fbpx

Qeveri Evropiane:  Merrni mbrapa qytetarët tuaj nga Siria Veriore

Politika

25.10.19

Прегледи
МК  SR

Leoni Vrugtman ( Leonie Vrugtman)

Leonie Rakaj 200x250Tetë vjet pas fillimit të luftës civile në Siri, diktatori i cili nuk ka frikë të përdorë arrmë kimike kundër popullit të vet, në dorë do ta ketë armën e cila do t’i mundësojë të zbatojë autorizimet e veta ashtu siç dëshiron. Që mos ndodhë kjo, të gjitha vendet perëndimore duhet të fillojnë kthimin sa më të shpejtë të shtetasve të tyre.

Më 6 tetor 2019 Shtëpia e bardhë publikoi se do të tërheqë trupat e saj nga Siria Veriore, me qëllim Turqia të fillojë operacionin e saj “të planifikuar gjatë” në Sirinë Veriore. Në deklaratën, SHBA-ja ju bën thirrje aleatëve të saj Evropian në lidhje me atë që nuk i kanë kthyer luftëtarët e tyre të robëruar nga ISIS-i (shteti islamik) dhe deklaron se SHBA-ja, nuk do t’i mbrojë më, në shpenzim të tatim paguesve amerikan. Në vend të kësaj, Turqia do të marrë përgjegjësinë mbi mijëra luftëtarë të ISIS-it, të arrestuar në burgjet dhe kampet në veri të Sirisë.

Deklarata menjëherë shkaktoi panik tek popullata në Sirinë e Veriut, e cila frikësohet se Turqia do të kryejë sulme, zakonisht mbi popullatën kurde në atë rajon, me çka do të lihet hapësirë për gjenocid. Në fakt, qëllimi i Turqisë është të dobësojë rajonin autonom kurd Roxhava, në kufirin e saj jugor. Turqia i konsideron fraksionet ushtarake të Roxhavës, Njësitë për Mbrojtje Popullore (YPG) dhe ekuivalentin e saj të plotë femëror Njësitë për Mbrojtjen e Grave (YPJ), si organizata terroriste që janë në aleancë me Partinë Punëtore Kurde (PKK). Nuk kaluan as tre ditë nga publikimi i Shtëpisë së Bardhë, kur forcat e armatosura turke e filluan operacionin “Pranvera e paqes”, me një sërë sulme ajrore mbi Sirinë e Veriut dhe përgatitjet e ushtrisë turke për sulm tokësor. Ditët në vijim u paraqit lajmi për granatimin e qyteteve dhe fshatrave siriane, për forcat turke të cilat kanë targetuar konvoje me civilë dhe për një politikan të lartë kurd i cili është vrarë në kurth. Filluan të qarkullojnë video për formacione para ushtarake të mbështetura nga Turqia se si kryejnë vrasje masive, duke vrarë kurdë të pafajshëm në rrugë.

Në mbarë botën, përfaqësues të qeverive e dënuan veprimin e Trampit dhe sulmet e një pas njëshme të Erdoganit në territorin sirian. Shumë vende të BE-së, përfshirë edhe Gjermaninë, Francën, Norvegjinë dhe Finlandën e ndaluan të gjithë tregtinë me armë me Turqinë e cila është aleate e NATO-s, derisa ekziston mundësi ato armë të përdoren kundër forcave kurdë të YPG-së. Ata thonë se operacioni “Pranvera e paqes” mund të ketë pasoja të rrezikshme, përfshirë edhe ringjalljen përsëri të ISIS-it. Përpos kësaj, YPG, e cila është fraksioni më i madh i Forcave Demokratike të Sirisë (SDF), luajti rolin kryesor në humbjen e ISIS-it. Për shkak se shumica e vendeve që morën pjesë në Koalicionin Global kundër ISIS nuk kishin dëshirë të dërgojnë trupa në Irak dhe Siri, Kurdët u përfshinë në pjesën më të madhe të luftërave në terren, duke sakrifikuar 11 000 mijë burra dhe gra të tyre, gjatë procesit. Shumë politikanë dhe analistë bëjnë apel dhe pohojnë se popullata kurdë në Sirinë Veriore nuk guxon të lihet vetë.

Kurdët e mbajnë barrën

Edhe përkundër dënimeve për invazionin turk në Siri dhe vendimin unanim të vendeve të BE-së, mos eksportojnë armë në Turqi, Kurdët nuk fituan asnjë mbështetje në drejtim të zbutjes së situatës. Merkeli, kinse i është paraqitur Erdoganit, që të angazhohet për ndërprerjen urgjente të sulmit të tij ndaj kurdëve – por kjo kërkesë nuk kishte ndikim të madh. Ditën e njëjtë u paraqit lajmi se SDF kanë arritur marrëveshje me armatën siriane e cila ka mbështetjen ruse, me të cilën kanë rënë dakord të marrin rajonin autonom të Roxhavës. Kjo do të thotë se projekti kurd për krijimin e rajonit autonom zyrtarisht ka dështuar. Kurdët ndihen të tradhtuar dhe kjo me të drejtë.

Shumica e komentuesve politik, analistë, madje edhe përfaqësues qeveritar thonë se fajtore është SHBA-ja. Ata pyesin si ka mundur aq shpejtë presidenti tu kthejë shpinën aleatëve të tij më të lojal, në Lindjen e Afërt. Por, ka të tjerë të cilët gishtin e drejtojnë kah evropianët. Duke pasur parasysh atë se SHBA-të ndoshta u tërhoqën shumë papritur, të paktën ata kishin bazat ushtarake në rajon. Qeveri të tjera perëndimore zgjodhën të mbështesin kurdët vetëm nga ajri, me dërgimin e armëve, ndihmës humanitare ose me sigurimin e informacioneve të inteligjencës. Asnjëra nga ato nuk ishte e gatshme të dërgojë burrat dhe gratë e tyre në linjat e para të luftës, të luftojnë kundër ISIS-it drejtpërdrejtë në terren të tyre. Përpos kësaj, pas disfatës së ISIS-it, ata i lanë shtetasit e tyre të cilët ishin lidhur me ISIS në Irak dhe Siri, sepse ishin tepër të frikësuar nga rreziqet e sigurisë që vijnë bashkë me kthimin e individëve të radikalizuar, në vendet e tyre. Edhe përskaj kërkesave të kurdëve, të kthehen shtetasit e huaj për shkak të mungesës ës kapaciteteve për akomodimin e dhjetëra mijë persona të arrestuar, asnjë nga vendet përveç Kosovës, nuk ka bërë riatdhesimin e qytetarëve të saj – duke ua lënë barrën kurdëve.

Evropski vladi zemete gi nazad vasite gragani od severna SirijaBurimi: apnews.com

Ithtarë të ISIS-it, të arrestuar në Sirinë e Veriut

Për momentin ka rreth 11 000 të burgosur, anëtarë të ISIS-it dhe edhe shumë gra dhe fëmijë, të cilët janë vendosur në Sirinë e Veriut. Shumica e burrave janë në burgjet, ndërsa gratë dhe fëmijët mbahen në kampet si Al – Haul, Ajn Isa dhe Al Roxh. Krejtësisht të pa përgatitur për prurjen e pa pritur të njerëzve që ndodhi në fillim të vitit, këto kampe tani janë të mbingarkuara. Në kampin më të madh për gra, Al – Haul, të cilin para sulmit turk e kanë ruajtur vetëm 400 ushtarë të SDF-së, tani janë vendosur 74 000 njerëz. Në llogoret, personat që janë më lojal ndaj ISIS-it, kanë vendosur gjykata të sheriatit dhe vullnetarë i zbatojnë rregullat e rrepta të ISIS, siç kanë bërë anëtarët e policisë fetare Hisbah në Kalifat. U paraqitën raporte se gratë janë të ekspozuara në sulme, madje edhe i vrasin, nëse refuzojnë të respektojnë rregullat. Qeveritarët amerikan situatën në kamp e quajtën shumë të rrezikshme, sepse ISIS “e përdor kampin si inkubator për gjeneratën e ardhshme të ekstremistëve”.

Derisa kanë pritur rastin të arratisen dhe të rebelohen përsëri, veprimi turk në Sirinë e Veriut ju ka dhënë mundësi të madhe të burgosurve në ISIS. Mbështetësit e ISIS kanë bërë thirrje njëri tjetrit të përgatisin torbat menjëherë sapo ka filluar operacioni Pranverë e paqes. Ata e kanë ditur se, që të mund të mbrohen kurdët nga armata e dytë sipas madhësisë e NATO-s, luftëtarët e SDF-së do të duhet të largohen nga kampet dhe të shkojnë në radhët e para. Në kampet dhe burgjet ka pasur mungesë vërtet të madhe të personelit, me çka është krijuar gjendje krize. Në mënyrë plotësuese, turqit kanë sulmuar një burg kurd në të cilin ka pasur luftëtarë të ISIS, duke ju mundësuar disave prej tyre të arratisen. Disa ditë më vonë, luftërat intensive në afërsi të llogorit Ain Isa kanë mundësuar rreth 800 gra dhe fëmijë të arratisen nga kampi, nga pjesa ku kanë qëndruar të huajt, prej të cilëve numër i madh janë kthyer.

Të kthehen qytetarët në vendet e tyre, derisa ende ekziston mundësia për këtë

Vendet perëndimore të cilët kanë shtetas në burgjet e Sirisë Veriore, janë në shkallën më të lartë të gatishmërisë. Nëse shtetasit e tyre dhe simpatizues të tjerë të ISIS arratisen, kjo do të jetë fillimi i një krize të madhe të sigurisë. Këto vende jo vetëm që rrezikojnë shtetasit e tyre që i simpatizojnë ISIS ë kthehen në shtëpi, por edhe më e madhe është frika se do të vazhdojnë në mënyrë sekrete të punojnë dhe se lokacioni i tyre nuk do të dihet. Për shembull, Mbretëria e Bashkuar tani më ka humbi lokacionin e disa fëmijëve të cilët kanë ngelur pa prindër, të cilët ishin vendosur në paraburgim në Ajn Isa. Qeveri të tjera mendojnë për kthimin e shtetasve të tyre sa është e mundur më parë.

Shqetësim tjetër është ajo se, sapo Asad të fillojë të menaxhojë me burgjet dhe kampet e kurdëve, ai atëherë do të mund t’i përdorë të arrestuarit si adut në negociatat kundër Perëndimit. Tetë vjet pas fillimit të luftës civile në Siri, diktatori i cili nuk ka frikë të përdorë armë kimike kundër popullit të vet, në dorë do ta ketë armën e cila do t’i mundësojë të zbatojë autorizimet e veta ashtu siç dëshiron. Që mos ndodhë kjo, të gjitha vendet perëndimore duhet të fillojnë kthimin sa më të shpejtë të shtetasve të tyre. Vendet e BE-së, por edhe vendet e Ballkanit Perëndimor kanë mijëra luftëtarë të ISIS, gra dhe fëmijë të mitur të cilët jetojnë në këtë rajon. Organizatat ndërkombëtare dhe qeveritë e huaja tani më kanë ofruar mbështetje për ato vende që nuk janë anëtare të BE-së, që janë të gatshme të kthejnë mbrapa qytetarët e vet. Në prill të këtij viti, Kosova mundi të kthejë 110 qytetarë të saj, me mbështetjen e SHBA-së. Përpos kësaj, pjesa tjetër mijëra luftëtarë të ISIS të cilët jetojnë në kampet, duhet të zhvendosen në lokacion më të sigurt dhe neutral. Vetëm kështu mund të parandalojmë aduti i Asadit gjatë negociatave, të bëhet realitet.

Ju lutemi lexoni rregullat para se të komentoni ose para se ta merrni përmbajtjen.
Vërejte: Mendimet dhe qëndrimet e këtij shkrimi janë të autorit dhe nuk i reflektojnë pozicionet e Institutit për studime komunikuese e as të donatorit.