fbpx

Luftë me të panjohurën: KОVID-19 dhe fëmijët me zhvillim atipik

COVID-19

Të drejtat sociale

10.06.20

Прегледи

Zoran Kardula

Zoran Kardula 200x250Masat për të parandaluar pandemitë kanë ndryshuar edhe rutinën e përditshme të fëmijëve me zhvillim atipik. Për vajzën time, kjo nënkuptontë mosvajtjen në shkollë dhe mungesën e defektologes së saj, e cila e ndiqte atë si asistente dhe me të cilën ajo punon pas shkollës. Shëtitjet e rregullta në vendet e zakonshme janë bërë të pamundura, si dhe shoqërimi me të afërmit dhe miqtë tanë.

Udhëzimet e reja për operimet ditore si dhe protokollet për funksionimin e tregjeve, farmacive, bankave dhe të gjitha institucioneve kanë imponuar një ndryshim në sjelljen tonë. Pasi që numri i të infektuarve filloi të rritet dhe njerëzit e kuptuan që KOVID-19 ishte një rrezik i vërtetë, respektimi i masave ishte më i dukshëm. Por me kalimin e kohës dhe pasi gjithçka dukej se ishte nën kontroll, popullata filloi të harrojë masat e mbrojtjes. Ndoshta është një gjendje e psiqikës njerëzore që është karakteristike jo vetëm për ne, duke parë atë që ndodh në mediat sociale, kudo në botë.

Niveli i ulët i vetëdijes sociale është dëshmuar disa herë. Njerëzit që mohojnë ekzistencën e virusit, njerëz që besojnë se është konspiracion , njerëzit që përhapin të pavërteta dhe imponojnë mendime që nuk kanë asnjë mbështetje shkencore, kanë vërshuar hapësirën në rrjetet sociale. Fatkeqësisht, për një grup qytetarësh kjo ka çuar në një ndryshim të qëndrimit ndaj virusit dhe në këtë mënyrë edhe të mosrespektimit të masave dhe protokolleve për jetën e përditshme dhe komunikimin me të tjerët që kushtojnë humbjen e jetëve njerëzore.

Niveli i ulët i zhvillimit të vetëdijës sociale dhe stigmatizimit dëshmohet edhe nga reagimi negativ i shumë qytetarëve kur zbuluan se njerëzit që hynë në karantinën shtetërore do të strehohen pranë tyre? Imagjinoni, ata njerëz nuk ishin as pozitivë! Pastaj, shmangia të tregohet burimi i infeksionit në anketat epidemiologjike, si dhe frikën për të zbuluar nëse dikush është pozitiv.

Ndryshimi i stilit të jetës ka qenë prej kohësh një dukuri e përditshme për fëmijët me zhvillim atipik dhe familjet e tyre. Momenti i ndryshimit total në stilin e jetës, për mua, si prind i një fëmije me autizëm, nuk është i panjohur. Përballja e kësaj situate në një shoqëri si e jona ishte një luftë me të panjohurën dhe më vonë një luftë me paragjykime.

Rregulla të reja në kushte të reja

Autizmi ka ndryshuar jetën tonë që në rrënjë. Tronditje, mosbesim dhe një milion pyetje - pse po ndodh kjo me mua dhe fëmijën tim? Për të vazhduar jetesën, na u desh të pranonim gjendjen e Eratos dhe t’i përkushtoheshim luftës që na imponoi gjendja e saj. Autizmi është shumë specifik. Mjekësia ende nuk e di me siguri shkakun. Si pasojë, nuk ka terapi të përshtatshme. Fëmijët dhe njerëzit me këtë gjendje duan një rutinë në jetën e tyre të përditshme. Shpesh, çrregullimi i saj mund të shkaktojë një reagim të pakënaqësisë që mund të shoqërohet me reagime të padëshirueshme dhe manifestime që janë të vështira për t'u kontrolluar.

Situata e re me KOVID-19 vendosi rregulla të reja, që për këtë kategori personash nënkuptonin ndryshimin e rutinës së tyre gjatë ditës. Për vajzën time, kjo nënkuptonte mungesën e shkollës dhe mungesën defektologes së saj, e cili e ndjek atë si asistente dhe me të cilën punojnë pas shkollës. Shëtitjet e rregullta në vendet e zakonshme janë bërë të pamundura, po ashtu edhe shoqërimi me të afërmit dhe miqtë tanë. Ne ishim shumë me fat që situata e re nuk provokoi një reagim negativ nga Erato. Kjo ndoshta është për shkak të faktit se ne ishim të gjithë në shtëpi, si dhe aktivitetet që ajo kishte për sa i përket detyrave të shtëpisë që merrte nga shkolla ia përmbushnin ditën.

Borba so nepoznatoto KOVID 19 i decata so netipicen razvojBurimi: deca.mk

Nga kontaktet me shumë prej miqve tanë, prindër të fëmijëve me autizëm, mësuam se shumë prej tyre reaguan ndaj ndryshimit të ritmit dhe rutinës së përditshme, kështu që ata kërkuan një përjashtim nga ndalimi i lëvizjes. Shumë prindër të fëmijëve me zhvillim atipik iu bashkangjitën këtij apeli dhe me një vendim të Qeverisë u mundësoi fillimisht një lirim i pjesshëme nga ndalimi i lëvizjes, por më vonë kjo masë kufizuese u hoq plotësisht. "Lejohet të lëvizin fëmijët me autizëm me një prind, ata kanë rutinën e tyre dhe nëse parandalohet, mund të komplikojë shëndetin e tyre. Personat me aftësi të kufizuara mund të dalin në çdo kohë, mjafton që të kenë me vete një dokument nga kategorizimi ose një raport mjekësor", deklaroi Ministri Filipçe.

Ne e ushtruam këtë të drejtë disa herë, por sinqerisht, lëvizja në rrugë në mungesë të plotë të njerëzve, nganjëherë nuk ishte e këndshme për mua si prind. Por Erato e shijoi qetësinë dhe nuk kishte nevojë të mbyllte veshët drejt stimujve të fortë, siç janë boritë e automjeteve dhe zhurma e motoçikleta. Një shembull tjetër pozitiv ishte reagimi nga Klinika Psikiatrike, e cila hapi një linjë telefonike për mbështetjen psikologjike të prindërve të fëmijëve me zhvillim atipik.

Rreziku i regresit

Mbyllja e shkollave, qendrave të kujdesit për persona me zhvillim atipik dhe qendrat e riedukimi (të cilat përfshijnë defektolog, logoped, terapi shqisore, etj.) gjithashtu mbart një rrezik regresi tek kjo kategori fëmijësh. Ne kemi bërë përparimin më të madh me Eraton me socializimin e saj. Pikërisht rekomandimet për distancën sociale dhe pamundësinë për të ndjekur rutinën si dhe mungesën e ushtrimeve me ekspertë mund të jenë një faktor nxitës për devijim të padëshiruar nga progresi i arritur tashmë.

Larjen e zakonshme të duarve ne arritëm ta shndërrojmë në një larje prej 20 sekondash. Dezinfektimi i duarve me alkool, hyrja në shtëpi pa këpucë, theksimi gjatë shëtitjes për të mos prekur asgjë me dorë, në fillim ishin pak konfuze për Eraton, por edhe me këtë u përshtat. Përveç frikës nga virusi, ne jetojmë edhe me frikën se si do të ndikojë situata e re në gjendjen e fëmijës tonë. Për fat të mirë, e dyta, duket se do të shkojë mirë, për të parën do të presim.

Probleme të vjetra në përditshmërinë e re

Problemet me të cilat përballen prindërit e fëmijëve me zhvillim atipik janë të shumta. Fatkeqësisht, shoqëria jonë është ende diskriminuese ndaj grupeve të margjinalizuara të qytetarëve. Nuk ka një qendër funksionale në vendin tonë për diagnostikimin dhe ndërhyrjen e hershme që është thelbësore për autizmin. Nuk ka regjistër. Numri i vërtetë është një mister! Nuk ka qendra të kujdesit që do të mbulojnë të gjithë ata që janë të interesuar. Edhe ato pak që ekzistojnë janë larg qendrave të vërteta funksionale ashtu siç duhet të jenë sipas të gjitha protokolleve që pranohen në të gjithë botën.

Prindërit kanë mbetur pa përgjigje për pyetjen e tyre më të vështirë: Po më pas? Shumë pyetje, por pak përgjigje. Duhet theksuar se vitet e fundit ka pasur një zhvendosje pozitive në perceptimin e nevojave të fëmijëve dhe njerëzve me zhvillim atipik, si në disa institucione ashtu edhe tek njerëzit. Kjo si pasojë e ngritjes së zërit të prindërve, motrave dhe vëllezërve që luftojnë çdo ditë me gjendjen e të dashurve të tyre dhe me paragjykimet që ekzistojnë në shoqëri.

Siç tha një nga miqtë e mi që ka një fëmijë me paralizë cerebrale, karantina është diçka me të cilën fëmija im jeton prej vitesh. Për shkak të infrastrukturës që nuk ekziston, ai as nuk mund të dalë nga shtëpia, as të shkojë në shëtitje, as në një restorant, as në kinema, as në teatër.

KOVID-19 do të na mësojë disa rregulla të reja të jetës. Në fillim mendova se kjo do të ngjallë empatinë tek njerëzit, por siç duket kam frikë se jemi shumë larg. Ata që janë të ndërgjegjshëm do të vazhdojnë të respektojë masat dhe rekomandimet, ndërsa të tjerët, si gjithmonë, do të vazhdojnë me neglizhencën dhe papërgjegjshmërinë e tyre sociale.

 

Ju lutemi lexoni rregullat përpara se të komentoni ose të shkarkoni
Shënim: Mendimet dhe qëndrimet e shprehura në këtë artikull janë të autorit dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Institutit për Studime të Komunikimit ose donatorit.