fbpx

Largimi nga puna në kohë të pandemisë dhe e drejta për kompensimit me para në rast të papunësisë

Vildan Dërpljanin

COVID-19

Të drejtat sociale

02.12.20

Прегледи

Vildan Drpljanin

Vildan Drpljanin 200x250Në të kaluarën, duke abuzuar me gjendjen e jashtëzakonshme, shumë punëdhënës në mënyrë të paligjshme anuluan kontratat e tyre të punës për grupeve të tëra të punëtorëve thjesht duke i ç' lajmëruar nga Agjencia e Punësimit, ndërsa aty ku kanë mundur, kanë ndikuar mbi ta që me marrëveshje tu pushojë marrëdhënia e punës.

Pasojat shëndetësore, ekonomike dhe sociale të trajtimit të koronavirusit kanë pasur efekt shkatërruese mbi punëtorët në të gjithë botën. Kjo në veçanti vlen për punëtorët maqedonas, të cilët në pjesën më të madhe edhe para kësaj luftonin për ekzistencë e tyre, në margjinat e shoqërisë. Në të kaluarën, duke abuzuar me gjendjen e jashtëzakonshme, shumë punëdhënës në mënyrë të paligjshme anuluan kontratat e tyre të punës për grupeve të tëra të punëtorëve thjesht duke i ç' lajmëruar nga Agjencia e Punësimit, ndërsa aty ku kanë mundur, kanë ndikuar mbi ta që me marrëveshje tu pushojë marrëdhënia e punës.

Pjesa tjetër, që kishin më shumë fat për të mbajtur vendet e tyre të punës, u përballën me ulje të konsiderueshme të pagave, përkeqësimin e kushteve të punës dhe të drejta të kufizuara të punës. Veçanërisht të pambrojtur dhe të rrezikuar ishin punëtorët në vijën e parë të luftës kundër virusit, punonjësit shëndetësorë, punonjësit në supermarkete dhe ata që ishin të angazhuar për mbajtjen e higjienës, të cilët nuk fituan as rritje të pagës në mënyrë përkatëse me rrezikun në vendin e punës.

Situata është përkeqësuar më tej për grupe të caktuara, siç janë punëtorët me honorar, frilenserët dhe punëtorë me kontrata të punës me kohë të caktuar. Të parët ngelin jashtë nga mbrojtja e supozuar, të cilën punëtorëve të tjerë jua ofron Ligji për marrëdhënie pune, ndërsa grupi i dytë i punëtorëve është në pasiguri të vazhdueshme në lidhje me statusin e tyre. Megjithatë, duke pasur parasysh se në periudhën nga marsi deri në fund të tetorit, numri i të papunëve është rritur për të paktën 49.390 persona, si dhe fakti që situata e përgjithshme në vend nuk parashikon qetësim të shpejtë të krizës, fokusi duhet të përqendrohet kryesisht tek qytetarët që mbetën të papunë gjatë kësaj periudhe.

Për shumë nga këta njerëz, humbja e punës së tyre do të thotë humbje e të ardhurave të vetme për të përmbushur nevojat e tyre dhe nevojat themelore të familjeve të tyre, dhe në të njëjtën kohë ata potencialisht mbeten pa sigurim shëndetësore, në një nga momentet më kritike për shëndetin e njeriut në vendin tonë. Mbrojtjen në situata të tilla duhet ta garantojë Ligji për punësimin dhe sigurimin në rast të papunësisë (LPSP), konkretisht dhe Kushtetuta e Maqedonisë si akti më i lartë juridik. Duke pasur parasysh mosnjohjen relative të këtij ligji në qarkullimin juridik, vlen të analizohet shkurtimisht mënyra se si punëtorët të cilët i plotësojnë kushtet mund të realizojnë këtë të drejtë.

Pandemiski otkazi i pravoto na paricen nadomestok vo slucaj na nevrabotenostBurimi: slobodnaevropa.mk

Kompensim me para në rast të papunësisë

Kompensimi me para për personit të papunë, i takon nga dita e ndërprerjes së marrëdhënies së punës, vetëm nëse personi i papunë ka paraqitur kërkesë te Agjencia për Punësim në afat prej 30 ditë nga dita e përfundimit të marrëdhënies së punës. Nëse personi i papunë paraqet kërkesë pas përfundimit të afatit, kompensimi me para i takon nga dita e paraqitjes së kërkesës për kohën e mbetur. Për shembull, një person i cili ka të drejtë për kompensim me para për periudhë prej 12 muaj, ndërkaq ka dorëzuar kërkesën pas skadimit të 30 ditëve, për shkak të vonesës do të jetë në gjendje të përdorë të drejtën vetëm për 11 muajt e mbetur. Në çdo rast, pas paraqitjes së kërkesës, zyrtari i autorizuar nga Agjencia që zhvillon procedurën është i detyruar që brenda tre ditëve nga dita e pranimit të kërkesës, me detyrë zyrtare të sigurojë provat dhe të dhënat e nevojshme për të provuar përmbushjen e kushteve (neni 74 paragrafi 4).

Kompensimi me para për personin e papunë paguhet në bazë të kohëzgjatjes së sigurimit dhe është të paktën një muaj, nëse personi ka nëntë muaj sigurim të pandërprerë ose 12 muaj me ndërprerje në 18 muajt e fundit. Me rritjen e stazhit të punës, kohëzgjatja e muajve për të cilët paguhet kompensimi financiar rritet, deri në 12 muaj, nëse personi ka stazh sigurimi prej më shumë se 25 vjet (vlerësimi i plotë bëhet në nenin 71 paragrafi 2 dhe është paraqitur më poshtë). Ndihma vazhdon të paguhet pas skadimit të 12 muajve kur bëhet fjalë për përfitues të ndihmës në para gjatë shtatzënisë dhe lindjes së fëmijës sipas rregullave për marrëdhënie pune ose nëse Agjencia ka dërguar person të caktuar për trajnim, rikualifikim ose trajnim shtesë deri në skadimin e kohës së përcaktuar për këtë.

Pandemiski otkazi i pravoto na paricen nadomestok vo slucaj na nevrabotenost 2Paraqitje grafike: А. С.

Shuma e kompensimit me para

Shuma e përfitimit mujor me para gjatë papunësisë përcaktohet në bazë të pagave të llogaritura dhe të paguara te punëdhënësi në përputhje me ligjin, marrëveshjen kolektive dhe kontratën e punës. Kompensimi është 50 përqind e pagës mesatare mujore neto të punonjësit për 24 muajt e fundit për person që ka të drejtë për kompensim me para deri në 12 muaj. Kjo do të thotë se punonjës i cili ka fituar 24.000 denarë pagë neto në tre vitet e fundit, nëse paraqet kërkesë në Agjenci, ka të drejtë për kompensim me para prej 12.000 denarë për periudhë prej tre muaj pas përfundimit të marrëdhënies së punës.

Për person që ka të drejtë për kompensim me para për më shumë se 12 muaj, kompensimi me para për 12 muajt e parë është 50 përqind e pagës mesatare mujore neto të punonjësit për 24 muajt e fundit dhe për kohën e mbetur 40 përqind të pagës mesatare mujore neto. Në asnjë rast kompensimi nuk mund të jetë më shumë se 80 përqind të pagës mesatare mujore neto për punonjës në Republikë, e cila përfshirë muajin shtator 2020 është 27.405 denarë (80 përqind është 21.924 denarë).

"Secili ka të drejtë për punë, zgjedhje të lirë për punësim, mbrojtje gjatë punës dhe sigurim material gjatë papunësisë së përkohshme."

Garancia kushtetuese në shikim të parë gjithëpërfshirëse në drejtim të sigurisë materiale gjatë papunësisë së përkohshme, e përcaktuar në nenin 32 paragrafi 1, është dukshëm e kufizuar në LPSP dhe nuk mund të thuhet se në praktikë "secili" mund ta përdorë me të vërtetë këtë të drejtë. Në seksionin për kompensimin me para, i cili fillon nga neni 65 Ligji së pari thotë se një e drejtë e tillë mund të ushtrohet nga çdo person i papunë i cili ka qenë i punësuar për të paktën 9 muaj vazhdimisht ose 12 muaj me ndërprerje në 18 muajt e fundit.

Megjithatë, të vetmit punëtorë që aktualisht mund të ushtrojnë në mënyrë efektive të drejtën e tyre për kompensim me para në rast të papunësisë janë ata të cilëve u është ndërprerë punësimi me largim nga puna për arsye afariste . Ky është kushti që të mund të paraqesin kërkesë për kompensim me para. Për më tepër, praktika aktuale tregon se kjo garanci mund të përdoret gjithashtu nga punëtorët, punësimi i të cilëve është ndërprerë për shkak të skadimit të kontratës së punës me afat të caktuar, megjithëse as kjo nuk është përshkruar në mënyrë të qartë. Kjo do të thotë se që nga fillimi, të paktën një e treta e largimeve nga puna për shkak të pandemisë nuk do të plotësojnë kushtet për kompensim me para, sepse në kaq shumë raste punëtorët kanë humbur vendet e tyre të punës përmes përfundimit të kontratave të tyre të punës ose është zbatuar ndonjë aline tjetër nga lista e gjatë e përjashtimeve me nenin 67 (paragrafi 1) të LPSP.

Duke pasur parasysh qartësinë e dispozitës kushtetuese në lidhje me sigurinë materiale gjatë papunësisë së përkohshme, zgjidhja ligjore në këtë drejtim është një kufizim serioz i së drejtës për kompensim me para në rast të papunësisë. Kjo marrëveshje është edhe më problematike nëse marrim parasysh se nga paga bruto e secilit punonjës gjatë kohës që është i punësuar, detyrimisht paguhen mjete në fondin për sigurim në rast të papunësisë, që më pas punonjësi të mos mund t'i përdorë ato mjete.

Pa logjikshmëria e kësaj zgjidhje ligjore ishte veçanërisht e dukshme periudhën e kaluar kur u përballëm me abuzimet e shumta të anulimit të kontratave të të punës dhe deklaratat e detyrueshme për ndërprerjen e marrëdhënies së punës nga punëtorët. Me përfundimin e tillë të marrëdhënies së punës, punëtorët sipas ligjit aktual nuk mund të ushtrojnë të drejtën e kompensimit me para në rast të papunësisë, që është në fakt kufizimi kryesor i LPSP. Si rezultat, shumë punëtorë dhe familjet e tyre mbetën pa asnjë të ardhur dhe mundësi të reja punësimi gjatë gjendjes së jashtëzakonshme. Ky problem u tejkalua pjesërisht nga masa e pakos së tretë të masave ekonomike i cili zgjeroi përkohësisht ligjin dhe të gjithë personat që humbën punën, duke përfshirë ata që përfunduan marrëdhënien e punës përmes deklaratës me shkrim, me marrëveshje ose pushim nga punëdhënësi, siguruan të drejtën e kompensimit me para nga Agjencia e Punësimit për një periudhë prej dy muaj.

Vetëm me një interpretim të tillë mund të thuhet se "për të gjithë" është respektuar garancia kushtetuese për sigurim materiale gjatë papunësisë së përkohshme dhe për këtë arsye vendimi i kësaj mase duhet të pasqyrohet në ndryshime dhe plotësime në LPSP, sa më shpejt të jetë e mundur. Madje edhe atëherë, periudha për të cilën paguhet kompensimi nuk mund të përcaktohet kuturu, si në shembullin e dy muajve, por duhet të lidhet me kohëzgjatjen e stazhit të punonjësit të caktuar. Një zgjidhje e tillë ligjore do të nënkuptojë ushtrimin e së drejtës së garantuar me kushtetutë për çdo punëtor pavarësisht arsyes së largimit nga puna dhe do të sigurojë të papunët për periudhën gjatë kërkimit të punës së re dhe në kohëra të rregullta, veçanërisht në kohë krize.

Në mungesë të qasjeje të tillë, është e nevojshme sa më shpejt që të jetë e mundur të vihen në test dispozitat konkrete të LPSP para Gjykatës Kushtetuese përmes paraqitjes së iniciativës për fillimin e procedurës për vlerësimin e kushtetutshmërisë së nenit 67 dhe shfuqizimin e paragrafëve antikushtetues sipas paragrafit 1 të këtij neni. Neni specifik rendit 11 aline si arsye pse një person i papunë nuk mund të ushtrojë të drejtën për kompensim me para. Derisa ky problem të tejkalohet me kufizimin e pabazuar të kategorive të personave të papunë që kanë të drejtë për kompensim financiar, ne duhet të punojmë për popullarizimin e mundësive që i ofron zgjidhja aktuale ligjore. Në atë pjesë, Agjencia e Punësimit, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, sindikatat dhe shoqatat e qytetarëve duhet të punojnë në informimin e punëtorëve, të cilët i plotësojnë kushtet, në lidhje me detyrimin të paraqesin kërkesë në Agjenci në mënyrë që të mund të ushtrojnë këtë të drejtë.

 

Ju lutemi lexoni rregullat para se të komentoni ose shkarkoni tekstin
Shënim: Pikëpamjet dhe qëndrimet e shprehura në këtë artikull janë të autorit dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Institutit për Studime të Komunikimit ose donatorit.

Vildan Dërpljanin

Vildan Dërpljanin është aktivist për të drejtat e njeriut, këshilltar juridik i Komitetit të Helsinkit dhe anëtar i Bordit të Drejtorëve të Forumit të Edukimit Rinor. Ai u diplomua në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin "Shën. Cirili dhe Metodij” në Shkup dhe ka titullin master në fushën e Drejtësisë të Pronësisë Intelektuale në programin e diplomës së dyfishtë të organizuar nga Universiteti i Strasburgut, ku ai shkruan për konfliktin midis zbatimit të të drejtave të autorit dhe lirisë së shprehjes. Ai specializohet në të drejtat e njeriut si pjesë e programit të tij master në të drejtën publike ndërkombëtare në Universitetin në Utreht, Holandë, ku mori titullin master cum laude.