fbpx

Pandemia është një mësim në lidhje me kujdesin për të tjerët që duhet ta mësojmë

Branko Përlja

Shëndeti

10.08.20

Прегледи

Branko Prlja

Branko Prlja

KOVID- 19 mund të na mësojë mësime të rëndësishme për jetën - se respekti për qeniet e tjera njerëzore nuk është në nderin që ua japim atyre me shtrirjen e dorës dhe duke u ra me butësi në shpinë, por në kujdesin thelbësor për mirëqenien dhe shëndetin e tyre. Nëse ky kujdes nënkupton mbajtjen e një distance dhe dyerë të mbyllura - një nga shtatë mëkatet e fqinjësisë - atëherë kështu duhet të jetë!

Pandemia e KOVID- 19 është një dukuri e pashembullt në historinë njerëzore. Ka pasur dhe do të ketë epidemi dhe pandemi, dhe natyrisht ato kanë ndikuar në historinë e rajoneve të caktuara të botës, por pandemia e tanishme ndikon thelbësisht në të gjithë botën. Nga pikëpamja shëndetësore, madje edhe vendet më të pasura (si Italia dhe Spanja) me sisteme të fuqishme shëndetësore dhe jetëgjatësia e garantuar të banorëve u testuan në mënyra të paparashikueshme dhe dështuan në provimin. Kuptohet, ata mësuan nga gabimet dhe me ndihmën e testimeve të vazhdueshme, të shumta dhe efektive e ulën numrin e pacientëve, kurse me këtë edhe të viktimave.

Ekonomia botërore ka përjetuar gjithashtu disa tronditje, institucionet që varen nga paraqitjet publike, pësuan humbje, sikurse edhe të punësuarit në ato institucione. Por, me një shqyrtim të kujdesshëm të zgjidhjeve, madje edhe në vendin tonë, jeta ngadalë është rikthyer në "normalen" e re. U vendosën protokolle në vendet e punës, sikurse edhe në vendet që nënkuptojnë grumbullimin e më shumë njerëzve, si në kulturë. Por, çfarë tjetër?

Kuptohet, vera është një periudhë kur njerëzit po kërkojnë të dalin nga shtëpia, të qëndrojnë në ambiente të hapura dhe t’i rimbushin bateritë e tyre për dimër. Në këtë rast, kjo mbushje e baterive mund të jetë fjalë për fjalë e vërtetë, sipas studimeve mbi rëndësinë e vitaminës D për sistemin imunitar. Mjekët perëndimorë rekomandojnë doza të larta të vitaminës D (deri në 5000 IU), madje edhe gjatë periudhës së verës, ndërsa, deri vonë, dozat më të mëdha se 1.000 IU konsideroheshin të rrezikshme për shkak të formimit të kalcifikateve në trup. Kushdo që ka fëmijë e di se i është rekomanduar që të merr një pikë të Vigantol në dimër, kurse në verë vetëm të ekspozohet në diell. Hulumtimet e fundit në lidhje me lidhshmërinë e sëmundjeve autoimune me mungesën e vitaminës D tregojnë qartë lidhjen midis sistemit imunitar dhe sasisë minimale të vitaminës D në ushqim, prej nga del edhe nevoja për marrje artificiale shtesë të kësaj vitamine.

Të gjitha që i numëruam më sipër mund të ndihmojnë që secili njeri në nivel individual që të përballohet me krizën, nëse asgjë tjetër për t'i dhënë vetes një shans më të madhe. Por çfarë mund të bëjmë kolektivisht? Nè vet nuk mund të bëjmë teste, kurse për këtë është i detyruar shteti të prokurojë (furnizojë) makina që bëjnë deri në 10,000 teste menjëherë, si në rastin e Italisë Veriore (para se gjithash, Lombardia dhe Veneto) që u prekën më shumë gjatë krizës, kurse sot ky rajon me 5 milion banorë çdo ditë ka deri në 30 herë më pak të infektuar se në Maqedoni. Ekzistojnë edhe zgjidhje për teste, siç janë testet e shpejta dhe të lira që shteti duhet t’i sigurojë. Kështu do të bëhet izolimi me kohë dhe do të parandalohet përhapja e sëmundjes.

Sipas Vladimir Karer, redaktor dhe korrespodent i jashtëm nga Italia në portalin Arno.mk, në Italinë Veriore në kafenet dhe restorantet mysafirëve u jepen formularë për "monitorimin e kontakteve". "Shteti e kuptoi seriozisht punën dhe kur kapin dikë pozitiv, ata bëjnë deri në 300 teste për një të sëmurë. Këtu janë përfshirë të afërmit, miqtë, kolegët e pacientit dhe të gjithë (deri në 70 persona) i vendosin në karantinë për dy javë, pavarësisht nëse ata janë pozitivë ose negativë në teste".

pandemijata e lekcija po griza za drugite koja doprvo treba da ja naucime blogBurimi: 24sata.hr

Si të ruhet distanca shoqërore në një vend ku kjo konsiderohet si e pakulturuar?

Sipas numrit të të sëmurëve në Maqedoni, është më se e qartë se në periudhën fillestare kemi arritur sukses për një arsye të thjeshtë - karantinën. Ora policore ishte ende në fuqi të plotë dhe njerëzit mbanin më shumë distancë. Pas përfundimit të këtyre masave, numrat u rritën ndjeshëm dhe ende janë në rritje e sipër. A thua kjo nuk është arsye e mjaftueshme për të menduar për suksesin e izolimit?

Studimet shkencore pohojnë se izolimi është ende mënyra më e mirë për të parandaluar përhapjen e sëmundjes. Logjikisht, nëse nuk dilni jashtë, do të keni më pak rrezik për veten tuaj dhe më pak do t’i ekspozoni rrezikut të tjerët, nëse ju jeni të infektuar, kurse këtë nuk e dini.

Kuptohet, në gjithçka duhet të gjendet ekuilibri (balanci). Edhe izolimi, qëndrimi në shtëpi në vetmi, në ajër të ndenjur dhe pa aktivitete fizike, nuk është mirë. E gjithë kjo e dobëson trupin dhe sistemin imunitar. Duket logjike që dalja jashtë, nëse qëndroni në ambiente të hapura dhe mbani maskë nëse bashkëveproni me njerëz të tjerë, ju ekspozon juve dhe të tjerët në një rrezik të vogël, kurse nga ana tjetër ju jep mundësinë që të lëvizni dhe të thithni ajër më të pastër se në shtëpi. 

Nga ana tjetër, nëse duhet të qëndroni në ambiente të mbyllura me njerëz të tjerë, është e nevojshme të mbani dritare të hapura, të mos përdorni kondicioner, sepse ai qarkullon grimcat në rrethin e mbyllur dhe e rritë mundësinë e përhapjes të virusit nëse është i pranishëm në ambientin dhe gjithsesi, të mbahet distancë.

Në mjedisin tonë, megjithatë, njerëzit përballen me një numër problemesh që i sjellin në rrezik. Unë kam dëshmuar personalisht, besoj edhe shumë njerëz të tjerë, në lidhje me situata në të cilat njerëzit që kanë dëshiruar të mbajnë distancë, që të mos flasin nga një distancë e afërt me një person tjetër, t’i hapin dritaret ose t’i fiknin kondicioneret në ambientin e mbyllur, janë përqeshur.

Këtu komentet më të shpeshta të personit që nuk e hek maskën nga fytyra janë sarkastike: "I respekton masat e qeverisë, ë?", mos vallë njeriu që kujdeset është një dele që bën gjithçka që i thuhet, në vend që të mendojë me kokën e tij dhe ta hek maskën nga fytyra - nën mjekër ose sipas "korona-modës" më të re në bërryl. Komente të tjera janë: "A keni frikë prej meje", ose "E shoh njeriun, është i shëndetshëm", sikur të sëmurët mbajnë një shenjë në ballin e tyre, dhe jo aftësinë për të infektuar qindra të tjerë, veçanërisht nëse ata janë asimptomatikë, dhe e dimë se ata ekzistojnë. Nëse hapni një dritare në ambiente të mbyllura, do t'ju thojnë se i "vret shkuja", dhe nëse e fikni kondicionerin, do t’ju akuzojnë se dëshironi t'i "tretni".

Konkludimi është se ai që kujdeset për shëndetin e vet dhe shëndetin e të tjerëve është një person i dobët dhe i frikshëm me prirje për sadizëm, diçka që është në kundërshtim me një popull që krenohet me mikpritjen dhe miqësinë e tij. Nëse refuzoni një pije, ju jeni i pakulturuar, sepse një dhuratë nuk kthehet, por mund të paguhet shtrenjtë! Duke ndjekur të njëjtën logjikë, mbajtja e maskës nuk do të thotë se fshihemi nga të tjerët, por se kujdesemi për veten dhe për ata.

Çfarë mund dhe çfarë duhet të bëhet?

Derisa nuk zvogëlohen numrat, duhet të zbatohen dy gjëra themelore. Së pari, qeveria duhet të sigurojë dhe të kryejë më shumë testime. Le të kujtojmë se një mijë teste nuk do të thotë një mijë njerëz dhe se çdo person pozitiv duhet të testohet 4 herë, siç bëjnë në Perëndim, me ç’rast zakonisht është dy herë pozitiv dhe dy herë negativ, për dallim nga tre testet tona standarde. Çdo vend që është përballë suksesshëm me epideminë ka bër më shumë teste sesa Maqedonia.

Dhe së dyti, nè vet duhet të kujdesemi për shëndetin tonë dhe të jemi mjaft të kujdesshëm ndaj të tjerëve - kur dalim të mbajmë distancë, kur duhet të jemi në kontakt me njerëzit e tjerë të kujdesemi ambientet të janë të ajrosura, mos ta heqim maskën nën hundë ose nën mjekër, sepse kështu maska e humb funksionin e saj, të përshëndetemi me bërryl, e jo me dorë, etj. Por mbi të gjitha, le të kujdesemi që të mos t’i ngacmojmë dhe mos t'ju hidhërohemi atyre që janë të kujdesshëm dhe i bëjnë të gjitha këto gjëra, por t'i inkurajojmë dhe trimërojmë. Në fund të fundit - duke u kujdesur për veten, ata kujdesen edhe për nè!

 

Ju lutemi lexoni rregullat para se të komentoni apo shkarkoni
Shënim: Pikëpamjet dhe qëndrimet e shprehura në këtë artikull janë ato të autorit dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Institutit për Studime të Komunikimit ose të dhuruesit.

Branko Përlja

Branko Përlja është anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Maqedonisë (SHKM) dhe Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM). Ai u diplomua në Fakultetin e Artit dhe Dizajnit në Universitetin Evropian. Ai ka botuar më shumë se 15 vepra si shkrimtar, dhe shkruan me pseudonimin Bert Stein. Ai është themeluesi i portalit arno.mk, si dhe grupet "Jepi, mos hidh" dhe "Mos hidh, mos ndot", përmes të cilit ai punon për të rritur ndërgjegjësimin për riciklimin, ripërdorimin dhe zvogëlimin e përdorimit në mënyrë që të ruhet mjedisi.