fbpx

Kuvendi i shpërbërë nuk mund të kthehet

Svetomir Shkariq

COVID-19

Politika

18.05.20

Прегледи

prof. d-r Svetomir Shkariq

svetomir skarik 200x250Një grup prej tridhjetë e pesë ish-deputetësh nënshkruan një peticion që Kuvendi i shpërbërë përsëri të mund të kthehet dhe të mbajë seanca. Kërkesa e tyre u mbështet nga Qeveria dhe Presidenti i Republikës. Kërkesës iu bashkua edhe Qendra për Kërkime Strategjike në ASHAM. Gjykata Kushtetuese dhe ish-Kryetari i Kuvendit dolën kundër tyre. Gjykata Kushtetuese vendosi në dëm të mbështetësve të kuvendit të shpërbërë. Dalja duhet të kërkohet në zgjedhjen e një kuvendi të ri e jo në kuvendin e vjetër.

Ish-deputetët janë të bindur se nuk janë të shpërndarë, se ata mbeten deputetë deri në krijimin e parlamentit të ri. Kështu, siç shkruhet në Kodin Zjgedhor ata marrin pagë dhe nuk mund të kryejnë funksionin parlamentar. Ata ndjehen si të marrë peng. Ata i referohen gjendjes të jashtëzakonshme, të bindur se kjo e kërkon kthimin e tyre të menjëhershëm. Ata mbështeten dhe nga disa ekspertët më të rinj dhe nga ministrija e Drejtësisë.

Le të ndodhë ajo që nuk është e mundur

Qeveria është në anën e deputetëve për arsye të tjera. Me pretekstin se dëshiron të jetë nën kontroll gjatë gjendjes së jashtëzakonshme. Ka frikë nga fuqia e tepërt që rrjedh direkt nga Kushtetuta. Dëshiron që gjendja e jashtëzakonshme të jetë në të njëjtin pozicion si edhe në qeveritë e vendeve me një model të përfunduar të demokracisë parlamentare. Kjo është arsyeja pse Qeveria dërgoi dy herë propozimin për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në Parlament dhe jo tek Presidenti i Republikës.

Presidenti i Republikës, gabimisht me Kushtetutë, e gjeti veten në një pozitë më të vështirë. Nga njëra anë, nëse Kuvendi nuk mund të mblidhet, ai mund të marrë në mënyrë të pavarur vendimin për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme. Nga ana tjetër, gjendja e deklaruar tashmë e jashtëzakonshme nuk mund të vazhdojë pa konfirmimin e Kuvendit, i cili nuk ekziston. Kjo është arsyeja pse ai përdori një lojë ligjore, me një shënim hermeneutik, pa shkelur Kushtetutën. Ai vendosi të harrojë të vjetrën dhe të shpallë gjendje të re të jashtëzakonshme për 30 ditë. Ai këtë nuk e bëri nga dëshira por nga nevoja.

"Analizën e aspekteve juridike të gjendjes të jashtëzakonshme” të Qendrës për Kërkime Strategjike në ASHAMë, në shumë vende, është e domosdoshme të mblidhet kuvendi i shpërbërë, duke mos marrë parasysh faktin se Gjykata Kushtetuese para katër vitesh këtë e “hodhi në plehëra”. Autorët e analizës besojnë se kuvendi as nuk është "shpërndarë", se është në një seancë të përhershme dhe se vendi nuk duhet të jetë një ditë pa një organ përfaqësues të qytetarëve. Ata janë të bindur se nuk ka pengesa ligjore për rifunksionimin e tij dhe pyesin veten pse nuk është thirrur që përsëri të mbajë seanca. Ata kërkojnë që Gjykata Kushtetuese ta hapë rrugën, të ndërhyjë dhe t'i vendosë gjërat në rrugën e duhur: "Nëse deputetët, përkatësisht partitë e tyre, nuk mund të arrijnë një konsensus për një propozim të tillë, mbetet që Gjykata Kushtetuese të vendosë mbi vendimin për shpërndarjen e Kuvendit dhe duk kthyer kështu gjërat në rrugën e tyre të ligjshme".

Shekspiri ka dashur që të ndodhte ajo që nuk ka ndodhur ndonjëherë, ndërsa Njegosh donte atë që nuk mund të ishte e mundur. Kuvendi i shpërbërë u gjend në hendekun midis së kaluarës dhe së tashmes. Ish kryetari i parlamentit qëndroi në anën e autorit të "Tit Andronik", ndërsa deputetët dhe përkrahësit e tyre në anën e autorit të "Kurora e Maleve" - duan të ndodhë ajo që nuk mund të ndodhë.

Gjykata Kushtetuese vendosi në dëm të mbështetësve

Gjykata Kushtetuese brenda një kohe të shkurtër ka vendosur dy herë në dëm të deputetëve dhe mbështetësve të tyre. Gjykata Kushtetuese ka miratuar qëndrim rezolute - shpërbërja e Kuvendit nuk është e diskutueshme. Ai njëzëri e hodhi poshtë nismën për të vlerësuar kushtetutshmërinë e Vendimit për shpërbërjen e Kuvendit të 16 shkurtit 2020, të paraqitur nga një gjykatës kushtetues. Paraprakisht, në seancën e 15 prillit, ai mori të njëjtën qasje ndaj një nisme tjetër për të njëjtën çështje. Ai e konsideron refuzimin e nismës së parë tashmë një "çështje për të cilën është marrë vendim”. Si rezultat, ajo nuk pranoi të diskutojë përsëri të njëjtën iniciativë, megjithëse ishte "sipas detyrës zyrtare". Gjykatësit kushtetues janë të vetëdijshëm që vendimet e tyre janë burim i së drejtës kushtetuese dhe nuk mund të ndryshohen në të njëjtin rast.

Raspustenoto sobranie ne moze da se vrati podslideBurimi: skopje24.mk

Çështja u vendos më 25 maj të 2016, kur Gjykata Kushtetuese vendosi të anulojë dy vendime për shpërndarjen e Kuvendit, të miratuara njëra pas tjetrës. Bëhet fjalë për anulimin e Vendimit për shpërbërjen e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë nga 18 janari i vitit 2016 dhe për Vendimin për ndryshimin e Vendimit për shpërbërjen e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë nga 23 shkurti i vitit 2016.

Vendimi i parë përmban dy nene: "Kuvendi i Republikës së Maqedonisë shpërbëhet" (neni 1); "Ky vendim hyn në fuqi ditën e botimit në" Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë" dhe do të zbatohet nga 24 shkurti i vitit 2016" (neni 2). Vendimi i dytë përmban një nen: "Ky vendim hyn në fuqi ditën e botimit në "Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë" (neni 1).

Gjykata Kushtetuese fillimisht vendosi mbi bazueshmërinë e vendimit për një vlerësim të gjykatës kushtetuese. Vlerësoi që Vendimi për shpërbërjen e Kuvendit ka karakterin e një akti juridik me veprim të përgjithshëm (erga omnes tangit). Ai prek në mënyrë të barabartë të gjithë qytetarët, të cilët në zgjedhjet japin votën e tyre për një deputet të caktuar dhe që i përcjellin atij mandatin për të vendosur në emër të tyre. Ky është një veprim i përgjithshëm dhe jo një akt specifik juridik, megjithëse quhet "vendim".

Fokusi i vëmendjes së gjyqtarëve kushtetues ishte në efektin e vonuar të vendimeve - një mashtrim ligjor i Kuvendit në kundërshtim me Kushtetutën. Vendimi i parë u shty për 26 ditë dhe i dyti për 40 ditë. Kjo do të thotë që Kuvendi i shpërbërë, përmes veprimit të vonuar të vendimeve të miratuara, zgjati në mënyrë arbitrare mandatin e tij në kohën e parashikuar për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme. Gjykata Kushtetuese konkludoi se çështja e efektit të shtyrë të Vendimit për shpërbërjen e Kuvendit nuk ishte rregulluar në Kushtetutë. Mungesa e një dispozite kushtetuese për një çështje të tillë nuk mund të interpretohet se Kuvendi ka të drejtë të marrë vendim për shpërbërjen me një veprim të shtyrë. Vendimi për shpërndarjen e Kuvendit nuk mund të barazohet ose krahasohet me efektin e vonuar të ligjeve ose akteve të tjera normative.

Gjykata Kushtetuese nuk e pranon zgjatjen e mandatit të deputetëve pasi Kuvendi tashmë është shpërbërë. Kushtetuta nuk lejon që mandati i deputetëve të vazhdojë në rast të një Kuvendi të shpërbërë, as nuk lejon që deputetët të kthehen në një seancë. As efekti i vonuar i vendimeve për shpërbërjen e Kuvendit, as zgjatja e mandatit të deputetëve pas shpërbërjes së Kuvendit. Këto janë dy pika kryesore të Gjykatës Kushtetuese të përfshira në vendimin e saj për anulimin e të dy vendimeve për shpërndarjen e Kuvendit.

Edhe një gjendje e jashtëzakonshme nuk mund të ndihmojë kuvendin e shpërndarë. Kushtetuta lejon zgjatjen e mandatit të deputetëve në një gjendje lufte dhe emergjence vetëm nëse Kuvendi është kapur në një situatë të tillë dhe kur mandati i tij katër vjeçar është gjatë përfundimit. Gjykata konstaton se gjendja e veprimit të vonuar të vendimit për shpërbërjen dhe zgjatjen e mandatit të Kuvendit të shprëndarë krijon pasiguri ligjore dhe nënkupton shkelje të sundimit të ligjit. Të njëjtin qëndrim ka edhe ish-kryetari i kuvendit.

Një kuvend i ri, jo i shprëndarë

Për të konfirmuar ose hedhur poshtë vendimet dhe aktet ligjore të miratuara gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, është më mirë të diskutojë një kuvend i ri që do të dalë nga zgjedhjet parlamentare sesa kuvendi i shprëndarë. Edhe sikur të kthehej, kuvendi i shpërndarë nuk do të kishte asnjë angazhim tjetër përveç konfirmimit të vendimeve të miratuara zyrtarisht që shpallnin gjendje të jashtëzakonshme nga Presidenti i Republikës. I gjithë pushteti legjislactiv është transferuar nga Kuvendi në Qeveri. Nuk ka procedura të përcaktuara për ushtrimin e kontrollit politik të ekzekutivit në aktet e Kuvendit. Gjendja e jashtëzakonshme është jashtë akteve aktuale të Kuvendit dhe paraqitet vetëm në tekstin kushtetues.

Dalja nga kjo gjendje duhet të kërkohet, jo me kthimin e kuvendit të shpërbërë, por me kuvendin e ri që duhet të dalë nga zgjedhjet e ardhshme, që duhet të mbahen menjëherë pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme. Këtë e kërkon domosdoshmëria e jo demokracia. Duhet treguar racionalitet dhe rregull dhe disiplinë. Le të jemi romakë, jo barbarë. Ky do të ishte mesazhi i Tit Andronik nëse ai do të përfshihej nga pandemia në Milano ose në Shkup.

Racionaliteti na detyron të ndjekim drejtimin e përcaktuar në Dekret-Ligjin e 21 Marsit të vitit 2020, i cili përcakton dinamikën e procesit të zgjedhjeve, duke filluar me shpalljen e zgjedhjeve në 16 shkurt të 2020-ës. Veprimtaritë zgjedhore duhet të vazhdojnë siç parashikohet nga akti në fjalë - një ditë nga dita e mbarimit të gjendjes së jashtëzakonshme. Programi i rishikuar i KSHZ-së për vazhdimin e aktiviteteve zgjedhore duhet të përfshijë gjithashtu afatet për vepritari të reja, të tilla si azhurimi i listës zgjedhore, qasja në vendvotime dhe mënyra e votimit. Kjo e fundit duhet të formulohet në bashkëpunim të ngushtë me organet profesionale në fushën e shëndetësisë, duke marrë parasysh që asnjë dispozitë e dekretit të rinovuar nuk duhet të bie ndesh me dispozitat e pandryshuara të Kodit Zgjedhor.

Shtesat dhe ndryshimet në dekret duhet të hyjnë në fuqi para përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme dhe dekreti do të jetë i vlefshëm ligjërisht derisa të konfirmohet ose refuzohet nga Kuvendi i ri. Pastaj, para Parlamentit, në rendin e ditës për t’u konfirmuar do të jenë edhe vendimet për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme të Presidentit të Republikës. Menjëherë pas kësaj, në rendin e ditës do të jenë edhe dekretet me fuqi ligjore dhe vendimet e tjera të Qeverisë të marra gjatë gjendjes së jashtëzakonshme. Disa prej tyre do të konfirmohen dhe do të bëhen ligje, të tjerët do të ndryshohen ose plotësohen, ndërsa të tjerat me siguri do të shfuqizohen plotësisht ose vetëm disa nga dispozitat e tyre.

Paraqitja e Presidentit të Republikës dhe Qeverisë përpara Kuvendit të ri të jetë një ngjarje e madhe, me një vështrim prapa në gjendjen e jashtëzakonshme dhe një vështrim përpara, drejt së ardhmes. Duhet të dalin në dritë edhe anët e mira dhe ato të këqija të gjendjes së jashtëzakonshme dhe duhet të propozohen masa të reja legjislative, sociale dhe politike. Kjo do të jetë e nevojshme sepse shteti maqedonas është në një udhëkryq si dhe shumë vende të tjera të botës. Në horizont është një normalitet i ri, i ndryshëm nga “normaliteti” në të cilin kemi jetuar shumë kohë përpara gjendjes së jashtëzakonshme.

 

Ju lutemi lexoni rregullat para se të komentoni apo shkarkoni
Shënim: Pikëpamjet dhe qëndrimet e shprehura në këtë artikull janë ato të autorit dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Institutit për Studime të Komunikimit ose të dhuruesit.

Svetomir Shkariq

Prof. Dr. Svetomir Shkariq lindi në Dojran në vitin 1941, në një familje fshatare. Shkollimin fillor e ka mbaruar në Dojran dhe në Gjevgjeli, dhe shkollën e mesme në Strumicë. Ai u diplomua në Fakultetin e Drejtësisë në Shkup, dhe mori gradën master dhe atë të doktoraturës në Fakultetin e Drejtësisë në Beograd, nën mentorimin e prof. Jovan Gjorgjeviq. Ai u zgjodh asistent i prof. Evgeni Dimitrov, dhe më pas si asistent profesor dhe profesor i së Drejtës Kushtetuese në Fakultetin e Drejtësisë në Shkup. Ai ka qenë për vizitë studimore në Grenobël, Saporo dhe Tokio dhe ka zhvilluar një vizitë si profesor në Bordo. Ai ka dhënë leskione 15 vjet në Shkollën Politike “Josip Broz Tito” në Kumrovec, së bashku me Kiro Gligorov, Predrag Vranicki, Muhamed Filipoviq, Miat Shukoviq, Milojko Druloviq dhe Slavoj Zhizhek. Ai ka marrë pjesë në disa kongrese të Shoqatës Ndërkombëtare për të Drejtën Kushtetues (L'AIDC), të Shoqatës Ndërkombëtare të Shkencave Politike (IPSA) dhe Shoqatës Ndërkombëtare të Studimeve për Paqen (IPRA). Punimet e paraqitura janë botuar në librin "Maqedonia në të gjitha kontinentet" (2000). Është autor i librave: Law, Force and Peace - Macedonia and Kosovo (2002), Democratic Elections in Macedonia 1990-2002 (2005), Interpretimi Shkencor - Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë (2014) dhe E Drejta Kushtetuese, Botimi i tetë (2015). Ai për një kohë të gjatë ka punuar për librat shkollorë: "Teoritë politike - një epokë e re" dhe "E drejta kushtetuese e Bashkimit Evropian". Ai është duke përgatitur njëzet ese me rastin e 70 vjetorit të ekzistencës së Fakultetit të Drejtësisë "Justiniani i Parë " në Shkup (1951-2021). Përmes blogjeve, të drejtën kushtetuese e sjell më afër qytetarëve, pozitës dhe opozitës.