Marija është anëtare e Komitetit Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së, zëdhënëse e partisë dhe sekretare ndërkombëtare e Unionit të Grave të VMRO-DPMNE-së. Përveç kësaj, Marija është zyrtare partiake për qasje të lirë në informacion publik dhe punon në përmirësimin e nivelit të transparencës së VMRO-DPMNE-së.
Marija është e diplomuar në drejtësi në Universitetin Qirili dhe Metodi - Fakulteti Juridik " Justiniani i Parë" në Shkup, me diplomë master në të Drejtën Biznesore. Në vitin 2018 ka dhënë provimin e Jurisprudencës.