët raportojnë në të njëtën mënyrë. Mësimi online është një tjetër sfidë për këtë komunitet. Nga çka shpjeguam më sipër, niveli ekonomik dhe social nuk ia lejon këtij komuniteti ndjekjen e mësimit në këtë mënyrë. Si ish-mësuese stazhiere në shkollën 9-vjeçare, Fadil Gurmani, në Elbasan, insitucion arsimor ku janë regjistruar një përqindje e lartë e fëmijëve të komunitetit rom, mund të them që e-learning është i pamundur. Nga eksperienca ime dhe e ish kolegëve të mia, kemi konstatuar që kushtet sociale dhe ekonomike nuk i lejonin nxënësit të përqëndroheshin në mësimet e tyre. Njohuritë e vetme të marra gjatë procesit arsimor janë ato të fituara në klasë. Kushtet ekonomike, siç janë përmendur më lartë nuk e lejojnë që çdo familje të jetë e pajisur me linjë interneti. Për një pjesë të tyre interneti është luks, duke mos pasur as smartphonë.

Cfarë mund të ishte bërë ndryshe?

Grupet vulnerabël të shoqërisë janë ata mbi të cilët katastrofat dhe masat shtrënguese rëndojnë më tepër. Pandemia Covid-19 nxorri në pah për të disatën herë se komuniteti Rom në Shqipëri mbetet më i prekuri. Në rastin në fjalë është e pamundur që shteti të ndihmojë financiarisht çdo komunitet të caktuar në rast katastrofe, por situata mund të menaxhohej më mirë. Për të mos arritur që komuniteti të dalë në protesta për të kërkuar ushqim për mbijetëse, duhet, së pari, që çdo qytetar i këtij komuniteti të jetë i regjistruar. Personat e deklaruar të papunë të jenë të regjistruar në Zyrën e Punës, të vendosen në listat e pritjes së punës dhe të deklarohet sa kurora jetojnë në një banesë. Më jetike qëndron funizimi me ujë të pijshëm dhe regjistrimi me karta shëndeti, nuk mund të jepen ndihma në sapun dhe detergjentë kur mungojne materiale jetike.

Mbledhja e të dhënava për vendbanimet e komunitetit Rom dhe hartimi i platformës për furnizim me ujë të pishim duhet të ishte hartuar nga institucionet vendore dhe qendrore. Një ide e mirë do të ishte që një fond i vecantë të akordohej për pajisjen me internet të familjeve të komunitetit Romqë kanë fëmijë në shkollë, pavarësisht se në rastin konkret interneti shihet si luks kur mungojnë aksesi në nevojat bazë. Si për çdo komunitet tjetër edhe për komunitetin Rom duhet të punohet për arsimimin, dhe integrimin e tyre në shoqëriuke mos i lënë të vetë-izolohen në tregjet e tyre me rroba të përdorura dhe në institucione të caktura edukimi, duke i distancuar nga pjesa tjetër e shoqërisë.

E rëndësishme është që të mësojmë nga ajo çfarë nuk ka funksionuar nga politikat ekonomike dhe sociale, dhe ato të mos mbeten veç projekte në letër ose për një pjesë të caktuar të komunitetit, por gjithëpërfshirëse këtë komunitet që në rastet e tjera të kuptohet se ku duhet të punohet më shumë.

 

Ju lutemi lexoni rregullat para se të komentoni apo shkarkoni
Shënim: Pikëpamjet dhe qëndrimet e shprehura në këtë artikull janë ato të autorit dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Institutit për Studime të Komunikimit ose të dhuruesit.

Jona Koprencka

Jona Koprencka është asistente në Departamentin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Shkencave Politike në Universitetin Epoka në Tiranë, Shqipëri. Ajo është ish- zëvendësredaktore e web-portalit on-line “Gazeta Mendimi”, i cili, përveç të tjerash, mbulon çështje që lidhen me konfliktet në Lindjen e Mesme dhe marrëdhëniet midis Rusisë dhe NATO / SHBA-së në Ballkan.