Jona Koprencka
Terrorizmi dhe ekstremizmi i dhunshëm sot luftohen me konferenca, seminare, ëorkshope, inciativa lokale, rajonale, kombëtare dhe ndërkombëtare; luftohen me një projet në një shkollë , në një qëndër profesioale, në Tv, radio apo gazetë; luftohen duke treguar se kjo është lufta e të mirës ndaj te keqes, luftohen nga të gjitha vendet sepse paqja stabiliteti dhe siguria janë vlerë e cdo vendi.
Sulmet mbi Kullat Binjake dhe Pentagon ndryshuan një herë e përgjithmonë konceptin në luftën kundër ekstremizmit dhe terrorizmit. U vendosën politika të reja globale, të cilat deri në atë moment nuk mund të perceptoheshin. Në linjën e parë si gjithmonë qëndrojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës të ndjekura nga vendet e zhvilluara, gjithashtu edhe nga vende të cilat ende sot janë në rrugën e zhvillimit, si shtetet e Ballkanit Perëndimor. Kjo luftë e re kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit nuk ngjan me asnjë që ishte para dhe dëgjuar deri në vitin 2001.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe e gjithë botë përkujtuan, në shtator të 2019, 18-vjetorin e sulmeve të përgjakshme të 11 shtatori 2001 ku humbën jetën rreth 3 mijë persona. Në mesin e viktimave të Kullave Binjake ishin 2.752 persona prej tyre 343 zjarrfikës dhe 60 policë. Pjesa më e madhe e viktimave ishin civilë të 70 kombësive të ndryshme.
Gjithëpërfshirja në luftën kundër ekstremizmit dhe dhunshëm dhe terrorizmit
Kjo luftë kundër ekstremizmit të dhunshëm arriti të bëntë sëbashku të gjitha shtetet e botës. Tashmë ndryshe nga Lufta e Parë Botëore dhe Lufta e Dytë Botëore, nuk kemi një ideologji kundër një ideologjie tjetër, por kemi një luftë kundër një armiku tëpërbashkët. Në këtë luftë të gjitha shtetet janë të bashkuara. Parëpra sulmit në shtator të vitit 2001 ekstremizmi i dhunshëm dhe terrorzimi ishin fenomene të cilat nuk i përkisnin shoqërive të zvilluara. Këto fenomene nuk kishin mbulim të madh mediatik. Gjerësisht konsideroheshin si ngjarje që i përkisin vetëm disa shteteve të caktuara. Grupi terrorist, i ashtëquajtur Shteti Isamik i Irakut dhe i Sirisë ISISI është ai i cili i dha një figurë globale këtij fenomeni dhe vendosi në panik gjithë botën. Sulmet terroriste në zemër të Europës dhe Perëndimit na bëjnë të kuptojnë se ekstremimi i dhushëm dhe terrorizmi nuk janë fenomene që i takojnë vetëm një vendi ose një kulture. Për më tepër duke vlersuar hartën e vendeve të prekura nga ky fenomen arrijmë të kuptojmë se duhet punë dhe bashkëpunim nga të gjitha vendet për të arritur rrezultatin e kërkuar.
Perfshirja e vendeve të Ballkanit Perëndimor në luftën kundër terrorzimit
Kur flasim për këto femomene nuk marrim paraysh as pozitën gjeografike dhe as ekonominë e një shteti. Të gjitha vendet kanë një përqinjë të barabarë rreziku për të qënë të sulmuara ose prekura nga idologjia ekstremiste. Vendet e Ballkanit Perëndimor qëndrojnë krah për krahë me Shtetet e Bashkuar të Amerikës dhe vendet me të fuqishme të botës duke dhënë kontributin e tyre në shpërndarjen e inforacionit, në krijimin e politikave, në bashkëpunim rajonaldhe ndërkombëtar si në krijimin e rrjetit global kundër terrorizmit dhe ekstremimzit të dhunshëm. Nisma e Ballkanit Perëndimor kundër-terrorizmit ËBCTi është një përpjekje e mbështetur nga BE për t'iu përgjigjur zhvillimeve që lidhen me fenomenet e terrorizmit, ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit në Ballkanin Perëndimor duke maksimizuar potencialin e bashkëpunimit rajonal dhe duke bashkuar përpjekjet e të gjitha aktorët e sigurisë në këtë fushë të zhvillimit të politikave në një mënyrë efikase dhe të qëndrueshme.
Post 2001: ektremizmi I dhunshëm dhe terrorizmi jo vetëm një luftë me armë, por një luftë mendimesh
Përpara sulmeve të vitit 2001 mendimi më i zakonshëm për të luftuar ekstremizmin e dhunshëm dhe terrorizmin ishte luftimi me amrë. lufta në Irak dhe Afghanistan vetëm sa e thelloi më shumë ndarjen ideologjike Lindje- Perëndim. Si në cdo luftë, gjatë luftimeve kundër terrorizmit humbën jetën një numër i konsiderueshëm civilësh; u rrit mendimi se këto ndëryrje ishin për qëllime politike dhe ekonimike: nafta. Të gjitha pakënaqësitë e luftës dhe mosarritja e përmbushjes se misionit u përdor nga ekstremistët. Ata arritën të shpërndanin idënë se këto luftra ishin vetëm për përfitim ekonmik dhe politik duke thelluar më shumë ndarjen ideologjike të krijuar Lindje- Përendim. Më pas me Pranverën Arabe dhe rritjen e tensioneve social-politike shpërthyen grupe të ndryshme terroriste dhe ekstremiste. Isisi nga një grup terrorist u shëndrua në një shtet duke vendosur kufinjt e tij territorial.
Burim: csis.org
Filozofia e këtyre fenomeneve ndryshoi rrënjëisht. Internet dhe rrjetet e tij sociale u pëdrorën për të përhapur idologjinë e tyre. lajmet e ISIS-it dhe veprimtaritë e tij po shpërndaheshin në kohë reale në rrjetet sociale, ndërsa në youtube lajmërohej se cili ishte vendi i rradhës ku do të zhvillohej sulmi terrorist. Me anë të rrjetëve sociale shprëndahej propaganda dhe bëhej shpëlarja e trurit(një gjë e tilë vijon të behet end edhe pse Facbook dhe media të tjera kanë vendosur poltikat e tyre kundër propagandës ekstremiste). Civilët nga të katërta anët e botës u bashkuan me terroristë/ekstremiët vetëm duke ndjekur mesazhet e tyre në internet, si në asnjë kauzë tjetër. Disa u bashkuan sepse iu premtua një pagesë e lartë, disa të tjerë sepse i ishte bërë shpëlarja e trurit me një idologji të gabuar. Faktet qëndrojnë se narrative ekstremiste ishte bërë terheqese duke qënë arriti të grumbullonte kaq shumë merceare pranë saj.
Bota u ndje më e kërcënuar se kurrë më parë. Qytetarët janë të trembur se vendi I tyre mund të sulmohet nga momenti në moment dhe duhet të pranojmë se frika/ pasiguria janë rritur ndjeshëm. Fatkeqëisht duhet pranuar se kjo është një fitore e së keqes ndaj rendit dhe sigurisë, për aq kohë se ende ndjehet pasiguia për të udhetuar, kontrollet e shumta dhe të njëpasnjeshme në të gjitha linjat e udhëtimt të japing ndjesinë se asgjë nuk është më si më parë.
Nuk kemi të bëjmë me nje konflikt të armatosur por me një luftë mendimesh. Nëse një territor e merr mbrapsh, ndjenjën e frikës, pasigurinë apo terrorin pas një sulmi kamikaz nuk e merr më mbrapsh. Kjo gjë është kuptuar nga studjuesit dhe ‘luftuesit’ e këtyre fenomeneve të cilait i kanë dhënë përparësi krijimit të rrrjeteve sociale në kundër propagndën ekstremiste. Shoqria cilvile është bërë bashkë me insitucionet shtetërore në këtë kundër- propagnadë pasi është e dukshme se të gjitha hallkat e shoqërisë së një vendi duhet të jenë të bashkuara për të qënë sa me efikase.
Terrorizmi dhe ekstremizmi i dhunshëm sot luftohen me konferenca, seminare, ëorkshope, inciativa lokale, rajonale, kombëtare dhe ndërkombëtare; luftohen me një projet në një shkollë , në një qëndër profesioale, në Tv, radio apo gazetë; luftohen duke treguar se kjo është lufta e të mirës ndaj te keqes, luftohen nga të gjitha vendet sepse paqja stabiliteti dhe siguria janë vlerë e cdo vendi.
Arma më e fortë është dituria, shprëndarja e informacinit me vendet partnere dhe lidhja në një rrjet të përbashkët.
Ju lutemi lexoni rregullat para se të komentoni ose para se ta merrni përmbajtjen.
Vërejte: Mendimet dhe qëndrimet e këtij shkrimi janë të autorit dhe nuk i reflektojnë pozicionet e Institutit për studime komunikuese e as të donatorit.