fbpx

Forcat e antiglobalzmit e ngadalësojnë ekonominë botërore

Nikola Popovski

Ekonomia

11.11.19

Прегледи

Nikola Popovski

nikola popovski 200x250Forcat e antiglobalizmit tani më po bëhen mjaftueshëm të fuqishme t’i shkaktojnë sulm të konsiderueshëm ekonomisë botërore. Në këtë raste, për shembull, me Programin e qëllimeve për zhvillim të qëndrueshëm, të cilën që para një dekade e promovoi OKB-ja, sulmi mund të jetë me pasoja vdekjeprurëse.

 

Procesi i globalizmit, në veçanti ai ekonomik i cili paraqet lokomotivën e globalizmit të përgjithshëm, praktikisht është proces shumë shekullor, me historinë e vet të gjatë dhe të qëndrueshme, i cili nuk do të ndalet as nuk do të anashkalojë asnjë në planet. Kuptimi i globalizmit si proces i ndër - varësisë në rritje, në botë, tregon shumë më tepër se vetë përpjekjet aktuale, ajo të ndërpritet. Megjithatë, ato përpjekje nuk janë as naive, as të pakuptimta dhe, edhe pse me siguri nuk do të rezultojnë me ndërprerjen e saj të përhershme, sigurisht do të ndikojnë në ngadalësimin e saj ose çrrënjosjen në afat të shkurtë ose në afat të mesëm për disa vite. Është shumë e besueshme se më pas përsëri do të vendosen mekanizma të globalizmin ekonomik në rritje. Të përkujtohemi – një nga maksimat e procesit të globalizimit është se kundërshtimi i tij, është i ngjashëm me përpjekjen t’i kundërviheni procesit natyror të plakjes. Ndonjëherë mund ta ngadalësoni pak, por jo edhe ta ndaloni.

SHBA-të po bëhen antiglobalistë

Absurde, por një nga oponentët seriozë, de fakto të globalizimit, proces i cili këtij vendi i solli kaq shumë të mira, sot janë SHBA-të, në krye me presidentin Tramp. Ai në mandatin e deritanishëm, ndërmori disa hapa me qëllim të pamundësojë qarkullimin e lirë të mallrave dhe shërbimeve në tregun dhe nga tregu amerikan, me pjesën tjetër të botës. Duke pasur parasysh së në dekadën e fundit ekonomia e SHBA-ve sipas pjesëmarrjes në BPV-në, merr pjesë me rreth 21 – 24 për qind të ekonomisë botërore dhe me 13,4 për qind në importin botëror dhe 8,7 për qind në eksportin botëror për vitin 2017, nuk habit fakti pse ajo mund t'i shkaktojë sulme të caktuara të fuqishme procesit të globalizimit ekonomik. SHBA-të dhe presidenti Tramp, këtë nuk e fshehin. Ata i braktisën negociatat për krijimin e Partneritetit Trans - Paqësor (PTP) me 12 vende ndër të cilat ishin edhe Kanadaja, Japonia, Meksiko, Australia, Kina, Koreja J. dhe vende të tjera, gjatë vitit 2017. Ky partneritet duhej të paraqiste, marrëveshjen më të madhe jo multilaterale tregtare dhe investuese, në histori, e braktisën Marrëveshjen e Parisit për Ndryshimet Klimatike gjatë vitit 2017, e ri përkufizuan dhe dobësuan Marrëveshjen Veri Amerikane për Tregti të Lirë - NAFTA vitin e njëjtë, gjatë periudhës 2017 - 2019, i ri përkufizuan raportet tregtare - liberale të SHBA-ve me BE-në dhe RP të Kinës, të cilat së bashku përbëjnë afër 50 për qind të tregtisë së përgjithshme botërore me mallra dhe vendosën sanksione të reja, të motivuara politikisht ose ekonomikisht, me një numër edhe më të madh të vendeve (Rusi, Iran, Turqi dhe të tjera) gjatë gjithë kësaj periudhe, me çka, de fakto, e kufizuan tregtinë e lirë dhe u prezantuan si fuqi globale e antiglobalizmit.

Përfundimisht, nuk është e rastësishme që në fjalimin e tij gjatë Asamblesë së fundit të Përgjithshme të OKB-së, në shtator të këtij viti presidenti amerikan tekstualisht bërtiti antiglobalisht: "E ardhmja nuk ju takon globalistëve por patriotëve”. Politika ekonomike e proteksionizmit dhe anti globalizmit që atëherë, u përforcua edhe më tepër. Gjatë tetorit, pushteti në SHBA mori lejë formale nga Organizata Botërore Tregtare se mund të vendosin masa reciproke dhe dogana ndaj BE-së si përgjigje ndaj subvencioneve të cilat Unioni ja jep prodhuesit të avionëve për pasagjerë “Erbas”. SHA-të menjëherë vendosën dogana plotësuese në vlerë prej rreth 7,5 miliardë dollarë për një sërë prodhime evropiane siç janë avionët e prodhuesit evropian “Erbas”, për verën franceze, uiskin e skocez, kaçkavallin italian etj., dhe me këtë hynë në ofensivë të re tregtare - një lloj marrëzie ekonomike së cilës, për momentin nuk i duket fundi. Natyrshëm, BE u kërcënua se do të vendosen masa reciproke.

Silite na antiglobalizacija ja zabavuvaat svetskata ekonomijaBurim: japantimes.co.jp

BE dhe Kina reagojnë, ndërsa tregtia botërore stagnon

Komisioni Evropian në largim, menjëherë paralajmëroi se planifikon të vendosë masa reciproke si përgjigje ndaj doganave të SHBA-së, që janë vendosur për shkak të subvencionimit të Erbas, ndërsa euro komisionarja për tregti Sesilija Malmstrom deklaroi se " nuk na ngel mundësi tjetër përpos të vendosim doganat tona në rastin me Boing, ku SHBA-të i shkelin rregullat e Organizatës Botërore Tregtare”. Për dallim nga SHBA-të, duket se BE-ja është e vetëdijshme për pasojat, por ajo është vendosur para aktit të kryer. Malstrom shtoi se “Vendosja e ndërsjellë e sanksioneve doganore në afat të gjatë nuk është në interes të askujt. Kjo do dëmtojë industrinë e aviacionit ajror në SHBA dhe në BE dhe do të shkaktojë dëme kolaterale në shumë sektorë të tjerë të cilët tani më janë përfshirë me tensionet e deritanishme", por procesi vazhdon pa shpesë se do të ndalojë. Respektivisht, pritet gjatë vitit të ardhshëm Organizata Botërore Tregtare (OBT) t’i lejojë BE-së të përcaktojë sanksione doganore për SHBA-në, të cilët ajo i akuzoi se mbështesin subvencionimin e ndaluar të avionëve Boing.

Kjo mini luftë tregtare amerikano – evropiane, ndodh në momentin kur lufta tregtare në SHBA edhe me Kinën po thellohet, dhe për pasojë filloi të ndihet destabilizimi dhe reduktimi i tregtisë globale. Pritjet e OBT-së janë se për shkak të këtyre ndodhive, tregtia botërore në vitin 2019 do të rritet vetëm për 1,2 përqind dhe ky do të jetë rezultati më i keq që nga viti 2009 kur bota ra në recesion global. Me zhvillim të këtillë të ngjarjeve, asnjë serioz nuk do të kishte guxuat të parashikojë se përudhën në vijim, bota do të zhvillohet me potencialin e vet të vërtetë. Parashikimet e OBT-së për vitin 2020 nuk tejkalojnë rritje prej rreth 2,7 për qind.

Forcat e antiglobalizmit janë më të fuqishme

Forcat e antig–obalizmit tani më po bëhen mjaftueshëm të fuqishme t’i shkaktojnë sulm të konsiderueshëm ekonomisë botërore. Në këtë raste, për shembull, me Programin e qëllimeve për zhvillim të qëndrueshëm, të cilën që para një dekade e promovoi OKB-ja, sulmi mund të jetë me pasoja vdekjeprurëse. Pjesë e konsiderueshme e qëllimeve të përcaktuara, në veçanti ato nën numër rendor 1 për vënien fund të varfërisë kudo në botë, 3 - për promovimin e mirëqenies së secilit dhe të gjitha moshave, 8 - për zhvillim të qëndrueshëm dhe inkluziv ekonomik dhe punë të denjë për të gjithë, 9 - për industralizim të qëndrueshëm inovacion të përshpejtuar, 10 - për reduktimin e jo barazisë ndërmjet vendeve në botë, 13 - për luftë me ndryshimet klimatike dhe 17 -për promovim të partneritetit global për zhvillim të qëndrueshëm, tani bëhen tërësisht të paqëndrueshme. Me këtë edhe një pjesë e qëllimeve të tjera aktuale janë rrezikuar, ndërsa Rezoluta e Asamblesë së Përgjithshme e OKB-së nga tetori i vitit 2015 e cila duhej të trashëgonte Programin e qëllimeve për zhvillim të qëndrueshëm, në mënyrë ambicioze e quajtur “Transformimi i Botës, Agjenda 2030 për zhvillim të qëndrueshëm" e bën tërësisht të pa mundur.

Në të ardhmen e afërt, siç po marrin hov luftërat tregtare dhe me lehtësi vendosen masa të reja protekconiste, me siguri mund të presim edhe sulme të reja dhe plotësuese mbi proceset e globalizimit ekonomik me të cilat të gjithë do të shpresojnë se në afat të shkurtë do të kenë disa përfitime, ndërkaq të vetëdijshëm se në afat të gjatë kjo është e pa qëndrueshme dhe sigurisht – e dëmshme. Por, me siguri edhe vetë bota ka ndryshuar pak dhe sot, më tepër dëshiron të shohë rezultate të shpejta, madje qoftë edhe jo mjaftueshëm të qëndrueshme, sesa zgjidhjen e mundimshme dhe të gjatë të problemeve me rezultate të cilat vijnë shumë më vonë. Aktivitete dhe politika që sigurojnë dobi afatshkurta janë diçka me të cilat do të duhet të mësohemi.

Ju lutemi lexoni rregullat para se të komentoni ose para se ta merrni përmbajtjen.
Vërejte: Mendimet dhe qëndrimet e këtij shkrimi janë të autorit dhe nuk i reflektojnë pozicionet e Institutit për studime komunikuese e as të donatorit.

Nikola Popovski

Nikola Popovski është doktor i shkencave ekonomike dhe profesor universiteti. Ai jep leksione në një grup lëndësh në fushën e makroekonomisë. Ai ka botuar disa libra mbi çështje ekonomike dhe tekste universitare, si dhe një numër punimesh në revista vendase dhe të huaja. Ai ka pasur disa pozicione të rëndësishme shtetërore. Jeton në Shkup.