fbpx

Nxënës „të rangut të dytë“: Mësimi online me pasoja offline

Branko Përlja

Arsimi

COVID-19

20.09.21

Прегледи

Branko Prlja

Branko Prlja 200x250Kur bëhet fjalë për mësimdhënien e kombinuar, pavarësisht se sa i ndërlikuar është ai "ekuacion", fëmijët që mësojnë online nuk duhet të harrohen. Ata janë të izoluar nga miqtë dhe shoqëria dhe kanë nevojë për ndihmën e mësuesve. Nëse u jepet besimi dhe vëmendja, ata do ta kthejnë dhjetëfish!

Këtë vit, me këmbënguljen për praninë fizike të nxënësve, mësimi online (i kombinuar) është harruar dhe futur "nën qilim". Është e qartë se mësuesit përballen me shumë sfida, të hedhur në laboratorë për të zhvilluar viruse pa mundësi zgjedhjeje. Është e vërtetë që mësimdhënia e kombinuar nuk është e thjeshtë dhe se disa mësues parandalohen për arsye objektive (mungesa e internetit ose sëmundjeve), por shumë prej tyre nuk kanë një qëndrim korrekt ndaj nxënësve online. Fëmijët që mësojnë nga shtëpia janë në panik, kurse sistemi arsimor ka vendosur t’i injorojë dhe diskriminojë kolektivisht, duke mos marrë parasysh të drejtën e tyre për arsimim. Pasojat do të jenë të tmerrshme, por duket se, për fat të keq, këto pasoja do t’i paguajnë vetëm fëmijët, të cilët për arsye të ndryshme (mjekësore) duhej të "ndiqnin" mësimet nga shtëpia

Mësimi online u ofroi nxënësve arsim në kohë krize

Mësimi online në vendin tonë vitin e kaluar shkollor ishte një mundësi e mirë për të provuar "shoqërinë informatike" dhe kjo i solli rreth 250.000 nxënësve proces të pandërprerë arsimor në kohën e një pandemie..

Dighitalizimi ka përshpejtuar botën, ndryshime që nuk i kemi ëndërruar kurrë. Telefonat tanë inteligjentë (të zgjuar) janë kompjuterë të vërtetë, miliona herë më të fuqishëm se anija kozmike që i çoi tokësorët (për të qenë të sinqertë amerikanët) në Hënë. Rrëfimi është i njohur dhe i amortizuar tashmë, por në mjedisin tonë duket më se e nevojshme të përmendim shembuj të tillë, sepse kujtesa jonë është e shkurtër.

Si duket i gjithë personeli arsimor papritmas harroi mënyrën e përdorimit të veglës/aplikacionit Microsoft Teams dhe mori një vendim kolektiv për të përjashtuar nxënësit që ndjekin procesin arsimor online. Nga diskutimet në grupet „Mësuesit për mësimdhënie online“ dhe „Mbështetje për mësimdhënien online“ të gjithë prindërit, fëmijët e të cilëve ndjekin mësimet online pohojnë se fëmija i tyre a) nuk ishte përfshirë në shumicën e orëve të mësimit, b) gjysma e kalendarit është bosh, c) orët e mësimit planifikohen, por nuk mbahen, d) mësuesit inkuadrohen në mes të orës mësimore, e) kamera është kthyer drejt klasës, e jo drejt mësuesit, f) ligjëratat janë të paqarta, mësuesi ecën derisa ligjëron dhe nuk dëgjohet mirë, g) edhe kur inkuadrohen online siç duhet nxënësit, nuk pyeten dhe përgjithësisht trajtohen sikur të mos ekzistojnë.

Natyrisht, ka arsye të ndryshme pse është kështu, nga interneti i dobët (ose joekzistent) nëpër shkolla, deri tek mungesa e pajisjeve teknologjike për mësimdhënien online, por shpesh bëhet fjalë për një arsye të thjeshtë - një mësimdhënie e tillë (e kombinuar) kërkon më shumë përpjekje dhe punë. Nuk është e lehtë t'u kushtosh vëmendje fëmijëve që janë fizikisht të pranishëm dhe atyre që janë në shtëpi online, të ligjërosh, të shkruash, të tregosh dhe të gjitha gjërat të transmetohen me të njëjtën cilësi për të gjithë. Por kjo nuk duhet të jetë arsye për të lënë pas dore asnjë fëmijë/nxënës.

Megjithatë, ka përjashtime. Disa mësues mbajnë një mësimdhënie plotësisht korrekte, duke përfshirë dhe angazhuar nxënësit online në mësimdhënie. Por çfarë na tregon ky përjashtim? Na tregon se - kur të duash, megjithatë mund ta bësh!

Të gjithë duhet të kenë qasje në informacion

Kur Interneti ishte në fillimet e tij, hakerët, kiber-pankerët (cyber-punks) dhe tekno-aktivistët luftonin për të decentralizuar informacionin nën sloganin „Informacioni dëshiron të jetë i lirë“. Megjithatë ata nuk mund ta imagjinonin se në çfarë lloj bote do të jetonim. Sot, gjithçka që duam të dimë e kemi në majë të gishtave, e cila në një det me "meme" dhe postime në Instagram nuk është gjithmonë një gjë e mirë, por ideja e përgjithshme është e mirë - se të gjitha njohuritë në historinë njerëzore janë të disponueshme për këdo që ka pajisje inteligjente dhe lidhje interneti.

Vitin e kaluar ne ishim dëshmitarë se si teknologjia shpëtoi procesin arsimor. Të gjithë fëmijëve iu dha mundësia për të mësuar, për të "ndjekur" orët e mësimit, për të qenë pjesë e barabartë e procesit arsimor. Këtë vit, fëmijët që mësojnë në sistemin arsimor online janë vënë në "Ignore", sikur të mos ekzistojnë. Arsyet, siç u tha më lart, janë të ndryshme, nga pamundësia objektive deri tek papërgjegjshmëria subjektive. Nëse ndërtojmë shkolla, hartojmë libra shkollorë dhe përpiqemi për një sistem arsimor gjithëpërfshirës, ​​atëherë ky është shembulli më i keq i diskriminimit në shkollimin modern!

Ucenici od vtor red Onlajn nastava so oflajn poslediciBurimi: sdk.mk

Kush do të jetë përgjegjës për këtë mbetet për t'u parë, por duket se do të ndëshkohen vetëm fëmijët të cilët për arsye të ndryshme (kryesisht mjekësore) u detyruan të qëndrojnë pa u socializuar, dhe tani edhe pa arsim. Dhe jo, ata fëmijë nuk "enden rrugëve", siç duan të deklarojnë "ushtarët e Facebook", ata fëmijë janë privuar nga miqësia për gati dy vjet, dhe tani ata po ndëshkohen dyfish - nga shoqëria dhe nga sistemi arsimor. Me këtë është shkelur E drejta e tyre për arsim, e garantuar me Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut (neni 26).

Çfarë duhet bërë? Nuk ka nevojë për asnjë inspektim apo ndëshkim, mësuesit të cilët tashmë janë të mbingarkuar dhe pamjaftueshëm të motivuar nuk duhet të ndëshkohen. Në fillim të vitit shkollor, Ministria e Arsimit dhe Shkencës që në fillim dorëzoi një shkresë nëpër shkolla për të informuar ministrinë për atje ku nuk ka kushte. Nuk dihet nëse udhëzimet janë ndjekur siç duhet. Zgjidhja është e lehtë - ne së pari duhet të identifikojmë dhe pranojmë se problemi ekziston. Atëherë zgjidhja është e thjeshtë - të vazhdohet procesi mësimor (kryesisht të futësh orët në kalendar dhe t'i përmbahen plotësisht atij) dhe nxënësit online të trajtohen të barabartë (të kushtohet vëmendje nëse informacioni vjen tek ata dhe të përfshihen poashtu në komunikim)!

Ne duam të ecim përpara - por nëse mund asgjë të mos ndryshojë!

Nuk është plotësisht e qartë pse në një kohë kur po bëhen reforma që përfshijnë digjitalizimin e teksteve shkollore dhe modernizimin e procesit arsimor, kaq shumë këmbëngulje për mësimin me prani fizike dhe njëherësh të shpërfillet mësimdhënia online. Sigurisht, socialoizimi që me të vërtetë mund të arrihet vetëm me afërsinë fizike të fëmijëve është padiskutim i rëndësishëm në zhvillimin e duhur të fëmijëve. Por ne mund ta shikojmë të gjithë këtë gjë nga një prizëm tjetër. Ne vetëm duhet të bëjmë një paralele mes uljes në bankat e shkollës nga 7 orë me maska, me frikën se mos sëmuremi dhe nën protokolle dhe uljes në shtëpi në një atmosferë të relaksuar, pa stres dhe me kufje dhe internet.

Pyesni punonjësit që patën mundësinë të punojnë nga shtëpia nëse do të preferonin të mbylleshin në një zyrë nga ora 9 deri në ora 5 ose të punonin nga komoditeti i shtëpisë së tyre. Një numër i madh studimesh pohojnë se puna nga shtëpia sjell produktivitet më të madh, një gatishmëri për të marrë përgjegjësi edhe pas orarit të punës, më pak "keqpërdorime" dhe një kënaqësi dhe përmbushje e përgjithshme nga puna e kryer.

 

Dihet se në mjedisin tonë është e vështirë të heqësh qafe zakonet dhe shprehitë e vjetra, pas mësimit online u hodhën "drunj dhe gurë", megjithëse u dha fëmijëve mundësinë për arsimim, mësim të teknologjive të reja, "trajnim" falas në rrjedhat e punës moderne të cilat do t'i presin në të ardhmen. A nuk është ky një nga qëllimet themelore të arsimit - përgatitja e fëmijëve për tregun e punës në të ardhmen.

Sidoqoftë, këtë vit, duke mos përfshirë dhe injoruar fëmijët që mësojnë online (duket vetëm sepse janë pakicë!) bëhet një gabim i madh që do të rezultojë të jetë shumë i shtrenjtë, kurse fëmijët do ta paguajnë atë me suksesin e tyre, duke marrë një cilësi të dobër arsimimi, humbje të motivimit për të mësuar, humbje të besimit te mësuesit që nuk u kushtojnë vëmendje atyre dhe një mosbesim i përgjithshëm në sistem, i cili është i dëmshëm për ndërtimin e individëve të dobishëm për shoqërinë. Dhe e gjithë kjo në një kohë kur janë aktuale reformat për përfshirjen, modernizimin dhe përmirësimin e sistemit arsimor.

Çfarë duhet bërë për një mësimdhënie më të mirë online (të kombinuar)

Është e nevojshme që Ministria e Arsimit dhe Shkencës të përfshihet më intensivisht në këtë proces, të jetë në kontakt me stafin mësimdhënës dhe të gjejë dhe zgjidhë problemet, drejtorët, kujdestarët e klasave dhe mësuesit të jenë në komunikim të vazhdueshëm me njëri-tjetrin dhe me fëmijët, me fëmijët dhe prindërit. Përballë shumë sfidave, shumë mësues duket se i lënë pas dore fëmijët që mësojnë online.

Megjithatë, ka mësues që japin mësim në mënyrë korrekte dhe ata japin modelin e mësimdhënies së përshtatshme të kombinuar. Ata: 1) fusin orët në kalendar, 2) e mbajnë orën e mësimit në kohë, 3) përfshijnë nxënësit online në diskutime, 4) i pyesin ata rregullisht, 5) kamera është drejtuar kah mësuesi, 6) kur japin mësim ata nuk lëvizin nëpër klasë në mënyrë që të dëgjojnë edhe nxënësit online, 7) kur përdorin materiale shtesë i ndajnë me fëmijët që janë duke ndjekur online, 8) postojnë të gjitha materialet dhe detyrat e shtëpisë në Microsoft Teams, 9) i kushtojnë vëmendje atyre që janë online dhe 10) në përgjithësi i trajtojnë të gjithë nxënësit në mënyrë të barabartë.

Kur bëhet fjalë për mësimdhënien e kombinuar, pavarësisht se sa i ndërlikuar është ai "ekuacion", fëmijët që mësojnë online nuk duhet të harrohen. Ata janë të izoluar nga miqtë dhe shoqëria dhe kanë nevojë për ndihmën e mësuesve. Nëse u jepet besimi dhe vëmendja, ata do ta kthejnë dhjetëfish! Përndryshe, ne do të përballemi me një shkelje të së drejtës themelore për arsim dhe duket se UNICEF në predikimet e tij mbi "Arsimin Cilësor dhe Gjithëpërfshirës" nuk ka parashikuar që fraza: „Disa fëmijë humbin shkollën vetëm sepse janë të ndryshëm“ do të nënkuptonte një kategori të re nxënësish-online të diskriminuar.

 

Ju lutemi lexoni rregullat para se të komentoni ose shkarkoni
Vërejtje: Pikëpamjet dhe opinionet e shprehura në këtë artikull janë të autorit dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Institutit për Studime të Komunikimit ose donatorit.

Branko Përlja

Branko Përlja është anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Maqedonisë (SHKM) dhe Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM). Ai u diplomua në Fakultetin e Artit dhe Dizajnit në Universitetin Evropian. Ai ka botuar më shumë se 15 vepra si shkrimtar, dhe shkruan me pseudonimin Bert Stein. Ai është themeluesi i portalit arno.mk, si dhe grupet "Jepi, mos hidh" dhe "Mos hidh, mos ndot", përmes të cilit ai punon për të rritur ndërgjegjësimin për riciklimin, ripërdorimin dhe zvogëlimin e përdorimit në mënyrë që të ruhet mjedisi.