fbpx

Res Publica njofton: Histori nga rajoni #4

- Virusi nuk ikën, vaksinat „do të arrijnë këto ditë“ -

Ne duhet të ishim vaksinuar në janar, pastaj në shkurt, më në fund në mars. Sipas premtimeve të fundit të qeverisë, vaksinimi i popullatës së përgjithshme do të fillojë në muajin prill. Ende nuk dihet kur saktësisht do të dorëzohen vaksinat e premtuara në Maqedoni, kurse imunizimi masiv nuk ka filluar për shkak të sasive të kufizuara të vaksinave që kanë mbërritur kohët e fundit. Vaksinimi i punonjësve shëndetësorë të cilët janë në vijën e parë të luftës kundër Kovid-19 ka filluar, si rezultat i dërgesës së 8.000 vaksinave nga prodhuesi Fajzer (Pfizer), të cilat vendi i mori nga Serbia. Maqedonia gjithashtu pranoi edhe 3.000 vaksinat e para nga prodhuesi "Sputnik V". Por këto doza janë shumëfish më të ulëta sesa ato të premtuara nga qeveria qysh nga dhjetori i vitit 2020.

Situata nuk është më e mirë as në rajon. Shumica e vendeve po bëjnë përpjekje në lidhje me procesin e imunizimit. Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi dhe Kosova janë në të njëjtin pozicion si Maqedonia, duke shpresuar se vaksinimi do të fillojë së shpejti. Fatkeqësisht, këto janë vendet në krye të listës së vendeve në Evropë me shkallën më të lartë të vdekshmërisë nga Kovid-19.

"Histori nga rajoni #4" do të adresohen pikërisht sfidat në lidhje me imunizimin masiv me të cilat përballen vendet e Ballkanit. Disa nga vendet e përmendura më sipër, janë në një pozitë të palakmueshme. Nga ana tjetër, situata në Serbi dhe Greqi është pak më e mirë dhe atje vaksinimi tashmë po zhvillohet me intensitet të plotë. Por, edhe ata po përballen me sfidat e tyre në këtë drejtim.

Me tekstin e parë fillojmë të premten (26.03.2021).

Edicioni i katërt i projektit “Histori nga rajoni” zbatohet nga Res Publica dhe Instituti për Studime të Komunikimit (ISK), në bashkëpunim me partnerët tanë nga Kroacia (Lupiga), Kosova (Sbunker), Serbia (Ne davimo Beograd), Bosnja dhe Hercegovina (analiziraj.ba), Mali i Zi (PCNEN), Bullgaria (Sega.bg) dhe Greqia (Macropolis).

Iniciativën „Histori nga rajoni“ e realizon Instituti për Studime të Komunikimit në kuadër të projektit „Bashko pikat: politika të përmirësuara përmes pjesëmarrjes qytetare“, zbatuar nga Instituti për Studime të Komunikimit (ISK), me mbështetje të Ambasadës Britanike në Shkup.

Partnerët tanë

PCNEN LOGO PARTNERI
PCNEN LOGO PARTNERI
PCNEN LOGO PARTNERI
PCNEN LOGO PARTNERI
PCNEN LOGO PARTNERI
PCNEN LOGO PARTNERI
PCNEN LOGO PARTNERI
PCNEN LOGO PARTNERI
PCNEN LOGO PARTNERI
PCNEN LOGO PARTNERI
PCNEN LOGO PARTNERI
PCNEN LOGO PARTNERI

Të fundit në Ballkan: Rruga e vështirë e Kosovës për të siguruar vaksina

Arbër Fetahu

Arber Fetahu 400x500Para disa javësh, pandemia shënoi përvjetorin e saj të parë. Kovid-19 vuri në pah problemet sistematike në sistemin shëndetësor dhe institucionet e tjera të Kosovës. Ndërsa numri i lartë i rasteve pozitive dhe rasteve të vdekjes u bënë lajmi kryesor në media, deklaratat e qeverisë se ata kishin siguruar qindra mijëra vaksina ishin plot shpresë, por me kusht që këto të ishin të vërteta.

Më shumë
  355 Klikime
  0 Komente

Argumente dhe akuza ndërpartiake në vend të vaksinave

Vanja Stokiç

Vanja Stokic 400x500Përveç disa përpjekjeve të izoluara, shumica e njerëzve nuk reagojnë dhe nuk kërkojnë llogari nga institucionet. Ata madje nuk e pranojnë as mundësinë e rrallë që u ofrohet për t'u vaksinuar. Sikur duan të presin, për të parë nëse kundërshtarët e vaksinimit apo mjekët kanë të drejtë dhe si do të përfundojë e gjithë drama e furnizimit me vaksina. Me shumë gjasë do të jetë tepër vonë atëherë.

Më shumë
  242 Klikime
  0 Komente

Dështimi i Bullgarisë sa i përket vaksinimit kundër KOVID-19: rreziqe të mëdha, rezultate mediokre

Vladimir Atanasov

Naum Kajcev 400x500Programi i vaksinimit i Bullgarisë mund të konsiderohet vetëm si një dështim. Mund të jetë pasojë e një numri faktorësh - organizimit të dobët, paaftësisë dhe konfliktit të mundshëm të interesit. Nga ana tjetër, drama, e cila po zbërthehet tani, nuk duhet të na habitë. Bullgaria është e dyta në BE për nga numri i vdekjeve për kokë banori në bazë të statistikës javore dhe e fundit në BE për nga numri i vaksinave të administruara për kokë banori.

Më shumë
  634 Klikime
  0 Komente

Ritëm tmerrësisht i ngadaltë i vaksinimit në Kroaci

Vedrana Simičević

Naum Kajcev 400x500Nepotizmi, strategjia dhe komunikimi i dobët me publikun shënuan muajt e parë të vaksinimit dhe ndikuan në faktin që Kroacia aktualisht të gjendet në fund të shkallës së BE-së për sa i përket përqindjes së popullsisë së vaksinuar. Ndërsa është duke u tërbuar vala e tretë e pandemisë, qytetarët janë të irrituar kur shohin në disa qytete njerëz të shëndetshëm të moshës së mesme tashmë të vaksinuar, kurSe diku tjetër ata mbi 70 vjeç janë ende në pritje të telefonatës për vaksinim.

Më shumë
  291 Klikime
  0 Komente

Herdo-kurdo, do të bëhet! – Si po zhvillohet vaksinimi në Maqedoni

Stefan Ristovski, Angel Mojsovski

Ristovski MojsovskiNumri i të infektuarve dhe i rasteve të vdekjes është rritur ndjeshëm në periudhën e kaluar, dhe situata epidemiologjike në vend është kritike. Megjithatë, Komisioni për sëmundje infektive nuk planifikon të rekomandojë masa shtesë parandaluese për momentin, duke ngritur dilemën nëse shëndetësia apo ekonomia kanë përparësi në këtë pandemi.

Më shumë
  347 Klikime
  0 Komente

Greqia është në prag të realizimit të normës së BE-së sa i përket vaksinimit, mirëpo po përballet me presion në vigjilje të sezonit turistik

Georgia Nakou

Georgia Nakou 400x500Qarqet qeveritare po shpresojnë se rritja e normës së vaksinimit dhe moti i ngrohtë do të ulin numrat e rasteve në nivele të menaxhueshme dhe do ta bëjnë më të sigurtë pritjen e vizitorëve për hir të ekonomisë. Shifrat thonë se kjo do të ishte një strategji me rrezik shumë të lartë nga sa pranohet publikisht.

Më shumë
  282 Klikime
  0 Komente

Në kuptimin e plotë të fjalës, në Serbi do të ketë vaksina për t’u hedhur

Igor Todoroviç

Igor Todorovic 400x500Serbia është e para në Evropë dhe e shtata në botë sipas shkallës së vaksinimit të plotë! Por, duke marrë parasysh lëvizjet e fundit të autoriteteve, ka një ngecje. Pas të gjitha mrekullive që kemi parë në dekadat e fundit, radha i erdhi turizmit të vaksinave Deklaratat dhe aktivitetet kundërthënëse që nga fillimi i epidemisë, veçanërisht ato që vijnë nga shtabi i krizës, kanë ngjallur dyshime te njerëzit dhe kanë lënë hapësirë ​​për teoritë e konspiracionit. Për më tepër, shpenzimet e importit të vaksinave janë të panjohura. Pyetja është nëse kërkesa për vaksinim do të rritet.

Më shumë
  623 Klikime
  0 Komente

Mali i Zi dhe vaksinimi kundër KOVID-19: O Zot, na jep shëndet

Daniela Vukçeviç

Daniela Vukcevic 400x500Kohë më parë, këngëtarja shumë e njohur nga rajoni Lepa Brena, në një nga këngët e saj kishte kënduar "O Zoti na jep shëndet dhe lumturi". Megjithëse kanë kaluar më shumë se tre dekada nga kjo këngë, ky refren është veçanërisht i rëndësishëm sot.

Më shumë
  549 Klikime
  0 Komente

(Dez)Integrimi i BH-së në Bashkimin Evropian

Mahir Sijamija

Mahir Sijamija 400x500Nuk mund të presim që BH-ja të anëtarësohet në BE derisa të bëhemi rezistent ndaj virusit të korrupsionit, krimit dhe politikave nacionaliste që po e paralizojnë vendin.

Më shumë
  364 Klikime
  0 Komente

Tetë vjet më pas: A është Kroacia më në fund vërtet e gatshme për Evropën?

Bojana Guberac

Bojana Guberac 400x500Kroacia u bë anëtare e Bashkimit Evropian në ditën e parë të korrikut të vitit 2013. Shumë njerëz kishin frikë nga anëtarësimi në BE për arsye të ndryshme, që është e qartë nga përqindja jo e vogël e qytetarëve që ishin kundër një bashkimi të tillë. Një nga arsyet e kësaj frike ishte pyetja se çfarë do të na ofronte BE-ja. Por, gati tetë vjet më vonë, kam disi përshtypjen se sot nuk është më pyetja se çfarë do të na sjellë Evropa, por se çfarë i kemi sjellë ne Evropës, respektivisht kush kaloi më mirë në atë martesë të kontraktuar dhe me emrin e kujt lidhet trembëdhjetëshi fatkeq i vitit të anëtarësimit.

Më shumë
  664 Klikime
  0 Komente

Rrugëtimi i Greqisë në BE: Solidariteti vështirë se mund të arrihet, por gjithashtu mungon edhe qasja e dyanshme

Alexandra Voudouri

Alexandra Voudouri 200x250Këtë vit Greqia do të festojë 40 vjetorin e saj si anëtare e një prej "klubeve" më të fuqishme në botë, Bashkimit Evropian. Rrugëtimi evropian i Greqisë ka qenë mjaft i vështirë, madje vendi ishte shumë afër një daljeje nga Bashkimi Evropian. Duke mësuar rrugëtimin e vështirë, Greqia e kishte siguruar pozicionin e saj në Bashkimin Evropian, por ende nuk mund të gjejë një mënyrë për të pasur një rol të fuqishëm për të ndihmuar dhe solidarizuar me vendet që aspirojnë të bëhen anëtare të BE-së.

Më shumë
  370 Klikime
  0 Komente

Disa leksione dëshpëruese që vendet e Ballkanit Perëndimor mund të mësojnë nga përvoja e Bullgarisë me BE-në

Radosveta Vasileva

Radosveta Vasileva 200x250Në vitin 2007, ne ishim aq të lumtur dhe krenarë saqë më në fund u gjetëm në atë vend mitologjik, në atë klub pretendendues vetëm për anëtarët e zgjedhur, i njohur si Bashkimi Evropian. Megjithatë, trembëdhjetë vjet pas anëtarësimit, kjo ëndërr evropiane është më shumë i ngjanë një makthi.

Më shumë
  150 Klikime
  0 Komente

Vrapimi në drejtim të gabuar: Pakënaqësia e Ramës nga BE-ja në lidhje me vaksinimin është rezultat i nervozës në rritje

Alfonc Rakaj

Alfonc Rakaj 200x250Kritika e fundit e Edi Ramës ndaj Bashkimit Evropian rreth përjashtimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor nga planet e tij të imunizimit pasqyron rritjen e nervozizmit në marrëdhëniet midis Brukselit dhe vendeve në rajon. Ndërsa po zbehet gradualisht perspektiva e zgjerimit të BE-së, shumë njerëz po pyesin nëse po hyjmë në një epokë të re të marrëdhënieve midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.

Më shumë
  350 Klikime
  0 Komente

"As këtu, as atje": Marrëdhëniet e ndërlikuara të Kosovës me Bashkimin Evropian

Butrint Berisha

Butrint Berisha 200x250Zhvillimet e brendshme politike të BE-së kanë çuar në paaftësinë e saj për të zbatuar një politikë të qëndrueshme dhe kohezive ndaj Kosovës, siç u dëshmua në rastin e liberalizimit të vizave. Kosova është i vetmi vend në rajon që konsiderohet vetëm një kandidat i mundshëm nga ana e BE-së.

Më shumë
  309 Klikime
  0 Komente

Rruga e Maqedonisë drejt Brukselit: Thyerja e rrethit magjepsës

Malinka Ristevska Jordanova

Malinka Ristevska Jordanova 200x250Më në fund duhet të pranojmë se BE-ja nuk mund të krijojë një recetë për jetën tonë dhe të na dhurojë një jetë të mirë. Ne duhet të kemi vizionin dhe planin tonë.

Më shumë
  187 Klikime
  0 Komente

Zgjerimi i BE-së - një objektiv frymëzues që po largohet vazhdimisht

Dina Bajramspahiç

Dina Bajramspahic 200x250Në vitin 2020, asnjë nga gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor nuk ka bërë përparim në procesin e integrimit evropian. Është e vërtetë që ata mund të kishin bërë më shumë, por kjo ende ngre pyetjen nëse vetë procesi "funksionon" në rast se askush nuk përparon dhe shumë vende nuk përparojnë për vite, dekada. Veprimet e gabuara nga të dy palët kanë çuar në një mosbesim të ndërsjellë, i cili reflektohet në reforma.

Më shumë
  361 Klikime
  0 Komente

Kush po ëndërron ëndrrën evropiane në Serbi?

Katarina Tadiq

Katarina Tadic 200x250Serbia hapi negociatat në vitin 2014 dhe madje edhe sot duket se është më larg BE-së sesa pesë vjet më parë.

Më shumë
  416 Klikime
  0 Komente

Çmimi ekonomik i masave rigoroze në BH

Danijal Haxhoviç

Danijal Hadzovic 200x250Ndoshta pandemia është mundësi për t'i zbatuar disa reforma më të thella ekonomike që vendi ynë i dëshiron shumë dhe për të cilat kriza mund të jetë e shkëlqyer.

Më shumë
  536 Klikime
  0 Komente

Kohëra të vështira për Shqipërinë

Ornela Liperi

Ornela Liperi 200x250Rimëkëmbja ekonomike do të jetë më vështirë se që është pritur.

Më shumë
  444 Klikime
  0 Komente

Politikanët në Kosovë mbajnë inat, qytetarët e pësojnë

Lirim Gashi

Lirim Gashi 200x250Qytetarët dhe ekonomia në Kosovë – viktima të luftës ndërmjet politikanëve.

Më shumë
  490 Klikime
  0 Komente