fbpx

Lufta e madhe e nacionalistëve dhe globalistëve (pjesa e dytë)

Politika

05.08.19

Прегледи

MK

Radovan Spiridonov

radovan spiridonovShoqëria e hapur është gjithmonë nën sulm nga rrymat retrograde dhe politikat ekstremiste shkatërruese, kështu që vetëm angazhimi i kapacitetit të përgjithshëm të shoqërisë do ta zhvillonte vetëdijen për një kulturë demokratike.

Në pjesën e parë të këtij artikulli, shqyrtuam se si krizat e politikës bashkëkohore mund të analizohen dhe zgjidhen në mënyrë adekuate vetëm nëse e ndjekim dhe kuptojmë polarizimin e fundit serioz të nacionalistëve dhe globalistëve. Tani do ti bëjmë vështrim asaj se pse klasa punëtore humbi besimin në politikën tradicionale dhe se si populistët demagogë e shfrytëzojnë zemërimin e "shumicës së harruar" dhe, më në fund, çfarë polemika për këto çështje ka në shoqërinë maqedonase.

Kush përfiton nga hidhërimi i qytetarit?

Ndarja e përmendur shoqërore në Anywheres dhe Somewheres është e gjerë dhe e pasaktë, por rëndësia e saj mund të shihet në një fushë tjetër. Në të vërtetë, i pasqyron mirë rezultatet e pa barabarta dhe proceset globaliste në disa dekadat e fundit. Na rikujton në vështirësitë e mëdha me të cilat ballafaqohen të punësuarit në industritë të cilat janë të lëndueshme me prodhime të lira importuese dhe me rrezikim të vendeve të punës nga automatizimi i para do kohësh. me të cilat ballafaqohen punonjësit në industri të prekshme nga produktet e importit të lirë dhe rrezikojnë punët nga automatizimi i kohëve të fundit. Për shembull, përderisa fuqia ekonomike amerikane, kapitali dhe mundësitë njerëzore janë më të dendura në zonat metropolitane, kryesisht në shtetet bregdetare, shumë zona rurale dhe qytetet më të vogla në brendësi vuajnë për punëtorë. Kjo sjell tensione gjeografike dhe klasore.

Dështimi i elitave qeverisëse për të zgjidhur problemet ekonomike të klasës punëtore është zhytur në përqafimin e populistëve dhe nacionalistëve. Por çfarë saktësisht është populizmi, çfarë nacionalizmi është dhe nëse populizmi dhe nacionalizmi janë, në sajë të rregullës, të dëmshme?

Kthesa populiste ndodh në shoqëritë bashkëkohore, si pasojë e lëvizjeve të këqija ekonomike, dridhjeve kulturore, migracionit masiv dhe zhvillimit të shpejtë teknologjik. Por, viti 2016 do të mbahet mend si vit i hidhërimit popullor ndaj elitave. Berni Sanders u be hero i amerikanëve të ri, Donalld Tramp përkundër të gjitha pritjeve i “fitoi” kuadrot e Uashingtonit, rezultati i referendumit për dalje të Mbretërisë së bashkuar nga aleanca Evropiane i befasoi edhe ata që bënin tifo për Brexit-in. Pak më vonë, Brazili – vendi në zhvillim për të cilin parashikohet status të fuqisë së mesme në të ardhmen, votoi për një demagog Zahir Bollsonaro, burokratët e Brukselit nuk kanë gjumë të rehatshëm nga euro-skeptikët.

Nacionalizmi, në mënyrë vetë-keqardhëse dhe i dhunshëm, synon ta ndryshojë realitetin në emër të të kaluarës së imagjinuar, të krijojë ardhmëri “ideale”. Shërbehet me dhunë, gënjen me frikën, i gënjen qytetarët. Pak para “vitit të hidhërimit” Evropa u ballafaqua me ardhje serioze të refugjatëve dhe migrantëve nga vendet e Lindjes së afërt, Afrika Veriore, si dhe nga vendet më të largëta. Çështja e integrimit kulturor dhe shoqëror të miliona ardhacakëve nga shoqëritë të cilat jo rrallë ndajnë vlera të ndryshme dhe të kundërshtuara nuk u adresua në kohë dhe tërësisht. Në atë mënyrë, brengosja, vështirësia dhe droja nga pasojat e kulturës së madhe dhe ndryshimit demografik u shfrytëzuan nga nacionalistët oportunist.

Populizmi në vetvete nuk është domosdoshmërish i keq dhe nuk sjell humbje siç përshkruhet në shkrimin më lartë. Nëse e kuptojmë atë si një lëvizje për demokratizim më të madh të proceseve të vendimmarrjes dhe të sundimit, pjesëmarrja më e madhe e qytetarëve në sundimin e shoqërisë së tij ku ai vetë është sovran, populizmi nuk është domosdoshmërish i keq. Në të vërtetë politika në shoqëritë e hapura nuk i përfaqëson vetëm elitat dhe ekspertët, por edhe të gjithë njerëzit dhe në atë kuptim është populiste. Nacionalizmi është orientim  skajshmërisht i dëmshëm dhe humbës politik e madje edhe i pamoralshëm. Nuk duhet të identifikohet me atdhe-dashurinë që shpreh dashurinë, mirënjohjen, respektin dhe gatishmërinë tonë për punë dhe përkushtim për mirëqenien e një shoqërie dhe shteti të përbashkët.

Këto zhvendosje të thella të të vërtetave të vendosura politike, shumë njerëz do të shpejtojnë t’ua përshkruajnë turmave të pa arsimuara, të thjeshta, raciste dhe ksenofobike. Supozoj se e dini formulën për nënvlerësim dhe poshtërim të brengave të “njeriut të vogël ‘‘.

1wa

E rërë ajo që ndodhi ishte shprehje e hidhërimit të popullit për shkak të rënies së standardit jetësor në mbarë Evropën.  Por njerëzit nuk kujdesen vetëm për mos-lëvizjen e pagave dhe heqjen e shërbimeve publike, por edhe për humbjen e pushtetit për të ndikuar në politikat që formësojnë jetën e tyre për shkak të mungesës së demokracisë. Mungesa materiale shihet nga pikëpamja e humbjes së zërit politik dhe të pushtetit në procesin e vendimmarrjes  .

Asgjë nga më sipër të theksuarat nuk do të kishte ndodhur nëse elita e globalizmit do të kishte respektuar shqetësimet dhe problemet e jetës së bashkëqytetarëve të tyre. Shkurtimisht, nëse duam një shoqëri të hapur dhe ndërtimin e demokracive dinamike dhe tolerante, qeveritë e të cilëve janë të përgjegjshme dhe besnike ndaj qytetarëve të tyre, është e nevojshme të pranohen seriozisht shqetësimet e votuesve që përcaktohen për partitë populiste dhe nacionaliste.

Polemika në shoqërinë e Maqedonisë

Skena politike në Republikën e Maqedonisë nuk është aspak e njëjtë si në vendet e zhvilluara lartë perëndimore. Republika e re, duke mos pasur përvojë demokratike, nuk ka krijuar një kulturë të ideologjive të qëndrueshme. Në mënyrë shtesë, ekonomia e Maqedonisë dhe shoqëria nuk i kanë ndjerë, dhe nuk i kanë kaluar nëpër të njëjtat dridhje të thella politike të shkaktuar nga proceset globaliste. Thënë thjeshtë, shoqëria e Maqedonisë dhe ekonomia e saj   nuk janë “lojtarë të mëdhenj” në rrjetin globalist të raporteve. Pikërisht për këtë, te ne nuk mund të shohim një përplasje në skenën politike në linjat e përmendura. Nga skena politike maqedonase mungon polemikë midis nacionalistëve dhe globalistëve në kuptimin perëndimor. Kjo nuk është për t'u habitur duke pasur parasysh shkallën e ndryshme të zhvillimit të sistemit ekonomik dhe politik.

Megjithatë, në shoqërinë maqedonase ka disa dukuri që lidhen me debatet e reja politike dhe vlen të përmendet dhe të shpjegohen shkurtimisht.

E para, në vendin tonë nuk ekziston ndarja klasike në parti majtiste dhe djathtiste. Para së gjithash, kjo ndarje është në bazë ekonomike, por për çështjet ekonomike partitë tona janë pothuajse të njëjta. Kjo ndodh sepse ne nuk kemi shtresa ekonomike dhe sociale në kuptimin perëndimor të fjalës, të cilave do tu drejtoheshim. Moment shtesë e në cinizmin i jep edhe e dhëna se qeveritë e udhëhequra nga LSDM, parti e cila prezantohet si parti bashkëkohore majtiste dhe social-demokrate zbaronte politika neoliberaliste ekonomike. Njëkohësisht, qeveritë e udhëhequra nga VMRO – DOMNE, e cila veten e konsideron si parti e qendrës së djathtë me orientim tregu, zbaton politikë të dallueshme majtiste. Sa u përket partive që e përfaqësojnë bashkësinë shqiptare, oferta e tyre politike është përplot me çështje etnike, çështje për zgjerimin e të drejtave grupore dhe avancim të modelit konsocial. Matrica ideore ja lëshon vendin politikës etnike. Partitë maqedonase para së gjithash mund ti konsiderojmë për catch-allparties. Ato janë parti me mungesë të një baze ideologjike të përcaktuar qartë dhe një diversitet të jashtëzakonshëm në përkatësinë e anëtarëve dhe mbështetësve të tyre.

Momenti i dytë i rëndësishëm kur bëjmë fjalë ndarjen politike janë opsionet ekstremiste politike të kuptuara në kuptimin ballkanik. E djathta radikale është e pranishme përmes nacionalizmit, fundamentalizmit dhe neo-nacizmit. Ekzistojnë dy forma etnike të nacionalizmit, maqedonas dhe shqiptar. Te komunitetet e tjera etnike nuk mund të gjendet përfaqësues i politikave nacionaliste. Fundamentalizmin fetar ekziston vetëm te bashkësia fetare islame, ndërsa grupet e ndërlidhura mes vete jo-formale neo-naciste janë të përfaqësuara vetëm te bashkësia maqedonase. Por, thënë në përgjithësi, ndikimi i të djathtës radikale në Maqedoni në asnjë rast nuk duhet të nënvlerësohet dhe është në një rritje brengosëse.

Dukuritë e kohëve të fundit të ekstremizmit politik vetëm në mënyrë shtesë e vërteton rëndësinë e rritjes së edukimit qytetar. Shoqëria e hapur është gjithmonë nën sulm nga rrymat retrograde dhe politikat ekstremiste shkatërruese, kështu që vetëm angazhimi i kapacitetit të përgjithshëm të shoqërisë do ta zhvillonte vetëdijen për një kulturë demokratike.

Ju lutemi lexoni rregullat para se të komentoni ose ta merrni përmbajtjen.
Vërejtje: Mendimet dhe qëndrimet e këtij shkrimi janë të autorit dhe nuk i reflektojnë pozitat e Institutit për studime komunikologjike e as të donatorit