fbpx

Lufta e madhe e nacionalistëve dhe globalistëve

Politika

31.07.19

Прегледи

MK

Radovan Spiridonov

radovan spiridonovTregtia e lirë dhe ekonomia e globalizuar janë veçanërisht të mira për korporatat dhe vendet në zhvillim, por jo për klasën e punës dhe të mesme të vendeve të zhvilluara.

Si u lind bota e re?

Njeriu, si një qenie shoqërore, nga kohërat e lashta u përpoq të gjejë zgjidhje të përshtatshme për rregullimin shoqëror. Kur ideologjitë e mëdha u shfaqën në shekullin e 19-të, duke folur në mënyrë të vrazhdët, mendimet politike u ndanë në të majtë dhe të djathtë. Shikimet e tyre të do të fillojnë një luftë për supremacinë në mendjet dhe zemrat e njerëzimit. Karll Marksi duke i shkruar Tezat për Foerbahun të vetat në vitin 1845, në tezën e fundit të njëmbëdhjetë shkroi: “Filozofët vetëm në mënyra të ndryshme e kanë interpretuar botën dhe thelbi është që ajo të  ndryshojë. "Madje edhe Marksi nuk do të kishte supozuar se shekulli i ardhshëm i 20-të, njerëzimi do të ishte gati ta shkatërronte veten dhe botën e saj në emër të parimeve ideologjike.

Megjithatë, ngjarjet e sotme politike nuk mund të ndiqen vetëm nëpërmjet mjeteve të shkencës politike, rrënjët e të cilëve kanë të bëjnë me një botë krejtësisht të ndryshme. Kohërat e shekujve 19 dhe 20, nga të cilat u shfaqën angazhimet politike të së majtës dhe të të djathtës, nuk ekzistojnë më. Në vendin e vetë mjaftësisë lokale dhe kufizimit, ekziston një trafik i gjithanshëm, një varësi e gjithanshme. Globalizimi u zhvillua. Ne mund t'i qartësojmë ngjarjet në fshatin tonë global shumë më mirë nëse pranojmë ndarjen e re politike të globalistëve dhe nacionalistëve.

Globalizimi erdhi nga askund dhe ishte i pranishëm gjithkund. Vëllimi dhe thellësia tejet e madhe në veprimeve ndërkombëtare të ndërsjella sollën deri në fuqizimin e raporteve shoqërore  në mbarë botën me të cilat ndërlidhen vendet e largëta ndër vete kështu që ngjarjet lokale janë të formësuara nga ngjarjet të cilat ndodhin në largësi të madhe dhe anasjelltas. Për ta kuptuar këtë botë të re, nevojitet që në mënyrë krijuese ti qasemi gjetjes së pikëpamjeve dhe shpjegimeve të reja, si për shembull, polarizimi i globalistëve dhe nacionalistëve mund të ndihmojë.

Padyshim, hiper-globalizimi i kohës bashkëkohore është fitore  për pazarin e tregut dhe demokracisë liberale perëndimore. Thënë shkurtimisht, globalizimi ekonomik është fryt i konsensusit neoliberal ekonomik, i cili u përhap më mbarë botën. Pjesa më e madhe e botës së vjetër socialiste u tret në ekonomi botërore kapitaliste, pa dallim nëse përmes ‘‘shok terapisë“ ose në rastin e Kinës, me hapje të përshkallëzuar por të vazhdueshme. Gjatë arritjes se ndryshimeve shpërthyese, shtetet tanimë nuk kishin zgjedhje tjetër përveç se ta pranojnë realitetin e ri dhe plotësisht të hapen për tregti ndërkombëtare dhe investime të huaja, duke e liberalizuar në të njëjtën kohë ekonominë e vendit.

Shumë nga vendet në zhvillim e sipër fituan me të madhe, për vetëm një gjeneratë kapërcyen shekuj dhe sot ekonomitë e tyre rriten me temp të pa zvogëluar Për anët e ndritshme e globalizimit është thënë shumë. Mjafton vetëm të shihen treguesit statistikor zhvillimor dhe do të kuptojmë se jetojmë në kohën më të mirë, më të qetë dhe më të avancuar në historinë e njerëzimit. Madje edhe një numër i konsiderueshëm nga shtetet e kontinentit afrikan, të cilat një kohë të gjatë  ishin sinonim për prapambetje ekonomike dhe kushte katastrofave të jetës zhvillohen me një temp të përshpejtuar duke ju bashkëngjitur sistemit global ekonomik.

Kjo, natyrisht, është një gjë e mirë. Megjithatë, në shumë vende perëndimore, të ardhurat dhe standardet e jetesës së klasës punëtore kanë rënë. Ato janë  shumica e qetë por e ngadhënjyer. Për shembull, shumica e amerikanëve që votuan për Donald Trump e bënë këtë sepse ekonomia globale nuk po punon në interesat e tyre. Mund të pretendojmë se kjo është pikëpamja e gabuar e tyre. Mund të vazhdojmë t'i bindim njerëzit që ata nuk e kuptojnë jetën e tyre dhe nuk e dinë se çfarë po ndodh me ta. Por mund edhe të përpiqemi të kuptojmë se çfarë është shqetësuese dhe të ofrojmë disa zgjidhje.

Fitues dhe humbës – si elita e tradhtoi klasën punëtore?

,,Davos Man‘‘ është fjalë e re e krijuar e cila e përshkruan elitën e të pasurve dhe të ndikuesve të cilët vetveten e konsiderojnë si “qytetarë global”. Sipas krijuesit të termit Samuel Huntington, ata janë njerëz që "nuk kanë nevojë për identitet dhe besnikëri kombëtare, ata i shohin kufijtë kombëtarë si pengesa që janë me fat të humbasin dhe shohin qeveritë kombëtare si mbetje të së kaluarës, gjëja e vetme e dobishme për të të lehtësojë operacionet globale të elitës ‘‘.

Shkrimi për “Davos elitën“ me të vërtetë u bë klishe, por e pasqyron mirë një klasë të zgjedhur të individëve të cilët realizuan dobi të madhe nga globalizimi. Bëhet fjalë për haxhillëk vjetor alpin e të ashtuquajturës elitë botërore, ku ata e theksojnë urgjencën në luftën kundër ndryshimeve klimatike, duke arritur me avionë privatë, flasin për nevojën për lirimin e botës nga varfëria, ndërsa kanë për të ngrënë havjar të zi, e theksojnë dëshirën për të reduktuar pabarazinë duke mbajtur zbavitje ekskluzive në të cilat shërbejnë një ushtri e tërë e shërbyesve.

Vërehet diferencim i përshkallëzuar i një kaste globale politike, ekonomike dhe sociale. Në botën perëndimore, ashtu siç e përshkruan gazetari britanik Dejvid Gudhart, ekzistojnë ata që mund të jetojnë “çdokund” (Anywheres) dhe ata që jetojnë “dikund” (Somewheres).

tramp
Burim: time.com

Ata që jetojnë “çdokund” (Anywheres) janë rreth 25% nga popullata e vendeve perëndimore sot. Mësojnë në universitetet më të mira botërore, shpesh herë udhëtojnë nëpër botë, punojnë në vende pune të paguara mirë në metropolet botërore dhe i përbëjnë pothuajse të gjitha elitat politike, gazetare, korporatave dhe artistike. Kanë identitete të cilat janë “të transmetueshme” dhe “hibride”. Me krenari konsiderohen si multi-kulturalistë, meritokratë, liberalë, internacionalistë dhe individualistë. Mundet të zgjohen në Njujork, Londër ose Singapor dhe të ndjehen si në shtëpi. Puna e tyre nuk rrezikohet nga konkurrenca e importit ose nga dislokimi teknologjik. Ata zëshëm i mbështesin të gjitha marrëveshjet e tregtisë ndërkombëtare dhe normat e larta të imigracionit. Jeta e tyre është e ndërlidhur me komunitetet e afinitetit, jo me lokalitetin - miqtë dhe bashkëpunëtorët mund të jenë nga çdo anë e botës. Ndërlidhja e tyre me vendin është e dorës së dytë; ata kanë prirje ti konsiderojnë dallimet kombëtare si të parëndësishme, kufijtë si vështirësi, dispozitat e ndryshme si të paarsyeshme. Orientimi i tyre politik është liberal, progresiv ose klasik. Ky grup votoi kryesisht për Hillari Klintonin, mbështeti mbetjen e Mbretërisë së Bashkuar në BE dhe vazhdimisht voton për partitë pro-evropiane në kontinentin e vjetër.

Ata që jetojnë “diku” (Somewheres) janë humbës të fshehur, shumicë e heshtur prej rreth 50% të popullatës. Jetët, ëndrrat dhe identitetet e tyre janë të lidhura me një vend - pozitë të caktuar: një fermer i Normandisë, një zejtar nga Skocia, një amvise nga Miçigeni. Ata jetojnë, punojnë dhe votojnë në shumë mënyra të ndryshme, por zakonisht karakterizohen nga: pikëpamjet lokale, besimi në komunitetin, patriotizmi, tradicionalizmi, lidhja dhe varësia nga atdheu i tyre. Jetesa e tyre kërcënohet nga burimet e jashtme, importet e lira dhe ndryshimet teknologjike. Fëmijët e tyre vijojnë shkolla lokale, e jo universitetete ndërkombëtare. Jeta e tyre shoqërore është e lidhur me kishën lokale, ekipin sportiv apo fqinjët. Nëse gjërat shkojnë keq në kompaninë e tyre, ose nëse vendimet e politikanëve lindin si fatale, ata thjesht nuk mund të zhvendosin jetën e tyre diku në ndonjë vend tjetër. Ky grup është drejtpërdrejt i varur nga politikat ekonomike të shtetit kombëtar ose të qeverisë së tij. Globalizimi ka ndikuar veçanërisht keq në klasën punëtore me mbylljen e impianteve të mëdha industriale, me ç’rast vendet e punës  transferohen në vendet në zhvillim. Ky grup ka votuar kryesisht për Donald Trump, ka mbështetur Mbretërinë e Bashkuar jashtë BE-së dhe ia ka besuar shpresën partive populiste në Evropë.

Tregtia e lirë dhe ekonomia e globalizuar janë veçanërisht të mira për korporatat dhe vendet në zhvillim, por jo për klasën e punës dhe të mesme të vendeve të zhvilluara. Struktura shoqërore ndahet në dy klasa kundërshtare me vlera dhe aspirata të ndryshme  – Anywheres dhe Somewheres. Ata që jetojnë diku me decenie u lanë anësh dhe u harruan nga elitat globaliste. Shumë njerëz do të ishin pajtuar se me të drejtë janë të hidhëruar me estabilishmentin politik. Në pjesën e dytë të këtij prezantimi, do të shqyrtojmë se përse klasa punëtore ka humbur besimin në politikën tradicionale dhe se si demagogët populistë e shfrytëzojnë zemërimin e shumicës së "harruar" dhe, së fundi, polemikat e këtyre çështjeve në shoqërinë maqedonase.

Ju lutemi lexoni rregullat para se të komentoni ose ta merrni përmbajtjen.
Vërejtje: Mendimet dhe qëndrimet e këtij shkrimi janë të autorit dhe nuk i reflektojnë pozitat e Institutit për studime komunikologjike e as të donatorit