fbpx

Luftë për më tepër miq në botën multi-polare

Politika

30.04.19

Прегледи

МК

Radovan Spiridonov

radovan spiridonovMaqedonia, krahas përcaktimi të vet të zgjedhur në mënyrë të drejtë duhet të ndërtojë partneritete me vendet në zhvillim. Neve na nevojitet strategji e cila do të jetë përgjigje për rrethanat e ndryshuara ndërkombëtare.

 

 

 

 

Ndryshime në tabelenën gjeopolitike të shanut

Më raportet ndërkombëtare asgjë nuk është e përjetshme, madje as perandoritë. Bota ka parë civilizime të shumta që janë lindur, e kanë zgjeruar pushtetin e vet, kanë triumfuar mbi rrethanat, kanë sunduar me “botën e njohur”. E mandej, të shpërbëhen për shkaqe të ndryshme, por të ndërlidhura mes vete. Pas rënies së BRSS, SHBA u bë e vetmja fuqi imperiale në botë, ose, ashtu së paku dukej në të ashtuquajturin moment uni-polar. Bota socialiste mbeti e mbuluar në rrënojat e Murit të Berlinit, ndërsa SHBA u bë  hegjemon. Globalizimi fitoi formë të amerikanizimit, ndërsa Mek Donalldsi  i shpërtheu kufijtë të cilat ishin tejet të forta edhe për strukturën ushtarake të Pentagonit. Por, gjerat ndryshojnë...

Elitat perëndimore e bindnin botën se më në fund jetojmë në botë të vlerave të ndara me të tjerët, vlera prejardhja e të cilave është, gjithsesi, në civilizimin perëndimor. Ato prezantoheshin si paqedashëse përmes qëndrimit për “paqe demokratike”, përkatësisht se fuqia më nuk është në mbisundimin ushtarak si forcë lëvizëse në raportet ndërkombëtare, por në përhapjen e vlerave demokratike dhe të lirisë së tregut. Shëmbëlltyrë e kësaj teze, vite me radhë, ishte Frensis Fukujama, vepra e të cilit “Fundi i historisë dhe njeriu i fundit” konsideroheshin si bazë teorike të rendit të ri botëror. Derisa gjerat nuk filluan të ndryshojnë seriozisht, madje edhe Fukujama ishte i detyruar të shkruajë edhe shumë punime për të sqaruar se përse në botë nuk mbisundoi paqja e Kantit sipas masës perëndimore.

Unipolarizmi është I vdekur

Realistët strukturor, siç është edhe Kenet Vallc (Kenneth Waltz), që moti pohonin se do të paraqiten fuqi që  do ti sfidojnë SHBA dhe do të bëjnë përpjekje që të vendosin baraspeshë sistemore të fuqisë.

Në atë pikëpamje avancon Kina e cila vetëm për tre dhjetëvjeçarë u shndërrua në fuqi botërore ekonomike. Duke e pasur avantazhin në të gjitha degët e prodhimtarisë industriale, shkencëtarët kinez janë prijës edhe në sistemet e inteligjencës artificiale, inxhinierin gjenetik dhe IT zgjidhje revolucionare. Pekini e krijoi organizatën e Shangait për bashkëpunim si alternativë të NATO-s dhe e zhvilloi bankën infrastrukturore investuese të Azisë si alternativ të BB (Bankës Botërore) dhe të FMN (Fondit Monetar Ndërkombëtar). Sipas pikëpamjeve të tyre “mbretëria në mes” siç e quajnë sot Kinezët shtetin e vet, në të ardhmen sërish do të sundojë me botën.

Vendi më i madh sa i përket territorit Rusia, e cila ishte pothuajse e harruar pas shpërbërjes së BRSS, pas dëshpërimit disavjeçar politik, filloi ta jetësojë ekonominë e vet dhe të vendos pushtet të fuqishëm (pa marrë parasysh se është autoritar) qendror.  Kthyerja e saj në skenën botërore është në tepër se e dukshme, e madje flitet edhe për Luftë të dytë të ftohtë.

Vendet në zhvillim, të cilat tani për tani kanë nivel më të ulët të ndikesës në rrjedhat e  politikës botërore, si India, Brazili, Meksika, Afrika e Jugut marrin vend gjithnjë e më të rëndësishëm në tabelën e madhe të shahut. Jemi dëshmitarë të ndryshimeve serioze në botën Arabe  dhe prominenca e sërishme të mendimeve islamike. Turqia imponohet si lojtar rajonal në Ballkanit. Shkurtimisht, mbi Tokën tanimë shkëlqejnë më tepër diej.

Siç thotë  Semjuell Hatington përcaktim kryesor i zhvillimit të rendit botëror në të ardhmen do të jenë civilizimet të cilat bashkojnë vende me vlera të ngjashme sociologjike, kulturore dhe fetare. Botës i jepen qendra të reja të fuqisë, që sistemit botëror i jepet karakteristikë e botës multipolare.

 

Maqedonia në UE, por edhe me vendet në zhvillim

Maqedonia si qëllim të vetin strategjik e shënuar UE. Në esencë ne, për nga ana civilizuese, kulturore, historike dhe shpirtërore i takojmë familjes së popujve evropian. Unioni është shtëpi e përbashkët vlerat dhe standardet e të cilit të përbashkëta përparimin tonë. Por, edhe si në çdo aleancë ka probleme të veta. Nga goditje ekonomike, përmes rritjes së ideologjisë radikale, e deri te sfidat e ndryshimeve klimatologjike – UE është vënë në provim. Këto sfida mund të tejkalohen vetëm përmes bashkëpunimit mbi nacional!

Maqedonia, krahas përcaktimi të vet të zgjedhur në mënyrë të drejtë duhet të ndërtojë partneritete me vendet në zhvillim. Neve na nevojitet strategji e cila do të jetë përgjigje për rrethanat e ndryshuara ndërkombëtare.

Pjesëmarrja aktive në projektin kinez “Brezi dhe rruga”  i cili sipas shembullit të Rrugës së vjetër të mëndafshit vendos korridor për  Evropë nga rajoni Aziatik-të paqësorit. Krahas mundësive të mëdha për zhvillim infrastrukturor, pjesëmarrja në projektin më të madh infrastrukturor në historinë e njeriut na ofron mundësi për raporte produktive në mënyrë të ndërsjellë të cilat sipas ekspertëve të shumtë do të jenë në qendër të rrjedhave të ardhshme politike dhe ekonomike.

Maqedonia, njëlloj s edhe pjesa tjetër e Evropës është për nga ana ekonomike dhe energjetike  e lidhur me Rusinë. Në fakt, kultura dhe tradita e shpërndarë, mund të jetë pikënisje jo vetëm për tregti, por edhe për këmbim shkencor-teknologjik dhe përsosje të ekspertëve të saj.

Më në fund, me vendet e Amerikës Latine ndajmë sfida të ngjashme strukturore, ekonomike dhe sociale. Përmes shpërndarjes së përvojave dhe thellimin e kontakteve mund të punojmë në këmbimin e praktikave më të mira në dobi të ndërsjellë edhe në dobi të reformave të mëtejme sociale.

Diplomacia multi-vektoriale

Në rrugën e cila shpien drejt anëtarësimit në UE, para së gjithash përmes reformave të thella institucionale dhe shoqërore. Por, në botën e multi-polaritetit, ka nevojë që të punojmë në diplomacinë multi-vektoriale me qëllim të gjetjes së një numri sa më të madh të partnerëve strategjik, si në fushën e ekonomisë, ashtu edhe në politikën.

Kjo arrihet me profesionistë të cilët do ta skenën botërore. Këto qëllime të diplomacisë multi-vektoriale kërkojnë kushte dhe kapacitete për realizim të suksesshëm. Kjo nënkupton profesionalizim të sferës së diplomacisë në Maqedoni, dhe në vend të ambasadorëve politik ne patjetër duhet të dërgojmë diplomatë të karrierës të cilët janë të kualifikuar për punën dhe që kanë njohje të madhe të gjeopolitikës së rajonit me qëllim të zbatimit të qëllimeve dhe  të funksionit të pozitës ambasador. Maqedonia duhet me kujdes ta sigurojë vendin e vet në tabelën e madhe të shahut të strategjisë gjeopolitike.

Ju lutemi lexoni rregullat para se të komentoni ose ta merrni përmbajtjen.
Vërejtje: Mendimet dhe qëndrimet e këtij shkrimi janë të autorit dhe nuk i reflektojnë pozitat e Institutit për studime komunikologjike e as të donatorit.